dc.description.abstract |
Mediat sociale po ndryshojnë natyrën e komunikimit masiv, duke demediatizuar median tradicionale. Ato po shfrytёzohen si platforma tё fuqishme pёr plasimin e shpёrndarjen dhe informacionit, aktiviteteve, promovimin e institucioneve, grupeve tё caktuara tё interesit e individёve, por edhe aktorёve politikё pёr qёllime tё ndryshe. Plasimi dhe shpёrndarja e informacionit pёrmes mundёsive qё ofrojnё mediat sociale, mundёson mobilizimin e njё audience mё tё gjerё nё forma e mёnyra tё reja. Politikanёt po i shfrytёzojnё kёto mundёsi tё ofruara nga rrjetet sociale, pa pasur mё nevojё ta plasojnё informacionin pёrmes gazetarёve apo medias tradicionale. Ky punim ka pёr qёllim tё analizojё pёrdorimin e rrjeteve sociale si mjet tё shpёrndarjes sё informacionit nga ana e aktorёve politikё kosovarё dhe pёrmbajtjet e informacioneve qё plasohen. Punimi analizon postimet e tre politikanёve kosovarё, kryeministrit Isa Mustafa, presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit tё Kuvendit tё Kosovёs Kadri Veseli, nё profilet e tyre nё rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, nё njё periudhё monitorimi prej pesёmbёdhjetё ditёsh gjatё muajit dhjetor 2016. |
en_US |