2024-03-29T11:23:30Zhttps://dspace.aab-edu.net/oai/requestoai:dspace.aab-edu.net:123456789/2262017-03-03T14:10:43Zcom_123456789_135col_123456789_218
Agaj, Teuta
2017-03-03T14:10:43Z
2017-03-03T14:10:43Z
2015
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/226
Të dish një gjuhë nuk do të thotë të dish vetëm fjalët e saj, por të dish si të lidhësh fjalët, renditjen e fjalëve në një fjali dhe renditjen e fjalive në një periudhë, rolin e tyre dhe marrëdhëniet e tyre me njëra-tjetrën. Marrëdhënia e fjalive në një periudhë është veçanërisht e rëndësishme në lidhje me fjalitë e përbëra me nënrenditje, në të cilat fjalitë nuk janë të të njëjtit nivel, por tregojnë varësi. Pra, pikërisht fjalitë e varura kohore janë ato që janë mjaft të komplikueshme dhe të cilat krijojnë konfuzion. Për këtë arsye, shumica e njerëzve përpiqen t’i shmangin ato, dhe përdorin fjali të thjeshta në vend të tyre, megjithatë, diçka e tillë shkakton humbjen e kuptimit dhe origjinalitetit të idesë. Kjo do të thotë se edhe pse të komplikuara, fjalitë e varura kohore janë thelbësore për të shpjeguar idetë dhe mendimet tona. Duke u bazuar në numrin e madh të fjalive të varura kohore, në kuptimet që ato bartin, si dhe për mënyrën se si shprehet kuptimi, ky punim do të përqendrohet në gabimet që studentët e Gjuhës Angleze bëjnë në përdorimin e fjalive të varura kohore. Do të përqendrohet në strukturën e fjalive të varura kohore, si dhe përdorimin e tyre.
other
fjali
periudhë
fjali e varur kohore
fjali kryesore
fjali e varur
lidhëz nënrenditëse
Gabimet që studentët e Gjuhës Angleze bëjnë në përdorimin e fjalive të varura kohore
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/10732017-05-24T12:09:46Zcom_123456789_135col_123456789_1058
Zajmi, Ilire
2017-05-24T12:09:46Z
2017-05-24T12:09:46Z
2017
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1073
Mediat sociale po ndryshojnë natyrën e komunikimit masiv, duke demediatizuar median tradicionale. Ato po shfrytёzohen si platforma tё fuqishme pёr plasimin e shpёrndarjen dhe informacionit, aktiviteteve, promovimin e institucioneve, grupeve tё caktuara tё interesit e individёve, por edhe aktorёve politikё pёr qёllime tё ndryshe. Plasimi dhe shpёrndarja e informacionit pёrmes mundёsive qё ofrojnё mediat sociale, mundёson mobilizimin e njё audience mё tё gjerё nё forma e mёnyra tё reja. Politikanёt po i shfrytёzojnё kёto mundёsi tё ofruara nga rrjetet sociale, pa pasur mё nevojё ta plasojnё informacionin pёrmes gazetarёve apo medias tradicionale. Ky punim ka pёr qёllim tё analizojё pёrdorimin e rrjeteve sociale si mjet tё shpёrndarjes sё informacionit nga ana e aktorёve politikё kosovarё dhe pёrmbajtjet e informacioneve qё plasohen. Punimi analizon postimet e tre politikanёve kosovarё, kryeministrit Isa Mustafa, presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit tё Kuvendit tё Kosovёs Kadri Veseli, nё profilet e tyre nё rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, nё njё periudhё monitorimi prej pesёmbёdhjetё ditёsh gjatё muajit dhjetor 2016.
other
Media sociale
rrjete sociale
informacion
demediatizim
platformë
shpёrndarje
aktorë politikë
audiencё
Facebook
Twitter
media tradicionale
Rrjetet sociale dhe aktorёt politikё kosovarё
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/11662018-03-06T15:18:34Zcom_123456789_135col_123456789_1164
Çela, Erlis
2018-03-06T15:18:34Z
2018-03-06T15:18:34Z
2017
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1166
Interaktiviteti është një prej termave më të diskutuar në studimet mbi mediet e reja dhe së fundmi edhe mbi median sociale. Një numër i konsiderueshëm i autorëve me qasje pozitive ndaj mediave sociale janë të mendimit se interaktiviteti është veçoria me e spikatuar e gjeneratës së re të mediave, e cila ka ndryshuar qasjen e audiencave ndaj informacionit.
Ndërkohë vitet e fundit janë në rritje dhe qëndrimet kritike ndaj platformave të reja të medias sociale, ku bën pjesë Facebook, Twitter, Instagram, etj. Autorët kritikë e shikojnë interaktivitetin si një truk që përdorin platformat e medias sociale për të përfituar sa më shumë të dhëna mbi sjelljen dhe aktivitetin e përdoruesve, të cilat më pas ti përdorin si produkt që i’u ofrohet reklamdhënësve. Në këtë pikë ngrihen pikëpytje thelbësore mbi kulturën pjesëmarrrës dhe llogjikën algoritmike të mediave sociale si dhe transparencën e tyre përballë përdoruesve.
Studimi ynë është fokusuar mbi interaktivitetin, duke e parë atë në këndvështrimin e dy rrymave të lartpërmendura, me qëllim ballafaqimin e pikëpyetjeve kryesore të ngritura mbi këtë çështje.
Studimi bazohet kryesisht në një analizë cilësore, duke shqyrtuar qasjet kryesore kritike të autorëve të ndryshëm.
media sociale
interaktiviteti
algoritma
kultura pjesëmarrëse
audiencat
Analizë e qasjeve kritike mbi komunikimin interaktiv të mundësuar nga media sociale
Thesis
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2222017-03-03T14:02:28Zcom_123456789_135col_123456789_218
Alla, Aida
2017-03-03T14:02:28Z
2017-03-03T14:02:28Z
2015
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/222
Gjuha angleze është pa dyshim gjuha më e rëndësishme e komunikimit midis kombeve të ndryshme anë e mbanë botës. Është lingua franca në shumë takime ndërkombëtare, qofshin ato politike, ekonomike, sociale, artistike, letrare, etj. Në këtë kuadër, ndërveprimi diplomatik dhe politik midis kombeve është duke u rritur gjithnjë e më shumë, duke rritur, për rrjedhojë, edhe kërkesën për profesionalizëm në përkthim. Ligjet ndërkombëtare duhet të përkthehen saktësisht me qëllim që t’i përshtatet mentalitetit kombëtar, kulturor dhe politik të vendit të gjuhës së përkthimit.
other
gjuha ligjore
stili
toni
standardizimi i terminologjisë
probleme përkthimore
Gjuha juridiko-diplomatike: Analizë stilistikore e tekstit të “Konventës për Municionet Thërrmuese”
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1752017-03-03T10:24:44Zcom_123456789_135col_123456789_171
Dushi, Florian
2017-03-03T10:24:44Z
2017-03-03T10:24:44Z
2012
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/175
Kosova nuk ka ndonjë përvojë të theksuar sa i përket ndërtimit dhe funksionimit të institucioneve të pavarura shtetërore. Ndërtimi i pushtetit në Kosovë, i cili buron drejtpërdrejt nga vota e qytetarit, ndodhi vetëm pas përfundimit të luftës në vitin 1999, përkatësisht pas instalimit të misionit të KS të OKB-së, UNMIK-ut dhe organizimit të zgjedhjeve të para në vitin 2000.
Por, që nga themelimi i institucioneve të para e deri më sot, janë vërejtur disa ndërhyrje që janë bërë dhe që për shtetet që kanë një traditë të gjatë dhe për Kosovën, janë jo të zakonshme dhe jokushtetuese. Në Kosovë ndërhyrjet më të dukshme dhe më të theksuara kanë ndodhur në punën e legjislativit, Kuvendit, fillimisht nga misioni i UNMIK-ut, e më pas nga vetë qeveria. Kështu, jo rrallë, Kuvendi i Kosovës si organi më i lartë ligjvënës e përfaqësues, ashtu siç është paraparë fillimisht me Kornizën Kushtetuese e më pas edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nuk kishte mundësi t’i përmbushë funksionet e veta kushtetuese e ligjore.
other
Tjetërsimi i institucionit të Kuvendit!
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/3822017-03-06T10:29:56Zcom_123456789_135col_123456789_234
Zajmi – Rugova, Ilire
2017-03-06T10:29:56Z
2017-03-06T10:29:56Z
2015
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/382
Mediet sociale janë shndërruar në arenë të shpërndarjes së shpejtë të informacionit, komunikimit global, vetëpromovimit, lirisë së shprehjes, debateve të nxehta por edhe në një mjet të fuqishëm të formësimit të identitetit.
Identiteti është koncept i atribuuar shoqëror. Por në mediet sociale identiteti konsiderohet si “zgjatim i jetës së përditshme dhe mjet i ndryshimit kulturor”. Pra,formimi i identitetit, si koncept social, është duke u transformuar me metoda të reja globale. Ky transformim po ndodh falë medies sociale. Platformat e rrjeteve sociale mundësojnë krijimin dhe plasimin e identitetit real apo fals në botën virtuale.
Punimi identiteti online analizon krijimin e identitetit, motivet që shtyjnë individët të krijojnë këto identitete, krahason identitetet e krijuara virtuale me ato të botës reale dhe mënyrën e komunikimit mes përdoruesve. Gjithashtu trajton problemin e komunikimit me përdoruesit anonim, me të cilët fitohet përshtypja e eksplorimit të identitetit individual.
other
mediet sociale
formimi i identitetit
identiteti real
identiteti fals
identiteti online
privatësia online
bota virtuale
bota reale
rrjetet sociale
komunikimi
maska
facebook
twitter
linkedin
interneti
Identiteti online
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2272017-03-03T14:35:28Zcom_123456789_135col_123456789_209
Shabani, Gëzim
2017-03-03T14:11:56Z
2017-03-03T14:11:56Z
2014
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/227
Objekti kryesor i këtij punimi është studimi i sjelljes se konsumatorit ndaj normës se interesit të kredive në Kosove. Ky studim është i bazuar në të dhënat e realizuar përmes intervistave të drejtpërdrejta me konsumatorët të cilët kanë kredi në bankat komerciale në Kosovë. Rezultatet e marra tregojnë se 98.1% e të anketuarve janë të mendimit se bankat në Kosovë ofrojnë kredi me kamata të larta. Rezultatet të marra nga të anketuarit tregojnë se 96.1% prej tyre mendojnë se është e arsyeshme që bankat të ulin normat e interesit dhe të ofrojnë kredi me kamata më të ulëta, kurse një rezultat tjetër mjaft interesant tregon se mendohet të ketë edhe disa marrëveshje në mes të bankave që të mbajnë ketë normë të interesit mjaft të lartë, të këtij mendimi janë 49.1% e të anketuarave. Bankat komerciale që operojnë në Kosove ketë normë të lartë e kanë arsyetuar me risk të lartë të kthimit të kredive por nga të anketuarit 51.7% nuk ndajnë mendimin e njëjtë sikurse bankat, për faktin se risku i kthimit është arsyeje për norma të larta të interesit, pasi që bankat komercial që operojnë në Kosovë, qëndrojnë shumë më mirë se vendet e Ballkanit në renditjen e kredive të këqija.
other
Sjellja Konsumatore
norma e interesit
bankat komerciale
Sjellja e konsumatorëve ndaj normës së interesit të kredive në Kosovë
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1502017-03-03T08:51:10Zcom_123456789_135col_123456789_148
Reçica, Fetah
2017-03-03T08:51:09Z
2017-03-03T08:51:09Z
2009
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/150
Rol të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit ka përshtatja e ndryshimeve strukturale, e mundësive dhe e kushteve të zhvillimit të bazuara në kërkesat e tregut për produktet dhe shërbimet e realizuara. Zhvillimi i industrisë dhe resurset natyrore janë të një rëndësie të veçantë në këtë drejtim. Industria i kontribuon më së shumti zhvillimit ekonomik dhe ndarjes së punës. Ajo krijon mundësi për rindërtimin dhe avancimin e degëve të tjera ekonomike si bujqësisë, komunikacionit, tregtisë e të tjera. Ndikimi i industrisë në transformimin e strukturës ekonomike dhe sociale të vendit është i lartë ose i dobët, varësisht nga niveli i zhvillimit të përgjithshëm ekonomik të vendit.
Ekonomia e Kosovës pas luftës është ballafaquar me sfida të mëdha, si pasojë e menaxhimit të dobët për një dekadë të tërë dhe e luftës shkatërrimtare. Megjithëkëtë, Kosova me sukses e kaloi fazën e rindërtimit, e cila ishte mjaft e vështirë. Fillimi i privatizimit, zhvillimi dinamik i sektorit privat në ndërmarrje të vogla dhe të mesme, me theks të veçantë sektori i prodhimit, nismat e para të procesit të integrimit me ekonominë e rajonit përmes nënshkrimit të marrëveshjes për tregti të lirë, inkuadrimi në Paktin e Stabilitetit si anëtare jo e barabartë, janë vetëm hapat e parë të proceseve të gjata dhe të rënda drejt zhvillimit të ekonomisë së tregut dhe integrimeve në institucionet rajonale dhe ndërkombëtare. Në periudhën e pasluftës, ekonomia e Kosovës ishte ekonomi konsumuese dhe nevojat e veta kryesisht i plotësonte nga importi, duke e përdor “keshin” si mjet pagese në mungesë të institucioneve të organizuara financiare. Struktura ekonomike e një vendi, për zhvillimin ekonomik, më tepër se cilido tregues tjetër paraqet kahet dhe realitetin zhvillimor. Pra, ajo trajtohet si gjenerator aktual në çdo kohë dhe në çdo shoqëri bashkëkohore.
other
Ekonomia e Kosovës
zhvillimi ekonomik
resurset natyrore dhe ato humane
investimet
privatizimi
shënimet statistikore
Veçoritë strukturale të ekonomisë së Kosovës
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/11702018-03-06T15:27:49Zcom_123456789_135col_123456789_1164
Tripunoski, Mirko
Miftari, Florije
Tripunoska, Maja
Turkeshi, Neritan
2018-03-06T15:27:49Z
2018-03-06T15:27:49Z
2017
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1170
Dizajnimin e menaxhimit të marketingut të kërkesës organizative në nxitjen e konkurrencës dhe dekompozimit të prosperitetit, autorët e këtij punimi e analizojnë nga dy aspekte. E para, është ajo se ciliështë niveli i kërkesës për të gjithë produktet dhe në cilën periudhë kohore realizohen? Përgjigjen e kërkojmë në potencialin e tregut, të dedikuar në atë produkt, ndikimin e dizajnit të marketingut dhe gjendjen e mjedisit të jashtëm. E dyta, cili nivel i shitjes, mund të pritet, si një tregues real dhe arritjet e saj, nga ku ndikim të rëndësishëm do të kenë faktorët e jashtëm dhe përpjekjet në arritjen e dizajnit të marketingut. Përgjigjen e kësaj pyetjeje, autorët e këtij punimi do ta elaborojnë përmes vlerësimit të promovimit të konkurrencës si dhe vlerësimit të subjekteve ekonomike për shitjet e ardhshme. Megjithatë, analiza e tillë e konkurrencës dhe vlerësimi do të përpunohet në një partneritet të hapur ku do të orientohet në atë se si të arrijmë në zhvillim stabil, cili është niveli i përpjekjeve të marketingut si dhe investimet e ndërmarrjeve në shitjet e ardhshme.
Treguesit e ndërmjetëm dhe nxitësit e kërkesës organizative autorët e përcaktojnë atë nëpërmjet mjedisit konkurrues ku eksporti është një mjet diagnostikues dhe një shkaktar, si një dimension i ardhshëm i konkurrencës, duke vënë theksin në inovacionet (risitë) vendase, eksportin, importin, investimet vendase, ku produktiviteti varet nga tre faktorë. I pari është pasuria trashëgimore. I dyti është konkurrenca makroe-konomike dhe faktori i tretëështë aftësia mikroekonomike e subjekteve ekonomikë.
kërkesa organizative
konkurrenca
treguesit
faktorët
shitja
Dizajnimi i menaxhimit të marketingut të kërkesës organizative në nxitjen e konkurrencës dhe dekompozimit të prosperitetit
Thesis
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2622017-03-03T15:19:36Zcom_123456789_135col_123456789_234
Gjerazi, Blerina
2017-03-03T15:19:36Z
2017-03-03T15:19:36Z
2015
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/262
Ky studim fokusohet në qasjet e marrëdhënieve me publikun në administratën publike shqiptare dhe bashkëpunimi me gazetarët për përhapjen e informacionit nëpërmjet kanaleve të ndryshme. Duke marrë si rast studimor sistemin e drejtësisë, punimi trajton pyetjet e mëposhtme:
A është zhvilluar “spin doctor” si një alternativë e MP në administratën shqiptare?
Cilat janë karakteristikat dominuese të informimit publik?
A ka implikime për teorinë e mas komunikimit dhe profesionin e gazetarit?
Nëpërmjet përdorimit të teorive të komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun të ndërthurura me evidencat empirike, studimi sugjeron se përdorimi i “spin doctor” mund të konsiderohet si një rol i veçantë i komunikimit, por në fillimet e saj. Theksimi i perspektivave pozitive të ngjarjeve, mbulimi i së vërtetës dhe përhapja e informacionit nëpërmjet kanaleve të komunikimit masiv ngre diskutimin e tendencave dhe perceptimin e informacionit nga publiku potencial. Duke qenë se teknologjia e informacionit është në zhvillim të vazhdueshëm, mediat sociale janë gjithnjë e në rritje duke sfiduar mediat tradicionale, efektiviteti i “spin doctor” vihet në pikëpyetje.
other
Marrëdhënie me publikun
spin doctor
administratë publike
sistem i drejtësisë
“Spin doctor”: qasje alternative e marrëdhënieve me publikun në administratën publike shqiptare?!
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1492017-03-03T08:48:20Zcom_123456789_135col_123456789_148
Mustafa, Muhamet
Zogaj, Alban
2017-03-03T08:48:20Z
2017-03-03T08:48:20Z
2009
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/149
Ky punim trajton sfidat, politikat dhe mundësitë për ndërtimin e një ekonomie të shëndoshë në Kosovë, si një nga çështjet kryesore në periudhën pas statusore. Qëllimi i këtij punimi është të analizojë perspektivat për një zhvillim ekonomik të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të Kosovës, si dhe t’i identifikojë politikat dhe veprimet të cilat duhet të miratohen nga Qeveria e Kosovës dhe aktorët e tjerë, me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.
other
qëndrueshmëri ekonomike
zhvillim ekonomik
qëndrueshmëri
mosbalancim makroekonomik
reforma ekonomike
Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1532017-03-03T08:58:29Zcom_123456789_135col_123456789_148
Korajlić, Nedžad
Dautbegović, Almin
Muharremi, Driton
2017-03-03T08:58:29Z
2017-03-03T08:58:29Z
2009
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/153
Gjurmët materiale të cilat gjenden në vendin e ngjarjes të eksplodimit janë një ndër zonat më kritike gjatë hetimeve. Për këtë arsye, nuk është rast i rrallë që disa fakte dhe prova materiale shumë të rëndësishme të cilat me këtë rast gjenden, ndikojnë qenësisht në rezultatin përfundimtar të rastit në gjykatë. Nga këto arsye, me zhvillimin e aspekteve shkencore të shkencave forenzike, duhet më shumë vëmendje t’i kushtohet gjetjes dhe ruajtjes së integritetit të provës të cilat më vonë do t’i studiojnë ekspertët e profileve të ndryshme në laboratorët kriminalistike. Një ndër qasjet shumë të gabuara ndaj kësaj çështje, e që ndërlidhet me të kuptuarit modern të shkencës së forenzikës, është se kjo fushë ndonjëherë lidhet vetëm me punën e laboratorëve të kriminalistikës, që në realitet paraqet gabim të madh. Është fakt që shkathtësia e laboratorëve të ofroj arsyetime në baza shkencore në masë të madhe varet nga vërejtja, mbledhja dhe dokumentimi i provave në vendin e ngjarjes kriminale, sepse edhe vet kriminalistët të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes janë në të njëjtën masë pjesë e shkencës së forenzikës, po ashtu edhe si ekspert në laborator. Nëse me gjurmët materiale nuk menaxhohet si duhet, puna e laboratorit kriminalistik mundet në masë të madhe të vihet në pyetje. Kjo është një arsye më tepër që duhet kushtuar vëmendje, si në vendin e ngjarjes ashtu edhe në tërë rrugëtimin derisa gjurma materiale nuk fiton epilogun gjyqësorë.
other
Gjurmët materiale
vendi i ngjarjes
provat dhe laboratori
forenzik
Nocioni, klasifikimi dhe procedurat e mbledhjes, paketimit dhe transportit të gjurmëve të shkaktuara nga eksplodimi
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1522017-03-03T08:55:58Zcom_123456789_135col_123456789_148
Zupančič, Rok
2017-03-03T08:55:58Z
2017-03-03T08:55:58Z
2009
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/152
Në këtë punim bëhet fjalë për teorinë e konceptit mbi parandalimin e një konflikti. Nëse politikanët kosovarë duan që vërtet ta stabilizojnë shtetin e ri, atëherë duhet të gjejnë zgjidhje dhe t’i marrin në konsideratë rekomandimet e teorisë mbi parandalimin e një konflikti, dhe pastaj ta gjejnë mënyrën e tyre për t’i zgjidhur problemet nga fusha e politikës, shoqërisë, ekonomisë dhe kulturës. Me vonë, vendimmarrësit dhe zyrtarët e lartë duhet t’i hartojnë strategjitë e tyre të veçanta dhe politikat mbi parandalimin e konflikteve, për t’u zvogëluar kështu mundësitë e një shkallëzimi të ri të dhunës. Ky punim paraqet disa arsye historike dhe bashkëkohore mbi origjinën e dhunës dhe lidhjen e tyre me parandalimin e konflikteve. Punimi, po ashtu, sqaron zhvillimin e konceptit të parandalimit të konflikteve bashkëkohore, duke filluar që nga nisma e KB-së në vitin 1960, e cila u avancua në mënyrë gjithëpërfshirëse në Bashkimin Evropian, dhe nga disa organizata të tjera ndërkombëtare. Dallimi në mes të parandalimit struktural dhe parandalimit operativ të konflikteve shpjegohet në fund të këtij punimi, duhet theksuar se, parandalimi struktural i konflikteve është i domosdoshëm për Kosovën, si shtet i ri, i cili u shfaq rishtas në fushën politike në Ballkanin Perëndimor.
other
parandalimi i konflikteve
arsyet dhe motivet për luftëra
Kombet e Bashkuara
Bashkimi Evropian
parandalimi struktural dhe ai operativ i konflikteve
Kosova
Teoria mbi parandalimin e konflikteve. Çfarë mund të përfitojë Kosova nga kjo?
