Abstract:
Marketingu në ndërmarrjet ndërtimore krahas zhvillimit të teknologjisë sidomos në dekadat e fundit, po pëson ndryshime në mënyrë rrënjësore, respektivisht një zhvillim të hovshëm. Kjo ka ndikuar për shkak se numri i popullsisë në Kosovë si shfrytëzues të internetit është në rritje e sipër, me çka kanë ndryshuar strukturën e biznesit, duke aplikuar metodën e kalimit nga marketingu tradicional në atë dixhital – dhe zotërimi i artit të tij, me çka është një parakusht i çdo ndërmarrjeje ose individi që planifikon të konkurrojnë në vitet në vijim. Përdorimi i mediave dixhitale, të të dhënave dhe teknologjisë se avancuar, për të mbështetur aktivitetin e marketingut digjital e posaçërisht marketingut të internetit, me anë të cilit dëshirojmë dhe synojmë, rritje të plasimit të produketeve apo shërbimeve në tregje të vendit e të huaja, rritje të numrit të konsumatorëve, rritje të shitjeve, rritje të fitimit, e të gjitha do të arrihen me metodën e avansimit duke implementuar përvojat dhe aftësitë e personelit profesional të kësaj lëmie.