Abstract:
Studimi i kulturës politike tënjë vendi luan një rol shpjegues mbi kuptimin e dinamikës së sistemit politik, lindjes dhe konsolidimit të institucioneve demokratike në shoqëri të caktuara. Qëllimi i këtij punimi ështëtë argumentojë se kultura politike në Shqipërinë post-komuniste nuk është kongruente me institucionet demokratike të vendit, pasi kjo kulturë politike ka trashëguar ndikime të shumta gjatë sistemit totalitar komunist, për gati pesëdekada. Ndikimet dhe pasojat e totalitarizmit mbeten ende të patrajtuara nga shoqëria shqiptare, për këtë arsye është me interes të veçantë hulumtimi i këtyre temave. Përmes analizimit të komponentëve të kulturës politike mund të shpjegojmë fazën e konsolidimit demokratik të një shoqërie, nivelin e pjesëmarrjes qytetare në demokraci dhe performancën institucionale, në këtë rast të Shqipërisë. Supozimi bazë i këtij punimi është se kultura politike post-komuniste në Shqipëri e ka frenuar procesin e konsolidimit demokratik në vend, përgjatë një procesi të papërfunduar të tranzicionit, nga sistemi totalitar në sistemin e shteteve liberal-demokratike. Metodologjia e përdorur në këtë punim është e natyrës cilësore, me qasje interpretative e analitike. Kuadri teorik i punimit mbi bazën e të cilit interpretohet, analizohet dhe tipizohet kultura politike postkomuniste shqiptare mbështetet tek teorikët si Almond, Verba, Inglehart e të tjerë.