dc.description.abstract |
Produktet online janë një vlerë e shtuar për një stacion radiofonik
lokal1. Kjo lidhet në radhë të parë me ndikimin që ushtron avancimi i shpejtë
teknologjik dhe zgjerimi i aksesit në internet, të cilat kanë ndryshuar
ndjeshëm mjedisin dhe parametrat e infrastrukturës ku punon dhe prodhon
redaksia. Nga ana tjetër, presion të drejtpërdrejtë ushtron dhe audienca, me
mënyrën se si ajo e merr sot informacionin dhe e shijon argëtimin që ofron
media, por dhe ai ajo kontribuon vetë në ideimin dhe realizimin e audiopërmbajtjeve.
Ky punim ka në qendër pikërisht mënyrën se si e përdorin hapësirën
virtuale redaksitë e radiove në Shqipëri: aspekte të menaxhimit të asaj pjese
të performancës audio, të cilën ndjekësit e marrin nga navigimi në faqen e
internetit; format më të përdorura të informimit dhe zbavitjes që shkarkohen
në website-in e stacionit; pengesat e mangësitë që i mbajnë ende larg një
pjesë të menaxherëve dhe pronarëve të radiove oferta virtual etj.
Për ta konkretizuar dinamikën e tregut radiofonik në punim përfshihet
dhe një shqyrtim krahasues për performancën virtuale në periudhën 2013 –
2016, nëpërmjet prezantimit të rezultateve të tre monitorimeve të
njëpasnjëshme në fluksin e transmetimeve shqiptare, si një zgjedhje
metodologjike që ndihmon për të kuptuar edhe më mire prirjen dhe shijen që
kanë stafet radiofonike për shërbimet që u jepen ndjekësve përmes internetit. |
en_US |