dc.description.abstract |
Kur Phil Donahue prezantoi formatin The Phil Donahue Show, në 1967, në SHBA, që përmbysi komunikimin vertikal duke sjellë interaktivitet mes publikut dhe panelit në studio, kritikët e cilësuan atë si formatin modern të talk show-t. Moderatori arriti të krijonte atë që njihet si “demokracia pjesëmarrëse televizive”.[1]
Sot, rreth gjysmë shekulli më vonë, historia përsëritet. Rrjetet sociale i krijojnë mundësi programeve talk show, por jo vetëm, që të kenë një komunikim interaktiv me një audiencë shumë më të gjerë, edhe ndërkombëtare.[2]
Falë mediave të reja tele-demokracia merr një përmasë më të plotë!
Por sa arrijnë programe të tilla talk show në Shqipëri të shfrytëzojnë këto platforma të reja? Cili është opinioni i drejtuesve të këtyre programeve mbi to? Sa është përfshirja e publikut në studio e jashtë tij dhe a mund të flasim për teledemokraci në emisionet shqiptare? – Këto janë disa nga pyetjet që do të marrin një përgjigje në këtë punim.
Kjo analizë mbështetet në intervista dhe të dhëna nga një anketim me 31 moderatorë që drejtojnë programe talk show në Shqipëri; Video-materialet arkivore nga emisionet e kësaj gjinie dhe një literaturë e autorëve bashkëkohorë të komunikimit dhe mediave të reja. |
en_US |