2024-03-28T14:46:37Zhttps://dspace.aab-edu.net/oai/requestoai:dspace.aab-edu.net:123456789/1832017-03-03T13:02:12Zcom_123456789_135col_123456789_181
Aron, Raymond
2017-03-03T13:02:12Z
2017-03-03T13:02:12Z
2014
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/183
Pjesa e dytë
Themeluesit
Charles-Louis de secondat
Baron De Montesquieu
Përktheu nga frëngjishtja, Masar Stavileci
other
Kolegji AAB
Etapat e mendimit sociologjik
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1852017-03-03T13:10:35Zcom_123456789_135col_123456789_181
Arënliu, Aliriza
Haskuka, Mytaher
Kelmendi, Kaltrina
Llullaku, Njomza
2017-03-03T13:10:35Z
2017-03-03T13:10:35Z
2014
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/185
Rezultatet: Rezultatet nga ky studim mbështesin të gjeturat nga studimet e tjera se meshkujt kanë pasur mesatare më të lartë si në dhunën proaktive ashtu edhe në viktimizim, në krahasim me femrat dhe dallimi është signifikant (p<0.001). Pos kësaj, analiza e regresionit logjistik binar ka treguar se faktorët që përputhen (të ngjashëm) duket të kenë lidhje me ushtrimin e dhunës proaktive dhe viktimizimit në mesin e adoleshentëve kosovarë. Ndërlidhja më e ngushtë për dhunën proaktive dhe viktimizimin ishte me konsumimin e alkoolit më shumë se 30 ditë, përcjellë nga ikja nga mësimi dhe disponimi depresiv. Ndërlidhja më e dobët është vërejtur me marrëdhënien me prindërit dhe gjininë. Megjithatë, rezultatet e vetëvlerësimit kanë treguar se nuk ka pasur dallime statistike signifikante në mes dhunës proaktive dhe viktimizimit. Të gjitha të lartpërmendurat tregojnë se dhuna proaktive dhe viktimizimi në mesin e adoleshentëve përkojnë me njëra-tjetrën, duke theksuar rolin e tyre si kryes dhe viktimë.
Hyrje: Qëllimi i këtij artikulli është të kuptuarit e faktorëve të rrezikut që lidhen me dhunën e vetë-raportuar proaktive dhe viktimizimin në mesin e nxënësve kosovarë të shkollave të mesme.
Metodat: Të dhënat janë marrë nga 4709 nxënës të shkollave të mesme të moshës 15 – 16 vjeçare nga Kosova, që kanë marrë pjesë në Projektin Evropian për studimin në shkolla mbi alkoolin dhe drogat e tjera (ESPAD). Ky studim ka ndjekur metodologjinë e standardizuar, përcaktimin e mostrës, administrimin dhe kërkesat etike të njëjta me anketën (studimin) e PEShAD (ESPAD), gjë që siguron krahasueshmëri me vendet evropiane.
other
Kolegji AAB
dhuna proaktive
viktimizimi
vetëvlerësimi
depresioni
konsumimi i alkoolit
Faktorët e rrezikut dhe viktimizimi i nëxënësve të shkollave të mesme
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2042017-03-03T13:38:11Zcom_123456789_135col_123456789_181
Dushi, Orjeta
2017-03-03T13:38:11Z
2017-03-03T13:38:11Z
2014
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/204
Qëllimi i kërkimit është pasqyrimi i vlerave kuptimore të termave e të koncepteve gjenerative në sintaksën e gjuhës shqipe. Me futjen në përdorim të metodave përshkruese, krahasuese e shpjeguese si dhe shfrytëzimit të një literature të pasur në shqip dhe në gjuhë të huaj kam arritur rezultatet e mëposhtme:
1) Klasifikimi i fjalive, duke u mbështetur në kundërvënien mes fjalive kryesore dhe fjalive të varura bëhet sipas këtyre këndvështrimeve:
1.1) Në llojin e marrëdhënies që lidh fjalinë e varur me fjalinë drejtuese;
1.2) Forma e fjalisë së varur, e cila mund të jetë identike ose e ndryshme nga ajo e fjalive drejtuese;
1.3) Mënyra e foljes së fjalisë së varur.
