Strategjitë e marrëdhënieve publike të partive politike shqiptare në mediatizimin e kandidaturave për kryetarë bashkie për zgjedhjet lokale të 2015

Show simple item record

dc.contributor.author Sakja, Arta
dc.date.accessioned 2017-03-03T15:16:18Z
dc.date.available 2017-03-03T15:16:18Z
dc.date.issued 2015
dc.identifier.issn 1848-4298
dc.identifier.uri https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/261
dc.description.abstract Në botën politike bashkëkohore të zgjedhjeve, marrëdhëniet me publikun zënë një rol kyç. Marrëdhëniet publike të partive politike janë një mënyrë e partive politike për t’u transmetuar mesazhe votuesve të tyre, veprimtari kjo, që intensifikohet në periudha zgjedhore. Qëllimi kryesor i marrëdhënieve publike të partive politike është përdorimi i medies për t’u komunikuar votuesve qëndrimet politike të partisë. Ky artikull do të analizojë përdorimin efektiv të medies online nga ana e partive politike në periudhën parazgjedhore të zgjedhjeve lokale që zhvillohen në Shqipëri, më 21 qershor 2015, i fokusuar në strategjitë e përdorura nga njoftimi i emrave të kandidatëve të mundshëm për kryetarë bashkie deri në momentin e përzgjedhjes finale nga ana e tyre, si dhe mbulimin e tyre nga media. Artikulli synon të investigojë mbi ndërlojën strategjike të ekspertëve përgjegjës për komunikimin në partitë politike dhe gazetarëve që mbulojnë politikën në shtatë organe mediatike që do të vëzhgojmë: Tema Online, Dita Online, Shqiptarja.com, Shekulli, Mapo, Panorama, Shqip, Standard. Artikulli synon gjithashtu të vlerësojë sa efektive janë strategjitë e PR në sigurimin e mbulimit të lajmit të prodhuar prej tyre (herë në formën e deklaratës për shtyp, herë në formën e konferencës për shtyp, herë në formën e lajmit, pa lejuar identifikimin e burimit), në media dhe se si e arrijnë këtë. Si rezultat, shihet një marrëdhënie e mirë bashkëpunuese e përgjegjësve të komunikimit në njësitë e PR të partive politike që ky artikull do t’i trajtojë si pjesë të makinerisë së PR (spindoktor) me gazetarët politikë, por rezultati i pasqyrimit të strategjive nuk përcaktohet vetëm dhe thjesht nga kjo marrëdhënie. Ajo përcaktohet edhe nga qëndrimi i pronarëve të medies ndaj partive të ndryshme, qëndrim ndaj të cilit, gazetarët e politikës janë adaptuar tashmë. Artikulli hedh një vështrim mbi pozicionin e gazetarit të sotëm politik dhe rolin e tij si ndërmjetës i përçimit të mesazhit të ideuar e përpunuar nga makineria e spindoktor për te votuesi publik. en_US
dc.language.iso other en_US
dc.publisher Kolegji AAB en_US
dc.subject Marrëdhëniet publike në politikë en_US
dc.subject gazetar politik en_US
dc.subject strategji e marrëdhënieve publike në politikë en_US
dc.subject spin/doktor en_US
dc.subject parafushata lokale en_US
dc.title Strategjitë e marrëdhënieve publike të partive politike shqiptare në mediatizimin e kandidaturave për kryetarë bashkie për zgjedhjet lokale të 2015 en_US
dc.type Article en_US


Files in this item

This item appears in the following Collection(s)

Show simple item record

Search DSpace


Browse

My Account