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/11732018-03-06T15:31:50Zcom_123456789_135col_123456789_1164
Sylejmani, Blerim
Maliqi, Arben
Preniqi, Gazmend
Azizi - Maliqi, Florie
2018-03-06T15:31:50Z
2018-03-06T15:31:50Z
2017
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1173
Hulumtimet mbi ndikimin dhe marrëdhëniet në mes të aftësive bazike - motorike dhe situacionale – motorike është një proces i vazhdueshëm që nxjerr në pah ndikimin e aftësive bazike – motorike në testet situacionale – motorike të futbollistëve të regjionit të Gjilanit, që janë pjesë përbërëse në elitën e futbollit kosovar. Qëllimi kryesor i këtij punimi është përcaktimi i ndikimit të performancës së aftësive motorike në analizën e dy testeve situacionale motorike të futbollistëve kadet. Në mostrën e të hulumtuarve janë përfshirë 98 futbollistë të regjionit të Gjilanit, të kategorisë së kadetëve, të cilët njëherit do të jenë përfaqësues të së ardhmës së futbollit kosovar e më gjerë. Në këtë punim janë hulumtuar ndikimi i disa dimensioneve në hapësirën motorike nga: (forca eksplozive, frekuenca e shpejtësisë së krahëve dhe këmbëve, koordinimit dhe fleksibilitetit) me gjithsej 12 variabla dhe dy testeve të motorikës situacionale (shpejtësisa e udhëheqjes së topit në vijë të drejtë dhe goditjes së topit me kokë). Metoda e aplikuar në këtë punim është analiza regresive, e përpunuar përmes paketës SPSS statistics. Pas përpunimit të rezultateve vërejmë se në rezultatet e testeve situacionale të koordinimit , ndikim të rëndësishëm kanë treguar variablat, vrapim me hapa anash dhe sllallom si dhe në testin situacionalo - motorike (goditja e topit me kokë), ndikim të rëndësishëm kanë treguar variablat vrapim me hapa anash, vrapim në drejtkëndësh (testi zarf), kërcim nga vendi në gjatësi dhe kërcim (trehapësh).
Futbollistë
aftësi motorike
koordinim
goditje
regression
Ndikimi i aftësive motorike në suksesin e futbollistëve në regjionin e Gjilanit të moshës 14-16 vjeçare
Thesis
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1682017-03-03T10:01:28Zcom_123456789_135col_123456789_163
Žnidaršič Žagar, Sabina
2017-03-03T10:01:28Z
2017-03-03T10:01:28Z
2009
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/168
Punimi bën krahasimin e zhvillimeve demografike të Republikës së Sllovenisë dhe të Republikës së Kosovës gjatë dekadave të fundit. Qëllimi kryesor është që të ceken dallimet e rëndësishme dhe shkaqet e evolucionit të ndryshëm të tranzicionit demografik në këto dy mjedise. Në të parën, tranzicioni përfundoi në fund të shekullit të kaluar, ndërsa në të dytën tranzicioni gjendet vetëm në fazën e parë. Përderisa Republika e Sllovenisë gjendet sot në një situatë posttranzicionale, të karakterizuar nga një ndryshim i konsiderueshëm i marrëdhënieve ndër-gjeneratave, Republika e Kosovës është ende një shoqëri në tranzicion me të dhëna statistikore për lëvizje të popullatës që tregojnë që Kosova duhet të ballafaqohet me sfida të pa shembull (që gjithashtu) lidhen me ndryshime të parashikuara radikale në strukturat e natalitetit të popullatës.
other
Republika e Kosovës
Republika e Sllovenisë
tranzicioni demografik
nataliteti
mortaliteti
vdekja e foshnjave
gjinia mashkullore dhe femërore
Kosova dhe Sllovenia – dy Ngjarje, dy Rrugë, dhe sfida të ndryshme
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/11682018-03-06T15:20:54Zcom_123456789_135col_123456789_1164
Abazi, Hajdin
2018-03-06T15:20:54Z
2018-03-06T15:20:54Z
2017
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1168
Qëllimi i kësaj trajtese është të nxjerrë në pah sfondin e post-të vërtetës si një pikëpamje, domethënë disa nga burimet dhe kushtet prej të cilave ka buruar ajo. Duke u bazuar në zhvillimet kundërthënëse filozofike përgjithësisht dhe sidomos të atyre epistemologjike të shekullit XX e që po vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, argumentimi do të mbështetet, në njërën anë, në pikëpamjen e verifikacionizmit, sipas së cilës teoritë shkencore konfirmohen po qe se referenca e predikimeve të tyre konstatohet dhe shkencëtarët duhet t’i verifikojnë ato; si dhe, në anën tjetër, në pikëpamjen e falsifikacionizmit, sipas të cilës të gjitha teoritë shkencore janë të rreme dhe shkencëtarët duhet t’i falsifikojnë ato. Shtjellimi do të zgjerohet duke përfshirë kontributet e Thomas Kuhn, Imre Lakatos dhe Paul Feyerabend, si dhe të të tjerëve. Gjetjet e epistemologjisë se teoritë shkencore janë të rreme, se teoritë kanë ndikim në formimin e fakteve dhe perceptimeve, se dikotomia fakte /vlerat është shembur etj., nxjerrin në pah se si ndoshta qe shtruar rruga për post-të vërtetën. Trajtesa do të realizohet përmes qasjes së parashtrimit teorik, të shqyrtimit të argumenteve për dhe kundër dhe të analizës, për të përfunduar se post-e-vërteta si pikëpamje mund të jetë në mënyrë të tërthortë rrjedhojë e zhvillimeve të përgjithshme në filozofi dhe sidomos në epistemologji.
filozofi
epistemologji
verifikacionizëm
falsifikacionizëm
post-e-vërteta
Mbi sfondin dhe ndikimin e mundshëm të epistemologjisë në shfaqjen e post të vërtetës
Thesis
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2232017-03-03T14:34:13Zcom_123456789_135col_123456789_209
Doko, Mimoza
Abrashi, Gazmend
2017-03-03T14:06:07Z
2017-03-03T14:06:07Z
2014
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/223
elevizioni sot është bërë një nga mjetet më të fuqishme të komunikimit masiv, është bërë një nevojë e përditshme e njeriut të shekullit tonë. Ai ndikon në mënyrë direkte në edukimin, formimin etik dhe estetik të njeriut. Si zbulim teknik i shekullit të kaluar mund të renditet ndër më të rëndësishmit. Avantazhet e televizionit në krahasim me radion dhe gazetën janë se ai ndikon tek shikuesit më fuqishëm për vetë faktin se është një mjet komunikues vizivo−auditiv. Avantazhet e tij në krahasim me filmin dhe teatrin janë se ai në ndryshim nga to i shkon shikuesit në shtëpi dhe si i tillë në kushtet e sotme dhe akoma më tepër në perspektivë, ka një numër shikuesish shumë më tepër se sa kinemaja dhe teatri të marra së bashku.
Në televizion jo çdo gjë që transmetohet ka lidhje me veprën artistike. Lajmet, bisedat shkencore e politike, informacionet, nuk kanë asgjë të përbashkët me artin televiziv.
other
kinema
ekranizim
vepër letrare
autor
arte televizive
Televizioni dhe ekranizimi i veprës letrare për televizion
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1542017-03-03T09:01:56Zcom_123456789_135col_123456789_148
Zbašnik-Senegačnik, Martina
2017-03-03T09:01:56Z
2017-03-03T09:01:56Z
2009
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/154
Energjia është një aspekt i rëndësishëm i ndërtesave. Ajo është përbërëse në materiale ndërtimore dhe e nevojshme për ndriçim dhe instalime elektrike, si dhe për ngrohje dhe ftohje. Sasia e energjisë e cila nevojitet për të gjitha ndërtesat, mund të reduktohet. Qëllimi i këtij punimi është për t’i prezantuar masat që duhet të merren për reduktimin e energjisë në ndërtesa. Këto masa mund të merren bazuar në plane adekuate arkitekturale, ventilim të kontrolluar dhe termo izolim të cilësisë së lartë, siç janë: izolimi i denjë, largimi i urave termale si dhe furnizimi i vazhdueshëm me ajër. Nevoja e ndërtesave për lëndë djegëse fosile, mund të reduktohet deri në 90%, duke i marrë parasysh faktorët e lartpërmendur.
other
energjia
kursimet e energjisë
humbjet e nxehtësisë
energjia solare
izolimi
urat termale
efikasiteti i energjisë
koncepte shtëpiash
Kursimet e mundshme të energjisë në ndërtesa
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2212017-03-03T14:28:11Zcom_123456789_135col_123456789_209
Berisha, Ibrahim
2017-03-03T14:02:02Z
2017-03-03T14:02:02Z
2014
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/221
Identitetet personale edhe në Kosovë krijohen përmes ndikimit të përmbajtjeve të massmedies. Sistemet e madha dhe të shumëllojshme teknologjike-komunikuese kanë lehtësuar konvergjimin e marrëdhënieve personale dhe kolektive në kontekste shoqërore dhe kulturor. Po kështu, identiteti personal është joshur nga faktorë që e orientojnë konstruimin e tij kah virtualja. Identiteti i përmirësuar, i retushuar dhe artificial, që krijohet në një hapësirë të tillë virtuale përmes massmedies e pasuron dhe lojën e roleve kulturore që nuk janë të përputhshme me rolet në jetën reale. Rolet nuk japin, por marrin nga publiku energjinë e pasistemuar kulturore dhe ia dhurojnë atë pushtetit të përfaqësueseve kryesisht koorporativ, të cilët menaxhojnë me përfitimin e publikes.
other
Identitet personal
massmedia
masskulturë
multikulturalizëm
virtual
rol
e drejta publike
Identiteti personal dhe masskultura
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/3842017-03-06T10:34:30Zcom_123456789_135col_123456789_234
Nelku, Raimonda
2017-03-06T10:34:30Z
2017-03-06T10:34:30Z
2015
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/384
other
Identiteti kulturor dhe roli i Transmetuesit Publik Shqiptar
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1832017-03-03T13:02:12Zcom_123456789_135col_123456789_181
Aron, Raymond
2017-03-03T13:02:12Z
2017-03-03T13:02:12Z
2014
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/183
other
Etapat e mendimit sociologjik
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/11952019-03-09T08:38:48Zcom_123456789_135col_123456789_1190
Hoxha Beqiri, Besa
2019-03-09T08:38:48Z
2019-03-09T08:38:48Z
2018
1848-4298
2623-8381
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1195
Gjergj Fishta është një ndër shkrimtarët më të analizuar të letërsisë shqiptare. Çështja e mohimit të tij gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri, si dhe vlerat e pamohueshme letrare kanë bërë që studiuesit e ndryshëm ta rikthejnë fuqishëm, me gjithë faktin se Fishta ishte gjithnjë prezent. Për kohë të gjatë, në periudhën e censurës komuniste, gjegjësisht deri më 2014, është menduar dhe shkruar për ndalimin e disa shkrimtarëve të periudhës 1912-1939, përfshirë edhe Fishtën. Në një përfundim të tillë vihet nga vetë fakti se veprat e ndryshme kritike dhe të historisë së letërsisë, si dhe antologjitë e periudhës së pasluftës, qofshin shkrime individuale apo grupore, nuk kanë përfshirë Fishtën në to. Aq më tepër, pas demokratizimit të Shqipërisë, u shkrua për ndalimin e shkrimeve të Fishtës për një periudhë pothuajse gjysmëshekullore nga censura e kohës. Fishta gjatë sistemit komunist dhe përfshirja e tij në historitë e letërsisë shqipe, pas vitit 1968, vit ky i ndalimit të dorëshkrimit “Historia e letërsisë shqipe 1912 – 1939”, vlerësimi dhe mënyra e analizës së shkrimeve të Fishtës në këto histori, përfshirë edhe dorëshkrimin, janë pjesë e analizës së këtij punimi.
Gjergj Fishta
dorëshkrimi
historitë e letërsisë shqipe institucionale
historitë e letërsisë individuale
çështja e censurës ndaj Fishtës
Gjergj Fishta sipas Dorëshkrimit të ndaluar të Historisë së Letërsisë Shqipe
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2632017-03-03T15:22:34Zcom_123456789_135col_123456789_234
Luku, Elvin
2017-03-03T15:22:34Z
2017-03-03T15:22:34Z
2015
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/263
Kur Phil Donahue prezantoi formatin The Phil Donahue Show, në 1967, në SHBA, që përmbysi komunikimin vertikal duke sjellë interaktivitet mes publikut dhe panelit në studio, kritikët e cilësuan atë si formatin modern të talk show-t. Moderatori arriti të krijonte atë që njihet si “demokracia pjesëmarrëse televizive”.[1]
Sot, rreth gjysmë shekulli më vonë, historia përsëritet. Rrjetet sociale i krijojnë mundësi programeve talk show, por jo vetëm, që të kenë një komunikim interaktiv me një audiencë shumë më të gjerë, edhe ndërkombëtare.[2]
Falë mediave të reja tele-demokracia merr një përmasë më të plotë!
Por sa arrijnë programe të tilla talk show në Shqipëri të shfrytëzojnë këto platforma të reja? Cili është opinioni i drejtuesve të këtyre programeve mbi to? Sa është përfshirja e publikut në studio e jashtë tij dhe a mund të flasim për teledemokraci në emisionet shqiptare? – Këto janë disa nga pyetjet që do të marrin një përgjigje në këtë punim.
Kjo analizë mbështetet në intervista dhe të dhëna nga një anketim me 31 moderatorë që drejtojnë programe talk show në Shqipëri; Video-materialet arkivore nga emisionet e kësaj gjinie dhe një literaturë e autorëve bashkëkohorë të komunikimit dhe mediave të reja.
other
Talk show
rrejte sociale
media të reja
interaktivitet
audience
tele-demokraci
telekraci
Tele-demokracia: Talk show-t shqiptarë përballë mediave te reja
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/11922019-03-09T08:30:25Zcom_123456789_135col_123456789_1190
Bicaj, Arbërore
Bytyqi, Alberita
Azizi, Tringa
Xhemajli, Arbona
2019-03-09T08:30:25Z
2019-03-09T08:30:25Z
2018
1848-4298
2623-8381
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1192
Edukimi parashkollor dhe, në veçanti, edukimi parashkollor i institucionalizuar është shumë i rëndësishëm për fëmijërinë e hershme. Në këtë kontekst, bashkëpunimi me prindërit paraqitet si çështje me rëndësi për cilësinë dhe për ndikimin e edukimit në fëmijërinë e hershme. Shpeshherë, prindërit nuk janë të vetëdijshëm se ata e luajnë rolin themelor në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre nëpërmjet pjesëmarrjes aktive dhe bashkëpunimit me personelin dhe institucionet e edukimit parashkollor.
Hulumtimi trajton bashkëpunimin e prindërve me institucionet parashkollore (IP) dhe ndërlidhjen e këtij bashkëpunimi me faktorë si: komunikimi, mjedisi shkollor, përdorimi i transferit të përvojave profesionale të prindërve dhe njohja e prindërve me politikat e edukimit parashkollor (edukimit në fëmijërinë e hershme)1 në funksion të edukimit të fëmijëve. Hulumtimi është realizuar nëpërmjet qasjes sasiore me prindër (N = 60) dhe nëpërmjet qasjes cilësore me edukatoret, duke shqyrtuar sfidat dhe nevojat për përmirësimin e një bashkëpunimi të tillë, si dhe rolin dhe mundësitë e të dyja palëve drejt realizimit të një bashkëpunimi sa më efektiv.
Gjetjet e dala nga hulumtimi dëshmojnë se identifikimi i formave dhe i faktorëve të bashkëpunimit me prindër ndikon në forcimin e rolit të trekëndëshit institucion parashkollor/familje/komunitet, si dhe në rritjen e ndërgjegjësimit të prindërve, nëpërmjet institucioneve parashkollore, për rëndësinë e një bashkëpunimi të tillë.
fëmijëri e hershme
bashkëpunim
komunikim
prindër
institucione parashkollore
Bashkëpunimi i institucioneve parashkollore me prindërit drejt edukimit në fëmijërinë e hershme
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1432017-03-03T08:26:01Zcom_123456789_135col_123456789_136
Paçarizi, Rrahman
2017-03-03T08:26:01Z
2017-03-03T08:26:01Z
2008
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/143
Gjuha shqipe është gjuhë indoevropiane, e cila konsiderohet, nga shumica e përfaqësuese të gjuhësisë krahasimtare, pasardhëse e drejtpërdrejtë e ilirishtes së vjetër. Trualli i formimit të gjuhës shqipe besohet të jetë përafërsisht territori në të cilin ajo aktualisht shtrihet, ndoshta me një zhvendosje kah veriu. Nuk ka asnjë dyshim madje që Dardania, apo Kosova e sotme, është vendi ku shqipja apo protoshqipja ka pasur një kontinuitet të pandryshuar deri në ditët e sotme.
Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore – dialektin verior apo gegërishten dhe dialektin jugor apo toskërishten, të cilat ndahen nga një rrip gjuhësor i njohur si të folmet kalimtare. Dallimet ndërmjet dy dialekteve të shqipes janë të natyrës fonetike para së gjithash, por ka edhe disa dallime të vogla dialektore. Gjithsesi këto diete janë të ndërkuptueshme mes vete.
Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe i zbuluar deri më tash është “Formula e Pagëzimit” e shkruar nga Pal Engjëlli më 1462.
Gjuha shqipe ka përjetuar dy standardizime zyrtare. Fillimisht më 1920 në Kongresin Arsimor të Lushnjës ishte vendosur që e folmja e Elbasanit, e folme e gegërishtes veriore, të ishte gjuhë zyrtare shqipe, ndërsa më 1972 u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, me ç’rast në bazën e standardit të shqipes u vu përfundimisht toskërishtja.
Gjuha shqipe sot flitet nga më se 7 milionë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë Perëndimore dhe në pjesët jugore të Malit të Zi. Dialektet arvanite në Greqinë veriore konsiderohen pothuajse gjuhë e vdekur, ndërkohë që variante të shqipes fliten në Italinë Jugore, më saktësisht në Sicili dhe Kalabri, në Zarë të Dalmacisë, Kroaci, në disa fshatra të Ukrainës dhe në Mandricë të Bullgarisë. Koloni prej milionabanorësh, të përbëra nga shqiptarë që ishin shpërngulur atje nga Kosova e Maqedonia pas Luftës së Dytë Botërore, jetojnë sot në Turqi.
other
arbresh
arbër
arbëresh
arvanite
elbasanishte
Gadishulli Ballkanik
gegë
gegërishte
gjuha standarde
gjuha shqipe
gjuhësi krahasimtare
gjuhë indoevropiane
Komisia Letrare e Shkodrës
Kongresi Arsimor i Lushnjës
Kongresi i Drejtshkrimit
Kosovë
Mali i Zi
Maqedoni
protoshqipja
sociolinguistika
Shqipëri
toskë
toskërishte
Gjuha shqipe
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1612017-03-03T09:24:28Zcom_123456789_135col_123456789_148
Pllana, Lulzim
2017-03-03T09:24:28Z
2017-03-03T09:24:28Z
2009
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/161
Në shoqëritë moderne hulumtimi i opinonit respektivisht mbledhja e informatave, çfarëdo qofshin ato, janë më se të nevojshme për zhvillimin e mëtutjeshëm si dhe definimin dhe matjen e shumë çështjeve të ndryshme në shoqëri si: të zhvillimit social-demografik, zgjedhjeve politike, sjelljeve të konsumatorëve, turizmit etj. Me rëndësi të veçantë është edhe përdorimi i metodologjisë, metodave apo teknikave të përshtatshme për marrjen e të dhënave të nevojshme. Në këtë punim do të jepet një pasqyrë e metodave të hulumtimit të opinionit, me një përshkrim të shkurtër rreth aplikueshmërisë së tyre në Kosovë.
other
Metodat
hulumtimi i opinionit në Kosovë
hulumtimi
Intervistat
pyetësori
hulumtime kuantitative
hulumtime kualitative
Face-to-Face
CATI
CAWI
Hulumtimi i Opinionit Publik – Teknikat hulumtuese për marrjen e të dhënave
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/11752018-09-06T07:56:22Zcom_123456789_135col_123456789_1174
Rrahmani, Bashkim
2018-09-06T07:56:22Z
2018-09-06T07:56:22Z
2018
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1175
Angazhimi i institucioneve të BE-së ka qenë i ndryshëm krahasuar me intervenimin e Brukselit ndaj shteteve tjera të Ballkanit dhe në veçanti lidhur me shtetet që kanë dalë nga procesi i shpërbërjes së ish-federatës jugosllave.
Roli i institucioneve të BE-së ka qenë shumë i rëndësishëm në fazat e para të rindërtimit dhe të ndërtimit të Kosovës pas instalimit të institucioneve civile ndërkombëtare, kur BE kishte një ndër shtyllat kryesore të pushtetit administrativ ndërkombëtar. Megjithatë, në procesin e integrimeve sipas Procesit të Stabilizim-Asociimit, ishin krijuar mekanizma të tjerë që e vendosnin Kosovën në pozitë të ndryshme krahasuar me Maqedoninë, me Malin e Zi, me Serbinë etj. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pesë shtete të BE-së nuk e njohën pavarësinë, ndërkohë që institucionet e BE-së vazhdojnë të mbajnë pozitë neutrale ndaj statusit të Kosovës. Këto janë çështje që e kanë ngadalësuar dhe e kanë vështirësuar procesin e integrimit të vendit, kurse Kosova është shteti i fundit që u fut në raporte kontraktuese me institucionet e BE-së. Krahas kësaj, Kosovës i janë vënë edhe kushte shtesë të cilat nuk u ishin parashtruar për vendet tjera të Ballkanit. Këto e kanë vënë Kosovën në pozitë të pabarabartë me shtetet tjera që janë në procesin e integrimit. Punimi bën një analizë të ndërhyrjes së institucioneve të BE-së nëpër faza të ndryshme, përfshirë fazën e shpërbërjes së ish-federatës e deri pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Nëpërmjet analizmit të dokumenteve dhe të politikave të BE-së shqyrtohet roli i kësaj ndërhyrjeje dhe vështirësitë e integrimit të Kosovës në proceset e integrimit.