2) Njësitë predikative me gjymtyrë funksionale kryejnë funksione paralele.
2.1) Në gjuhët e njohura evropiane tema zakonisht është kryefjalë, dhe rema kallëzues. Në pikëpamjen tradicionale kryefjala e një fjalie veprore kalimtare është autore e veprimit, kurse kundrinori është pësuesi ose synimi. Në gjuhët me ndërtim ergativ karakteristika sintaksore e rasës do të përcaktonte si kryefjalë emrin “synim” të fjalisë jokalimtare.
2.2) Plotësori kallëzuesor është sintaksisht i domosdoshëm për plotësimin e strukturës kallëzuesore (prandaj quhet “komplement”, përkatësisht “plotës”).
2.3) Mbi bazën e numrit të nominaleve me të cilat foljet bashkohen për të formuar bërthamat e fjalive bëhet një klasifikim i foljeve. Sipas këtij klasifikimi bëhet edhe dallimi midis kryefjalës edhe kundrinorit. Modelet aktuale i dallojnë klasat e ndryshme foljore duke supozuar ekzistencën e një kategorie të veçantë funksionale, SV e së cilës është komplement i saj. Kjo kategori është shënuar me v. Rrjeti tematik i një zëri të caktuar leksikor është një strukturë me predikat dhe argumente, tipike e analizave të gjuhës, të formuluara nga logjika bashkëkohore. Përdorimi i rezultateve të mësipërme sjell risi në terminologjinë gjuhësore dhe konceptuale të sintaksës gjenerative të shqipes.
other
Kolegji AAB
Klasifikimi i fjalive
kundërvënie
njësitë predikative
gjymtyrë funksionale
funksione paralele
Termınologjı dhe koncepte gjeneratıvıste të frazës
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2152017-03-03T13:48:45Zcom_123456789_135col_123456789_181
Abdullahu, Lorik
Mullatahiri, Vjosa
Podvorica, Ganimete
2017-03-03T13:48:45Z
2017-03-03T13:48:45Z
2014
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/215
Të gjeturat – Rezultatet empirike kanë vënë në pah, nevojën e ngritjes së vetëdijes për efikasitetin dhe përparësitë që e-bankimi ofron për ndërmarrjet e vogla; në anën tjetër, shumë ndërmarrje të tjera nuk mund ta paramendojnë zhvillimin e afarizmit të tyre pa e-bankimin, sepse më parë kanë harxhuar shumë kohë në trafikun rrugor dhe kanë pritur me orë të tëra në radhë për të realizuar pagesa, ose kanë bartur me vete shuma të mëdha parash të gatshme, dhe kanë qenë të shoqëruar nga ndjenjat e shqetësimit e pasigurisë deri në dorëzimin e tyre.
Kufizimet e hulumtimit – Hulumtimi është bazuar vetëm në shpjegimin e vetëm një incidenti kritik që ka ndodhur me një bankë. Mirëpo, kemi pasur raste kur disa klientë afaristë kanë shfrytëzuar e-bankimin në disa banka. Në të ardhmen të gjitha këto raste duhet të identifikohen dhe regjistrohen.
Origjinaliteti/vlera – Të gjeturat aktuale vendosin bazën për një hulumtim më të zgjeruar për të vlerësuar kënaqëshmërinë e klientëve afaristë me shërbimet e e-bankimit dhe sugjeron hapat e mëtutjeshëm që secila bankë duhet t’i ndjekë që të jetë e suksesshme në tërheqjen dhe mbajtjen e klientëve afaristë.
Qëllimi – Ky punim synon të identifikojë incidentet dominuese kritike dhe nxitësit kyçë që ndikojnë në përdorimin apo mospërdorimin e e-bankimit nga klientët afaristë.
