dc.description.abstract |
Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt kanë
qenë objekt i studimit në këtë hulumtim. Është bërë identifikimi i
faktorëve relevantë dhe shkaktarëve më të mëdhenj të shkurorëzimit
në Komunën e Ferizajt si dhe efektet më të mëdha që ka ai të vetë të
shkurorëzuarit, familjarët dhe shoqërinë tonë. Hulumtimi është
përqendruar tek institucionet relevante për shkurorëzimin në aspektin
e faktorëve kryesorë dhe pasojave, si Gjykata Themelore e Ferizajt dhe
Qendra për Punë Sociale, gjithashtu edhe të vetë të shkurorëzuarit që
jetojnë në Ferizaj. Qëllimi i këtij hulumtimi është të krijojë pasqyrë të
saktë rreth rrethanave që shkaktojnë shkurorëzimin dhe situatave me
të cilat përballet shoqëria jonë, si dhe të bëjë një identifikim për bartësit
më të mëdhenj të pasojave dhe efektet e tij. Është analizuar në veçanti
edhe pozita e femrave dhe meshkujve duke bërë krahasimin mes tyre
në shkurorëzimet e bëra.
Duke qenë se në lidhje shumë të afërt me të shkurorëzuarit janë edhe
fëmijët që kanë prindër të ndarë, i është kushtuar theks i veçantë i
ndikimit të ndarjes së prindërve në edukimin, kujdesin, ushqimin dhe
sjelljen e tyre. |
en_US |