Kosova
integrime
standard
BE
shpërbërje
federate
Neutraliteti i BE-së, vështirësi shtesë për proceset eurointegruese të Kosovës
Thesis
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/10652017-05-24T12:53:04Zcom_123456789_135col_123456789_1058
Luku, Elvin
2017-05-24T11:43:59Z
2017-05-24T11:43:59Z
2017
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1065
Nga raportimi i televizioneve kryesore Shqiptare, ato kombëtare, Top Channel e TV Klan dhe ai satelitor-kombëtar, Vizion Plus, vërehet mbizotërimi i lajmeve politike, të cilat burim kryesor të tyre kanë zyrat e shtypit të partive politike dhe ato të administratës. Në pjesën dërrmuese kronikat televizive kanë të njëjtin informacion dhe material filmik. Ndryshimi i vetëm janë nuancat raportuese në varësi dhe të linjës editoriale të televizioneve në fjalë. Po si qëndron raportimi në portalet online të këtyre mediave tradicionale. A ka ndryshim në publikimin e këtyre informacioneve apo këto website janë një zgjatim i informacioneve të edicioneve informative të këtyre televizioneve? Sa diktohet lajmi i publikuar në këto agjenci lajmesh nga audienca në linjë dhe si qëndron raporti mes tre koncepteve “churnalism”, “journalism” dhe “advertorial”? Ky punim do të realizohet përmes monitorimit të informacioneve të publikuara në adresat e internetit të këtyre televizioneve, intervistat me drejtuesit e redaksive të këtyre portaleve dhe literaturës bashkëkohore me autorë vendas e të huaj.
other
Portale online
churnalism
raportim
ndjekës unik
klikime
Portalet online të televizioneve mes PR-it dhe audiencës: Top Channel, Vizion Plus e TV Klan
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2242017-03-03T14:07:37Zcom_123456789_135col_123456789_218
Jonuzi – Shala, Vjosa
2017-03-03T14:07:37Z
2017-03-03T14:07:37Z
2015
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/224
Globalizmi është definuar si proces ekonomik, politik, shoqëror dhe kulturor, efekti i të cilit është ndikimi në nivel gjithë-botërorë përkatësisht, gjithëpërfshirës. Nga ky përkufizim, rrjedh se ky proces është shumëdimensional; ka përfshirë globin, nga këndvështrimi fizik dhe krahas kësaj, ka ndikuar në mënyrë gjithëpërfshirëse në pothuajse, në mos jo të gjitha, sferat e jetës së njeriut dhe të shoqërive në tërësi. Si i tillë, konsiderohet edhe i pashmangshëm.
Me gjithë anët pozitive të cilat i sjellë procesi i globalizimit, të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin teknologjik i cili mundëson “zvogëlimin” e rruzullit në kohë dhe në hapësirë, në mënyrë të pashmangshme ky proces sjell edhe pasoja të caktuara, të cilat gjithsesi, janë negative. Si rezultat i kësaj, kanë lindur edhe tendencat dhe pozicionime diametralisht të kundërta; në njërën anë përkrahësit absolutë të këtij procesi dhe në anën tjetër, kundërshtarët absolutë të këtij procesi.
Është më se e vërtetë se globalizmi ndryshon marrëdhëniet, jo vetëm ato politike dhe ekonomike, por edhe ato shoqërore dhe kulturore. Në këtë kuptim, globalizmi manifestohet edhe në sferën shkencore dhe gjuhësore. Kjo është më se e dukshme edhe në hapësirën shqiptare, në të cilën ky ndikim është jashtëzakonisht i shprehur.
Në shkencën e të drejtës penale dhe procedurale – penale në Kosovë, ky ndikim është i dyfishtë: derisa në Kodin penal të Republikës së Kosovës, ndikimi i përket gjuhës dhe në masë të caktuar është manifestuar me shprehje nga gjuha angleze, në Kodin e procedurës penale, ky ndikim manifestohet edhe në vetë substancën e procedurës penale.
Koha është duke e dëshmuar se përdorimi i shprehjeve të huaja në gjuhën shqipe shumë herë është nevojë, sepse duke i parë ndikimet në këto dy kode, shohim se, megjithatë, gjuha shqipe nganjëherë nuk mjafton. Si rrjedhojë, huazimet gjuhësore paraqesin “shpëtimin” e vetëm. Dhe kjo duhet të zgjasë vetëm për një kohë, dhe atë, derisa të “gjendet” shprehja në gjuhën shqipe. U mbetet gjuhëtarëve, në radhë të parë dhe studiuesve të sferës penale në përgjithësi që t’i “krijojnë”, që t’i “zbulojnë” dhe më pas t’i nxjerrin në përdorim shprehjet, të cilat medoemos duhet të jenë shqipe dhe të cilat në mënyrë të saktë përkojnë me kuptimin, pa lënë mëdyshje, kur kemi parasysh këtë sferë shumë delikate të së drejtës.
other
globalizmi
barbarizmat
huazimet
drafti
implementimi
ndikimet gjuhësore
dhunimi
kontrabandim
trafikim
shkronja e madhe
albanologjia
lektorët
institucionet shtetërore
gjuha shkencore
ligji mbi mbrojtjen e gjuhës shqipe
Ndikimi i shprehjeve të huaja në Kodin penal dhe në Kodin e procedurës penale të Republikës së Kosovës
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/10592017-05-24T12:54:21Zcom_123456789_135col_123456789_1058
Tartari, Alban
2017-05-24T11:18:47Z
2017-05-24T11:18:47Z
2017
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1059
Kompanitë e telekomunikacionit në Shqipëri mbeten reklamuesit më të mëdhenj në median shqiptare. Ky realitet në më se 15 vjet ka ndikuar në mënyrën se si media i sheh këto kompani dhe si përçon mesazhet e tyre te publiku. Mendohet se ato kanë ndikuar në ndërtimin e një “paprekshmërie” nga ana e medias, duke qenë kontributorë me buxhete, aq të nevojshme për mbijetesën financiare të televizioneve, gazetave dhe portaleve. Të mbështetur nga agjenci të fuqishme të marketingut dhe Marrëdhënieve Publike vendore apo ndërkombëtare si dhe me strukturat e tyre organizative të konsoliduara, këto kompani kanë ndryshuar mënyrën se si ndërtohen lajmet ekonomike, duke i përafruar ato me gjuhën e reklamës. Këtu ka ndikim fakti që shumica e këtyre departamenteve të MP varen nga drejtoritë apo grupet e marketingut. Përmbjatje reklamuese, shfaqen rëndom në edicione lajmesh të pashoqëruara me njoftimin se ato janë njoftime të MP apo të marketingut. Përmes këtij punimi synohet të analizohen disa prej këtyre lajmeve, dhe mënyra se si janë ndërtuar pikë së pari nga vetë zyrat e MP dhe transmetuar/publikuar në media. Këto lajme janë një produkt i drejtpërdrejtë i zyrave të MP pranë kompanive ndërsa media përdoret vetëm si një kanal komunikimi me publikun. Pra, media nuk ushtron asnjë lloj filtri apo politike redaksionale mbi këto përmbajtje informative.
other
kompani të telekomunikacionit
Shqipëri
lajme
marrëdhënie publike
marketing
Marrëdhëniet publike në kompanitë e telekomunikacionit në Shqipëri dhe ndikimi i tyre mbi lajmin
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/11942019-03-09T08:36:23Zcom_123456789_135col_123456789_1190
Buza, Violeta
2019-03-09T08:36:23Z
2019-03-09T08:36:23Z
2018
1848-4298
2623-8381
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1194
Krijimi i një klime të mirë në klasë arrihet nëpërmjet ndërlidhjes së lëndëve mësimore dhe aktiviteteve kreative me fëmijët, të cilat ndikojnë në motivimin dhe zhvillimin e kompetencave kryesore të të nxënit të tyre, me qëllim që të kuptojnë më lehtë botën që i rrethon. Andaj, si rezultat i bashkëpunimit mes institucioneve arrihet planifikimi dhe realizimi i praktikës nga studentët edukatorë me qëllim të vetëdijësimit të tyre për punën me fëmijë gjatë studimeve. Proces i rëndësishëm mbetet analizimi i punës së studentëve edukatorë gjatë marrjes së informacioneve teorike dhe realizimit të praktikës në institucionet parashkollore dhe klasat përgatitore në shkolla për motivimin e fëmijëve për të nxënë. Ky punim vë në pah punën e studentëve edukatorë në lëndët “Teori e Mësimit me Praktikë” dhe “Praktika Pedagogjike” për planifikimin dhe realizimin e aktiviteteve të ndryshme në bashkëpunim me edukatoret në institucionet parashkollore dhe klasa përgatitore. Andaj mendojmë se ndërlidhja e teorisë me praktikën ndikon në punën kreative të studentëve për motivimin dhe zhvillimin e fëmijëve. Analiza studimore është mbështetur në analizën e ditarëve e të portofoliove, si dhe në hulumtimet e prezantimet e studentëve edukatorë të Kolegjit AAB. Puna praktike është realizuar në institucionet parashkollore dhe klasat përgatitore për pesëmbëdhjetë javë nga studentët e vitit të dytë dhe vitit të katërt të Shkencave Sociale për vitin akademik 2017/2018.
praktika
motivimi
zhvillimi i fëmijëve
ditari
portofolio
Puna praktike e studentëve lidhur me motivimin e fëmijëve
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2672017-03-03T15:32:38Zcom_123456789_135col_123456789_234
Paja, Sokol
2017-03-03T15:32:38Z
2017-03-03T15:32:38Z
2015
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/267
Në regjimin totalitar shqiptar shtypi i shkruar komunist pati një rol të jashtëzakonshëm nëpropagandën ateiste përgjatë regjimit totalitar shqiptar 1945-1990. Mediat në Shqipërinë totalitare kthehen ne sherbim total të shtetit totalitar. Mediat transmetojnë ato informacione dhe të dhëna që janë në përputhje me parimet ideologjike dhe politike të partisë-shtet. Pushteti, mediat e kohës dhe publiku konceptohen dhe funksionojnë si e njëjta gjë. Propaganda ateiste e sistemit komunist kishte një rëndësi të veçantë për bindjen e ndërgjegjësimin e masave në luftën e proletariatit për triumfin e revolucionit proletar dhe për vendosjen e diktaturës së proletariatit në Shqipëri ku media pa dyshim dha rolin e saj specifik.Në këtë punim do të mësojmë mjetet dhe organizimin e propagandës ateiste në regjimin komunist në Shqipëri. Do të merren në shqyrtim artikuj me karakter të propagandës ateiste në shtypin e shkruar si gazeta : “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë”, “Zëri i Popullit” etj. Cili ishte roli i medias së shkruar? Qëllimi i vërtetë i propagandës ateiste? Cila ishte lidhja e pashmnagshme mes pushtetit, medias dhe propagandës? Partia komuniste shqiptare si parti marksiste-leniniste përgjatë gjithë veprimtarisë së ushtrimit të propagandës kërkonte me çdo kusht që njeriun ta ndryshonte jo vetëm në mënyrën dhe në stilin e jetës por ndikonte edhe psikologjikisht. Në propagandën ateiste feja barazohej me mënyrën e vjetër dhe borgjeze e jetesës, doket e zakonet prapanike dhe, veçanërisht, ideologjia fetare sipas propagandës ateiste kishte helmuar ndërgjegjen e njerëzve, duke hyrë thellë në jetën e tyre të përditshme, duke i zhytur në errësirën e padijes. Informacioni që përcillte propaganda në çdo qelizë të shoqërisë socialiste sidomos në qendar te punës dhe në organizatat-bazë të partisë përfshinte të gjitha aktivitetet politike, ideologjike, ekonomike, shoqërore, arsimore, kulturore të sistemit komunist shqiptar.
other
Media
Propagandë
Ateizëm
Totalitarizëm
Komunizëm
Shtypi komunist si një element i rëndësishëm në propagandën ateiste në regjimin totalitar shqiptar 1960-1970
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1852017-03-03T13:10:35Zcom_123456789_135col_123456789_181
Arënliu, Aliriza
Haskuka, Mytaher
Kelmendi, Kaltrina
Llullaku, Njomza
2017-03-03T13:10:35Z
2017-03-03T13:10:35Z
2014
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/185
Hyrje: Qëllimi i këtij artikulli është të kuptuarit e faktorëve të rrezikut që lidhen me dhunën e vetë-raportuar proaktive dhe viktimizimin në mesin e nxënësve kosovarë të shkollave të mesme.
Metodat: Të dhënat janë marrë nga 4709 nxënës të shkollave të mesme të moshës 15 – 16 vjeçare nga Kosova, që kanë marrë pjesë në Projektin Evropian për studimin në shkolla mbi alkoolin dhe drogat e tjera (ESPAD). Ky studim ka ndjekur metodologjinë e standardizuar, përcaktimin e mostrës, administrimin dhe kërkesat etike të njëjta me anketën (studimin) e PEShAD (ESPAD), gjë që siguron krahasueshmëri me vendet evropiane.
other
dhuna proaktive
viktimizimi
vetëvlerësimi
depresioni
konsumimi i alkoolit
Faktorët e rrezikut dhe viktimizimi i nëxënësve të shkollave të mesme
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2532017-03-03T14:58:28Zcom_123456789_135col_123456789_245
LECAJ, Mentor
2017-03-03T14:58:28Z
2017-03-03T14:58:28Z
2016
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/253
Ky punim synon që me krahasimin e këtyre dy rasteve, të krijojë një pasqyrë të qartë të problematikës, të cilat paraqesin këto shtete për sigurinë rajonale dhe globale, si dhe zgjidhjen e tyre me mjete dhe instrumente adekuate. Me krahasimin e efektit juridik, politik dhe diplomatik të këtyre programeve nukleare, të cilat ndikojnë në hartimin e strategjive të shteteve më të fuqishme në botë, synohet të nxirren në pah dallimet ndërmjet tyre.
Metodologjia që do të perdoret në këtë punim do të jetë analizë e literaturës ekzistuese, akteve juridike ndërkombëtare si dhe deklaratave të përfaqësuesve të aktorëve të kyçur në zgjidhjen e krizës, të cilat janë pjesë e problemit.
Gjetjet e këtij punimi kanë të bëjnë me atë se: pos që ekzistojnë elemente të përbashkëta ndërmjet këtyre rasteve, ekzistojnë dallime të rëndësishme ndërmjet tyre. Mjetet dhe instrumentet e njëjta diplomatike në zgjidhjen e këtyre krizave nuk kanë efekte të njëjta. Kjo e bën që secili rast të jetë i veçantë dhe i pakrahasueshëm në zgjidhjen e krizës.
Duke patur parasysh lieteraturën ekzistuese mbi këtë materie, ky punim do të plotësojë zbrazëtirat shkencore sa i përket gjetjes së dallimeve të këtyre rasteve, si dhe aplikimit të mjeteve të mundëshme në zgjidhjen e krizave bërthamore në të ardhmen.
other
Kore e Veriut
Iran
program nuklear
komuniteti ndërkombëtar
Programi nuklear i Koresë së Veriut dhe Iranit- qasje krahasuese
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/3792017-03-06T10:19:17Zcom_123456789_135col_123456789_234
Çela, Erlis
2017-03-06T10:19:17Z
2017-03-06T10:19:17Z
2015
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/379
Krijimi i portaleve të para informative në Shqipëri ka një histori relativisht të shkurtër që shkon disi më shumë se një dekadë. Mediat online janë një realitet i pamohueshëm aktualisht dhe krahas risive pozitive që kanë sjellë në panoramën e tregut mediatik apo të industrisë së medias në Shqipëri, janë shoqëruar dhe me disa problematika. Vetë natyra e këtyre portaleve informative apo blogjeve të ndryshme të gazetarëve, të cilat rendin drejt lajmit të minutës së fundit, të nxitura dhe nga konkurrenca e madhe në web kanë një raport disi të vështirë me besueshmërinë, në lidhje me informacionin që publikojnë. Shpesh herë audienca është dyshuese për vërtetësinë e informacionit dhe priret të lexojë të njëjtin lajm në disa faqe të ndryshme, për t’u siguruar rreth vërtetësisë së tij.
Mediat online, ashtu si i gjithë tregu mediatik, ka nevojë për të ardhura financiare për të mbijetuar dhe vazhduar aktivitetin. Por, sa arrijnë këto portale të sigurojnë të ardhura, cilat janë marrëdhëniet e tyre me reklamuesit dhe sa ka ndryshuar sjellja e këtyre të fundit në shpërndarjen e buxheteve të reklamës.
Nga ana tjetër këto media të reja kanë krijuar dhe një treg shtesë për gazetarët apo reporterët e rinj, të cilët tashmë përbëjnë një komunitet të rëndësishëm. Ndonëse para pak vitesh të qenit gazetar lidhej vetëm me punën në një televizion, gazetë apo radio, tashmë kemi një numër të madh reporterësh të angazhuar me kohë të plotë apo të pjesshme vetëm në mediat online. Nga ky realitet i ri lind dhe nevoja për të studiuar në lidhje me statusin e këtyre gazetarëve të punësuar në këto portale. Si trajtohen ata nga ana financiare, a ndryshon angazhimi i tyre profesional për arsye se janë të punësuar vetëm në një media online, si ndryshon statusi i tyre në raport me burimin e informacionit krahasuar me kolegët e tyre në mediat tradicionale?
Ky studim synon pikërisht të kërkojë përgjigje, lidhur me pyetjet që shtrohen rreth modeleve të funksionimit të medias online në Shqipëri, raportit të saj me besueshmërinë dhe statusin e gazetarëve të punësuar në këto media.
Për të realizuar punimin do të merren në studim portalet informative, balkanweb.com, albeu.com, gazetastart.com, noa.al dhe panorama.com.al
other
media shqiptare
mediat online
portale
tregu i medias
statusi i gazetarit
modelet e funksionimit
Media shqiptare online dhe modelet e funksionimit
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1402017-03-03T08:13:29Zcom_123456789_135col_123456789_136
Lipušček, Uroš
2017-03-03T08:13:29Z
2017-03-03T08:13:29Z
2008
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/140
Sovraniteti dhe vetëvendosja janë dy norma bazë të së drejtës ndërkombëtare, të cilat shpeshherë bien në kundërshtim me vetveten. Debati kryesor këtu është se cili parim e kufizon tjetrin dhe përgjigjja varet nga vlerësimi i secilit rast. Çështja e Kosovës është një shembull klasik i kësaj dileme. Që të dyja palët, shqiptarët kosovarë dhe serbët, insistojnë në të drejtat e tyre. Duke u bazuar, kryesisht, në arsyen historike, të parët kërkojnë të drejtën e vetëvendosjes në formë të shtetit, ndërsa këta të fundit të drejtën ta mbajnë provincën e Kosovës në kornizën e Serbisë. Arsyet historike, ose të drejtat historike, janë një koncept i vjetruar. Koncepti modern i vetëvendosjes, i zhvilluar nga teoria demokratike e Woodrow Wilson-it, ua mundëson shqiptarëve kosovarë të drejtën për vetëvendosje. Sovraniteti shtetëror nuk është më një koncept absolut përderisa ka lidhje drejtpërdrejt me respektimin e të drejtave të njeriut. Edhe pse vetëvendosja nuk mund të jetë në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare, shqiptarët kosovarë e kanë të drejtën e vetëvendosjes dhe të shtetit të tyre përderisa kanë qenë të shtypur nga regjimi i Milosheviqit. Vetëvendosja vazhdon të jetë një koncept radikal i kësaj kohe dhe aplikimi i saj varet nga rasti në rast duke marrë parasysh faktorë të ndryshëm.
other
Sovraniteti i brendshëm dhe i jashtëm
vetëvendosje – e brendshme (autonomi) – dhe e jashtme (e drejta për ndarje)
ligji i natyrës
të drejtat themelore të njeriut
demokraci
Woodrow Wilson
Pakti i Londrës
Konferenca e Paqes në Paris më 1919
Kushtetuta Jugosllave e vitit 1974
Parimi i sovranitetit shtetëror dhe e drejta për vetëvendosje: Çështja e Kosovës
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/10642017-05-24T12:53:12Zcom_123456789_135col_123456789_1058
Dodaj, Elidon
2017-05-24T11:40:53Z
2017-05-24T11:40:53Z
2017
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1064
Institucionet fetare shqiptare pas viteve 1990, patën një hov me rikthimin e lirisë së adhurimit dhe ushtrimit të fesë, e cila në 1967 me anë të një neni kushtetues ktheu Shqipërinë në vendin e vetëm ateist në botë, gjë e cila gjeti jehonë në mediat ndërkombëtare. Të ngritura në formë institucionale, bashkësitë fetare pas viteve ’90, filluan të zhvillonin zyrat e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun, mediat e tyre deri më sot, operojnë me programe të veçanta në mediat publike e private
në raste të ndryshe. Si një instrument i rëndësishëm i komunikimit mes institucionit si përçues i mesazhit fetar tek besimtarët (audienca), sot numërohen me dhjetra kanale të ndryshme transmetimi. Duke nisur nga mediat tradicionale si zyra e pritjes – zyra e
marrëdhënieve me publikun, gazetat dhe revistat, radiot, hapësirat televizive, interneti, deri tek mediat sociale të ditëve të sotshme, janë bërë një mjet mjaft konktret dhe i vizituar për përcjelljen e mesazheve të të gjitha karaktereve. Por, sa dhe si po i përcjellin këto mesazhe? Ku qëndron “ngërçi” në disa nga këto institucione fetare? Sa nga këto
mesazhe janë publike dhe a u drejtohen të gjithëve, e jo vetëm predikatit (predikuesit) të tyre? Cilat janë ndërhyrjet e jashtme? Bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile, biznesin? Këto dhe disa të tjera, janë disa nga qasjet që përcjell ndërthurja mes
marrëdhënieve me publikun dhe mediave të istitucioneve fetare në vitet e fundit, për audiencën që u drejtohen.
other
Institucione fetare
media
komunikim
zyra e marrëdhënieve publike
audienca
Zyra e marrëdhënieve me publikun e institucioneve fetare, roli i medias së komuniteteve fetare nga viti 2010 – 2016
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/3832017-03-06T10:32:31Zcom_123456789_135col_123456789_234
Lubishtani, Manjola
2017-03-06T10:32:31Z
2017-03-06T10:32:31Z
2015
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/383
Mediat, si mjete bashkëkohore të shprehjes dhe komunikimit kulturor e gjuhësor , përbëjnë një nga hapësirat e detyrueshme ku shqipja standarde duhet të zotërohet e të promovohet.
Me njësimin e shqipes në Kongresin e Drejtshkrimit më 1972, e paraprakisht me Konsultën e Prishtinës më 1968, standardi i shqipes u përqafua e u mbështet si variant zyrtar i përdorshëm në të gjitha sferat publike institucionale e arsimore edhe në Kosovë. Realiteti i sotëm dëshmon për një nivel zotërimi e përdorimi të pakënaqshëm të standardit kundrejt trajtave dialektore ose të folmeve krahinore, veçoritë e të cilave i hasim dendur në domenin mediatik.
Ky punim synon të sjellë një pasqyrë të gjendjes reale të përdorimit të standardit nga folësit e prezantuesit në disa nga transmetuesit elektronikë, si: RTK, Klan Kosova, RTV 21 e RrokumTv (ky i fundit si transmetues që promovon gegërishten, si variant gjuhësor ndaj standardit).