Metodologjia/Qasja – Hulumtimi aktual zbaton Teorinë bazë të Barney Glaser dhe Anselm Strauss (1967) dhe përdor teknikën e incidenteve kritike për të identifikuar faktorët që ndikojnë në (pa) kënaqshmërinë e klientëve afaristë gjatë përdorimit të e-bankimit. Në këtë rast të dhënat empirike janë mbledhur përmes intervistave duke shfrytëzuar pyetje të hapura. Nga 63 intervista me përfaqësues të ndërmarrjeve të vogla e të mesme, organizata joqeveritare dhe institucione të tjera afariste, 23 intervista janë konsideruar si të pavlefshme për këtë studim sepse kanë deklaruar se nuk e përdorin e-bankimin.
other
Kolegji AAB
e-bankimi
teoria bazë
teknika e incidenteve kritike
përshtatshmëria
kënaqëshmëria
kursimi i kohës
Kosovë
Qasja ndaj e-bankimit e ndërmarrjeve vendore
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1952017-03-03T13:32:04Zcom_123456789_135col_123456789_181
Abazi, Hajdin
2017-03-03T13:32:04Z
2017-03-03T13:32:04Z
2014
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/195
Objekt i kësaj trajtese do të jetë përpjekja për të gjetur një parim bazë të shkencës nga filozofë të ndryshëm të shkencës. Ato përpjekje rezultuan në risi por edhe në probleme të reja të perceptimit, qasjes dhe shpjegimit ndaj shkencës, si dhe zhvillimit të saj.
Shkenca që përbën evidencën më të dukshme të rritjes së dijes njerëzore, doli të jetë një fenomen shumë kompleks dhe me sfida nga më të llojllojshmet që të kuptohen dhe të shpjegohen, gjë që shprehet përmes teorive të ndryshme epistemologjike, teori këto të cilat edhe shprehin qasje të ndryshme, por edhe pasqyrojnë evoluimin e saj.
Risitë por edhe problemet epistemologjike, në vija të trasha, mund të përmblidhen si më poshtë:
(i) formulimi i parimit bazë të shkencës i parimi i verifikimit,
(ii) falsifikimi si parim drejtues i shkencës,
(iii) paradigmat dhe ndërrimi i tyre si parimi kryesor i zhvillimit të shkencës; dhe
(iv) zhvillimet kontroverse pas Kuhnit
Përkundër suksesit, megjithatë, ende nuk ka një teori epistemologjike, e cila do t’u jepte përgjigje pyetjeve: ka apo jo një shpjegim racional mbi mënyrën se si vendos komuniteti i shkencëtarëve, në momentet kulminante të zhvillimit shkencor, për ndërrimin e paradigmave.
other
Kolegji AAB
verifikimi
falsifikimi
paradigma
racionalizmi
komuniteti shkencor
A ka një parim bazë shkenca?
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1922017-03-03T13:27:49Zcom_123456789_135col_123456789_181
Ramaj, Antoneta
2017-03-03T13:27:49Z
2017-03-03T13:27:49Z
2014
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/192
Qëllimi i këtij studimi është që të tregojmë se si “puna krijuese” ose “produktet” e mësuesit ndikojnë drejtpërdrejt në performancën e nxënësit, te punët me shkrim. Nëpërmjet këtij studimi duam të tërheqim vëmendjen e të gjithë mësuesve të gjuhës shqipe dhe të letërsisë për të mos anashkaluar kërkesa dhe forma të rëndësishme të mësimdhënies, të cilat ndikojnë në formimin gjuhësor të nxënësve.
Aspektet që janë hulumtuar lidhen me temat e punëve me shkrim, të hartuara nga mësuesi; mënyrën e ndërtimit të tyre; shkallën e qartësisë dhe të kuptueshmërisë; përputhshmërinë e llojeve të shkrimit që realizojnë nxënësit me ato që kërkon programi lëndor. Aspekt tjetër i studimit, i lidhur ngushtësisht me të parin, janë komentet dhe shënimet vlerësuese që mësuesi u bën shkrimeve të nxënësve, si dhe përshtatshmëria e tyre për çdo nxënës.
Qasja jonë e përgjithshme është që të tregojmë nëpërmjet shembujve realë dhe të bindim mësuesit nëpërmjet analizave e komenteve se problemet e ndryshme në hartimin e temës sjellin shmangie të zbatimit të kërkesave të programit, prodhojnë lloje të ndryshme shkrimesh dhe sjellin keqkuptime e shqetësime në radhët e nxënësve, ndërsa shënimet dhe komentet e përgjithshme nuk ndihmojnë nxënësit në përmirësimin e tyre.
