Bashkëpunimi i institucioneve parashkollore me prindërit drejt edukimit në fëmijërinë e hershme

Show simple item record

dc.contributor.author Bicaj, Arbërore
dc.contributor.author Bytyqi, Alberita
dc.contributor.author Azizi, Tringa
dc.contributor.author Xhemajli, Arbona
dc.date.accessioned 2019-03-09T08:30:25Z
dc.date.available 2019-03-09T08:30:25Z
dc.date.issued 2018
dc.identifier.issn 1848-4298
dc.identifier.issn 2623-8381
dc.identifier.uri https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1192
dc.description.abstract Edukimi parashkollor dhe, në veçanti, edukimi parashkollor i institucionalizuar është shumë i rëndësishëm për fëmijërinë e hershme. Në këtë kontekst, bashkëpunimi me prindërit paraqitet si çështje me rëndësi për cilësinë dhe për ndikimin e edukimit në fëmijërinë e hershme. Shpeshherë, prindërit nuk janë të vetëdijshëm se ata e luajnë rolin themelor në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre nëpërmjet pjesëmarrjes aktive dhe bashkëpunimit me personelin dhe institucionet e edukimit parashkollor. Hulumtimi trajton bashkëpunimin e prindërve me institucionet parashkollore (IP) dhe ndërlidhjen e këtij bashkëpunimi me faktorë si: komunikimi, mjedisi shkollor, përdorimi i transferit të përvojave profesionale të prindërve dhe njohja e prindërve me politikat e edukimit parashkollor (edukimit në fëmijërinë e hershme)1 në funksion të edukimit të fëmijëve. Hulumtimi është realizuar nëpërmjet qasjes sasiore me prindër (N = 60) dhe nëpërmjet qasjes cilësore me edukatoret, duke shqyrtuar sfidat dhe nevojat për përmirësimin e një bashkëpunimi të tillë, si dhe rolin dhe mundësitë e të dyja palëve drejt realizimit të një bashkëpunimi sa më efektiv. Gjetjet e dala nga hulumtimi dëshmojnë se identifikimi i formave dhe i faktorëve të bashkëpunimit me prindër ndikon në forcimin e rolit të trekëndëshit institucion parashkollor/familje/komunitet, si dhe në rritjen e ndërgjegjësimit të prindërve, nëpërmjet institucioneve parashkollore, për rëndësinë e një bashkëpunimi të tillë. en_US
dc.publisher Kolegji AAB en_US
dc.subject fëmijëri e hershme en_US
dc.subject bashkëpunim en_US
dc.subject komunikim en_US
dc.subject prindër en_US
dc.subject institucione parashkollore en_US
dc.title Bashkëpunimi i institucioneve parashkollore me prindërit drejt edukimit në fëmijërinë e hershme en_US
dc.type Article en_US


Files in this item

This item appears in the following Collection(s)

Show simple item record

Search DSpace


Browse

My Account