Neutraliteti i BE-së, vështirësi shtesë për proceset eurointegruese të Kosovës

Show simple item record

dc.contributor.author Rrahmani, Bashkim
dc.date.accessioned 2018-09-06T07:56:22Z
dc.date.available 2018-09-06T07:56:22Z
dc.date.issued 2018
dc.identifier.issn 1848-4298
dc.identifier.uri https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1175
dc.description.abstract Angazhimi i institucioneve të BE-së ka qenë i ndryshëm krahasuar me intervenimin e Brukselit ndaj shteteve tjera të Ballkanit dhe në veçanti lidhur me shtetet që kanë dalë nga procesi i shpërbërjes së ish-federatës jugosllave. Roli i institucioneve të BE-së ka qenë shumë i rëndësishëm në fazat e para të rindërtimit dhe të ndërtimit të Kosovës pas instalimit të institucioneve civile ndërkombëtare, kur BE kishte një ndër shtyllat kryesore të pushtetit administrativ ndërkombëtar. Megjithatë, në procesin e integrimeve sipas Procesit të Stabilizim-Asociimit, ishin krijuar mekanizma të tjerë që e vendosnin Kosovën në pozitë të ndryshme krahasuar me Maqedoninë, me Malin e Zi, me Serbinë etj. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pesë shtete të BE-së nuk e njohën pavarësinë, ndërkohë që institucionet e BE-së vazhdojnë të mbajnë pozitë neutrale ndaj statusit të Kosovës. Këto janë çështje që e kanë ngadalësuar dhe e kanë vështirësuar procesin e integrimit të vendit, kurse Kosova është shteti i fundit që u fut në raporte kontraktuese me institucionet e BE-së. Krahas kësaj, Kosovës i janë vënë edhe kushte shtesë të cilat nuk u ishin parashtruar për vendet tjera të Ballkanit. Këto e kanë vënë Kosovën në pozitë të pabarabartë me shtetet tjera që janë në procesin e integrimit. Punimi bën një analizë të ndërhyrjes së institucioneve të BE-së nëpër faza të ndryshme, përfshirë fazën e shpërbërjes së ish-federatës e deri pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Nëpërmjet analizmit të dokumenteve dhe të politikave të BE-së shqyrtohet roli i kësaj ndërhyrjeje dhe vështirësitë e integrimit të Kosovës në proceset e integrimit. en_US
dc.publisher Kolegji AAB en_US
dc.subject Kosova en_US
dc.subject integrime en_US
dc.subject standard en_US
dc.subject BE en_US
dc.subject shpërbërje en_US
dc.subject federate en_US
dc.title Neutraliteti i BE-së, vështirësi shtesë për proceset eurointegruese të Kosovës en_US
dc.type Thesis en_US


Files in this item

This item appears in the following Collection(s)

Show simple item record

Search DSpace


Browse

My Account