Do të përpiqemi të sjellim përgjigje për shkallën e përdorimit të standardit, ndikimin e formimit gjuhësor të të ftuarve ndaj prezantuesve, nivelin e zotërimit të standardit nga folësit e prezantuesit, përkushtimin e tyre për ta përdorur korrektësisht normën e shqipes standarde dhe tipologjinë e emisioneve, si diktuese të përdorimit të standardit dhe të trajtave dialektore.
other
gjuhë standarde
media
dialekt
veçori fonetike
të folme
Shqipja standarde përballë veçorive dialektore ne mediat audiovizive ne Kosovë
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2462017-03-03T14:48:49Zcom_123456789_135col_123456789_234
El Zein, Derek
2017-03-03T14:48:49Z
2017-03-03T14:48:49Z
2015
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/246
other
Mediat perëndimore dhe ndikimi i tyre në botën e tretë: Rasti i mediave amerikane
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1692017-03-03T10:04:32Zcom_123456789_135col_123456789_163
Miklavič, Klemen
2017-03-03T10:04:32Z
2017-03-03T10:04:32Z
2009
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/169
Ky punim mbështetet mbi diskursin bashkëkohor lidhur me reagimin e institucioneve të arsimit të lartë për nevojat e shoqërisë. Ai reflekton mbi paradigmën e ndryshueshme strategjike në fushën e arsimit të lartë brenda kontekstit modern socio-ekonomik.
Punimi fokusohet në përcaktimin e sërishëm të marrëdhënieve midis punëdhënësve dhe arsimit të lartë të inkurajuar nga Procesi i Bolonjës. Punësimi i të diplomuarve dhe baza e lidhjes midis botës së punës dhe arsimit të lartë është shqyrtuar me vëmendje të veçantë lidhur me rolin dhe rëndësinë e punëdhënësve si aktorët kryesorë në arsimin e lartë.
Përfundimet e punimit janë krahasuar me fazën aktuale të zbatimit të Procesit të Bolonjës në Universitetin e Prishtinës.
other
Procesi i Bolonjës
arsimi i lartë
ndërkombëtarizimi
evropianizimi
tregu i punës
bota e punës
universitetet
institucionet e arsimit të lartë
njohuria e shoqërisë
Universiteti i Prishtinës
Arsimi i Lartë dhe Bota e Punës: Lidhje të reja nëpërmjet Procesit të Bolonjës
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/11462017-09-04T08:33:23Zcom_123456789_135col_123456789_1136
Xhemaili, Mirvan
2017-09-04T08:33:23Z
2017-09-04T08:33:23Z
2017
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1146
Përdorimi i gjuhës së parë (gjuhës burimore) si një rol i domosdoshëm dhe lehtësues në gjuhën e huaj (L2), ka qenë një çështje shumë e debatuar mes mësuesve të gjuhës angleze. Ky material synon të shqyrtojë perceptimet e nxënësve dhe mësuesve për përdorimin e gjuhës amtare dhe përkthimin në situata të ndryshme gjuhësore. Ky studim ka synuar të shqyrtojë transferin gjuhësor gjatë mësimnxënies dhe mësimdhënies së gjuhës angleze si gjuhë e huaj, përkatësisht ndërhyrjes së gjuhës në anglishten e shkruar të studentëve shqiptarë. Studimi u përqendrua në njohjen, përshkrimin dhe shpjegimin e modeleve leksikore dhe sintaksore të shkaktuara nga transferi gjuhësor që ndodhin në ese të shkruara nga studentët e nivelit universitarë, dhe në ndjekjen e një ndryshimi të mundshëm në sasinë dhe cilësinë e këtyre modeleve të transferit gjuhësor. Analiza e këtyre modeleve të transferit gjuhësor ka për qëllim shpjegimin e prodhimit të shkruar të anglishtes nga nxënësit shqiptarë, domethënë se si ndikohet nga gjuha e tyre amtare dhe çfarë lloj ndryshimesh kanë ndodhur në të. Janë përshkruar aktivitetet që ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimin e nxënësve për përdorimin e gjuhës. Të gjeturat tregojnë se të gjithë nxënësit kanë nevojë për mbështetje të gjuhës amtare në orët e gjuhës angleze, por sasia e gjuhës amtare që nevojitet varet nga aftësia e studentëve në gjuhën angleze.
Gjuhë amtare
gjuhë angleze
mësimnxënie
mësimdhënie
analizë kontrastive
Ndikimi i gjuhës amtare (gjuhës shqipe) në mësimnxënien dhe mësimdhënien e gjuhës angleze si gjuhë e huaj
Thesis
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/11782018-09-06T08:01:08Zcom_123456789_135col_123456789_1174
Ahmeti, Isuf
2018-09-06T08:01:08Z
2018-09-06T08:01:08Z
2018
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1178
Periudha nga shekulli XVI e deri në fillim të shekullit XVIII, shënon një etapë të re me kushte dhe rrethana të reja historike për popullin shqiptar. Shoqëria shqiptare kishte humbur një pjesë të konsiderueshme të forcave vitale njerëzore dhe ishte zhveshur deri diku nga shtresat e zejtarëve, tregtarëve dhe ato kulturore. Nga ana tjetër, dukuritë e reja ekonomike e politike që lindën dhe vepruan pas pushtimit osman, siç qenë përgjithësimi i regjimit të timareve si njësi me ekonomi natyrale të veçuara, luftërat dhe ekspeditat ushtarake të vazhdueshme për forcimin e pushtetit osman, vënia në shërbim të armikut dhe feudalëve shqiptarë, copëzimi i madh politik-administrativ etj., u bënë shkaqet kryesore që ngadalësuan ritmet e zhvillimit ekonomik, shoqëror e kulturor të vendit, që ndikuan në ngadalësimin e dinamikës së aspekteve të ndryshme të jetës.
Hulumtimet arkivore për shkruarjen e këtij studimi janë fokusuar edhe në fonde të dorëshkrimeve orientale, cirilike dhe latine të ruajtura në biblioteka të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë etj. Analiza studimore po ashtu është mbështetur në hulumtimet arkivore të fondeve orientale në Prishtinë, Sarajevë e Shkup. Mirëpo, burime të dorës së parë për hartimin e këtij punimi, gjithësesi mbesin ato që janë hulumtuar në arkiva të Turqisë, sidomos në atë të Stambollit dhe Ankarasë. Në kontekst të këtij hulumtimi shkencor, një interes të veçantë paraqet edhe ballafaqimi i tezave historike të historiografisë shqiptare me historiografinë serbe.
Punimi ofron lëndë të begatshme burimore. Ajo përshkohet me një kronologji dhe qasje të përdorimit të teknikave bashkëkohore shkencore-metodologjike.
Vilajeti i Kosovës
Sanxhaku
administratë
territor
Prizreni
Sistemi administrativ i qyteteve të Kosovës gjatë shekujve XVI-XVIII
Thesis
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2352017-03-03T14:26:21Zcom_123456789_135col_123456789_218
Rexhepi, Baki
2017-03-03T14:26:21Z
2017-03-03T14:26:21Z
2015
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/235
Integrimi global ekonomik si proces gjithnjë e më shumë po ka ndikim edhe në politikat nacionale të zhvillimit, ndaj si i tillë është jashtëzakonisht vështir që të kontrollohet me aplikimin e metodave dhe instrumenteve tradicionale të zhvillimit ekonomik. Kjo mbase vështirëson që në vitet në vijim, të planifikohen qëllime të caktuara ekonomike në nivel shteti. Të gjitha ndërmarrjet në botë, të mëdha apo të vogla, familjare dhe jo familjare, publike apo jo publike, të zhvilluara dhe të pa zhvilluara, po përballen me një sërë pyetjesh të cilat kanë të bëjnë me ardhmërinë dhe perspektivën e tyre, respektivisht vije në pikëpyetje ekzistenca e tyre në situata të paparapara turbulente për rrethinën. Çfarë do të jenë nevojat e tregut, çfarë synon konkurrenca, a po lëkunden qëndrimet e blerësve, kah pretendon përparimi i teknikës dhe teknologjisë, çfarë me zhvillimin e prodhimeve të reja, a ka mundësi të sigurimit të resurseve të nevojshme, kah udhëzon globalizimi i biznesit,cilat nevoja duhet përdorur për arritjen e efikasitetit, efektiviteti dhe inovacionet, etj… të gjitha këto pyetje u adresohen çdo ditë ndërmarrjeve – pa marrë parasysh nëse ato janë në pronësi të familjes apo nuk janë të tilla. Ajo çka ndërmarrjet familjare i bënë të veçanta dhe që i dallon nga ndërmarrjet e tjera që nuk janë në pronësi apo kontroll të familjes, paraqet diversitetin e interesit familjar dhe interesit të ndërmarrjes në sistemin e unik të biznesit familjar.
Pronarët e kompanive familjare në të gjithë botën ndajnë filozofinë dhe vlerat e njëjta, ata mendojnë në perspektivë, kapitali i tyre është durimi dhe zelli, interesohen për bashkësinë ku veprojnë dhe punojnë ashtu që kompaninë në gjendjen më të mirë të mundshme t’ua lënë trashëgimtarëve të tyre. Modeli i biznesit të kompanive familjare është tejet inovativ dhe largpamës, kërkon në realizim më të mirë, krijon më shumë vlera, ruan vendet e punës, përkundër rënieve dhe recesioneve ciklike.
Zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme familjare, paraqet rrugën më të shpejtë dhe më të lirë të zhvillimit të ekonomive kombëtare. NVM janë shtyllat kurrizore të zhvillimit ekonomik të shteteve në tranzicion dhe përkrah rolit të madh që kanë në punësim ato janë mjaft domethënëse për demokratizimin e shoqërisë.
other
bizneset e vogla
biznesi familjar
zhvillimi ekonomik lokal
familja
menaxhimi
Bizneset e vogla familjare garant i zhvillimit ekonomik e social
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2322017-03-03T14:21:59Zcom_123456789_135col_123456789_218
Baraku, Albert
2017-03-03T14:21:59Z
2017-03-03T14:21:59Z
2015
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/232
Vitet e tetëdhjeta filluan me çrregullime dhe tronditje të mëdha ekonomike dhe politike në disa shtete të Bllokut të Lindjes, si rezultat i vështirësive të mëdha të grumbulluara me vite e të cilat i ka sjellë socializmi si rend shoqëror në këtë pjesë të Evropës. Fillimi ishte në Poloni dhe më vonë valët e çrregullimeve arritën edhe në ish shtetin e quajtur Jugosllavi, por përmes Kosovës. Çrregullimet nuk kishin të ndalur, ato me kohë vijuan me shtrirje edhe në të gjitha shtetet e Evropës Lindore dhe më gjerë, deri te arritja e rezultateve të para konkrete në shkatërrimin e socializmit si rend shoqëror, në fillim të viteve të nëntëdhjeta në tërë Evropën Lindore dhe vetë BRSS (Rusinë) nga edhe e kishte zanafillën.
other
Transformimi pronësor – privatizimi në Komunën e Gjakovës në periudhën 1990 – 1999
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1622017-03-03T09:34:21Zcom_123456789_135col_123456789_148
Pllana, Lulzim
2017-03-03T09:34:21Z
2017-03-03T09:34:21Z
2009
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/162
Me shfaqjen e një sistemi multipartiak në Kosovë, politika kosovare përkatësisht partitë apo personalitetet politike marrin orientime të ndryshme, çka bën që krijimi i një projekti të tillë të ndihmojë në vlerësimin e perceptimit të opinionit të publikut rreth këtyre orientimeve.
Barometri Politik synon të jetë pasqyrë dhe udhërrëfim i opinionit të publikut ndaj politikës dhe ngjarjeve aktuale në vend. Një realizim afatgjatë i projektit ngrit vetëdijen dhe nivelin e udhëheqjes politike dhe ngjall interesimin e opinionit për të gjykuar për aktualitet politike në vend. Në këtë punim përfshihet një pjese e rëndësishme e Barometrit Politik; pjesa tjetër do të publikohet në tërësi në broshurën që publikon Qendra jonë për Hulumtimin e Opinionit.
Fjalët kyç: Hu
other
Hulumtim
Barometri Politik
Politika Kosovare
Demokracia
Gjendja materiale
Presidenti
Kryeministri
Parlamenti
Ministri
Partitë Politike
Zgjedhjet
Barometri politik 1/2009
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1672017-03-03T09:58:28Zcom_123456789_135col_123456789_163
Tomiq, Zoran
Sadiku, Muhamet
Malnar, Dario
2017-03-03T09:58:28Z
2017-03-03T09:58:28Z
2009
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/167
Në bazë të aplikacionit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Qeveria e Kroacisë në dy seancat e saj, adoptoi strategjinë për komunikim për të informuar publikun kroat rreth BE-së dhe përgatitjeve për anëtarësim. Implementimi i këtyre strategjive mbetet ndër prioritetet kryesore të koalicionit qeverisës që u formua pas zgjedhjeve të mbajtura më datën 25 nëntor 2007. Duke pasur parasysh pritjet e mëdha të qeverisë dhe të publikut, autorët analizojnë strategjinë në tërësi dhe në detaje të Qeverisë së Republikës së Kroacisë, dhe bëjnë krahasimin e saj me strategjitë e shteteve si Sllovenia, Bullgaria, Sllovakia, Latvia dhe vendet e tjera. Duke bërë krahasimin e detajeve të strategjive përmes objektivave, publikut relevant, teknikave dhe kanaleve të komunikimit, autorët identifikojnë mungesat specifike dhe rekomandojnë hapa të mundshëm për ta bërë strategjinë më aplikative dhe efiçiente për arritjen e objektivave. Observimet teorike janë të mbështetura si model empirik për ta definuar Strategjinë e Komunikimit për Kosovë.
other
strategjitë komunikuese
strategjitë komunikuese
Bashkimi Evropian
informimi qeveritar
implementimi i strategjive të komunikimit
grupet e targetit
Analizat krahasuese të strategjive për komunikim për hyrje në Bashkimin Evropian – Mësimet për Kosovën
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1592017-03-03T09:17:11Zcom_123456789_135col_123456789_148
Vehapi, Shemsedin
Rushiti, Hasim
Salihu, Hazir
Gllareva, Ilir
2017-03-03T09:17:11Z
2017-03-03T09:17:11Z
2009
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/159
Në hulumtim janë përfshirë 192 nxënës të moshës 17 vjeçare të gjinisë mashkullore. Mostra e përzgjedhur është trajtuar me 12 variabla të hapësirës antropometrike dhe me 14 ndryshore të hapësirës bazike lëvizore. Meqë me anë të analizës statistikore përshkruese është vërtetuar se ekziston shpërndarje normale e rezultateve në të gjitha testet, atëherë është paraqitur vetëm relacioni mes këtyre hapësirave vetëm me anë të metodës së korrelacionit dhe me anë të metodës së analizës regresive. Me anën e kësaj metode është arritur që të vërtetohet se sistemi i ndryshoreve antropometrike është parashikues i mirë në shumicën e ndryshoreve lëvizore bazike si tërësi, si dhe me anë të disa karakteristikave antropometrike si të ndara mund të parashikohet rezultati në disa teste lëvizore me një saktësi mjaft të madhe. Me këtë është arritur të vërtetohet se edhe pse kemi të bëjmë me mostër të nxënësve, e cila për hulumtimin e karakterit të tillë mund të cilësohet si mostër e pa seleksionuar, megjithatë është evidente rëndësia tejet e madhe që kanë karakteristikat morfologjike në suksesin e realizimit të detyrave lëvizore.
other
karakteristikat antropometrike
aftësitë lëvizore
relacionet
parashikimi i rezultateve
Ndikimi i variablave antropometrike në realizimin e detyrave lëvizore tek nxënësit e moshës 17 vjeçare të gjinisë mashkullore
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2712017-03-04T08:01:59Zcom_123456789_135col_123456789_171
Llunji, Venera
2017-03-04T08:01:59Z
2017-03-04T08:01:59Z
2012
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/271
Apologji e çështjes shqiptare e Masar Stavilecit[1] dhe Mosmarrëveshja e Kadaresë[2] janë dy vepra të shkruara në kohë, në rrethana dhe në hapësira të ndryshme, por të cilat përkojnë me njëra-tjetrën për shqetësimet e mprehta që ngrenë për popullin shqiptar. Përderisa i pari (Stavileci) ngre shqetësimin për gërryerjet nga jashtë dhe nga brenda si pasojë e moskoordinimit të brendshëm për interesa madhore, i dyti (Kadare) ngre shqetësimin për “gërryerjet” nga brenda nga vetë shqiptarët. Stavileci duke shkruar në kohën e para luftës në Kosovë (1999), ngre shqetësimin për dëmtimin zhvillimor kombëtar, shpirtëror, moral e psikik të trupit gjithëshqiptar si pasojë jo vetëm e vërsuljeve të huaja shoviniste, por edhe e oligarkisë dhe paaftësisë së klasës politike e intelektuale të shqiptarëve që, në gjendjet dramatike të popullit tonë, të tejkalojnë vetveten duke lënë prapa interesat e ngushta meskine politike dhe të afrojnë trungun e ndarë shqiptar. Ndërsa, Kadare (2010) ngre shqetësimin për pasojat se si disa individë gërryejnë vlerat identitare dhe shpirtin shqiptar.
Ndonëse të shkruara në kohë e rrethana të ndryshme gjeopolitike, të dyja veprat përkojnë në shqetësimin që ngrenë: ruajtjen dhe forcimin e integritetit fizik dhe shpirtëror shqiptar.
other
Shqiptarë
nacionalizëm
integrim
bashkërenditje
Stavileci
Kadare
Shqetësimet që përkojnë, Stavileci dhe Kadare, një analizë krahasuese
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2552017-03-03T15:00:57Zcom_123456789_135col_123456789_245
Bilalli, Mersel
2017-03-03T15:00:57Z
2017-03-03T15:00:57Z
2016
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/255
Në Ballkan, Evropë dhe botë zhvillohen beteja të ashpra për atë se kush do t’i kontrollojë tubacionet gazpërçuese, gjë e cila nuk nënkupton vetëm favore financiare, por edhe pozicione të fuqishme gjeopolitike.
Pas dështimit të dy projekteve të mëdha gazpërçuese për Ballkanin – projekti “Rrjedha Jugore” (South Stream) dhe “NABUCCO”, definitivisht fitoi projekti TAP (Trans-Adriatic Pipelines), projekti më i madh në Ballkan, në 100 vitet e fundit, i cili Shqipërinë do ta shndërrojë në arterie të rëndësishme energjetike të Evropës. Kjo dukshëm do të ndikojë në dinamizimin e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, i cili nga ky gazsjellës do të përfitojë mbi 15 mijë punësime të reja në pesë vitet e ardhshme dhe mbi një miliard euro do të fitojë nga taksa e tranzitimit në 20 vitet në vijim.
Tani për tani projekti TAP parasheh dy krahë të vetat: Krahu, i cili lidhet në tubin kryesor të gazsjellësit TAP në Greqi, vazhdon për në Bullgari (180 kilometra i gjatë) dhe i cili parashihet të vazhdojë përmes Rumanisë dhe Hungarisë në drejtim të Evropës Qendrore. Krahu tjetër, i ashtuquajturi-IAP (Ionian-Adriatic Pipelines), pra Gazsjellësi Adriatik–Jon, do të furnizonte Malin e Zi, Bosnjën e Hercegovinën dhe Kroacinë, kurse një shtesë e këtij krahu do të kalonte përmes Maqedonisë dhe Kosovës.
Pa dilemë se ky projekt do të jetë tejet i rëndësishëm jo vetëm për zhvillimin e rajonit, por edhe për stabilizimin dhe integrimin e tij.
other
gazpërçuesi TAP
pozita gjeopolitike
zhvillimi dhe stabilizimi i rajonit
kyçja e Kosovës
Gjeopolitika e Shqipërisë – mundësia e kyçjes së Republikës së Kosovës në gazsjellësin – TAP
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2252017-03-03T14:34:48Zcom_123456789_135col_123456789_209
Goci, Ervin
2017-03-03T14:08:55Z
2017-03-03T14:08:55Z
2014
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/225
Operatorët mediatikë shtohen, konkurrenca për hapësira në media rritet, nevoja për përmirësimin e komunikimit të planifikuar është gjithmonë e më madhe : për paradoks, matja e saktë e audiencës, si i vetmi kriter për të rregulluar këtë treg, nuk përqafohet nga mediet. : Matja e Audiencës është kthyer në realitet “niche”, në rrethe tepër të ngushta specialistesh, të apasionuar pas komunikimit, teknologjisë, dhe një tregu krejt specifik, që karakteristikë themelore ka inovacionin. Në këtë artikull do të përpiqemi të shpjegojmë, se pse mediet, dhe jo vetëm, nuk e përqafojnë këtë risi, se cilat janë dinamikat që e shtyjnë tregun e reklamës drejt informalitetit, me pasoja më së pari në llojin dhe cilësinë e programacionit, një çështje me impakt të gjerë dhe jo vetëm për tregun e reklamës. Cilat janë arsyet e vërteta, dhe cilat janë ato ekuilibra që prishen, nëse matja e audiencës përshtatet si kriter për të rregulluar tregun e reklamës? Problemet janë sistemike,dhe përgjigjet për rrjedhojë duhet të jenë të tilla.
other
Planifikimi në media
matja elektronike
agjencitë publicitare
agjencitë e matjes
programacioni
ratings
Matja e Audiencës në Shqipëri – Përpjekje për institucionalizimin e proçesit
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/10712017-05-24T12:50:50Zcom_123456789_135col_123456789_1058
Skura, Gentiana
2017-05-24T12:03:01Z
2017-05-24T12:03:01Z
2017
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1071
Ky artikull ka si objekt studimin e komunikimit me publikun të Bashkisë së Tiranës në këndvështrimin e teknikave të përdorura për përcjelljen e mesazheve drejtuar publikut, kanaleve të komunikimit të përdorura nga ekipi i PR në këtë institucion. Metodologjia e përdorur është mbështetur në literaturën bashkëkohore mbi marrëdhëniet me publikun në mënyrë që të analizohen teknikat e përdorura për PR. Në këtë artikull janë përdorur po ashtu edhe të dhënat e përftuara nga monitorimet e tre televizioneve dhe komunikimit online për periudhën 1 shkurt-1 qershor, kur në Tiranë debatohej mbi ndërtimin e parkut të lojrave në zonën e Liqenit1. Televizionet e monitoruara janë Top Channel, Tv Klan dhe Vizion Plus, në edicionet informative qendrore të tyre. Po ashtu në këtë periudhë është parë edhe komunikimi online në faqet e institucionit dhe kryetarit të bashkisë si dhe në rrjetet sociale. Me kalimin e viteve jo vetëm partitë politike, por edhe institucionet publike apo private i kushtojnë rëndësi gjithmonë në rritje marrëdhënieve me publikun. Kjo vërehet edhe në subjektin që është marrë në shqyrtim, i cili që në vitin 2015 ka ngritur një ekip të konsiderueshëm për komunikimin me publikun dhe që ka vendosur një standart të ri të komunikimit të institucioneve vendore me median dhe publikun. Bashkia e Tiranës është bashkia më e madhe në vend, e cila përfshin kabinetin e kryetarit dhe 10 Drejtori të Përgjithshme (gjithsej 605 punonjës). Krahas aparatit kryesor, kjo bashki, ka edhe 13 institucione varësie, të cilat e çojnë numrin e përgjithshëm të punonjësve në rreth 6000, prej të cilëve 30% janë specialistë të nivelit të mesëm dhe të lartë2.
other
PR
Bashkia e Tiranës
Drejtoria e Informacionit
propagandë
strategji komunikimi
Sofistikimi i taktikave të Marrëdhënieve me Publikun në Bashkinë e Tiranës
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1562017-03-03T09:09:30Zcom_123456789_135col_123456789_148
Jashari-Kajtazi, Teuta
2017-03-03T09:09:30Z
2017-03-03T09:09:30Z
2009
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/156
Është një nismë e vështrimit i cili përfshinë mendimin e korrigjuar në lidhje me marrëdhënien në mes të ndërtimit dhe mjedisit, zbulimin e formave dhe përmbajtjeve të reja, si dhe
pohimin se arti i ndërtimit është në një fazë të re e cila padyshim do të ndryshoj mënyrën tonë të jetesës, gjithmonë në përputhshmëri me gjuhën e natyrës.
other
arkitektura organike
arkitektura eko-miqësore
natyra e krijuar nga njeriu
format biomorfe në arkitekturë
shprehja astrofizike në arkitekturë
përfshirja në skulpturat e mjedisit
eradrita dhe bimësia
energjia e diellit dhe eko-teknologjia
Një vështrim në arkitekturën e gjelbër/ ekologjike dhe ndërtimi natyror
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1722017-03-03T10:11:33Zcom_123456789_135col_123456789_171
Batalli, Mirlinda
2017-03-03T10:11:33Z
2017-03-03T10:11:33Z
2012
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/172
Reforma e administratës publike në Kosovë është një pjesë thelbësore e procesit të shtetndërtimit. Me reformën administrative qeveria synon të modernizojë administratën publike, për të forcuar kapacitetet e saj dhe për ta bërë atë më efikase dhe më të përgjegjshme.
