dc.description.abstract |
Ky punim fillon me rishikimin e literaturës për të kuptuar rëndësinë e
burimeve njerëzore për një ndërmarrje. Qëllimi i këtij punimi është që
të kuptojmë rëndësinë për menaxhimin efikas të burimeve njerëzore
për një ndërmarrje të vogël ose të mesme (NVM), në mënyrë që ajo
ndërmarrje të jetë konkurruese në treg. Identifikimi i nevojave të
NVM-ve për punë-kryes ose burime njerëzore në përgjithësi është një
përparësi për këto ndërmarrje. Me anë të këtij punimi bëhet një
përmbledhje e rezultateve të nxjerra nga anketimet e NVM-ve në
komunën e Ferizaj. Nga këto rezultate nxjerrën statistika në lidhje me
ecurinë e zhvillimit të këtyre ndërmarrjeve, në lidhje me burimet
njerëzore ekzistuese të këtyre ndërmarrjeve dhe veçanërisht në lidhje
me nevojat e këtyre ndërmarrjeve për punëtorë, duke u fokusuar te
përvojat, kualifikimet dhe trajnimet e stafit. Punimi gjithashtu analizon
rezultatet në lidhje me pagat mesatare të punëtorëve në NVM-të e
komunës së Ferizajt në pozita të ndryshme, dhe analizon motivimin e
punë-kryesve në këto ndërmarrje. Nga këto ndërmarrje të anketuara,
ose të intervistuara, del që ato NVM që kanë të punësuar punëtorë me
kualifikime universitare, kryesisht këta punëtorë i përkasin fushës së
ekonomisë. Kërkesa të tjera të NVM-ve për punëtorë shtesë lidhen
ngushtë me përvojën e punës. Sa më e lartë që është përvoja e punës
për një punë-kryes apo punëkërkues, aq më i dëshiruar do të jetë
ai/ajo për të plotësuar atë pozitë. Kualifikimet del se janë të
rëndësishme, gjithashtu kërkohet që punë-kërkuesit të jenë edhe nga
fusha të tjera të studimeve si për shembull: hotelieri, turizëm etj.
Rezultate të tjera të rëndësishme jepen në këtë punim në faqet në
vazhdim. |
en_US |