dc.description.abstract |
Mediet sociale janë shndërruar në arenë të shpërndarjes së shpejtë të informacionit, komunikimit global, vetëpromovimit, lirisë së shprehjes, debateve të nxehta por edhe në një mjet të fuqishëm të formësimit të identitetit.
Identiteti është koncept i atribuuar shoqëror. Por në mediet sociale identiteti konsiderohet si “zgjatim i jetës së përditshme dhe mjet i ndryshimit kulturor”. Pra,formimi i identitetit, si koncept social, është duke u transformuar me metoda të reja globale. Ky transformim po ndodh falë medies sociale. Platformat e rrjeteve sociale mundësojnë krijimin dhe plasimin e identitetit real apo fals në botën virtuale.
Punimi identiteti online analizon krijimin e identitetit, motivet që shtyjnë individët të krijojnë këto identitete, krahason identitetet e krijuara virtuale me ato të botës reale dhe mënyrën e komunikimit mes përdoruesve. Gjithashtu trajton problemin e komunikimit me përdoruesit anonim, me të cilët fitohet përshtypja e eksplorimit të identitetit individual. |
en_US |