Abstract:
Mbulimi mediatik i ngjarjeve në periudhën e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga mandati i përcaktuar me Pakon e Ahtisarit, organizatë civile e armatosur lehtë, në një ushtri me një mandat ushtarak të mbrojtjes së Integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, ky mbulim ishte mjaft i rëndësishëm për shkak të sfidave që po kalonte vendi dhe procesit të zgjatur të transformimit.
Mbulimi mediatik i mediave të shkruara dhe elektronike në periudhën e vitit 2018, si atyre vendore dhe ndërkombëtare ishte i madh, interesimi për këtë proces ishte jo vetëm i brendshëm por edhe ndërkombëtarë, pra ishin interesat për dhe kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës.
Shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte bërë me ndihmën e partnerëve strategjik, edhe Forca e Sigurisë së Kosovës ishte një produkt i marrëveshjeve ndërkombëtare, interesimi për këtë temë ishte i madh, në këtë proces ishin të kyçur aktorë vendorë dhe ndërkombëtarë dhe trajtimi nga mediat ishte i tillë, mesazhet e mediave ishin të drejtuara nga shumë aktorë pjesë të këtij procesi.
Gjatë hulumtimit në shtypin e shkruar gjetjet tregojnë se mediat kanë ndjekur dhe raportuar ngjarjet me rëndësi për opinionin publik aq sa ishin ato të paklasifikuara dhe komunikimi ishte gjithëpërfshirës dhe i orientuar për opinionin publik vendor dhe ndërkombëtarë.