2024-03-29T06:42:04Zhttps://dspace.aab-edu.net/oai/requestoai:dspace.aab-edu.net:123456789/2262017-03-03T14:10:43Zcom_123456789_135col_123456789_218
Gabimet që studentët e Gjuhës Angleze bëjnë në përdorimin e fjalive të varura kohore
Agaj, Teuta
fjali
periudhë
fjali e varur kohore
fjali kryesore
fjali e varur
lidhëz nënrenditëse
Të dish një gjuhë nuk do të thotë të dish vetëm fjalët e saj, por të dish si të lidhësh fjalët, renditjen e fjalëve në një fjali dhe renditjen e fjalive në një periudhë, rolin e tyre dhe marrëdhëniet e tyre me njëra-tjetrën. Marrëdhënia e fjalive në një periudhë është veçanërisht e rëndësishme në lidhje me fjalitë e përbëra me nënrenditje, në të cilat fjalitë nuk janë të të njëjtit nivel, por tregojnë varësi. Pra, pikërisht fjalitë e varura kohore janë ato që janë mjaft të komplikueshme dhe të cilat krijojnë konfuzion. Për këtë arsye, shumica e njerëzve përpiqen t’i shmangin ato, dhe përdorin fjali të thjeshta në vend të tyre, megjithatë, diçka e tillë shkakton humbjen e kuptimit dhe origjinalitetit të idesë. Kjo do të thotë se edhe pse të komplikuara, fjalitë e varura kohore janë thelbësore për të shpjeguar idetë dhe mendimet tona. Duke u bazuar në numrin e madh të fjalive të varura kohore, në kuptimet që ato bartin, si dhe për mënyrën se si shprehet kuptimi, ky punim do të përqendrohet në gabimet që studentët e Gjuhës Angleze bëjnë në përdorimin e fjalive të varura kohore. Do të përqendrohet në strukturën e fjalive të varura kohore, si dhe përdorimin e tyre.
2017-03-03T14:10:43Z
2017-03-03T14:10:43Z
2017-03-03T14:10:43Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/226
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2222017-03-03T14:02:28Zcom_123456789_135col_123456789_218
Gjuha juridiko-diplomatike: Analizë stilistikore e tekstit të “Konventës për Municionet Thërrmuese”
Alla, Aida
gjuha ligjore
stili
toni
standardizimi i terminologjisë
probleme përkthimore
Gjuha angleze është pa dyshim gjuha më e rëndësishme e komunikimit midis kombeve të ndryshme anë e mbanë botës. Është lingua franca në shumë takime ndërkombëtare, qofshin ato politike, ekonomike, sociale, artistike, letrare, etj. Në këtë kuadër, ndërveprimi diplomatik dhe politik midis kombeve është duke u rritur gjithnjë e më shumë, duke rritur, për rrjedhojë, edhe kërkesën për profesionalizëm në përkthim. Ligjet ndërkombëtare duhet të përkthehen saktësisht me qëllim që t’i përshtatet mentalitetit kombëtar, kulturor dhe politik të vendit të gjuhës së përkthimit.
2017-03-03T14:02:28Z
2017-03-03T14:02:28Z
2017-03-03T14:02:28Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/222
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2242017-03-03T14:07:37Zcom_123456789_135col_123456789_218
Ndikimi i shprehjeve të huaja në Kodin penal dhe në Kodin e procedurës penale të Republikës së Kosovës
Jonuzi – Shala, Vjosa
globalizmi
barbarizmat
huazimet
drafti
implementimi
ndikimet gjuhësore
dhunimi
kontrabandim
trafikim
shkronja e madhe
albanologjia
lektorët
institucionet shtetërore
gjuha shkencore
ligji mbi mbrojtjen e gjuhës shqipe
Globalizmi është definuar si proces ekonomik, politik, shoqëror dhe kulturor, efekti i të cilit është ndikimi në nivel gjithë-botërorë përkatësisht, gjithëpërfshirës. Nga ky përkufizim, rrjedh se ky proces është shumëdimensional; ka përfshirë globin, nga këndvështrimi fizik dhe krahas kësaj, ka ndikuar në mënyrë gjithëpërfshirëse në pothuajse, në mos jo të gjitha, sferat e jetës së njeriut dhe të shoqërive në tërësi. Si i tillë, konsiderohet edhe i pashmangshëm.
