Shtypi komunist si një element i rëndësishëm në propagandën ateiste në regjimin totalitar shqiptar 1960-1970

Show simple item record

dc.contributor.author Paja, Sokol
dc.date.accessioned 2017-03-03T15:32:38Z
dc.date.available 2017-03-03T15:32:38Z
dc.date.issued 2015
dc.identifier.issn 1848-4298
dc.identifier.uri https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/267
dc.description.abstract Në regjimin totalitar shqiptar shtypi i shkruar komunist pati një rol të jashtëzakonshëm nëpropagandën ateiste përgjatë regjimit totalitar shqiptar 1945-1990. Mediat në Shqipërinë totalitare kthehen ne sherbim total të shtetit totalitar. Mediat transmetojnë ato informacione dhe të dhëna që janë në përputhje me parimet ideologjike dhe politike të partisë-shtet. Pushteti, mediat e kohës dhe publiku konceptohen dhe funksionojnë si e njëjta gjë. Propaganda ateiste e sistemit komunist kishte një rëndësi të veçantë për bindjen e ndërgjegjësimin e masave në luftën e proletariatit për triumfin e revolucionit proletar dhe për vendosjen e diktaturës së proletariatit në Shqipëri ku media pa dyshim dha rolin e saj specifik.Në këtë punim do të mësojmë mjetet dhe organizimin e propagandës ateiste në regjimin komunist në Shqipëri. Do të merren në shqyrtim artikuj me karakter të propagandës ateiste në shtypin e shkruar si gazeta : “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë”, “Zëri i Popullit” etj. Cili ishte roli i medias së shkruar? Qëllimi i vërtetë i propagandës ateiste? Cila ishte lidhja e pashmnagshme mes pushtetit, medias dhe propagandës? Partia komuniste shqiptare si parti marksiste-leniniste përgjatë gjithë veprimtarisë së ushtrimit të propagandës kërkonte me çdo kusht që njeriun ta ndryshonte jo vetëm në mënyrën dhe në stilin e jetës por ndikonte edhe psikologjikisht. Në propagandën ateiste feja barazohej me mënyrën e vjetër dhe borgjeze e jetesës, doket e zakonet prapanike dhe, veçanërisht, ideologjia fetare sipas propagandës ateiste kishte helmuar ndërgjegjen e njerëzve, duke hyrë thellë në jetën e tyre të përditshme, duke i zhytur në errësirën e padijes. Informacioni që përcillte propaganda në çdo qelizë të shoqërisë socialiste sidomos në qendar te punës dhe në organizatat-bazë të partisë përfshinte të gjitha aktivitetet politike, ideologjike, ekonomike, shoqërore, arsimore, kulturore të sistemit komunist shqiptar. en_US
dc.language.iso other en_US
dc.publisher Kolegji AAB en_US
dc.subject Media en_US
dc.subject Propagandë en_US
dc.subject Ateizëm en_US
dc.subject Totalitarizëm en_US
dc.subject Komunizëm en_US
dc.title Shtypi komunist si një element i rëndësishëm në propagandën ateiste në regjimin totalitar shqiptar 1960-1970 en_US
dc.type Article en_US


Files in this item

This item appears in the following Collection(s)

Show simple item record

Search DSpace


Browse

My Account