dc.description.abstract |
Informacioni që transmetohet sot në median audiovizive, është jo vetëm i kërcënuar nga zyrat e PR-it, por edicionet informative janë të diktuara prej tyre. Televizioni në Shqipëri është duke u përballur me “diktatin” e marrëdhënieve me publikun. Në analizë janë marrë dy institucione të rëndësishme, Këshilli i Ministrave dhe Bashkia Tiranë, si dy ndër institucionet shtetërore me “aparatin mediatik” më të sofistikuar aktualisht. Hipoteza kryesore është se informacioni i transmetuar nga media, veçanërisht në median audiovizive, është i prodhuar dhe “paketuar” nga zyrat e shtypit të institucioneve dhe i transmetuar nga kanalet e ndryshme. Për të analizuar fenomenin është kryer monitorimi i edicioneve informative për një periudhë 1 – mujore dhe njoftimet për shtyp të dërguara në adresat elektonike të gazetarëve dhe redaksive të televizoneve. Si përfundim mund të themi se media, veçanërisht media elektronike sot është tërësisht preh e zyrave të shtypit dhe e varur prej tyre. Çështja tashmë shtrohet nëse do të ngrejë apo jo krye media në Shqipëri për të rifituar vendin e saj dhe për të përmbushur detyrën e ushtruar, pushtetin e saj. |
en_US |