Me gjithë anët pozitive të cilat i sjellë procesi i globalizimit, të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin teknologjik i cili mundëson “zvogëlimin” e rruzullit në kohë dhe në hapësirë, në mënyrë të pashmangshme ky proces sjell edhe pasoja të caktuara, të cilat gjithsesi, janë negative. Si rezultat i kësaj, kanë lindur edhe tendencat dhe pozicionime diametralisht të kundërta; në njërën anë përkrahësit absolutë të këtij procesi dhe në anën tjetër, kundërshtarët absolutë të këtij procesi.
Është më se e vërtetë se globalizmi ndryshon marrëdhëniet, jo vetëm ato politike dhe ekonomike, por edhe ato shoqërore dhe kulturore. Në këtë kuptim, globalizmi manifestohet edhe në sferën shkencore dhe gjuhësore. Kjo është më se e dukshme edhe në hapësirën shqiptare, në të cilën ky ndikim është jashtëzakonisht i shprehur.
Në shkencën e të drejtës penale dhe procedurale – penale në Kosovë, ky ndikim është i dyfishtë: derisa në Kodin penal të Republikës së Kosovës, ndikimi i përket gjuhës dhe në masë të caktuar është manifestuar me shprehje nga gjuha angleze, në Kodin e procedurës penale, ky ndikim manifestohet edhe në vetë substancën e procedurës penale.
Koha është duke e dëshmuar se përdorimi i shprehjeve të huaja në gjuhën shqipe shumë herë është nevojë, sepse duke i parë ndikimet në këto dy kode, shohim se, megjithatë, gjuha shqipe nganjëherë nuk mjafton. Si rrjedhojë, huazimet gjuhësore paraqesin “shpëtimin” e vetëm. Dhe kjo duhet të zgjasë vetëm për një kohë, dhe atë, derisa të “gjendet” shprehja në gjuhën shqipe. U mbetet gjuhëtarëve, në radhë të parë dhe studiuesve të sferës penale në përgjithësi që t’i “krijojnë”, që t’i “zbulojnë” dhe më pas t’i nxjerrin në përdorim shprehjet, të cilat medoemos duhet të jenë shqipe dhe të cilat në mënyrë të saktë përkojnë me kuptimin, pa lënë mëdyshje, kur kemi parasysh këtë sferë shumë delikate të së drejtës.
2017-03-03T14:07:37Z
2017-03-03T14:07:37Z
2017-03-03T14:07:37Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/224
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2352017-03-03T14:26:21Zcom_123456789_135col_123456789_218
Bizneset e vogla familjare garant i zhvillimit ekonomik e social
Rexhepi, Baki
bizneset e vogla
biznesi familjar
zhvillimi ekonomik lokal
familja
menaxhimi
Integrimi global ekonomik si proces gjithnjë e më shumë po ka ndikim edhe në politikat nacionale të zhvillimit, ndaj si i tillë është jashtëzakonisht vështir që të kontrollohet me aplikimin e metodave dhe instrumenteve tradicionale të zhvillimit ekonomik. Kjo mbase vështirëson që në vitet në vijim, të planifikohen qëllime të caktuara ekonomike në nivel shteti. Të gjitha ndërmarrjet në botë, të mëdha apo të vogla, familjare dhe jo familjare, publike apo jo publike, të zhvilluara dhe të pa zhvilluara, po përballen me një sërë pyetjesh të cilat kanë të bëjnë me ardhmërinë dhe perspektivën e tyre, respektivisht vije në pikëpyetje ekzistenca e tyre në situata të paparapara turbulente për rrethinën. Çfarë do të jenë nevojat e tregut, çfarë synon konkurrenca, a po lëkunden qëndrimet e blerësve, kah pretendon përparimi i teknikës dhe teknologjisë, çfarë me zhvillimin e prodhimeve të reja, a ka mundësi të sigurimit të resurseve të nevojshme, kah udhëzon globalizimi i biznesit,cilat nevoja duhet përdorur për arritjen e efikasitetit, efektiviteti dhe inovacionet, etj… të gjitha këto pyetje u adresohen çdo ditë ndërmarrjeve – pa marrë parasysh nëse ato janë në pronësi të familjes apo nuk janë të tilla. Ajo çka ndërmarrjet familjare i bënë të veçanta dhe që i dallon nga ndërmarrjet e tjera që nuk janë në pronësi apo kontroll të familjes, paraqet diversitetin e interesit familjar dhe interesit të ndërmarrjes në sistemin e unik të biznesit familjar.
