dc.description.abstract |
Për ta ushtruar aktivitetin e tyre mediatik, televizionet në Kosovë duhet
të licencohet në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM). Ky organ
kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të
frekuencave të transmetimeve, lëshon licenca për televizione nacionale,
regjionale dhe televizione lokale. Por, Kosova e ka pasur si kusht nga
Konferenca e Gjenevës që të kalojë televizionet në platformën digjitale të
transmetimeve deri në qershor 2015, gjë e cila nuk ka ndodhur.
Punimi trajton këtë fazë kalimtare dhe transformuese nëpër të cilën
kalon vendi i cili nuk është as anëtar i Unionit Ndërkombëtar të
Transmetimeve (ITU) ndonëse merr përsipër detyrimin e rregullimit
frekuencor. Në këtë periudhë tranzicioni nga transmetimet analoge drejt
transmetimit digjital, televizionet lokale në Kosovë, ndonëse me licencë
lokale, arrijnë që programet e tyre t'i ofrojnë në të gjithë Kosovën në sajë të
veprimit të operatorëve kabllorë. Por, programi dhe cilësia e tij mbeten për të
dëshiruar. Debatet për çështje publike në televizionet lokale ose huazohen
nga televizionet me frekuenca nacionale, ose debati shndërrohet në hapësirë
vetë-reklamuese për politikanin. Megjithatë, televizionet lokale që mbushin
programacionin e tyre me muzikë e filma, vazhdojnë të mbijetojnë në
periudhën e transitore, para kalimit të platformën digjitale. |
en_US |