Abstract:
Lideri i opinionit përkufizohet si një person në një rrjet komunikimi ndërpersonal i cili rregullisht u jep informacione, opinione ose këshilla të tjerëve dhe ushtron ndikim mbi ta. Liderët e opinionit ekzistojnë si një grup prej një ose më shumë individësh të lidhur dhe të aftë për t'u ndjekur nga anëtarë të tjerë. Ata konsiderohen si individë që ndikojnë ndjeshëm në vendimet tek të tjerët gjatë komunikimit të opinionit. Janë tërheqës me karakteristika të jashtëzakonshme psikologjike, fizike dhe sociale dhe me njohuri të besueshme në një fushë specifike.
Qëllimi i këtij punimi është të vlerësoj rolin e liderit lokal të opinionit në ndikimin e qytetarëve në komunën e Gjakovës.