Pronarët e kompanive familjare në të gjithë botën ndajnë filozofinë dhe vlerat e njëjta, ata mendojnë në perspektivë, kapitali i tyre është durimi dhe zelli, interesohen për bashkësinë ku veprojnë dhe punojnë ashtu që kompaninë në gjendjen më të mirë të mundshme t’ua lënë trashëgimtarëve të tyre. Modeli i biznesit të kompanive familjare është tejet inovativ dhe largpamës, kërkon në realizim më të mirë, krijon më shumë vlera, ruan vendet e punës, përkundër rënieve dhe recesioneve ciklike.
Zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme familjare, paraqet rrugën më të shpejtë dhe më të lirë të zhvillimit të ekonomive kombëtare. NVM janë shtyllat kurrizore të zhvillimit ekonomik të shteteve në tranzicion dhe përkrah rolit të madh që kanë në punësim ato janë mjaft domethënëse për demokratizimin e shoqërisë.
2017-03-03T14:26:21Z
2017-03-03T14:26:21Z
2017-03-03T14:26:21Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/235
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2322017-03-03T14:21:59Zcom_123456789_135col_123456789_218
Transformimi pronësor – privatizimi në Komunën e Gjakovës në periudhën 1990 – 1999
Baraku, Albert
Vitet e tetëdhjeta filluan me çrregullime dhe tronditje të mëdha ekonomike dhe politike në disa shtete të Bllokut të Lindjes, si rezultat i vështirësive të mëdha të grumbulluara me vite e të cilat i ka sjellë socializmi si rend shoqëror në këtë pjesë të Evropës. Fillimi ishte në Poloni dhe më vonë valët e çrregullimeve arritën edhe në ish shtetin e quajtur Jugosllavi, por përmes Kosovës. Çrregullimet nuk kishin të ndalur, ato me kohë vijuan me shtrirje edhe në të gjitha shtetet e Evropës Lindore dhe më gjerë, deri te arritja e rezultateve të para konkrete në shkatërrimin e socializmit si rend shoqëror, në fillim të viteve të nëntëdhjeta në tërë Evropën Lindore dhe vetë BRSS (Rusinë) nga edhe e kishte zanafillën.