Periudha e pas konfliktit në Kosovë që nga viti 1999 kur fillon ndërtimi i administratës së re publike në Kosovë deri në fillimin e reformës në administratë paraqet një periudhë relativisht të vështirë për Kosovën.
Reformimi i administratës publike në Kosovë manifestohet në dy mënyra: së pari, në lidhje me vetë strukturën e saj të zhvillimit dhe, së dyti, në lidhje me funksionet që kryen, efektet të cilat realizohen dhe shërbimet që u ofrohen institucioneve dhe qytetarëve.
Zbatimi i qeverisjes elektronike në administratën publike në Kosovë mundëson të gjitha kategoritë efikase të shërbimeve qeveritare, në çdo kohë dhe nga çdo distancë, në mënyrë që të përmbushën kërkesat e përditshme të qytetarëve. Qeverisja elektronike modernizon administratën dhe mundëson krijimin e një menaxhimi efikas dhe të përgjegjshëm në të gjitha nivelet e administratës. Përmes ofrimit të shërbimeve elektronike për qytetarët, Kosova do të jetë pjesë e e- Evropës.
other
Reforma
administrata publike
qeverisja elektronike
Reforma e administratës publike në Kosovë
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1732017-03-03T10:17:46Zcom_123456789_135col_123456789_171
Gashi, Rexhep
2017-03-03T10:17:46Z
2017-03-03T10:17:46Z
2012
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/173
Në këtë artikull paraqiten dhe analizohen llojet e burgjeve dhe kampeve të punës, struktura dhe organizimi i tyre si dhe pozita e personave të dënuar gjatë mbajtjes së dënimit me burgim në Shqipëri gjatë kohës së diktaturës komuniste. Gjatë kësaj periudhe të gjatë kohore e deri me fitoren e demokracisë në Shqipëri (1944-1991) kanë funksionuar një numër i madh i burgjeve dhe kampeve të punës, në të cilat e kanë mbajtur dënimin me burgim një numër i madh i personave të dënuar, pjesa dërmuese e të cilëve ishin të dënuar politikë. Numri i madh i të burgosurve gjatë kësaj periudhe kohore si dhe i burgjeve dhe kampeve të punës ishte para se gjithash si pasojë e politikës ndëshkimore mjaft të ashpër që udhëhoqi shteti komunist shqiptar, të cilën politikë e kishte orientuar veçmas kundër kundërshtarëve të regjimit komunist. Në këtë drejtim, një vend i merituar do t’u kushtohet edhe organizimit të burgjeve dhe kampeve të punës, qëllimit të dënimit me burgim si dhe të pozitës së personave të dënuar gjatë mbajtjes së këtij dënimi. Qëllim i këtij artikulli është veçmas të hedhë dritë lidhur me llojet dhe qëllimin e themelimit të burgjeve dhe kampeve të punës, pozitën e rëndë të personave të dënuar, kufizimin e të drejtave të tyre dhe trajtimin johuman të tyre gjatë periudhës së shtetit monist në Shqipëri.
other
Shqipëria
burgjet
diktatura komuniste
kampet e punës
tortura
të burgosur politikë
Llojet e burgjeve dhe kampeve të punës dhe pozita e personave të dënuar në Shqipëri gjatë periudhës së diktaturës komuniste
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2492017-03-03T14:53:21Zcom_123456789_135col_123456789_245
Januzi-Cana, Arta
2017-03-03T14:53:21Z
2017-03-03T14:53:21Z
2016
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/249
Arkitektura tradicionale me bazë druri është trashëgimi e çmuar e Kosovës, që është zhvilluar në relacion me klimën, pozitën gjeografike, rrethanat politike, diversitetin e ndikimeve kulturore, qasjen në materiale ndërtimore dhe njohuritë në teknikat e ndërtimit. Në këtë kontekst, ky punim trajton tipologjitë e objekteve në dy aspekte: sistemet e ndërtimit tradicional dhe strukturat bashkëkohore, duke i analizuar dhe klasifikuar elementet strukturore si dhe duke i interpretuar vlerat arkitektonike. Është dhënë një përshkrim kronologjik që pason me shpjegim të detajuar. Janë paraqitur detaje dhe të dhëna teknike lidhur me mënyrat e ndërtimit duke u bazuar në literaturën përkatëse dhe studimin në terren të arkitekturës tradicionale dhe bashkëkohore me bazë druri. Për më tepër, është përshkruar artizanati dekorativ në dru i mjeshtrit popullor kosovar, që zë një pjesë të rëndësishme në shtëpinë tradicionale.
Në përfundim, punimi pohon disa rezultate të kategorizuara duke pasuar me sugjerime përkatëse. Sugjerimet adresohen drejt rëndësisë së arkitekturës tradicionale dhe bashkëkohore me dru në Kosovë, rëndësisë së mbrojtjes dhe zhvillimit të mëtejshëm të aplikimit të drurit në ndërtimtari.
other
Ndërtimi me dru
Arkitektura tradicionale/Vernakulare
Identiteti vendor
Druri në identitetin arkitektonik – Një pasqyrë mbi zhvillimin e arkitekturës me bazë druri në Kosovë
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1582017-03-03T09:13:00Zcom_123456789_135col_123456789_148
Debeljak, Aleš
2017-03-03T09:13:00Z
2017-03-03T09:13:00Z
2009
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/158
other
Poeti dhe politikat Danilo Kish përtej “jogës dhe komisarit”
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2722017-03-04T08:04:24Zcom_123456789_135col_123456789_171
V.Hasani, Vjollca
2017-03-04T08:04:24Z
2017-03-04T08:04:24Z
2012
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/272
Globalizmi është bërë fjala më e përdorur në çdo kohë dhe në çdo kontekst, në diskurset ndërkombëtare zyrtare dhe jozyrtare në kontekstin e ndërvarësisë së ekonomisë dhe kombeve.
Globalizimi ka evoluar me kalimin e kohës. Globalizimi ka filluar të jetë i rëndësishëm që prej përfundimit të luftës së ftohtë dhe ka përshpejtuar çlirimin e shpejtë të ekonomive në zhvillim.
Globalizimi nuk është një fenomen thjesht bashkëkohor. Sipas Chanda:”i punuar në heshtje për mijëra vite pa iu dhënë një emër”.
Vërtet, proceset e globalizimit po evoluojnë vazhdimisht, të shtyrë nga aspiratat ekonomike të miliona rreth globit-sa më shumë njerëz të përfshirë aq më shpejt ndodh globalizimi.
Qëllimi i këtij studimi është që të analizohen efektet e globalizimit të përcaktuara në integrimin e aktiviteteve ekonomike, kryesisht përmes tregjeve, në qëndrueshmërinë ekonomike dhe globale, karshi konkurrencës në sektorin e Bashkimit Evropian.
Globalizimi ka hapur mundësi të reja për një zhvillim të gjerë në mbarë botën. Megjithatë, kjo nuk është duke u zhvilluar në mënyrë të barabartë, sepse disa qarqe janë duke u integruar në ekonominë globale më shpejt se të tjerët me dëshmi të rritjes së shpejtë dhe varfërisë së reduktuar.
Për konsekuencë, një koncept kuadri koherent analitik është përdorur përgjatë studimit.
Studimi përbëhet nga një rishikim i literaturës dhe një vlerësim nga faktorët kryesorë të globalizimit.
other
Globalizmi
tregjet ndërkombëtare
konkurrenca e tregjeve të Bashkimit Evropian
zhvillimi global i ekonomive tê vendeve në zhvillim
Rëndësia e globalizimit në zhvillimin ekonomik, rasti i Kosovës
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1652017-03-03T09:51:58Zcom_123456789_135col_123456789_163
Çeku, Ethem
2017-03-03T09:51:58Z
2017-03-03T09:51:58Z
2009
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/165
Bazuar në literaturën e shfrytëzuar si dhe në dokumentet e ndryshme arkivore, në këtë punim është paraqitur në dritën shkencore dhe historike Kosova në vitet 1960-1970 dhe qëndrimi i Shqipërisë rreth ngjarjeve në Kosovë në këtë periudhë. Me aktivizimin e politikës shtetërore ndaj çështjes së Kosovës në fillim të viteve ’60 të shekullit të kaluar, Shqipëria kishte ndërtuar një strategji të veprimit, e cila ndonëse ideologjike ishte më e sforcuar dhe më sistemuar. Edhe në këtë periudhë kishin vazhduar tentimet për demaskimin e politikës diskriminuese jugosllave ndaj shqiptarëve. Enver Hoxha mendonte se me demaskimin e politikës jugosllave, do të arrinte të zbehte imazhin e Jugosllavisë, dhe në këtë mënyrë do të pengonte ndërmarrjen e veprimeve shtetërore jugosllave kundër shqiptarëve.
Kërkesa e shqiptarëve nën Jugosllavi për republikën e Kosovës është një çështje e cila analizohet dhe studiohet në këtë punim.
Ndërkaq qëndrimi i shtetit shqiptar ndaj demonstratave të vitit 1968 dhe ndaj kërkesës për republikën e Kosovës trajtohet në bazë të dokumenteve arkivore të kohës.
Pas demonstratave të vitit 1968, pala jugosllave kishte ngritur akuza ndaj Shqipërisë se në këto ngjarje kishte gisht edhe faktori i jashtëm. Edhe në qarqet ndërkombëtare Shqipëria është parë si një vend i cili mund t’i ketë nxitur demonstratat e vitit 1968. Demonstratat e vitit 1968, edhe në raport me politikën amerikane, kishin zgjuar kureshtjen, për reflektimet e tyre.
Shqipëria rreth demonstratave të vitit 1968 dhe kërkesave të shtruara në to nuk kishte arritur të krijonte dhe të shprehte ndonjë qëndrim konsekuent, ndonëse bënte propagandë të madhe në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve në Jugosllavi, edhe pse për çështjen që kishte të bënte me statusin e Kosovës, dukej më e rezervuar. Politika e shtetit shqiptar në raport me lëvizjen patriotike kombëtare nuk ishte gjithmonë konsekuente, sepse në disa raste ishte e ideologjizuar, madje edhe kundërthënëse.
Në anën tjetër koncepti i mëvetësisë së Kosovës, i shoqëruar sipas rrethanave, me elemente të republikës, ishte në fakt koncepti zotërues dhe më i pëlqyer për shumicën e shqiptarëve të Kosovës
other
Shqipëria
Kosova
Jugosllavia
Enver Hoxha
Tito
Republika e Kosovës
shqiptarët
politika jugosllave
lëvizja politike
lëvizja ilegale
çështja e Kosovës
veprimtaria
demonstratat
vitet ’60
kërkesat
shteti
ngjarjet
zhvillimet
ideologjia
Kosova në vitet 1960-1970 dhe qëndrimi i Shqipërisë
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/11512017-09-04T08:48:05Zcom_123456789_135col_123456789_1136
Sallova, Donik
2017-09-04T08:48:05Z
2017-09-04T08:48:05Z
2017
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1151
Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 u bazua në të ashtuquajturën “Pako e Ahtisarit”, e cila u përgatit nga i dërguari i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari. Kushtet themelore të kësaj “pakoje” kishin të bënin me natyrën demokratike dhe multietnike të shtetit të Kosovës, ndërsa në mënyrë të veçantë ato lidheshin me garantimin e të drejtave të pakicave kombëtare ose siç i referohet dokumenti “komuniteteve pakicë”. Kjo pako prezumon se nëpërmjet decentralizimit të qeverisjes lokale dhe themelimit të komunave të reja ku jetojnë pakicat, të garantohet vetëqeverisja, si proces i pranimit dhe integrimit të tyre në shtetin e Kosovës. Qëllimi i këtij punimi është të argumentojë se decentralizimi dhe themelimi i komunave të reja, veçanërisht për komunitetin serb në Kosovë, më shumë se sa të ndihmojë në vetëqeverisje, ka çuar në dezintegrimin dhe izolimin e tyre, duke thelluar akoma më shumë ndarjen me shumicën etnike në Kosovë. Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe e arritur në gushtin e vitit 2015 në Bruksel demonstron tendencën e komunave serbe për t’u lidhur me njëra-tjetrën në një entitet autonom politik, si fazë paraprake drejt bojkotit të përgjithshëm të shtetit të Kosovës.
decentralizim
etnik
qeverisje
shqiptarë
serbë
Decentralizimi etnik në Kosovë
Thesis
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2042017-03-03T13:38:11Zcom_123456789_135col_123456789_181
Dushi, Orjeta
2017-03-03T13:38:11Z
2017-03-03T13:38:11Z
2014
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/204
Qëllimi i kërkimit është pasqyrimi i vlerave kuptimore të termave e të koncepteve gjenerative në sintaksën e gjuhës shqipe. Me futjen në përdorim të metodave përshkruese, krahasuese e shpjeguese si dhe shfrytëzimit të një literature të pasur në shqip dhe në gjuhë të huaj kam arritur rezultatet e mëposhtme:
1) Klasifikimi i fjalive, duke u mbështetur në kundërvënien mes fjalive kryesore dhe fjalive të varura bëhet sipas këtyre këndvështrimeve:
1.1) Në llojin e marrëdhënies që lidh fjalinë e varur me fjalinë drejtuese;
1.2) Forma e fjalisë së varur, e cila mund të jetë identike ose e ndryshme nga ajo e fjalive drejtuese;
1.3) Mënyra e foljes së fjalisë së varur.
2) Njësitë predikative me gjymtyrë funksionale kryejnë funksione paralele.
2.1) Në gjuhët e njohura evropiane tema zakonisht është kryefjalë, dhe rema kallëzues. Në pikëpamjen tradicionale kryefjala e një fjalie veprore kalimtare është autore e veprimit, kurse kundrinori është pësuesi ose synimi. Në gjuhët me ndërtim ergativ karakteristika sintaksore e rasës do të përcaktonte si kryefjalë emrin “synim” të fjalisë jokalimtare.
2.2) Plotësori kallëzuesor është sintaksisht i domosdoshëm për plotësimin e strukturës kallëzuesore (prandaj quhet “komplement”, përkatësisht “plotës”).
2.3) Mbi bazën e numrit të nominaleve me të cilat foljet bashkohen për të formuar bërthamat e fjalive bëhet një klasifikim i foljeve. Sipas këtij klasifikimi bëhet edhe dallimi midis kryefjalës edhe kundrinorit. Modelet aktuale i dallojnë klasat e ndryshme foljore duke supozuar ekzistencën e një kategorie të veçantë funksionale, SV e së cilës është komplement i saj. Kjo kategori është shënuar me v. Rrjeti tematik i një zëri të caktuar leksikor është një strukturë me predikat dhe argumente, tipike e analizave të gjuhës, të formuluara nga logjika bashkëkohore. Përdorimi i rezultateve të mësipërme sjell risi në terminologjinë gjuhësore dhe konceptuale të sintaksës gjenerative të shqipes.
other
Klasifikimi i fjalive
kundërvënie
njësitë predikative
gjymtyrë funksionale
funksione paralele
Termınologjı dhe koncepte gjeneratıvıste të frazës
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2692017-03-03T15:37:45Zcom_123456789_135col_123456789_234
Zguri, Rrapo
2017-03-03T15:37:45Z
2017-03-03T15:37:45Z
2015
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/269
Studjuesit e konsiderojnë multimedialitetin si një nga tiparet e qenësishme të mediave të reja. Duke bërë dallimin mes “multi-media” dhe “multiple media”, shumica e tyre e shohin multimedialitetin e përdorur në mediat online si integrimi i dy ose më shumë mediumeve apo formateve mediatike në procesin e raportimit për gazetarinë në web.
Bazuar në literaturën teorike, referati i propozuar synon të hedhë dritë mbi specifikat dhe tiparet e multimedialitetit të zhvilluar në websajtet kryesore të lajmeve të lokalizuara në Shqipëri. Punimi e studjon multimedialitetin e websajteve të lajmeve në dy plane: Në fillim merren në shqyrtim veç e veç elementët e multimedias që aplikohen në raportimin e lajmeve online. Kështu, duke bërë një lloj dekonstruktimi të konceptit të multi-medias, në punim analizohet përdorimi dhe prania e fotografive, infografikave, animacioneve, videos dhe audios si elementë më vete. Më pas, në një plan tjetër elementët e multimedias shqyrtohen si pjesë e paketës së “multimedia storytelling” (raportimit multimedial) në web. Praktika e raportimit multimedial përmes paketave multimediale të integruara përfaqëson në fakt nivelin më të lartë të multimedialitetit të një websajti dhe reflekton një përdorim maksimal të kapaciteteve të webit në këtë drejtim.
Punimi i ndërmarrë synon të evidentojë përvojën dhe problematikën e multimedialitetit të aplikuar në websajtet kryesore të lajmeve në Shqipëri, duke i ballafaquar ato me modelet, arritjet dhe përvojën më të mirë globale në këtë fushë. Nën këtë optikë shpresohet që kjo sprovë studimore të jetë e dobishme edhe për agjensitë mediatike që operojnë në fushën e mediave të reja dhe të gazetarisë online. Analiza dhe përfundimet e këtij studimi mbështeten nga një kërkim i gjerë empirik i zhvilluar në një periudhë disa-vjeçare nga autori i këtyre radhëve. Nga studimi mund të nxirren edhe rekomandime të rëndësishme dhe të dobishme për aktivitetin e mediave online në të ardhmen.
other
multimedia
multiple media
multimedialiteti
raportimi multimedial
paketa multimediale
Aspekte të multimedialitetit në gazetarinë online të zhvilluar në Shqipëri
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/10662017-05-24T12:52:53Zcom_123456789_135col_123456789_1058
Çela, Erlis
2017-05-24T11:47:52Z
2017-05-24T11:47:52Z
2017
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1066
Përhapja e platformave të mediave sociale ka sjellë si rezultat edhe një ndryshim themelor në komunikimin tradicional publik, i cili më parë ishte një proces i menaxhuar ekskluzivisht nga aktorë të përcaktuar siç janë gazetarët, politikanët dhegrupet e ndryshme të interesit.Politikanët apo personat e angazhuar në zyrat e shtypit pranë
institucioneve të ndryshme, gjithmonë e më shpesh po zgjedhinnjë komunikim direkt me publikun, përmes platformave tëmediave sociale. Kjo ka sjellë si rrjedhojë çndërmjetësimin dhe demediatizimin e marrëdhënieve publike, kryesisht të aktorëve
politikë dhe më gjerë. Një pjesë e pionierëve të mediave sociale mbrojnë idenë se këto
ndryshime që çojnë drejt një komunikimi të çndërmjetësuar, kanë ndikuar pozitivisht në cilësinë e demokracisë, duke nxitur pjesëmarrjen e qytetarëve në diskutimin publik.
Ky studim përqendrohet në rolin e mediave sociale në transformimin që po pëson komunikimi i aktorëve politikë me publikun, si dhe ndikimi që mund të ketë ky model i
komunikimit në formësimin e sferës publike. Gjatë studimit analizohen përqasjet e autorëve të ndryshëm si dhe raste konkrete nga konteksti shqiptar i komunikimit
politik. Për realizimin e studimit, metodat shkencore të përdorura do të jenë kryesisht ato cilësore.
other
Mediat sociale
komunikimi politik
marrëdhënie publike
sfera publike
Personalizimi i komunikimit politik, roli i mediave sociale
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2472017-03-03T14:50:30Zcom_123456789_135col_123456789_234
Vrain, Cécile
2017-03-03T14:50:30Z
2017-03-03T14:50:30Z
2015
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/247
other
Vendi i femrës në mediat franceze
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/3802017-03-06T10:21:57Zcom_123456789_135col_123456789_234
Elezi, Elvin
2017-03-06T10:21:57Z
2017-03-06T10:21:57Z
2015
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/380
Gazeta “Mësuesi” si organ zyrtar i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës që nga botimet e saj të para, krahas tematikave të tjera ka vënë në fokus edhe pasqyrimin dhe njëkohësisht imponimin e ideologjisë shtetërore të kohës komuniste në institucionet arsimore dhe kulturore në vend.
Ideologji kjo që vinte nga vetë kreu i shtetit, Enver Hoxha, i cili në fjalimin për miratimin e reformës në arsim deklaronte, se: Ne e bëjmë reformën arsimore sepse është e domosdoshme për ndërtimin e socializmit në vendin tonë. Ajo do te shërbejë për edukimin dhe përgatitjen më të mirë të rinisë për jetën dhe për detyrat e ndërtimit të shoqërisë socialiste dhe komuniste, i cituar në gazetën “Mësuesi” të datës 9 shkurt 1962.
Pjesë e këtij tipari të përgjithshëm të jetës në vend ishin edhe institucionet arsimore e ato kulturore të Qarkut të Elbasanit.
Në këtë periudhë vihej theksi se detyra aktuale ishte propaganda politike në shkolla dhe institucione kulturore (vatra dhe shtëpi kulture), duke përdorur edhe media të tjera si, “Zëri i Popullit” dhe “Bashkimi” që ishin gazeta zyrtare të Partisë së Punës dhe mashave të saj, të paktën kështu referohet në të përjavshmen “Mësuesi” të viteve `60.
