Çështja e identitetit kosovar

Show simple item record

dc.contributor.author Sallova, Donik
dc.date.accessioned 2017-03-03T14:18:32Z
dc.date.available 2017-03-03T14:18:32Z
dc.date.issued 2015
dc.identifier.issn 1848-4298
dc.identifier.uri https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/230
dc.description.abstract Me (ri)shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe themelimin e shtetit kosovar, në opinionin publik filluan të qarkullojnë ide se “meqë u krijua shteti i Kosovës, tani duhet të formohet edhe “kombi kosovar”, sepse çdo shtet duhet ta ketë identitetin e vet kombëtar të ndryshëm nga komb-shtetet e tjera”. Ky studim do të synojë të argumentojë se ideja e shtetit të Kosovës nuk ka lindur me synimin për të krijuar edhe identitetin e ri kombëtar të popullit të Kosovës (pra kombi kosovar), sepse identiteti kombëtar shqiptar i Kosovës ka qenë i formësuar. Sikurse, njësia politike jo domosdoshmërisht e përcakton apo e imponon edhe ndryshimin e identitetit kombëtar të një populli (qoftë edhe në rrethana okupimi) . Në fakt, përpjekjet e kosovarëve për çlirim, pavarësi dhe ndërtim të shtetit kanë synuar mbrojtjen, garantimin dhe kultivimin e identitetit të tyre të formësuar kombëtar shqiptar i cili po u cenohej nga Serbia. Punimi do të argumentojë se ideja e “identitetit kosovar” si “identiteti i ri kombëtar i Kosovës” është më shumë një konstruksion artificial që shpërfillë rrethanat historike e politike të rrugës së shqiptarëve të Kosovës për pavarësi, se sa aspiratë reale natyrore identitare e shqiptarëve të Kosovës. Po ashtu, kjo ide bie në kundërshtim me parimet teorike të kombformimit modern në përgjithësi. Në fund do të konkludohet se shteti i Kosovës u projektua nga elita dhe populli i Kosovës si një shtet i dytë shqiptar, në pamundësi të përkohshme për bashkim me shtetin amë Shqipërinë, prandaj edhe “identiteti kosovar” përbën vetëm një sub-identitet shqiptar me karakteristika specifike dalluese, por që janë normale për të gjitha identitetet kombëtare moderne. Sikurse pengesë aktuale e përputhjes së natyrshme të identitetit shqiptar me shtetin kosovar mbeten “parimet ahtisaariane” të Republikës aktuale (Republika e 17 shkurtit), të cilat elita politike kosovare e pas vitit 2007 i pranoi si kompromis për “njohjen” e pavarësisë së Kosovës nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së (i cili përkundër pranimit të këtij kompromisi nuk e njohu shtetin e Kosovës). en_US
dc.language.iso other en_US
dc.publisher Kolegji AAB en_US
dc.subject identitet en_US
dc.subject komb en_US
dc.subject shtet en_US
dc.subject kosovar en_US
dc.subject shqiptar en_US
dc.title Çështja e identitetit kosovar en_US
dc.type Article en_US


Files in this item

This item appears in the following Collection(s)

Show simple item record

Search DSpace


Browse

My Account