dc.description.abstract |
Qëllimi i këtij hulumtimi është pasqyrimi i ndikimit të gjuhës angleze në gjuhën e përdorur shqipe në mediumet e Kosovës. Gjuha shqipe gjithmonë është ndikuar nga gjuhët e tjera, duke përfshirë edhe ndikimin e pushtuesve të ndryshëm gjatë historisë mbi popullin shqiptar. Gjuha angleze zë një vend të veçantë si gjuhë botërore apo ndërkombëtare. Përdorimi i saj ndikon në të gjitha gjuhët e botës, përfshirë këtu edhe gjuhën shqipe, ku ndikimi i saj është bërë shumë i theksuar në njëzet vitet e fundit. Kjo ka ndodhur në sajë të hyrjes së pakontrolluar të anglicizmave në gjuhën shqipe dhe nevojës për emërtime të përshtatshme terminologjike si pasojë e zhvillimit të teknologjise. Fjalët e barazvlerëshme të shqipës tashme nuk përdoren as në mediume e as në publik për arsye të prestigjit që gëzojnë fjalët angleze. Mungesa e fjalëve me barazvlerë të njëjtë është gjithashtu një arsye për të përdorur më shumë anglicizma. Sot, me gjithë angazhimin e lektorëve të gjuhës shqipe, mediumet televizive dhe shtypi ditor janë me të theksuarat për përdorime të anglicizmave. Ky hulumtim merret me historikun, përdorimin, shkaqet, kohën dhe të ardhmen e anglicizmave në gjuhen shqipe. |
en_US |