dc.description.abstract |
Krijimi i portaleve të para informative në Shqipëri ka një histori relativisht të shkurtër që shkon disi më shumë se një dekadë. Mediat online janë një realitet i pamohueshëm aktualisht dhe krahas risive pozitive që kanë sjellë në panoramën e tregut mediatik apo të industrisë së medias në Shqipëri, janë shoqëruar dhe me disa problematika. Vetë natyra e këtyre portaleve informative apo blogjeve të ndryshme të gazetarëve, të cilat rendin drejt lajmit të minutës së fundit, të nxitura dhe nga konkurrenca e madhe në web kanë një raport disi të vështirë me besueshmërinë, në lidhje me informacionin që publikojnë. Shpesh herë audienca është dyshuese për vërtetësinë e informacionit dhe priret të lexojë të njëjtin lajm në disa faqe të ndryshme, për t’u siguruar rreth vërtetësisë së tij.
Mediat online, ashtu si i gjithë tregu mediatik, ka nevojë për të ardhura financiare për të mbijetuar dhe vazhduar aktivitetin. Por, sa arrijnë këto portale të sigurojnë të ardhura, cilat janë marrëdhëniet e tyre me reklamuesit dhe sa ka ndryshuar sjellja e këtyre të fundit në shpërndarjen e buxheteve të reklamës.
Nga ana tjetër këto media të reja kanë krijuar dhe një treg shtesë për gazetarët apo reporterët e rinj, të cilët tashmë përbëjnë një komunitet të rëndësishëm. Ndonëse para pak vitesh të qenit gazetar lidhej vetëm me punën në një televizion, gazetë apo radio, tashmë kemi një numër të madh reporterësh të angazhuar me kohë të plotë apo të pjesshme vetëm në mediat online. Nga ky realitet i ri lind dhe nevoja për të studiuar në lidhje me statusin e këtyre gazetarëve të punësuar në këto portale. Si trajtohen ata nga ana financiare, a ndryshon angazhimi i tyre profesional për arsye se janë të punësuar vetëm në një media online, si ndryshon statusi i tyre në raport me burimin e informacionit krahasuar me kolegët e tyre në mediat tradicionale?
Ky studim synon pikërisht të kërkojë përgjigje, lidhur me pyetjet që shtrohen rreth modeleve të funksionimit të medias online në Shqipëri, raportit të saj me besueshmërinë dhe statusin e gazetarëve të punësuar në këto media.
Për të realizuar punimin do të merren në studim portalet informative, balkanweb.com, albeu.com, gazetastart.com, noa.al dhe panorama.com.al |
en_US |