dc.description.abstract |
Bazuar në literaturën e shfrytëzuar si dhe në dokumentet e ndryshme arkivore, në këtë punim është paraqitur në dritën shkencore dhe historike Kosova në vitet 1960-1970 dhe qëndrimi i Shqipërisë rreth ngjarjeve në Kosovë në këtë periudhë. Me aktivizimin e politikës shtetërore ndaj çështjes së Kosovës në fillim të viteve ’60 të shekullit të kaluar, Shqipëria kishte ndërtuar një strategji të veprimit, e cila ndonëse ideologjike ishte më e sforcuar dhe më sistemuar. Edhe në këtë periudhë kishin vazhduar tentimet për demaskimin e politikës diskriminuese jugosllave ndaj shqiptarëve. Enver Hoxha mendonte se me demaskimin e politikës jugosllave, do të arrinte të zbehte imazhin e Jugosllavisë, dhe në këtë mënyrë do të pengonte ndërmarrjen e veprimeve shtetërore jugosllave kundër shqiptarëve.
Kërkesa e shqiptarëve nën Jugosllavi për republikën e Kosovës është një çështje e cila analizohet dhe studiohet në këtë punim.
Ndërkaq qëndrimi i shtetit shqiptar ndaj demonstratave të vitit 1968 dhe ndaj kërkesës për republikën e Kosovës trajtohet në bazë të dokumenteve arkivore të kohës.
Pas demonstratave të vitit 1968, pala jugosllave kishte ngritur akuza ndaj Shqipërisë se në këto ngjarje kishte gisht edhe faktori i jashtëm. Edhe në qarqet ndërkombëtare Shqipëria është parë si një vend i cili mund t’i ketë nxitur demonstratat e vitit 1968. Demonstratat e vitit 1968, edhe në raport me politikën amerikane, kishin zgjuar kureshtjen, për reflektimet e tyre.
Shqipëria rreth demonstratave të vitit 1968 dhe kërkesave të shtruara në to nuk kishte arritur të krijonte dhe të shprehte ndonjë qëndrim konsekuent, ndonëse bënte propagandë të madhe në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve në Jugosllavi, edhe pse për çështjen që kishte të bënte me statusin e Kosovës, dukej më e rezervuar. Politika e shtetit shqiptar në raport me lëvizjen patriotike kombëtare nuk ishte gjithmonë konsekuente, sepse në disa raste ishte e ideologjizuar, madje edhe kundërthënëse.
Në anën tjetër koncepti i mëvetësisë së Kosovës, i shoqëruar sipas rrethanave, me elemente të republikës, ishte në fakt koncepti zotërues dhe më i pëlqyer për shumicën e shqiptarëve të Kosovës |
en_US |