Në këtë mënyrë një media përveçse përhap linjën e saj editoriale, gjithashtu në të njëjtën kohë sugjeron edhe për media të tjera të së njëjtës linjë në mos më radikale.
other
politizimi
komunizmi
media
arsimi
kultura
Politizimi i arsimit dhe kulturës nëpërmjet medias në Qarkun e Elbasanit në vitet `60
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/10602017-05-24T12:54:10Zcom_123456789_135col_123456789_1058
Ymeri, Anisa
2017-05-24T11:21:09Z
2017-05-24T11:21:09Z
2017
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1060
Zyrat e promocionit apo të marrëdhënieve publike (PR-it) të
institucioneve kulturore, sikurse edhe zyrat e marketingut të
kompanive private, përherë e më shumë po e përcaktojnë
agjendën e informacionit dhe programeve televizive. Ndaj edhe
synimi i këtij kërkimi është të sjellë një analizë mbi këtë realitet
të ri me të cilin po përballen mediat audiovizive në Shqipëri.
Kjo është arritur përmes monitorimit për llogari të këtij kërkimi,
shfrytëzimit të disa anketave, sondazheve dhe studimeve për
audiovizualin, rreket të vërtetohet hipoteza.
Gjetjet tregojnë se më se 70 % e kohës televizive të lajmeve nga
fusha e kulturës janë të bazuara në njoftime për shtyp të
institucioneve kulturore publike apo private, por edhe të
individëve të cilët e kanë parashikuar mbajtjen e një aktiviteti.
Ka përherë e më pak informacione të ideuara apo të
investiguara nga gazetari apo redaksia. Agjenda e informacionit
bëhet nga këto zyra shtypi/promocioni dhe marketingu të
kompanive private. Meqë kultura nuk shet, ajo trajtohet nga
pronarët e mediave, drejtorët e programacionit dhe drejtuesit e
redaksive, si produkt i dorës së fundit.
Prej kësaj situate rrjedh se kemi informim sipërfaqësor dhe jo të
udhëhequr nga interesi i audiencës; mungesë të informimit
publik me problematikat me të cilat përballet kultura; dominim
të kulturës “tallava” kundrejt kulturës kombëtare. Me fjalë tjera,
gazetaria e kulturës në peizazhin audioviziv shqiptar është
shndërruar në zgjatim të zyrës së promocionit të institucioneve
qendrore të kulturës.
other
Mediat audiovizive
zyra të promocionit
marrëdhënie publike (PR)
marketing
informacion kulturor
agjenda e mediave
agjenda e PR-it
Televizioni si zgjatim i zyrës së promocionit të institucioneve të kulturës në Shqipëri
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1882017-03-03T13:16:25Zcom_123456789_135col_123456789_177
Saliu, Hasan
2017-03-03T13:16:25Z
2017-03-03T13:16:25Z
2013
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/188
Aksi kryesor teorik i punimit do të përqendrohet në shpjegimin e nocioneve të cilat janë sot të pranishme në diskursin për rritjen e imazhit të një vendi, si diplomacia publike, diplomacia masive, soft-power, marrëdhëniet publike ndërkombëtare etj. Ndërsa, aksi empirik do të kërkojë të identifikojë dhe përshkruajë një segment të aktorëve kryesorë komunikues të cilët marrin pjesë në komunikimet me publikët e huaj, për të analizuar përkushtimin që kanë institucionet e vendit për këtë dimension të komunikimit me publikët e huaj dhe ngritjes së imazhit të vendit. Hipoteza që ngrihet këtu është nëse vendet e vogla, si Kosova, mund të ndikojnë në rritjen e imazhit të saj në botë, mundësitë dhe vështirësitë konkrete dhe ndaj kujt duhet të drejtohen fushatat e Kosovës për informimin dhe ndikimin e publikëve të jashtëm, në sferën e shkëmbimeve studentore.
Për shkak aktiviteteve të zbehta në këtë drejtim dhe pranisë së institucioneve të tjera arsimore në Kosovë, dëshmohet se vendi është kryesisht konsumues i diplomacisë së huaj publike e kulturore, pa strategji për ta shtrirë këtë në vendet e huaja me qëllim të rritjes së imazhit dhe reputacionit të saj
other
imazh i jashtëm i vendit
soft-power
arsim
studentë të huaj
politika arsimore
Kosovë
Imazhi i vendit, aktorët e komunikimit dhe shkëmbimet arsimore
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/10792017-05-24T12:28:50Zcom_123456789_135col_123456789_1058
Paja, Sokol
2017-05-24T12:28:50Z
2017-05-24T12:28:50Z
2017
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1079
Mesazhi baritor është një formë e pastër e komunikimit publik në institucionet fetare, si komunikim special që këto institucione klerikale reagojnë ndaj situatave të caktuara, festave, qëndrimeve apo ngjarjeve në shoqërinë shqiptare. Mesazhi i përmuajshëm, i përtremuajshëm apo specifik për situata e ndryshme, përbën një mesazh specifik në komunikimin me besimtarët nga ana e institucioneve fetare në Shqipëri. Mesazhi baritor është mbi të gjitha një thirrje për reflektim drejtuar besimtarëve, një qëndrim publik i mbajtur prej institucioneve fetare, një perspektivë e re në marrëdhëniet mes shoqërisë dhe institucioneve fetare, është një komunikim sqarues dhe mbi të gjitha është një komunikim shumë specifik ndërmjet fesë, besimtarëve dhe krejt shoqërisë. Në këtë punim do të mësojmë mjetet dhe organizimin e marrëdhënieve me publikun në institucionet fetare, pikërisht në Kishën Katolike, Kishën Ortodokse dhe Komunitetin Mysliman Shqiptar përgjatë vitit 2016-të. Do të merren në shqyrtim komunikimet publike si formë e mesazhit baritor që këto institucione fetare ua drejtojnë publikut fetar dhe mbarë shoqërisë në varësi të ngjarjeve apo festave të ndryshme fetare. Artikujt dhe reagimet e këtyre institucioneve do të qëmtohen imtësishëm në lidhje me natyrën e mesazhit baritor, duke parë kontekstin, duke parë artikuluesin dhe mbi të gjitha duke u fokusuar te situatat e caktuara që kanë shkaktuar sjelljen e këtij reagimi publik të institucioneve fetare. Gjithashtu do të shihet sesi funksionon dhe çfarë ndryshimi ka “mesazhi baritor” nga komunikimi i zakonshëm publik i institucioneve fetare.
other
Media
Mesazh
Institucione fetare
Komunikim
Marrëdhënie publike
Mesazhi baritor si pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve me publikun në institucionet fetare
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2702017-03-04T07:59:27Zcom_123456789_135col_123456789_171
Velaj, Olimbi
2017-03-04T07:59:27Z
2017-03-04T07:59:27Z
2012
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/270
Balada e murimit është një nga më të vjetrat dhe më të njohurat në folklorin shqiptar. Motivi i saj është sakrifikimi i një gruaje të re në themelet e një kalaje, të një ure, ose të një objekti tjetër të rëndësishëm për etninë. Përhapja e këtij motivi i kalon kufijtë ballkanikë.
Fqinjët e shqiptarëve, për rrethana më të favorshme historike, gjeopolitike dhe të tjera, kanë mundur të botojnë epet dhe këngët e tyre që përpara një shekulli e gjysmë, e bashkë me to edhe variantet e baladës së murimit. Variantet shqiptare të mbledhura e të botuara ishin gjithnjë në disavantazh, më të pakta në numër dhe të pa ekspozuara siç duhet në literaturën e Evropës së asaj kohe. Në studimet e bëra në dekadat e fundit nga filologë dhe folkloristë shqiptarë vlerësohet veçanërisht legjenda për murimin në kalanë e Shkodrës.
Në këtë shqyrtim qëllimi është të evidentohet se si është studiuar kjo baladë, që nga koha e mbledhjes së saj e deri më sot, si ka evoluar dokumentimi i varianteve dhe çfarë progresi ka në interpretimin e tyre, referuar edhe studiuesve dhe shkollave që kanë influencuar më shumë.
other
baladë
murimi
variantet
studimet
folklor
shqiptare
kala
ballkanike
studiues
letërsi
Balada e murimit në studimet shqiptare
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/11472017-09-04T08:36:33Zcom_123456789_135col_123456789_1136
Kasumi, Hysen
2017-09-04T08:36:33Z
2017-09-04T08:36:33Z
2017
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1147
Pothuajse të gjitha metodat e mësimdhënies së gjuhës angleze vënë në plan të parë performancën e nxënësve. Si pjesë e performancës së nxënësve janë gjithashtu aftësitë të tilla si: leximi, shkrimi, dëgjimi dhe të folurit. Disa metoda i kushtojnë vëmendje më shumë leximit dhe shkrimit, ndërsa disa të tjera si Metoda e Komunikimit i kushton më shumë vëmendje komunikimit (të folurit). Në këtë hulumtim u testuan nxënësit e shkollave të mesme, respektivisht nxënësit e klasave të dhjeta të Kosovës, me qëllim që të marrim informacion mbi korrelacionin midis variablave (shkathtësive) për nxënësit që mësohen me metodën ESA dhe me nxënësit që mësohen me CLT (të komunikimit). Në të njëjtën kohë, gjithashtu është parë se cilat janë shkathtësitë ku studentët treguan rezultate më të mira duke përdorur metodat e lartpërmendura të mësimdhënies së gjuhës angleze.
shkathtësi
metodë e komunikimit
metodë angazho-studio-aktivizo
korrelacione
performancë e nxënësve
Korrelacionet e shkathtësive në mes të metodës së Komunikimit dhe metodës Angazho-Studio-Aktivizo në shkollat e Kosovës
Thesis
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/11772018-09-06T07:59:52Zcom_123456789_135col_123456789_1174
Osmanaj, Egzon
2018-09-06T07:59:52Z
2018-09-06T07:59:52Z
2018
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1177
Dialogu Kosovë-Serbi është një nga proceset më të rëndësishme në të cilat Republika e Kosovës ka qenë e angazhuar që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Megjithatë, që nga fillimi, i ashtuquajturi “dialogu i Brukselit” është karakterizuar nga mungesa e transparencës, sinqeritetit si dhe nga shumëkuptimësia. Ky punim ka për fokus ndikimin që dialogu i Brukselit ka pasur në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës. Punimi argumenton se dialogu Kosovë-Serbi e ka dëmtuar shtetësinë e Kosovës nga brenda dhe e ka dobësuar atë në sferën e jashtme. Përderisa në aspektin e brendshëm, marrëveshjet e arritura në këtë dialog kanë përbërë një sfidë serioze për sistemin juridik dhe politik të Kosovës, në arenën ndërkombëtare, dialogu ka qenë një pengesë në rrugën e Kosovës drejt konsolidimit të shtetësisë së saj në marrëdhëniet ndërkombëtare. Dialogu i Brukselit është mjaft unik dhe i paprecedentë për literaturën e formimit dhe konsolidimit të shtetësisë për faktin se një shtet demokratik dhe sovran interferon, me ndihmën dhe përkrahjen e të gjithë aktorëve ndërkombëtarë, në organizimin dhe çështjet e brendshme të një shteti tjetër sovran dhe demokratik. Ky punim po ashtu shpërfaq dobësinë e BE-së si ndërmjetësues në këtë proces.
Dialogu i Brukselit
konsolidim i shtetit
demokratizim
integrimi europian
Kosova
BE
Sfidat e konsolidimit të shtetësisë: dialogu i Brukselit, dhjetë vjet pas pavarësimit të Kosovës
Thesis
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/11932019-03-09T08:33:35Zcom_123456789_135col_123456789_1190
Abazi, Hajdin
2019-03-09T08:33:35Z
2019-03-09T08:33:35Z
2018
1848-4298
2623-8381
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1193
Tema që do të shtjellohet këtu e vë në fokus qasjen e kundërinduksionit - kushtet, rrethanat dhe nxitjet që bën Feyerabendin
ta konstituonte atë, si dhe rolin iluminues që ajo luan, përkatësisht do të duhej të luante. Kjo perspektivë e kundërt, de jure i ka munguar shkencës e de facto ajo është zbatuar gjithherë por si qasje ilegjitime.
Në aspektin metodologjik të hulumtimit shkencor, do të merret në shqyrtim roli i dyfishtë i rregullave metodike, të cilat edhe e ndihmojnë kërkimin të jetë i suksesshëm edhe e kthejnë atë në dogmë, duke e ngushtuar dhe kufizuar kërkimin për shkak të ekskluzivitetit të tyre dhe të lidhura me këto do të merren në konsideratë tensionet, kritikat dhe zhvillimet metodologjike për ta bërë hulumtimin më efikas.
Qëllimi është që të tregohet se kundër-induksioni e plotëson një mungesë të madhe në qasjen metodologjike gjë që, sikurse do të argumentohet, e bën vetë hulumtimin shkencor më të hapur e të shpenguar.
rregulla të metodës
metoda kundër-induktive
Feyerabend
hulumtim
metodologji
Perspektiva e kundërt metodologjike - një qasje e re dhe jodogmatike
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2442017-03-03T15:20:17Zcom_123456789_135col_123456789_258
Kosumi, Bajram
2017-03-03T14:47:32Z
2017-03-03T14:47:32Z
2015
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/244
other
Donkishotizmi i poezisë – Mbi guximin e të shkruarit poezi në kohën e babëzisë
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/3772017-03-06T10:13:17Zcom_123456789_135col_123456789_234
MUKA, Arben
2017-03-06T10:13:17Z
2017-03-06T10:13:17Z
2015
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/377
Webradiot shqipfolёse janё njёsitё mediatike, tё cilat prej rreth njё dekade kanё eleminuar kufijtё shtetёrorё, kanё tejkaluar kufizimet qё kanё redaksitё pёr zgjerimin e frekuencave tё transmetimit dhe zonёn e mbulimit, duke u bёrё tё kapshme nё secilёn prej pikave tё globit ku jetojnё dhe punojnё shqiptarёt. Hapja e njё radio online nuk ёshtё vetёm zgjidhje qё nxitet nga mungesa e frekuencave pёr transmetimet valore, apo reagim kundёr efekteve tё krizёs ekonomike, por ёshtё nё sinkroni dhe me zhvillimet teknologjike nё industrinё mediatike dhe pёrhapjen nё shkallё tё gjerё tё internetit.
Radiot nё internet nxisin decentralizimin e tregut tё transmetimeve dhe me trendin e standardeve 3G dhe 4G vijnë gjithnjë e më shumë në tiparet një radioje si të tjerat, e disponueshme që prej smartfonëve, pa pasur nevojë për t’u pajisur me një marrës të dedikuar – njё nga problemet me karakter ekonomik e financiar qё ka ngadalёsuar procesin e kalimit tё transmetimeve audio nga analogu nё numerik.
Redaksitё e radiove gjithnjё e mё shumё janё pёr qasjen dyfishe tё produktit tё tyre, nё versionin klasik valor, si dhe pёrmes shёrbimeve online nё hapёsirёn virtuale. Kjo ёshtё njё zhvendosje e detyruar nga shumё faktorё brenda dhe jashtё ambjenteve tё stacionit radiofonik: nga njera anё vrulli teknologjik, depёrtimi gjithnjё dhe mё i madh i internetit, apo gara palimit qё bёn industria e telekonunikacionit me multiofertat e telefonisё sё lёvizshme; nga ana tjetёr, e lidhur me sa mё sipёr, ёshtё dhe presioni qё vjen nga ndryshimi i sjelljes sё audiencёs. Duke qenё se konsumatori mediatik “rrёmon” mё shumё pёr pёrmbajtjet informative dhe zbavitёse nё hapёsirat virtuale, atёherё dhe pronarёt dhe menaxherёt e radiove manovrojnё duke servirur njё pjesё tё produktit nё formatin online. Sipas David Hendy-t, prezenca e radios në internet krijon një dimension të ri, pasi audienca e saj nga lokale bëhet globale. “Kjo i ofron kompanive radiofonike shansin që të ndërtojnë një prezencë mbarëbotërore dhe në disa raste ndoshta dhe një markë globale”.
Ky punim ka nё fokus aspekte kryesore tё performancёs nё fluksin e webradiove shqipfolёse, lloji i pёrmbajtjeve qё emetohen, informacioni dhe rubrikat zbavitёse, shkalla e interaktivitetit me ndjekёsit dhe oferta multimediale nё hapёsirёn virtuale. Pёrveç formateve mё tё hasura, trajtohet dhe legjislacioni pёr transmetimet audio nё Shqipёri, ndryshimet pёr tё pёrmirёsuar rregullimin e tregut tё radiove online.
other
webradio
treg radiofonik
multimedia
internet
program
Tipare tё performancёs sё webradiove shqipfolёse
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/10802017-05-24T12:31:37Zcom_123456789_135col_123456789_1058
Musta, Suela
2017-05-24T12:31:37Z
2017-05-24T12:31:37Z
2017
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1080
Një nga dilemat e transparencës mes publikut dhe Parlamentit është pikërisht raporti i komunikimit mes Parlamentit, si institucioni më përfaqësues politik i publikut (sovrani) dhe shoqërisë civile, organizatave joqeveritare (që pretendojnë se përfaqësojnë interesat e publikut). Në komunikimin parlamentar , marrëdhëniet me OJQ-të janë një eksperiencë relativisht e re (pas viteve 2000), e cila ka ardhur duke u përafruar me cilësitë e eksperiencave ndërkombëtare. Produkti i kësaj marrëdhënieje, më tepër se një proces informimi për publikun, apo dhe transmetimit të problematikës së tij në aforën e Parlamentit, ka ndjekur më së shumti vektorin e “një strategjie mediatizimi”, si pjesë e publicitetit të marrëdhënieve me publikun nga të dy palët. Në këtë trajtesë shkencore, në fokus do të jetë komunikimi Parlament–OJQ në zbërthim të dilemave të informimit të publikut nga njëra anë dhe, rolit të transparencës apo llogaridhënies parlamentare nga ana tjetër, si pjesë e marrëdhënieve publike të vetë institucionit. Opinioni i mediave si aktor kyç në informim, konsiderohet i nevojshëm në vlerësimin e komunikimit Parlament- Shoqëri civile. Në këtë pikëpamje, raporti i komunikimit Parlament–OJQ, vjen si problematikë ende e pazgjidhur në përcaktimin e termave të informimit apo marrëdhënieve me publikun, ku përfshihet dhe marketingu politik, si pjesë e kësaj strategjie. Tema do të përfshijë trajtimin e të dhënave dokumentare, tregues statistikorë, të integruar, me interpretim dhe cilësime nga përfaqësues të të dyja palëve dhe gazetarëve që mbulojnë aktivitetin parlamentar
other
angazhim qytetar
komunikim parlamentar
transparencë dhe llogaridhënie
e-parliament
e-participation
e-lobing
e-consultation
Komunikimi mes Parlamentit dhe OJQ-ve, kontradiktat e një raporti mes informimit publik dhe marketingut politik
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2682017-03-03T15:35:14Zcom_123456789_135col_123456789_234
Gogo, Valmora
2017-03-03T15:35:14Z
2017-03-03T15:35:14Z
2015
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/268
Komunikimi politik nëpërmjet editorialit në gazetën ”Koha Jonë” (1997)
Studimi do të synojë të thellohet mbi komunikimin politik dhe mesazhin që ka shkuar tek lexuesi, nëpërmjet editorialit në gazetën ‘’Koha Jonë’’ gjatë periudhës shkurt-mars 1997.
Qëllim i rëndësishëm do të jetë kuptimi i rolit të medies për komunikimin e ideve politike në masë tek publiku, duke ditur impaktin që kjo gazetë ka patur asokohe në publikun e Shqipërisë. Mendoj të realizoj një analizë të hollësishme të këtij lloj artikulli gazetaresk, lidhur edhe me stilistikën, tonin, figuracionin etj.
Po kështu do synoj të sjell rolin e editorialit si katalizator i zhvillimeve politike, duke qenë se hipoteza kryesore do të jetë kjo.
Përvec analizës së mesazhit (editorialit) kam për qëllim të bëj edhe një analizë të autorit të mesazhit (botuesi, drejtori i gazetës ose kryeredaktori) dhe lidhjes me të qenit një komunikues politik, duke marrë edhe rolin e një ‘’partie politike’’. Për këtë analizë mendoj të shfrytëzoj literaturën e teorive të komunikimit politik, përvec punës me monitorimin e gazetës për këtë periudhë.
Gazeta ‘’Koha Jonë’’ e vitit 1997 mund të shenjojë një nga periudhat e fundit në Shqipëri për lulëzimin e medieve lineare, vend që e zunë më pas me kalimin e viteve mediet e reja.
other
Komunikimi politik në gazetë
Editoriali në gazetë
Editoriali dhe Komunikimi politik
Editoriali dhe politika
Editoriali te ‘’Koha Jonë’’
Komunikimi politik nëpërmjet editorialit në gazetën “Koha jonë” (1997)
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/10632017-05-24T12:53:21Zcom_123456789_135col_123456789_1058
Xhoga, Denisa
2017-05-24T11:32:14Z
2017-05-24T11:32:14Z
2017
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1063
Çështjet e mjedisit krijojnë shpesh debate mes qeverisë dhe opozitës, shoqërisë civile dhe bizneseve industriale. Në mes të këtyre 4 aktorëve si arbitër qëndrojnë mediat. Debatet më të mëdha kanë nisur me kërkesën e bizneseve, p.sh për të ndërtuar pranë Liqenit Artificial, për importimin e mbetjeve nga Evropa, me kërkesën qeveritare për importin e armëve kimike, etj. Debate që hapen dhe rihapen herë pas here me përpjekjen për të gjetur terren social për miratim. Skenarët janë gjithnjë të njëjta: biznesi dhe aktorët industrial e cytin forcën politike në pushtetet, që të ndërmarrë iniciativa ligjore. Këto bëhen publike përmes mediave, të cilat i botojnë me nuhatjen që po krijon një debat dhe po thith audiencë. Mediat e të gjitha formave, klasike, offline dhe online bëhen arena e “luftës”. Pas publikimit në media të iniciativës qeveritare ngrihet shoqëria civile, shembujt e 5 viteve të fundit kanë treguar se si “shoqëria civile”, por dhe qytetarë të thjeshtë janë organizuar në protesta nëpërmjet thirrjeve të bëra online, nga aktorët e shoqërisë civile.
