Abstract:
Njëri nga problemet kryesore me të cilin përballet Kosova sot është papunësia e të rinjve. Qëllimi kryesor i këtij punimi është studimi i rolit të politikave aktive të tregut të punës në rritjen e punësimit të rinjve. Të dhënat e punimit janë mbledhur prej burimeve të ndryshme. Për pjesën teorike të dhënat janë marrë nga literatura akademike lidhur me politikat aktive të tregut të punës të cilat zbatohen në të gjitha shtetet tjera të botës, ndërsa për pjesën praktike të dhënat janë marrë nga raportet e performancës të Shërbimit Publik të Punësimit, Anketat e Fuqisë Punëtore të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, si dhe nga raportet e institucioneve tjera të cilat promovojnë politikat aktive të tregut të punës për integrimin e të rinjve në punësim. Konkluzioni i punimit është se, politikat aktive të tregut të punës janë mekanizmi më i mirë se si mund të kanalizohet dhe racionalizohet ndërhyrja e shtetit në tregun e punës duke pasur synime të qarta. Kosova ka krijuar një praktikë disavjeçare në zbatimin e politikave aktive të tregut të punës, por kjo praktikë duhet fuqizuar për t’u zhvilluar më tutje.