Abstract:
Populizmi po shënon rritje në gjithë Evropën, për shkak të keqqeverisjeve, krizës financiare globale dhe paqëndrueshmërisë së partive politike. Brexit ishte njëri nga proceset që u iniciua nga populistët, duke i sulmuar pikërisht këto veprime. Qëllimi i punimit ka qenë studim i retorikës populiste që Albin Kurti, tani kryeministër i Kosovës, përdori në tri fushata zgjedhore, që i dhanë partisë së tij rritjen më të madhe popullore në historinë e politikës kosovare. Janë nxjerrë në pah rrethanat që ia mundësuan Kurtit që populizmi i tij të pranohet nga elektorati. Nga analiza e diskursit të tij elektoral rezulton se qëllimi i madh i Kurtit u ndihmua gjithashtu nga paqëndrueshmëria politike, pakënaqësia e qytetarëve nga pushtetet e mëparshme dhe fakti që mandati i tij i parë u shkurtua në mes të emergjencës shëndetësore globale.