Mediat online, rrjetet sociale dhe blogjet kanë shërbyer si mjete
organizimi të aksionit të protestave, të përkrahura dhe në
ndonjë rast edhe të nxitura nga opozita. “Kjo është dinamika e
Komunikimit Masiv”, shpjeguar nga Joseph Dominic.
other
Mjedis
informacion
marketing
marrëdhënie me publikun
aktorë
Çështjet e mjedisit mes qeverisë dhe opozitës, biznesit dhe shoqërisë civile
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2192017-03-03T14:33:15Zcom_123456789_135col_123456789_209
Islami, Avni
2017-03-03T13:58:15Z
2017-03-03T13:58:15Z
2014
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/219
Parafjalët janë elemente tipike polisemike: ato kanë kuptime të ndryshme, por janë të ndërlidhura në mes tyre. Sipas semantikës kognitive, kuptimi figurativ i parafjalës zgjeron logjikën e saj hapësinore përmes metaforave konceptuale. Në kontekstin pedagogjik këto elemente mund të jenë të dobishme, ngaqë tërheqin vëmendjen e nxënësve dhe atë e bartin te aspekti i parafjalës që ka kuptim hapësinor e që është veçanërisht i rëndësishëm për proceset e metaforizmit. Ky artikull shqyrton mënyrat e mundshme se si analiza kognitive semantike e parafjalëve mund të përdoret për të trajtuar problemet e të kuptuarit dhe lehtëson të kuptuarit e logjikës së panjohur figurative.
other
shenja e relacionit
shenjat funksionale
relacioni i puthitur
relacioni i shkëputur
shenja primare
shenja sekondare.
Vështrim i shkurtër i parafjalëve të vendit dhe roli i tyre i shenjës
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/10672017-05-24T12:51:47Zcom_123456789_135col_123456789_1058
Goci, Ervin
2017-05-24T11:50:58Z
2017-05-24T11:50:58Z
2017
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1067
Lajmi në media gjithmonë e më tepër po gjen mbështetje për të mbijetuar te rrjetet sociale, si e vetmja formë për të ruajtur kontaktin me audiencën. Të gjitha shifrat na tregojnë, se trafikun kryesor sot për mediat tradicionale, e prodhojnë mediat sociale, jo më klikimi direkt në faqen e mediave dhe jo më nëpërmjet motorëve të kërkimit. Të gjitha raportet flasin për një transformim të sjelljes së audiencës, duke copëtuar vëmendjen në pafund burime informacioni dhe duke shpërndarë kohën e informimit. Po në ekosistemin e mediave shqiptare, çfarë ndodh? Çfarë ndodh sot me audiencat online dhe offline të një mediumi që ka prani në print dhe online? Sa të ardhura nxjerrin ato nga të reklama digjitale? Sa dhe si është transformuar të bërit lajm, duke krahasuar dy realitetet? Si e ka
ndryshuar të bërit lajm ekosistemi i rrjeteve sociale me modalitetet e prodhimit të trafikut, shpërndarjes dhe viralitetit? Mos mediat në hapësirat online janë duke aplikuar logjikën e clickbait-it, janë konvertuar në brand që marketojnë, shesin informacion-sensacion, njëlloj si kompanitë që marketojnë, duke injoruar tërësisht kualitetin e lajmit, thellimin dhe mbi të gjitha angazhimin e qëndrueshëm të audiencës, në një marrëdhënie besueshmërie, për t`i shpëtuar fenomenit të “posttruth” journalism?
other
Pronar-kryeredaktor
gazetar-administrator
pageviews
clickbait
google ads
cross-platforma
Informimi në epokën e mediave sociale: Rasti i Gazetës “Panorama”
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1552017-03-03T09:05:48Zcom_123456789_135col_123456789_148
Doli, Flamur
2017-03-03T09:05:48Z
2017-03-03T09:05:48Z
2009
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/155
Në këtë studim është shtjelluar ornamentika simbolike nga kompleksi i kultit të gjarprit të shtëpisë, zbatuar në arkitekturën vernakulare (popullore) të Kosovës. Gjithsesi, ndër kultet më të veçanta dhe më të rëndësishme, nga mbijetojat e kompleksit të hyjnive mbrojtëse të shtëpisë, në kontekst të besimeve popullore të shqiptarëve, bën pjesë edhe kulti i gjarprit.
Në kontekst të lëndës së mbarështuar në këtë studim, mirëfilli është konstatuar se, ornamentet nga kulti i gjarprit, për shkak të karakterit dhe simbolikës së tyre, u aplikuan përherë në vendet apo në elementet kompozicionale më të ekspozuara të shtëpisë, meqë përdorimi i tyre kishte funksion magjik, mbrojtës dhe fatsjellës. Për më tepër, aplikimi i këtyre ornamenteve, kryesisht në formë artistike të relievit të ulët, shquhet për një strukturim kompozicional të harmonizuar organikisht me konceptin estetik formësues dhe arkitektonik të ndërtimit popullor, apo elementeve strukturale të tij.
Për të dhënë një pasqyre sa më të plotë dhe prova të shumta në kontekst të aplikimit të ornamenteve nga kulti ktonik i gjarprit me interpretim gjeometrik abstrakt të simbolit të tij, apo me paraqitje artistike reale, është analizuar një numër i konsiderueshëm i objekteve të ndryshme etnografike shqiptare tek të cilat u aplikuan këto ornamente.
Në këtë studim mirëfilli provohet se, kulti i gjarprit është pjesë përbërëse e trashëgimisë komplekse etnokulturore e popullit tonë. Ky kult, në vertikalen diakronike, u zhvillua në një vijimësi të pandërprerë, në harkun kohorë, që nga ilirët deri tek shqiptarët e kohës sonë.
other
kulti i gjarprit
ornamentika simbolike
hyjnia mbrojtëse e shtëpisë
besimet popullore
mitologjia ilire
paraqitja figurative realiste dhe abstrakte e gjarprit
kulti i diellit
Ornamentika nga kompleksi i kultit të gjarprit të shtëpisë e zbatuar në arkitekturën popullore të Kosovës
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2152017-03-03T13:48:45Zcom_123456789_135col_123456789_181
Abdullahu, Lorik
Mullatahiri, Vjosa
Podvorica, Ganimete
2017-03-03T13:48:45Z
2017-03-03T13:48:45Z
2014
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/215
Qëllimi – Ky punim synon të identifikojë incidentet dominuese kritike dhe nxitësit kyçë që ndikojnë në përdorimin apo mospërdorimin e e-bankimit nga klientët afaristë.
Metodologjia/Qasja – Hulumtimi aktual zbaton Teorinë bazë të Barney Glaser dhe Anselm Strauss (1967) dhe përdor teknikën e incidenteve kritike për të identifikuar faktorët që ndikojnë në (pa) kënaqshmërinë e klientëve afaristë gjatë përdorimit të e-bankimit. Në këtë rast të dhënat empirike janë mbledhur përmes intervistave duke shfrytëzuar pyetje të hapura. Nga 63 intervista me përfaqësues të ndërmarrjeve të vogla e të mesme, organizata joqeveritare dhe institucione të tjera afariste, 23 intervista janë konsideruar si të pavlefshme për këtë studim sepse kanë deklaruar se nuk e përdorin e-bankimin.
other
e-bankimi
teoria bazë
teknika e incidenteve kritike
përshtatshmëria
kënaqëshmëria
kursimi i kohës
Kosovë
Qasja ndaj e-bankimit e ndërmarrjeve vendore
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1782017-03-03T12:42:11Zcom_123456789_135col_123456789_177
Aron, Raymond
2017-03-03T12:42:11Z
2017-03-03T12:42:11Z
2013
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/178
other
Etapat e mendimit sociologjik
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/10682017-05-24T12:51:36Zcom_123456789_135col_123456789_1058
Kllapi, Eugent
2017-05-24T11:53:36Z
2017-05-24T11:53:36Z
2017
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1068
Dihet se gjatë periudhave zgjedhore angazhimi politik është i një niveli të lartë. Gazetat e përditshme me një ndërtim të ndryshëm, po aq sa dhe me të njëjtin funksion, i drejtohen lexuesit me titujt më kryesorë, kjo duket më dukshëm përgjatë fushatave zgjedhore. Përpos shumësisë së titujve, që shprehin një përmbledhje të çështjeve të ditës, lajmet kanë funksion orientimi te lexuesit. Ndërvarësia e agjendës politike me atë të mediave është në funksion të orientimit të diskursit politik dhe të funksionit politikbërës në shoqëri, por përveç kësaj, mbitheksimi i agjendës politike duke shmangur problemet qytetare shtohet. Si paraqitet përmbajtja e disa gazetave përgjatë zgjedhjeve? Cilat janë çështjet kryesore të kësaj periudhe dhe a tematizohen titujt në vetvete? Cilat janë figurat politike në këtë diskurs? Ky studim paraqet të dhëna sasiore dhe një analizë cilësore të problematikës së titujve të faqes së parë të gazetave gjatë zgjedhjeve lokale 2015. Në të do të analizohen dhe strukturohen titujt e gazetave për funksionin e faqes së parë, për të dalë në përfundime të qëllimit të diskursit.
other
lajm
lajm elektoral
gazetë
Bourdieu
Mc Combs
Lajmi elektoral në faqet e para të gazetave
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/10752017-05-24T12:17:33Zcom_123456789_135col_123456789_1058
Zela Axhami, Loreta
2017-05-24T12:17:32Z
2017-05-24T12:17:32Z
2017
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1075
Për disa dekada televizioni komercial është mbështetur në reklamën tridhjetë sekondëshe si burimi kryesor i të ardhurave. Avancimi teknologjik krijoi kushtet që televizionet dhe reklamuesit të aplikonin strategji dhe modele të reja reklamimi të tilla si: vendosja e produktit/markës, integrimi i markës, branded entertainment (argëtim nëpërmjet markës), reklamat e fshehura, advertoriali, etj. Këto praktika përveç shkrirjes së kufijve tradicionalë mes reklamës dhe përmbajtjes mediavetike kanë prodhuar efekte pozitive dhe negative njëkohësisht. Pyetjet kërkimore që shtrohen në këtë studim janë: si ndikojnë këto taktika reklamimi në përmbajtjen mediavetike audiovizive? Çfarë deformimesh/devijimesh shfaqen në mediave gjatë zbatimit të tyre? Cili është roli dhe ndikimi i reklamuesve të mëdhenj në marrëdhënien e deformuar midis informacionit masiv dhe praktikave marketing/marrëdhënie publike? Në fokus janë televizionet informative “News 24”, “Abc News”, “Ora News” dhe “Top News” krahasuar me televizionet kombëtare gjeneraliste “Top Channel”, “Tv Klan” dhe televizionin “Vizion Plus”. Meqenëse operatorët audiovizivë vazhdojnë të kenë probleme me deklarimin zyrtar të treguesve sasiorë të reklamës, për realizimin e studimit jemi mbështetur kryesisht në intervista të thelluara të realizuara me drejtues të departamenteve të marketingut të televizioneve, gazetarë, vëzhgime si dhe në raportet e publikuara nga AMA (Autoriteti i Mediaveve Audiovizive). Nga studimi rezulton se si televizionet gjeneraliste kombëtare dhe televizionet informative nuk kanë shumë dallime për sa i përket formave të reja të reklamave që transmetojnë; në televizionet gjeneraliste krahas reklamave tridhjetë sekondëshe ka një rritje dhe keqpërdorim të vendosjes së produkteve gjatë programeve si një mënyrë e fshehur dhe abuzive e komunikimit me natyrë tregtare, ndërsa në televizionet informative spikat dukuria e transmetimit të kronikave me pagesë në edicionet informative, një tjetër formë kjo e reklamimit të fshehtë. Abuzimi dhe përdorimi i termit “mesazh promocional” është një tjetër tipar i përbashkët i subjekteve televizive. Të gjendur nën presion financiar duket se drejtuesit e mediave e kanë përqendruar më shumë vëmendjen tek thithja e reklamave/gjenerimi i të ardhurave se sa tek cilësia dhe hapësira informative.
other
reklamë e fshehur
vendosje produkti
markë
mediave
marketing
PR
Format e reja të reklamës në mediat audiovizive
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1642017-03-03T09:38:32Zcom_123456789_135col_123456789_163
Berisha, Ibrahim
2017-03-03T09:38:32Z
2017-03-03T09:38:32Z
2009
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/164
Në trajtimin e temës së identitetit shqiptar zotëroi qasja publicistike. Kjo qasje mbajti identitetin në një gjendje status quo-je, duke sforcuar standardin tradicional kulturor dhe social. Koncepti interpretues romantik, folklorik i kombit, provoi të interpretojë krizën e identitetit si humbje e vlerave tradicionale, siç janë familja, fisi, provincialiteti, të folmet rajonale etj., dhe jo si proces i rritjes së konvergjimit, tjetërsimit, rezignimit etj. Nuk respektohet në shkallën reale se identiteti nacional është kategori juridiko-politike dhe në anën tjetër edhe i lidhur ngushtë me ekzistimin e bashkësisë kulturore. Identiteti nacional shprehet përmes institucioneve të përbashkëta, detyrave dhe përgjegjësive të të gjithë anëtarëve të një grupi. Në temë trajtohen edhe disa nga qasjet kryesore sociologjikepolitike të identitetit, duke pasur referencë identitetin e kombit amerikan.
other
identitet
individual
kolektiv
grup etnik
sub-etnik
nacional
komb-shtet
nacionalpatriotizëm
neoshqiptarizëm
homogjenitet
diversitet
plural
Konvergjencat e identitetit
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/11482017-09-04T08:40:26Zcom_123456789_135col_123456789_1136
Gashi, Albanë
2017-09-04T08:40:26Z
2017-09-04T08:40:26Z
2017
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1148
Sektori i bujqësisë në Kosovë ka një rëndësi të madhe në zhvillimin ekonomik të vendit, pasi që përmes tij mund të sigurohet një pjesë e madhe e punësimit të përgjithshëm si dhe rritja e Bruto Prodhimit Vendor. Por, pavarësisht rëndësisë që ka ky sektor në zhvillimin e vendit dhe përmirësimin e situatës së krijuar, investimet në këtë sektor dhe shfrytëzimi i potencialit të tij ende mbeten në nivel jo të kënaqshëm. Në zhvillimin e këtij sektori, padyshim se një rol i rëndësishëm i përket edhe angazhimit të organeve dhe institucioneve përgjegjëse vendore, e veçmas Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Punimi ka për qëllim që të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme të gjendjes aktuale të sektorit të bujqësisë dhe të rolit të saj në zhvillimin e vendit si dhe të paraqesë dhe të analizojë në baza shkencore menaxhimin e mjeteve financiare nga ana e institucioneve vendore, e veçmas të Ministrisë së përmendur më lart, në zhvillimin e këtij sektori.
Punimi bazohet në analizimin e tё dhënave tё prezantuara nё raporte tё ndryshme financiare dhe dokumentet strategjike vendore, ligje dhe rregullore në fuqi, intervista me zyrtarë përgjegjës si dhe në burime tjera shkencore relevante të kësaj fushe. Analizat në punim do të shoqërohen edhe me paraqitje tabelare dhe grafike.
sektor i bujqësisë
MBPZhR
menaxhim
mjete financiare
Kosovë
Menaxhimi i mjeteve financiare të MBPZhR-së për sektorin e bujqësisë në Kosovë
Thesis
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/10612017-05-24T12:53:47Zcom_123456789_135col_123456789_1058
Muka, Arben
2017-05-24T11:25:54Z
2017-05-24T11:25:54Z
2017
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1061
Fushata elektorale ka si protagonistë kryesorë formacionet politike dhe kandidatët që garojnë dhe përmbajtjet e mesazheve, ideve dhe propozimeve të tyre dërgohen tek publiku i gjerë kryesisht përmes mediave, klasike dhe të reja. Roli dhe ndikimi mediatik është i pazëvendësueshëm për informimin e qytetarëve, për sa më shumë transparencë në strategjitë partiake dhe individuale, për të kuptuar qartë çfarë artikulojnë rivalët që kërkojnë votën, ku janë dallimet mes krahëve në atë që premtojnë për rrugëzgjidhje të menjëhershme a afatgjatë, profilet e kandidatëve, stafet që i mbështesin, burimet e financimit etj. Ky fluks informativ dhe analitik krijon opinione, duke ndihmuar drejtëpërdrejt perceptimet dhe vendimet e duhura tek qytetarët me të drejtë vote. Siç shprehet dhe McNair, “mediat jo vetëm sigurojnë dije njohëse duke na informuar neve për atë që po ndodh, por ato gjithashtu klasifikojnë dhe strukturojnë realitetin politik duke përcaktuar nëse ngjarjet janë më pak apo më shumë domethënëse në bazë të pranisë ose mungesës së tyre në programin e medias.”1Mënyra se si ofruesit e shërbimit mediatik audioviziv mbulojnë një fushatë elektorale ka qenë dhe mbetet objekt diskutimi në favor të përmirësimit të performancës së tyre, në plotësim të kërkesave profesionale dhe deontologjike nga ana e redaksive. Vlerësimi dhe analiza për subjekte të veçanta, ose për tregun nëpërgjithësi bëhet në bazë të monitorimeve të përmbajtjeve të emetuara. Kjo nuk është bazë vetëm për realizimin e studimeve dhe kërkimeve në gazetari dhe shkencat e komunikimit, apo për debate të thelluara profesionistësh brenda komunitetit të gazetarëve si dhe në publik. Gjithashtu bazuar tek rezultatet e monitorimit se si operatorët radio e televizivë mbulojnë fushatën elektorale gjykohet dhe votohet mbi devijancat ligjore, të cilat janë premisë për vendime që përmbajnë tërheqje vëmendjeje, a sanksione: nga gjobat, deri tek ndërprerja e transmetimit dhe më tej akoma, sekuestrimi i të gjithë inventarit teknik dhe teknologjik të një stacioni në transmetim.
Ky punim ka në fokus kryesor aspekte të procesit të monitorimit të mediave audio dhe audiovizive gjatë proceseve elektorale në Shqipëri, tipare dhe dukuri të bartura apo të reja, duke iu referuar konkretisht rastit të fushatës për zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015. Duke trajtuar metodologjinë e aplikuar, mënyrën e menaxhimit, çfarë pjese të tregut përfshin, përllogaritja e indikatorëve të pasqyrimit të fushatës, në kohëzgjatje dhe në përmbajtje të informacionit dhe mesazheve që adresohen tek publiku etj. Duke evidentuar dhe analizuar dinamikën konkrete të mënyrës se si funksionon dhe sa efekt jep infrastruktura monitoruese, punimi është dhe një përpjekje për propozime dhe ide që përmirësojnë gjendjen, në arritjen e një monitorimi gjithëpërfshirës dhe cilësor, në përgjigje dhe të procesit të kalimit të transmetimeve audiovizive nga analogu në digjital.
other
zgjedhje
monitorim
radio
televizion
treg transmetimi
fushatë elektorale
mbulim mediatik
BMM
Matja e marketingut politik në mediat audiovizive gjatë fushatës elektorale - Rasti i zgjedhjeve lokale të 21 qershorit 2015 në Shqipëri
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2592017-03-03T15:04:38Zcom_123456789_135col_123456789_234
Bregu, Zylyftar
2017-03-03T15:04:38Z
2017-03-03T15:04:38Z
2015
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/259
Qëllimi i këtij punimi është vëzhgimi dhe analiza e gjeografisë së lajmeve në median e shkruar në Shqipëri. Gjashtë gazeta të përditshme të cilat përfaqësojnë katër tipe të ndryshme të medias së shkruar janë studiuar për 30 ditët e muajit prill 2015, mbi gjeografinë e lajmeve, sipas pesë niveleve hapësinore. Së pari, lajmi global-kontinental(Europa), së dyti ai regjional-ballkanik, së treti ai kombëtar, së katërti ai rajonal (qarku) e së fundi ai lokal. Analiza është realizuar në disa rrafshe njëherazi; Fillimisht është vëzhguar tematika e informacionit për secilin hapësirë gjoegrafike bazuar në strukturën e zakonshme të medias së shkruar shqiptare; aktualitet, politikë, ekonomi, social, art-kulturor, etj. Së dyti janë evidentuar gjinitë nëpërmjet të cilave përcillet informacioni (lajm, analizë/koment, reportazh, intervistë) dhe a përcaktohet zhanri varësisht nga vendi prej nga vjen informacioni. Së fundi është monitoruar autorësia e lajmeve për secilin nivel gjeografik prej nga raportohet.
Artikulli konstaton raportin mes informacionit bazuar nga koncepti hapësinor, arsyet e këtij raporti dhe specifikat e këtij raportimi.
Metodologjia e përdorur është ajo e matjes dhe analizës së produktit/informacionit në median e shkruar, sigurisht e mbështetur në literaturën teorike. Janë përzgjidhur disa të përditshme që publikohen në Tiranë; të përditshme që janë organet zyrtare të partive kryesore, përkatësisht “Zëri i Popullit” dhe “Rilindja Demokratike”. Dy media që deklarohen të pavarura, përkatësisht “55” dhe “Dita”, një e përditshme të qendrës “Panorama” si dhe një e përditshme që është zgjatim i disa aktiviteteve të tjera, gazeta “Mapo”.
Analiza është sasiore dhe cilësore.
other
gjeografia e informacionit
lajm lokal
lajm kombëtar
lajm ndërkombëtat
burim
Gjeografia e lajmit në median e shkruar sipas nivelit të lokalizuar!
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2402017-03-03T15:19:42Zcom_123456789_135col_123456789_258
Erdem, Mustafa
2017-03-03T14:42:32Z
2017-03-03T14:42:32Z
2015
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/240
Ky punim parashikon përmbledhje të ideve dhe kërkimeve mbi rolin e mësuesit në mësimdhënien e letërsisë. Letërsia dhe gjuha janë të lidhura ngushtë dhe ky është një fakt që askush nuk mund ta mohojë. Letërsia përbëhet nga gjuha dhe paraqet një nga përdorimet më të shpeshta. Prandaj, është për të besuar që letërsia e gjuhës angleze ndihmon nxënësit në përmirësimin e fushëveprimit në lexim dhe në mënyrën e tyre të të shprehurit.
