dc.description.abstract |
Për të vlerësuar perceptimet e konsumatorit shqiptar për përparësitë që ka blerja online u përdorën të dhënat e përgjigjeve të 217 konsumatorëve të cilët, gjatë muajit të fundit kishin bërë të paktën një blerje online. Ndër ta 62% ishin femra. Struktura e moshës së tyre ishte 42 % 18-25 vjeç, 35 % 26-36 vjeç dhe 23% ishin të moshës mbi 37 vjeç. Rreth 11% kishin blerë online 1-2 herë 47%, 3-5 herë, 18% 6-8 herë dhe 24% kishin blerë online më shumë se sa 8 herë. Analiza faktoriale eksploruese tregoi se perceptimet e konsumatorit për përparësitë e blerjeve online ndikohen nga faktorët: (i) komoditet në blerje (25.6%), (ii) mundësi e madhe për zgjedhje të produktit (21.4%), (iii) lehtësi në blerje (16.7%) dhe (iv) kënaqësi (10.6%). Së bashku këto faktorë arrijnë të shpjegojnë rreth 74.3% të variancës së përgjithshme të perceptimeve.
Faktorët përgjegjës për formimin e perceptimeve për përparësitë e blerjeve online korelojnë pozitivisht me perceptimin e internetit si medium për blerje, frekuencën e vizitave në internet, frekuencën e blerjeve online dhe kohën që shpenzohet për blerje online.
Duke qënë se madhësia e kampionit është e vogël dhe se tregu virtual në Shqiperi karakterizohet nga një dinamike e madhe ndryshimi, rezultatet e studimit duhet të pranohen si rezultate paraprake që japin informacion për të kuptuar sjelljen e konsumatorit shqiptar në tregun virtual. |
en_US |