dc.description.abstract |
Operatorët audioviziv lokalë dhe rajonalë në Shqipëri, por jo vetëm,
duket se po përballen me një sërë sfidash në disa drejtim. Modelet
ekonomike mbi të cilat ata mbështeten, kanë bërë që oferta mediatike për
publikun të jetë në nivele që lënë për të dëshiruar.
Parë në një realitet shqiptar, operatorët audiovizivë lokalë shfaqin
problem të shumta si nga programacioni që ofrojnë, po ashtu edhe nga
mënyra e menaxhimit dhe ndjekja e zhvillimeve të shpejta teknologjike.
Ky punim paraqet karakteristikat kryesore të këtyre operatorëve,
duke kërkuar përgjigje ndaj pyetjes ―A janë operatorët audovizivë lokalë dhe
rajonalë në Shqipëri të gatshëm për të përballuar mundësitë dhe sfidat që
vijnë nga shërbimet online?‖
Ky studim bazohet kryesisht në të dhëna parësore sasiore, të
mbledhura përmes dy anketimeve të bëra me 206 gazetarë dhe 41 pronarë,
administratorë dhe drejtues të operatorëve audio-vizivë lokalë dhe rajonalë
në territorin e Republikës së Shqipërisë. Përzgjedhja e gazetarëve ka qenë e
rastësishme, ndërkohë, për grupin e dytë, fillimisht u synua të intervistohen
pronarët, por në pamundësi të tyre iu drejtuam administratorëve dhe, në
rastet kur nuk u kontaktua asnjëri prej administratorëve, u intervistuan
drejtorët. Anketat u zhvilluan gjatë periudhës gusht-nëntor 2016, falë
projektit të Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Shkollën e Lartë
―Hëna e Plotë‖ (Bedër), të mbështetur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive
(AMA).
Në fund të studimit u arrit se një pjesë e rëndësishme e operatorëve
lokalë që operojnë jashtë Tiranës do ta kenë të vështirë të përballen dhe t‘i
rezistojnë sfidave të reja teknologjike. Ata shfaqin problem serioze si me
ofertën mediatike, po ashtu edhe me burimet njerëzore, infrastrukturën
teknike dhe teknologjike etj. |
en_US |