Mësuesit janë lidhja mes nxënësve dhe diturisë. Mësuesit janë udhëheqësit e mësimit dhe mundësojnë nxënësit për të rritur aftësitë e tyre të të mësuarit të pavarur. Mësuesit janë aktorë të rëndësishëm në procesin e të mësuarit dhe ata duhet të inkurajojnë nxënësit që të diskutojnë, imagjinojnë, lexojnë dhe ritregojnë tregimet në mënyrë që të rritet motivimi dhe vlera e letërsisë.
other
Letërsi
letërsia e mësimdhënies
gjuhë
mësimi i gjuhës
mësimdhënësi
roli i mësimdhënësit
Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1442017-03-03T08:29:49Zcom_123456789_135col_123456789_136
Nuhiu, Vesel
2017-03-03T08:29:48Z
2017-03-03T08:29:48Z
2008
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/144
Ky shkrim së pari shqyrton shkurtimisht gjendjen e gjuhës shqipe sot duke e theksuar mosrespektimin e normës së gjuhës standarde. Punimi pastaj përqendrohet kryesisht në dukurinë e të huazuarit të elementeve gjuhësore angleze në gjuhën shqipe. Vihet në dukje numri i madh i huazimeve që kanë depërtuar në shqipe pas luftës së Kosovës, me ardhjen e organizatave qeveritare dhe joqeveritare dhe me ndryshimin e sistemit shoqëror, si dhe pamundësia për t‟i analizuar dhe kontrolluar ato fjalë të huaja, shumë prej tyre të panevojshme, për shkak të ardhjes së tyre të furishme brenda një kohe të shkurtër, po edhe për shkak të mosgatishmërisë qoftë subjektive ose objektive të institucioneve gjuhësore të vendit për t‟i trajtuar huazimet si duhet. Në përputhje me këtë propozohen edhe masa përkatëse që duhet të merren për kontrollimin e huazimeve të panevojshme. Jepet edhe një pjesë shtesë ku flitet për disa huazimet që mund të pranohen duke i arsyetuar propozimet, si dhe për disa huazime të panevojshme, të cilat duhet të refuzohen nga shqipja.
other
globalizmi gjuhësor
huazime
fjalë të huaja
procesi i të huazuarit
analizë e huazimeve
masa të nevojshme gjuhësore
lejimi i huazimeve
përshtatje e huazimeve
fonetike
gramatikore
gramatikore
organe/ institucione për trajtimin të huazimeve
trajtimi i huazimeve
huazime të pranueshme
të panevojshme
Vesel
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1952017-03-03T13:32:04Zcom_123456789_135col_123456789_181
Abazi, Hajdin
2017-03-03T13:32:04Z
2017-03-03T13:32:04Z
2014
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/195
Objekt i kësaj trajtese do të jetë përpjekja për të gjetur një parim bazë të shkencës nga filozofë të ndryshëm të shkencës. Ato përpjekje rezultuan në risi por edhe në probleme të reja të perceptimit, qasjes dhe shpjegimit ndaj shkencës, si dhe zhvillimit të saj.
Shkenca që përbën evidencën më të dukshme të rritjes së dijes njerëzore, doli të jetë një fenomen shumë kompleks dhe me sfida nga më të llojllojshmet që të kuptohen dhe të shpjegohen, gjë që shprehet përmes teorive të ndryshme epistemologjike, teori këto të cilat edhe shprehin qasje të ndryshme, por edhe pasqyrojnë evoluimin e saj.
Risitë por edhe problemet epistemologjike, në vija të trasha, mund të përmblidhen si më poshtë:
(i) formulimi i parimit bazë të shkencës i parimi i verifikimit,
(ii) falsifikimi si parim drejtues i shkencës,
(iii) paradigmat dhe ndërrimi i tyre si parimi kryesor i zhvillimit të shkencës; dhe
(iv) zhvillimet kontroverse pas Kuhnit
Përkundër suksesit, megjithatë, ende nuk ka një teori epistemologjike, e cila do t’u jepte përgjigje pyetjeve: ka apo jo një shpjegim racional mbi mënyrën se si vendos komuniteti i shkencëtarëve, në momentet kulminante të zhvillimit shkencor, për ndërrimin e paradigmave.
other
verifikimi
falsifikimi
paradigma
racionalizmi
komuniteti shkencor
A ka një parim bazë shkenca?
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/11912019-03-09T08:26:26Zcom_123456789_135col_123456789_1190
Rexha, Xhavit
2019-03-09T08:26:25Z
2019-03-09T08:26:25Z
2018
1848-4298
2623-8381
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1191
Ky studim trajton teorinë e rendit natyror të përvetësimit të gjuhës amtare, e cila tregon se ekziston një rend i caktuar i përvetësimit të trajtave dhe të morfemave të ndryshme gramatikore të gjuhës amtare, por edhe të gjuhës së dytë / të huaj. Gjuhët e mëdha botërore kanë studiuar renditjen e përvetësimit të morfemave dhe të trajtave gramatikore, ndërkaq deri tash nuk ka pasur një studim të kësaj natyre për gjuhën shqipe. Një studim i tillë do të ndihmonte për përmirësimin e përvetësimit të gjuhës amtare, për organizimin e kurrikulës së gjuhëve në shkolla dhe do të ndikonte për mësimin e gjuhës shqipe si gjuhë e huaj. Në hulumtim kanë marrë pjesë më se 100 hulumtues të rinj, të cilët kanë vëzhguar për dy javë më se 200 fëmijë të katër grupmoshave në spektrin prej 0-11 vjeçare. Vëzhgimi ka mbledhur material natyralist joeksperimental për të konstatuar ekzistimin e rendit natyror të përvetësimit të gjuhës shqipe si gjuhë amtare. Studimi ka konstatuar ekzistimin e një rendi të tillë në përputhje me teorinë e procedimit, e cila nënkupton përvetësimin gradual prej trajtave më të thjeshta kah ato më komplekse. Një gjetje e paplanifikuar e studimit ka qenë roli i dialektit dhe i të folmeve në procesin e përvetësimit të gjuhës shqipe. Njëkohësisht, studimi nuk ka arritur ta dallojë dhe të përcaktojë më saktësisht rolin e shkollës dhe të mjedisit në procesin e përvetësimit të gjuhës shqipe.
rendi natyror
përvetësimi i gjuhës
morfemat gramatikore
dialekti
Përvetësimi i gjuhës shqipe si gjuhë amtare nga pikëvështrimi i hipotezës së rendit natyror
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/11672018-03-06T15:19:53Zcom_123456789_135col_123456789_1164
Tuti, Fjoralba
2018-03-06T15:19:53Z
2018-03-06T15:19:53Z
2017
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1167
Imazhi është një dukuri që gjithmonë ka përbërë interes për qeniet njerëzore megjithëse në vitet e fundit është shndërruar në çështje primare. Ajo se çfarë të tjerët mendojnë për ne apo edhe se çfarë ne mendojmë për ata, është në të vërtetë baza e ndërveprimit në përditshmërinë tonë. Në këtë punim imazhin do ta shohin përtej nivelit ndërpersonal, do të synohet të shpjegohet rëndësia e imazhit të një vendi si pjesë e diplomacisë publike të një vendi. Qëllimi i këtij punimi është të kuptohet mënyra se si ka ndikuar në imazhin e Shqipërisë mbulimi mediatik i shenjtërimit të Nënë Terezës. Pyetja kërkimore që shtrohet këtu është se çfarë qasjeje kanë pasur mediat italiane kundrejt Shqipërisë në pasqyrimin e tyre. Për këtë punim janë përzgjedhur gazetat kryesore italiane: Corriere della Sera, La Stampa dhe La Repubblica, brenda një dyvjeçari ku janë analizuar 41 artikuj të botuar për Nënë Terezën.
Gjetjet dëshmojnë se këto tri gazeta kanë pasur një mbulim të madh mediatik dhe në të shumtën e rasteve nuk kanë fshehur origjinën e shenjtores Nënë Terezës, duke e shkruar ndonjëherë edhe në titull që ajo ishte shqiptare. Një ngjarje e tillë siç ishte shenjtërimi i një personi me vlera të fuqishme universale, ndikon pozitivisht në imazhin e shqiptarëve në botë.
Nënë Tereza
imazh i shqiptarëve
Corriere della Sera
La Repubblica
La stampa
Vatikan
shenjtërim
Imazhi i shqiptarëve nga pasqyrimi i shenjtërimit të Nënës Terezë në mediat italiane
Thesis
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/11792018-09-06T08:02:26Zcom_123456789_135col_123456789_1174
Mustafa, Saxhide
2018-09-06T08:02:26Z
2018-09-06T08:02:26Z
2018
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1179
Qeverisja korporative sipas parimeve e standardeve të ekonomive të tregut të njohura si parimet e Organization of Economic Cooperation and Development (OECD), duhet të sigurojë rritjen e vlerës së aseteve të kompanive. Veç kësaj, ajo duhet të sigurojë një përfaqësim të drejtpeshuar të interesave të aktorëve (palëve të interesuara), para së gjithash, pronarëve, menaxhmentit dhe punonjësve. Një nga problemet qenësorë me të cilin ballafaqohen ndërmarrjet e reja private dhe ndërmarrjet e krijuara nëpërmjet privatizimit, është korporatizimi i tyre ose krijimi i strukturave moderne të qeverisjes korporative, të cilat siç trajtohen në këtë punim, kanë rëndësi parësore për rritje të këtyre kompanive, për qëndrueshmërinë e tyre, për qasjen në kapital dhe për atraktivitetin e tyre për investime. Arritja e këtyre standardeve në ekonomitë në tranzicion po provohet të jetë mjaft problematike sidomos në ekonomitë në tranzicion në Evropën Lindore dhe Evropën Juglindore. Diskutimet teorike dhe hulumtimet empirike konstatojnë se problemet nuk kanë të bëjnë aq me kornizën ligjore sesa me me zbatimin e tyre, e sidomos me mjedisin institucional dhe problemet që kanë këto shtete me zbatimin e ligjit si dhe me korrupsionin. Në këtë punim bëhet një vështrim i diskutimeve teorike për problemet specifike të qeverisjes korporative në këto vende dhe pastaj në bazë të burimeve sekondare dhe studimeve empirike në rastin e Kosovës, bëhet një analizë e shkurtër krahasuese e zhvillimeve në këtë fushë në Kroaci, Bullgari, Shqipëri dhe Kosovë. Përfundimet e nxjerra nga kjo analizë dalin të jenë në linjë me diskutimet teorike.
Ekonomi në tranzicion
qeverisje
korporatë
borde
transparencë
llogaridhënie
Disa specifika të qeverisjes korporative në ekonomitë në tranzicion
Thesis
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/3812017-03-06T10:24:06Zcom_123456789_135col_123456789_234
Leçini, Gazmend
2017-03-06T10:24:06Z
2017-03-06T10:24:06Z
2015
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/381
other
Roli i medias në formimin e identitetit kombëtar shqiptar në vitet 1925-1944
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2612017-03-03T15:16:18Zcom_123456789_135col_123456789_234
Sakja, Arta
2017-03-03T15:16:18Z
2017-03-03T15:16:18Z
2015
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/261
Në botën politike bashkëkohore të zgjedhjeve, marrëdhëniet me publikun zënë një rol kyç.
Marrëdhëniet publike të partive politike janë një mënyrë e partive politike për t’u transmetuar mesazhe votuesve të tyre, veprimtari kjo, që intensifikohet në periudha zgjedhore.
Qëllimi kryesor i marrëdhënieve publike të partive politike është përdorimi i medies për t’u komunikuar votuesve qëndrimet politike të partisë.
Ky artikull do të analizojë përdorimin efektiv të medies online nga ana e partive politike në periudhën parazgjedhore të zgjedhjeve lokale që zhvillohen në Shqipëri, më 21 qershor 2015, i fokusuar në strategjitë e përdorura nga njoftimi i emrave të kandidatëve të mundshëm për kryetarë bashkie deri në momentin e përzgjedhjes finale nga ana e tyre, si dhe mbulimin e tyre nga media.
Artikulli synon të investigojë mbi ndërlojën strategjike të ekspertëve përgjegjës për komunikimin në partitë politike dhe gazetarëve që mbulojnë politikën në shtatë organe mediatike që do të vëzhgojmë: Tema Online, Dita Online, Shqiptarja.com, Shekulli, Mapo, Panorama, Shqip, Standard.
Artikulli synon gjithashtu të vlerësojë sa efektive janë strategjitë e PR në sigurimin e mbulimit të lajmit të prodhuar prej tyre (herë në formën e deklaratës për shtyp, herë në formën e konferencës për shtyp, herë në formën e lajmit, pa lejuar identifikimin e burimit), në media dhe se si e arrijnë këtë.
Si rezultat, shihet një marrëdhënie e mirë bashkëpunuese e përgjegjësve të komunikimit në njësitë e PR të partive politike që ky artikull do t’i trajtojë si pjesë të makinerisë së PR (spindoktor) me gazetarët politikë, por rezultati i pasqyrimit të strategjive nuk përcaktohet vetëm dhe thjesht nga kjo marrëdhënie. Ajo përcaktohet edhe nga qëndrimi i pronarëve të medies ndaj partive të ndryshme, qëndrim ndaj të cilit, gazetarët e politikës janë adaptuar tashmë.
Artikulli hedh një vështrim mbi pozicionin e gazetarit të sotëm politik dhe rolin e tij si ndërmjetës i përçimit të mesazhit të ideuar e përpunuar nga makineria e spindoktor për te votuesi publik.
other
Marrëdhëniet publike në politikë
gazetar politik
strategji e marrëdhënieve publike në politikë
spin/doktor
parafushata lokale
Strategjitë e marrëdhënieve publike të partive politike shqiptare në mediatizimin e kandidaturave për kryetarë bashkie për zgjedhjet lokale të 2015
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1922017-03-03T13:27:49Zcom_123456789_135col_123456789_181
Ramaj, Antoneta
2017-03-03T13:27:49Z
2017-03-03T13:27:49Z
2014
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/192
Qëllimi i këtij studimi është që të tregojmë se si “puna krijuese” ose “produktet” e mësuesit ndikojnë drejtpërdrejt në performancën e nxënësit, te punët me shkrim. Nëpërmjet këtij studimi duam të tërheqim vëmendjen e të gjithë mësuesve të gjuhës shqipe dhe të letërsisë për të mos anashkaluar kërkesa dhe forma të rëndësishme të mësimdhënies, të cilat ndikojnë në formimin gjuhësor të nxënësve.
Aspektet që janë hulumtuar lidhen me temat e punëve me shkrim, të hartuara nga mësuesi; mënyrën e ndërtimit të tyre; shkallën e qartësisë dhe të kuptueshmërisë; përputhshmërinë e llojeve të shkrimit që realizojnë nxënësit me ato që kërkon programi lëndor. Aspekt tjetër i studimit, i lidhur ngushtësisht me të parin, janë komentet dhe shënimet vlerësuese që mësuesi u bën shkrimeve të nxënësve, si dhe përshtatshmëria e tyre për çdo nxënës.
Qasja jonë e përgjithshme është që të tregojmë nëpërmjet shembujve realë dhe të bindim mësuesit nëpërmjet analizave e komenteve se problemet e ndryshme në hartimin e temës sjellin shmangie të zbatimit të kërkesave të programit, prodhojnë lloje të ndryshme shkrimesh dhe sjellin keqkuptime e shqetësime në radhët e nxënësve, ndërsa shënimet dhe komentet e përgjithshme nuk ndihmojnë nxënësit në përmirësimin e tyre.
Besojmë se mendimet tona dhe përfundimet e studimit do të jenë ndihmesë për mësuesit e gjuhës shqipe dhe të letërsisë në zhvillimin e procesit mësimor.
other
programi lëndor
punët me shkrim
temat e punëve me shkrim
kritere
pyetje
klasifikimi i temave
llojet e shkrimeve
komente dhe shënime të mësuesit
fjalë të përgjithshme
vlerësimi në proces
shembuj ilustrues
Roli i mësuesit në përfitimin e aftësisë së të shkruarit nga nxënësit
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2202017-03-03T13:58:41Zcom_123456789_135col_123456789_218
Aron, Raymond
2017-03-03T13:58:41Z
2017-03-03T13:58:41Z
2015
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/220
other
Etapat e mendimit sociologjik
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2732017-03-04T08:06:55Zcom_123456789_135col_123456789_171
Kryeziu, Refik
2017-03-04T08:06:55Z
2017-03-04T08:06:55Z
2012
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/273
Sistemi bankar në Republikën e Kosovës është i ri.
Funksionimi i këtij sistemi filloi një vit mbas përfundimit të luftës.
Mbase 90% të aseteve të bankave kryesisht janë të kapitalit të huaj. Përveç Bankës Qendrore funksionojnë edhe tetë banka komerciale, në të cilën vetëm dy prej tyre janë me kapital vendor.
Produktet kryesore të domosdoshme për një institucion financiar, për t`i përmbushur kushtet për të qenë bankë, janë punët e depozitave dhe të kredive, si dhe produktet e shërbimet e tjera e që në kohët e fundit janë duke u shtuar.
Gjatë funksionimit të sistemit bankar kemi një zhvillim të hovshëm të depozitave dhe të kredive.
Përderisa, në fund të vitit 2000 shuma e depozitave të klientëve ishte 93 milionë euro, fund i vitit 2010 shënoi rritje të depozitave në vlerë prej 1 miliard e 952 milionë euro.
Në fund të vitit 2000 shuma e kredive të lejuara për individ dhe biznese, kishte arritur në shumë prej 3 milionë euro, ndërsa në dhjetor të vitit 2010 kemi një vlerë prej 1 miliard e 439 milionë euro.
Në bankat e Kosovës gjatë vitit 2006 dhe 2007 kreditë e këqija ishin 4.1 %, derisa në vitin 2008 kishte rënie në 3.3 %, në vitin 2009 ishin 4.3 % dhe në gjashtëmujorin e parë të vitit 2010 me 4.5 % të kredive të përgjithshme.
Normat e interesit për kredi janë shumë të larta në krahasim me bankat komerciale të vendeve të rajonit dhe më gjerë. Sistemi bankar është i varfër, kërkesat për kredi dhe shërbime bankare janë të mëdha.
other
Sistemi bankar
Banka qendrore
produktet e bankës
depozitat
kreditë
normat e interesit
Sistemi bankar e kreditor dhe ndikimi i tij në zhvillimin ekonomik
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1472017-03-03T08:44:30Zcom_123456789_135col_123456789_136
Pllana, Lulzim
2017-03-03T08:44:30Z
2017-03-03T08:44:30Z
2008
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/147
Barometri politik është projekti i parë hulumtues me tematikë politike i inicuar nga Universiteti AAB, më saktësisht nga Qendra për Hulumtimin e Opinionit – QHO. Ky hulumtim i parë eksperimental financohet nga Universiteti AAB dhe realizohet në bashkëpunim me Universitetin e Lubjanës, Qendrën për Hulumtimin e Opinionit Publik dhe të Komunikimit Masiv të këtij universiteti.1
Në periudhën kohore prej 4 deri më 6 dhjetor, në bazë të pyetësorit të standardizuar e anonim dhe metodës „Face-to-face“, u zhvillua anketimi në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në zonat e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Prizrenit, Gjakovës, Pejës dhe Mitrovicës, duke përfshirë këtu edhe vendbanimet me shumicë të nacionaliteteve të tjera. Shpërndarja e pyetësorve është bërë sipas numrit të vendbanimeve të Entit të Statistikave të Kosovës.2 Nga 880 persona të paraparë, janë anketuar 876 (99%) persona me të drejtë vote, çka e bën projektin të jetë reprezentativ. Anketimi nëpër komunat apo, më saktësisht, pikat anketuese, është kryer nga 30 anketues. Koha e plotësimit të një ankete ka zgjatur nga 5 deri në 10 minuta. Të dhënat janë analizuar me softuerin statistikor SPSS.3
Pyetësori është hartuar nga udhëheqësi i QHO-së në Universitetin AAB, Lulzim Pllana M.A., në bashkëpunim me prof. dr. Niko Tosh, udhëheqës i Qendrës për Hulumtimin e Opinionit dhe të Komunikimit Masiv në Lubjanë, dr. Slavko Kurdija, ligjërues në Universitetin e Lubjanës dhe bashkëpuntor i kësaj të fundit.
Pyetësori përbehet nga pjesa fikse, që nënkupton të njëjtat pyetje në të gjitha fazat e anketimit, dhe pjesa e ndryshueshme, pyetje këto të cilat kanë të bëjnë me situata dhe ngjarje aktuale përgjatë periudhës kohore të anketimit.
Në përgjithësi, pyetësori parasheh përcaktimin dhe orientimin politik të opinionit publik rreth situatës politike, si dhe vlerësimin e saj dhe të ngjarjeve aktuale, sidomos të atyre politike, në Kosovë. Pos vlerësimit të institucioneve vendore, siç janë Qeveria, Kryeministria, Parlamenti, Policia, partitë politike, KLMDNJ, Sindikatat dhe Ombudspersoni, ai ofron mundësinë e vlerësimit të besueshmërisë jo vetëm në institucionet ndërkombëtare, siç janë Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, po dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një vlerësim tjetër rreth besueshmërise është edhe ai i medieve, duke e ndarë rëndësinë e vlerësimit të tyre në medie publike dhe private.
Si pyetje më e rëndesishme e pjesës fikse të „Barometrit politik“ është e ashtuquajtura „pyetja e së dielës“ ose „për cilën parti do të votonit“, që mund të trajtohen si thelbi i tij. Me qëllim krahasimi të pozicioneve dhe të përcaktimit të trendeve të partive politike, bëhet edhe pyetja: „për cilën parti keni votuar në zgjedhjet e fundit“. Si rrjedhojë e kësaj nxirret edhe një vlerësim për personalitetet politike, që bëhet nëpërmjet pyetjes së hapur. Kjo metodë e përcaktimit të vlerës bën që vendimet e marra të personaliteteve politike të mund të përcaktohen dhe të vlerësohen në bazë të aktiviteteve të tyre politike për një periudhë të gjatë. Ky vlerësim mund të plotësohet më mirë duke parashtruar pyetjen rreth ndryshimit apo jo të gjendjes në çështjet sociale, ekonomike, arsimore, shëndetësore etj. që nga zgjedhjet e fundit, domethënë të atyre të nëntorit të vitit 2007.
Pjesën e ndryshueshme të barometrit e përbëjnë ato pyetje që, varësisht nga situata aktuale, munden apo nuk munden të përsëriten në pyetësorin e barometrit. Pyetjet si „transformimi i TMK-së4 në FSK5“, „pikat e Ban Ki Moon-it“, „Plani i Ahtisarit“ ose „politika e Barak Obamës lidhur me Kosovën“ janë pyetje tipike të pjesës së ndryshueshme të barometrit.
Pjesa empirike e barometrit ka të bëjë me analizimin e të dhënave, domethënë të rezultateve të hulumtimit.
other
Barometri politik 1/2008
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2432017-03-03T14:46:14Zcom_123456789_135col_123456789_234
Berisha, Ibrahim
2017-03-03T14:46:14Z
2017-03-03T14:46:14Z
2015
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/243
Punimi përqendrohet të analizojë normën rregulluese të medies në periudhën e tranzicionit medial,në një kontekst të specifikuar të marrëdhënieve publike, si dhe efektin etik dhe profesional të kësaj norme që ka të bëjë me të drejtën dhe lirinë për t’u shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë informacion. Qasja do të fokusohet në raportin publik të medies, pastaj audiencë, detyrim etik dhe e drejta ligjore në shoqërinë e Kosovë mbas vitit 1999. Analizohet norma rregulluese e ndarë në dy periudha: e para, periudha e mbas luftës, 1999-2006, kur shoqëria e Kosovës administrohet nga UNMIK (Korniza Kushtetuese, rregulloret për medie dhe vendimet administrative) dhe e dyta, periudha para dhe pas njohjes së shtetit të Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare , 2006-2014, kur norma miratohet nga legjislativi i Republikës së Kosovës.
other
Medie elektronike
e drejta
normë rregulluese
liri e shprehjes
Kosovë
E drejta për shprehje të lirë në normën e Kosovës
Article
mods///com_123456789_135/100