dc.description.abstract |
Mediat gjeneraliste, ato kombëtaret dhe ato juridikisht lokalet por që
transmetojnë thuajse në të gjithë territorin e vendit dhe të gjitha nga Tirana,
informacionin lokal, e kanë periferik. Në këto kushte, veçse pjesërisht,
lokalja nuk është e pranishme në peizazhin audoviziv të Shqipërisë. Nga ana
tjetër, vetë media lokale e cila edhe në statusin e saj juridik, ka të përcaktuar
transmetimin e informacionit në një hapësirë dhe për një hapësirë të
kufizuar, nuk e përmbush misionin e saj. Por ndërsa epoka e transmetimeve
digjitale po afron, rreziku që i kanoset këtyre mediave lokale, me kapacitetin
aktual që kanë është shumë i madh pasi do të jetë shumë e vështirë që të
përmbushin standardet e këtij procesi dhe të ekzistojnë. Përkundër kësaj, ka
një audiencë të madhe në numër, e cila është shumë e interesuar që të marrë
informacion nga mediat lokale të cilat vlen të theksohet, janë
domosdoshmëri për demokracinë lokale.
Hipoteza e kërkimit: Në kushtet e mungesës së financimeve burimeve
njerëzore, në epokën transmetimeve digjitale e cila do të përmbysë shumë
raporte, media lokale rrezikon ‗të tkurret‘ edhe më tej, duke u bërë edhe më
inekzistente.
Metodologjia: Analizë e kapaciteteve fizike të operatorëve lokalë
referuar teknologjisë që ka në përdorim, personave të punësuar dhe orëve të
transmetimit. Për të bërë këtë analizë do të shërbejnë edhe intervista me disa
ndër gazetarët e mediave lokale që thuajse në çdo rast janë edhe
korrespodentë të mediave qendrore; invervista me pronarë të mediave lokale
për të analizuar sfidën e medias lokale në kohën e transmetimeve digjitale.
Rezultatet e pritshme të kërkimit: Media lokale, në kushtet aktuale të
ekzistencës së saj, do ta ketë shumë të vështirë mbijetesën, sidomos në një
proces digjitalizimi në vijim dhe që ende nuk dihen se cilat do të jenë kushtet
e reja me të cilat duhet të përballen operatorët lokalë në Shqipëri sot. |
en_US |