dc.description.abstract |
Nga ish-Jugosllavia, që filloi të shkatërrohej në vitin 1990, u krijuan shtatë shtete të reja. Shoqëritë e këtyre vendeve kaluan nëpër stade lufte dhe periudha postkonfliktuale. Mediet dhe gjuha publike e përdorur në to ishte pjesë dinamike e konflikteve dhe postkonflikteve. Kosova është shteti më i ri (17 shkurt 2008), që kaloi nëpër një proces lufte dhe eksodi masiv, pastaj edhe nëpër një proces tranzicioni paqësor poskonfliktual. Modeli Mediet e paqes ishte pjesë e këtij tranzicioni, i cili ende nuk ka përfunduar, ashtu siç nuk ka përfunduar as ndërtimi i demokracisë politike. Shpesh zhvillohen debate për temën e përgjegjësisë që i faturohet për konfliktet, në njërën anë dhe në tjetrën, për rolin pozitiv që luan media dhe gazetarët në shoqëritë postkonfliktuale. Cila ishte gjuha publike që shoqëroi luftërat dhe cila gjuhë shoqëroi ndërtimin e shoqërive demokratike? |
en_US |