Abstract:
Punimi ka për temë “Artikujt e sponsorizuar në tri medie elektronike në Kosovë” dhe analizon sasinë e artikujve të sponsorizuar në tri mediet elektronike: Express, Telegrafi dhe Kallxo.com, në periudhën qershor-shtator 2021. Me qëllim të identifikimit të markave biznesore që e praktikojnë këtë formë të reklamimit me anë të artikujve të sponsorizuar, punimi u përgjigjet pyetjeve sa është sasia e këtyre artikujve që publikohen në ditë dhe totali i tyre në periudhën tremujore; cili medium në fjalë është më transparenti me rastin epublikimit të këtyre artikujve; si dhe cilët sektorë i praktikojnë më së shumti këta artikuj.
Për përpilimin e këtij punim janë ngritur hipotezat kryesore të punimit: Mediet online kanë ndikuar në transformimin e të bërit marketing në mediet online në Kosovë, si dhe sektori i tregtisë, ndërtimtarisë dhe shëndetësisë prijnë me artikuj të sponsorizuar, hipoteza këto që do të argumentohen në këtë punim.
Materien e studimit e bënë relevante prania e 285 artikujve të sponsorizuar të cilët janë objekt i këtij studimi. Lidhur me këta artikuj në aspektin teorik janë dhënë definicionet e literaturës shkencore si dhe janë trajtuar definicione të tjera teorike të promovimit të mallrave apo shërbimeve, siç janë marketingu, publiciteti dhe reklamimi.
Punimi në fjalë është ndarë në katër kapituj, me fokus në aspektin sasior të këtyre artikujve, aspektin sektorial, përqindjen e pjesëmarrjes mujore në secilin medium në fjalë, si dhe aspektin normativ sa i përket njoftimit të lexuesve për sponsorizonim të artikujve.