dc.description.abstract |
Jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë, liria e informimit është e garantuar me Kushtetutë, por megjithatë e vazhdimisht ajo mbetet një çështje shumë e debatueshme. Mediet, e kryesisht punonjësit e tyre, përgjithësisht, për arsye të ndryshme nuk u shkojnë deri në fund kërkesave të tyre. Trysnia mbi gazetarin sa vjen e shtohet nga politika, pronarët mediatikë, reklmadhënësit etj. Ky punim do të analizojë tre dimensione kryesore që kanë të bëjnë me lirinë dhe statusin e gazetarëve në mediet shqiptare, me dualitetin që i shoqëron mes ushtrimit të standardeve profesionale dhe trysnive të ardhura nga jashtë.
Së pari, punimi do të hedhë dritë mbi rëndësinë e statusit të gazetarit. Problemet kryesore që gazetarët shqiptarë hasin në një treg mediatik ku profesioni vijon të jetë i parregulluar.Së dyti, punimi do të vlerësojë burimet kryesore që ndikojnë në lirinë e ushtrimit të profesionit nga gazetarët shqiptarë.Së treti, varësisht nga kushtet e mësipërme, studimi do të analizoje varësinë (gjendjen) ekonomike të gazetarëve shqiptarë dhe pasojat e saj.
Në fund të studimit, bazuar në analizën shkak-pasojë, synohet të zbardhen problemet kryesore që kanë të bëjnë me komunitetin e gazetarëve shqiptarë. |
en_US |