Abstract:
Interaktiviteti është një prej termave më të diskutuar në studimet mbi mediet e reja dhe së fundmi edhe mbi median sociale. Një numër i konsiderueshëm i autorëve me qasje pozitive ndaj mediave sociale janë të mendimit se interaktiviteti është veçoria me e spikatuar e gjeneratës së re të mediave, e cila ka ndryshuar qasjen e audiencave ndaj informacionit.
Ndërkohë vitet e fundit janë në rritje dhe qëndrimet kritike ndaj platformave të reja të medias sociale, ku bën pjesë Facebook, Twitter, Instagram, etj. Autorët kritikë e shikojnë interaktivitetin si një truk që përdorin platformat e medias sociale për të përfituar sa më shumë të dhëna mbi sjelljen dhe aktivitetin e përdoruesve, të cilat më pas ti përdorin si produkt që i’u ofrohet reklamdhënësve. Në këtë pikë ngrihen pikëpytje thelbësore mbi kulturën pjesëmarrrës dhe llogjikën algoritmike të mediave sociale si dhe transparencën e tyre përballë përdoruesve.
Studimi ynë është fokusuar mbi interaktivitetin, duke e parë atë në këndvështrimin e dy rrymave të lartpërmendura, me qëllim ballafaqimin e pikëpyetjeve kryesore të ngritura mbi këtë çështje.
Studimi bazohet kryesisht në një analizë cilësore, duke shqyrtuar qasjet kryesore kritike të autorëve të ndryshëm.