dc.description.abstract |
Dihet se gjatë periudhave zgjedhore angazhimi politik është i një niveli të lartë. Gazetat e përditshme me një ndërtim të ndryshëm, po aq sa dhe me të njëjtin funksion, i drejtohen lexuesit me titujt më kryesorë, kjo duket më dukshëm përgjatë fushatave zgjedhore. Përpos shumësisë së titujve, që shprehin një përmbledhje të çështjeve të ditës, lajmet kanë funksion orientimi te lexuesit. Ndërvarësia e agjendës politike me atë të mediave është në funksion të orientimit të diskursit politik dhe të funksionit politikbërës në shoqëri, por përveç kësaj, mbitheksimi i agjendës politike duke shmangur problemet qytetare shtohet. Si paraqitet përmbajtja e disa gazetave përgjatë zgjedhjeve? Cilat janë çështjet kryesore të kësaj periudhe dhe a tematizohen titujt në vetvete? Cilat janë figurat politike në këtë diskurs? Ky studim paraqet të dhëna sasiore dhe një analizë cilësore të problematikës së titujve të faqes së parë të gazetave gjatë zgjedhjeve lokale 2015. Në të do të analizohen dhe strukturohen titujt e gazetave për funksionin e faqes së parë, për të dalë në përfundime të qëllimit të diskursit. |
en_US |