Puna praktike e studentëve lidhur me motivimin e fëmijëve

Show simple item record

dc.contributor.author Buza, Violeta
dc.date.accessioned 2019-03-09T08:36:23Z
dc.date.available 2019-03-09T08:36:23Z
dc.date.issued 2018
dc.identifier.issn 1848-4298
dc.identifier.issn 2623-8381
dc.identifier.uri https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1194
dc.description.abstract Krijimi i një klime të mirë në klasë arrihet nëpërmjet ndërlidhjes së lëndëve mësimore dhe aktiviteteve kreative me fëmijët, të cilat ndikojnë në motivimin dhe zhvillimin e kompetencave kryesore të të nxënit të tyre, me qëllim që të kuptojnë më lehtë botën që i rrethon. Andaj, si rezultat i bashkëpunimit mes institucioneve arrihet planifikimi dhe realizimi i praktikës nga studentët edukatorë me qëllim të vetëdijësimit të tyre për punën me fëmijë gjatë studimeve. Proces i rëndësishëm mbetet analizimi i punës së studentëve edukatorë gjatë marrjes së informacioneve teorike dhe realizimit të praktikës në institucionet parashkollore dhe klasat përgatitore në shkolla për motivimin e fëmijëve për të nxënë. Ky punim vë në pah punën e studentëve edukatorë në lëndët “Teori e Mësimit me Praktikë” dhe “Praktika Pedagogjike” për planifikimin dhe realizimin e aktiviteteve të ndryshme në bashkëpunim me edukatoret në institucionet parashkollore dhe klasa përgatitore. Andaj mendojmë se ndërlidhja e teorisë me praktikën ndikon në punën kreative të studentëve për motivimin dhe zhvillimin e fëmijëve. Analiza studimore është mbështetur në analizën e ditarëve e të portofoliove, si dhe në hulumtimet e prezantimet e studentëve edukatorë të Kolegjit AAB. Puna praktike është realizuar në institucionet parashkollore dhe klasat përgatitore për pesëmbëdhjetë javë nga studentët e vitit të dytë dhe vitit të katërt të Shkencave Sociale për vitin akademik 2017/2018. en_US
dc.publisher Kolegji AAB en_US
dc.subject praktika en_US
dc.subject motivimi en_US
dc.subject zhvillimi i fëmijëve en_US
dc.subject ditari en_US
dc.subject portofolio en_US
dc.title Puna praktike e studentëve lidhur me motivimin e fëmijëve en_US
dc.type Article en_US


Files in this item

This item appears in the following Collection(s)

Show simple item record

Search DSpace


Browse

My Account