2017-03-03T14:21:59Z
2017-03-03T14:21:59Z
2017-03-03T14:21:59Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/232
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2202017-03-03T13:58:41Zcom_123456789_135col_123456789_218
Etapat e mendimit sociologjik
Aron, Raymond
2017-03-03T13:58:41Z
2017-03-03T13:58:41Z
2017-03-03T13:58:41Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/220
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2302017-03-03T14:18:32Zcom_123456789_135col_123456789_218
Çështja e identitetit kosovar
Sallova, Donik
identitet
komb
shtet
kosovar
shqiptar
Me (ri)shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe themelimin e shtetit kosovar, në opinionin publik filluan të qarkullojnë ide se “meqë u krijua shteti i Kosovës, tani duhet të formohet edhe “kombi kosovar”, sepse çdo shtet duhet ta ketë identitetin e vet kombëtar të ndryshëm nga komb-shtetet e tjera”. Ky studim do të synojë të argumentojë se ideja e shtetit të Kosovës nuk ka lindur me synimin për të krijuar edhe identitetin e ri kombëtar të popullit të Kosovës (pra kombi kosovar), sepse identiteti kombëtar shqiptar i Kosovës ka qenë i formësuar. Sikurse, njësia politike jo domosdoshmërisht e përcakton apo e imponon edhe ndryshimin e identitetit kombëtar të një populli (qoftë edhe në rrethana okupimi) . Në fakt, përpjekjet e kosovarëve për çlirim, pavarësi dhe ndërtim të shtetit kanë synuar mbrojtjen, garantimin dhe kultivimin e identitetit të tyre të formësuar kombëtar shqiptar i cili po u cenohej nga Serbia. Punimi do të argumentojë se ideja e “identitetit kosovar” si “identiteti i ri kombëtar i Kosovës” është më shumë një konstruksion artificial që shpërfillë rrethanat historike e politike të rrugës së shqiptarëve të Kosovës për pavarësi, se sa aspiratë reale natyrore identitare e shqiptarëve të Kosovës. Po ashtu, kjo ide bie në kundërshtim me parimet teorike të kombformimit modern në përgjithësi. Në fund do të konkludohet se shteti i Kosovës u projektua nga elita dhe populli i Kosovës si një shtet i dytë shqiptar, në pamundësi të përkohshme për bashkim me shtetin amë Shqipërinë, prandaj edhe “identiteti kosovar” përbën vetëm një sub-identitet shqiptar me karakteristika specifike dalluese, por që janë normale për të gjitha identitetet kombëtare moderne. Sikurse pengesë aktuale e përputhjes së natyrshme të identitetit shqiptar me shtetin kosovar mbeten “parimet ahtisaariane” të Republikës aktuale (Republika e 17 shkurtit), të cilat elita politike kosovare e pas vitit 2007 i pranoi si kompromis për “njohjen” e pavarësisë së Kosovës nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së (i cili përkundër pranimit të këtij kompromisi nuk e njohu shtetin e Kosovës).
2017-03-03T14:18:32Z
2017-03-03T14:18:32Z
2017-03-03T14:18:32Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/230
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2282017-03-03T14:13:31Zcom_123456789_135col_123456789_218
Arsyet e terrenit vetëcensurues për gazetarët
Çipuri, Ramadan
censurë
vetëcensurë
kontroll politik
pronarë mediesh
reklamëdhënës
propagandë
Vetëcensura përbën një fenomen i cili në mënyra të ndryshme shoqëron jetën profesionale të çdo gazetari. Parë në mënyrën se si ajo ndikon, vetëcensura na shfaqet si diçka “e mirë” dhe “e keqe”. E mirë është kur ndikon në frenimin e pasioneve të individëve që shkojnë në kundërshtim me normat morale e sociale të shoqërisë, por është krejt ndryshe kur ajo kthehet në një sozi të individit e cila e ndjek, duke e vështruar prapa zverkut në tekst, e duke e paralajmëruar që ai të mos bëjë ndonjë gabim ideologjik.
Ky punim do të hedhë dritë mbi arsyet kryesore që çojnë gazetarët drejt vetëcensurimit dhe këto shtrohen në formën e pyetjeve kërkimore: Si vepron censura e vetëcensura te gazetarët?; Cilët janë faktorët që ndikojnë dhe i mbështesin ato?; Cilat janë pasojat e vetëcensurës ndër gazetarë e punonjës të medies?
Për realizimin e këtij studimi do të shfrytëzohen analiza të autorëve të ndryshëm, të mbështetur me fakte konkrete të ndodhura në ndërmarrjet mediatike.
Në fund të studimit do të ketë një qasje konkrete mbi arsyet kryesore që çojnë në vetëcensurimin e gazetarëve.
2017-03-03T14:13:31Z
2017-03-03T14:13:31Z
2017-03-03T14:13:31Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/228
other
Kolegji AAB