dc.description.abstract |
Ky artikull ka si objekt studimin e komunikimit me publikun të Bashkisë së Tiranës në këndvështrimin e teknikave të përdorura për përcjelljen e mesazheve drejtuar publikut, kanaleve të komunikimit të përdorura nga ekipi i PR në këtë institucion. Metodologjia e përdorur është mbështetur në literaturën bashkëkohore mbi marrëdhëniet me publikun në mënyrë që të analizohen teknikat e përdorura për PR. Në këtë artikull janë përdorur po ashtu edhe të dhënat e përftuara nga monitorimet e tre televizioneve dhe komunikimit online për periudhën 1 shkurt-1 qershor, kur në Tiranë debatohej mbi ndërtimin e parkut të lojrave në zonën e Liqenit1. Televizionet e monitoruara janë Top Channel, Tv Klan dhe Vizion Plus, në edicionet informative qendrore të tyre. Po ashtu në këtë periudhë është parë edhe komunikimi online në faqet e institucionit dhe kryetarit të bashkisë si dhe në rrjetet sociale. Me kalimin e viteve jo vetëm partitë politike, por edhe institucionet publike apo private i kushtojnë rëndësi gjithmonë në rritje marrëdhënieve me publikun. Kjo vërehet edhe në subjektin që është marrë në shqyrtim, i cili që në vitin 2015 ka ngritur një ekip të konsiderueshëm për komunikimin me publikun dhe që ka vendosur një standart të ri të komunikimit të institucioneve vendore me median dhe publikun. Bashkia e Tiranës është bashkia më e madhe në vend, e cila përfshin kabinetin e kryetarit dhe 10 Drejtori të Përgjithshme (gjithsej 605 punonjës). Krahas aparatit kryesor, kjo bashki, ka edhe 13 institucione varësie, të cilat e çojnë numrin e përgjithshëm të punonjësve në rreth 6000, prej të cilëve 30% janë specialistë të nivelit të mesëm dhe të lartë2. |
en_US |