dc.description.abstract |
Ky punim do të fokusohet në evoluimin e profesionit të marrëdhënieve me publikun, duke evidentuar aftësitë që i nevojiten praktikuesve për të ofruar përvojën e tyre profesionale apo për të qenë një kandidat potencial për t’u punësuar në këtë profesion. Nëpërmjet analizimit të 60 njoftimeve për punësim të agjencive të ndryshme private dhe shtetërore, punimi trajton pyetjet e mëposhtme:
1. Si ka ndikuar zhvillimi i teknologjisë dhe mediat sociale në transformimin e profesionit dhe traditën e marrëdhënieve me publikun?
2. Cili është roli i PR-it në mediat sociale?
3. Cilat janë aftësitë dhe kriteret që duhet të përmbushin praktikuesit e PR-it ?
Nëpërmjet përdorimit të teorive të komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun të ndërthurura me evidencat empirike, punimi sugjeron se mediat sociale kanë ndikuar në
evoluimin e profesionit, por megjithatë nuk kanë ulur rëndësinë e praktikave tradicionale të marrëdhënieve me publikun.
Kërkesat në rritje të kritereve kualifikuese për të ushtruar profesionin e marrëdhënieve me publikun, nxit diskutimin për përvetësimin e aftësive polikualifikuese të ekspertëve të
marrëdhënieve me publikun, si dhe rolin e tyre integrues e strategjik. |
en_US |