Abstract:
Komunikimi politik shfaqet përmes metodave të ndryshme, qoftë nga individë të përfshirë në mënyrë direkte në politikë apo edhe nga të tjerë që punojnë në shërbim të tjetër kujt. Historia ka njohur shembuj të shumtë të këshilltarëve dhe personave përgjegjës për imazhin e udhëheqësve politikë. E kthyer në një praktikë të gjerë edhe në Shqipëri, komunikimi përmes të ashtuquajturve Spin doctors është parë si një domosdoshmëri nga të dyja krahët e politikës shqiptare, qofshin ata të majtë apo të djathtë. Eksperiencat tregojnë se informimi publik, kryesisht kalon përmes komunikimit politik si deformim, e në rastin më të keq si manipulim i realitetit dhe së vërtetës. Ky studim do të rreket të hulumtojë mënyrat e përdorura për deformimin e së vërtetës të përfshirë brenda vetë problematikës: manipulimit përmes strategjive të komunikimit. Punimi parashtron brenda hapësirave të tij edhe disa çështje të tjera kërkimore, mbi të cilat ngrihen strategjitë e informimit që kalojnë nga komunikimi politik. Studimi bazohet mbi një analizë përshkruese, por që analizon në mënyrë të njëpasnjëshme disa raste konkrete që mundësojnë përfshirjen edhe të kuadrit aktual shqiptar. Në këtë studim synohet të arrihet në përfundimet se për sa i përket manipulimit përmes komunikimit publik, politika shqiptare ka ndjekur të njëjtat ritme me vendet e tjera të botës por brenda specifikave të veta, të kushtëzuara nga faktorë të shumtë ku janë përfshirë një sërë emrash të njohur që
përkujdesen për imazhin , ruajtjen dhe zhvillimin e tij.