Besojmë se mendimet tona dhe përfundimet e studimit do të jenë ndihmesë për mësuesit e gjuhës shqipe dhe të letërsisë në zhvillimin e procesit mësimor.
other
Kolegji AAB
programi lëndor
punët me shkrim
temat e punëve me shkrim
kritere
pyetje
klasifikimi i temave
llojet e shkrimeve
komente dhe shënime të mësuesit
fjalë të përgjithshme
vlerësimi në proces
shembuj ilustrues
Roli i mësuesit në përfitimin e aftësisë së të shkruarit nga nxënësit
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2172017-03-03T13:53:46Zcom_123456789_135col_123456789_181
Dujaka, Aziz
Metaj, Zenel
2017-03-03T13:53:46Z
2017-03-03T13:53:46Z
2014
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/217
Sporti i skive është sport shume atraktiv dhe garues. Garat në këtë lëmi realizohen në kushte të veçanta. Kushti kryesor për realizimin e garave me skia është ambienti (shtegu), i cili ka karakteristikat e veçanta. Studimi i teknikes së skijimi alpin është vështir të realizohet në kushte laboratorike, prandaj hulumtimet mund realizohen në kushtet që imponohen nga ambienti (shtegu) i garave.
Me qëllim të përcaktimit të efikasitetit të sllallomit është bërë zgjedhja e pasazheve të caktuara të shtegut, të cilët dallojnë me karakteristikat e veçanta në garat e sllallomit. Me qëllim të regjistrimit sa më të saktë të të dhënave që paraqesin tekniken e sllallomit, është zgjedh shpejtësia si parametër biomekanik me i rëndësishëm që karakterizon hapësirën kinematike të skijimit alpin. Me analizën e rezultateve dhe përpunimit statistikor vije përfundimi se shpejtësia ndryshon në fazat e veçanta të kthesës së sllallomit.
other
Kolegji AAB
skitë carving
sistemi skiatori-skitë
parametrat kinematikë
shpejtësia
nxitimi
Analiza biomekanike e shpejtësisë në kthesën e sllallom te skitarët kulmorë
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1872017-03-03T13:14:17Zcom_123456789_135col_123456789_181
Llunji, Venera
2017-03-03T13:14:17Z
2017-03-03T13:14:17Z
2014
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/187
Nacionalizmi paraqet një sfidë serioze për vendet në tranzicion. Ai është një faktor i cili në mënyrë të jashtëzakonshme ndikon dhe ndërton procesin kalimtar në politikë në të gjitha vendet e Evropës Jug-Lindore. Nacionalizmi paraqet një sfidë për vendet ish-komuniste, veçanërisht për vendet siç janë ish-republikat e Jugosllavisë, meqë, siç thotë edhe Robert Kaplan në veprën e tij “Balkan Ghosts:A journey Through History,...në Ballkan, asnjë luftë nuk është ‘lokale’.Shoqëritë në Evropë po përjetojnë ndryshime të mëdha, posaçërisht në politikë dhe ekonomi, përmes fuqizimit të sistemeve të tyre demokratike, politike dhe ekonomike. Megjithatë, nacionalizmi dhe qëndrimet nacionaliste janë të pranishme në kulturën politike në vendet në tranzicion përkundër përpjekjeve për implementimin e demokracisë, ndryshimeve të shpejta dhe modernizimit të shoqërive në nivel institucional dhe në struktura shoqërore, si edhe përkundër ambientit të sapo krijuar të këtyre shoqërive. Vendet në tranzicion huazuan të ashtuquajturin veprim “copy-paste” dhe u përpoqën të implementojnë sisteme të tilla pa marrë parasysh specifikat e vendeve të tyre në tranzicion, por të cilat më pas u ballafaquan me dallimet, papërshtatshmërinë dhe shpesh edhe me pamundësinë e implementimit të tyre. Prandaj, qëllimi i këtij punimi është përqendrimi në kulturën politike të vendeve në tranzicion, duke mbuluar nacionalizmin dhe procesin e demokratizimit si pjesë të rëndësishme të sistemit dhe kulturës politike
other
Kolegji AAB
nacionalizmi
shoqëria
sistemi politik
kultura
demokracia
Ndikimi i nacionalizmit në vendet në tranzicion: Qëndrimet ndaj nacionalizmit në kulturën politike
Article
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1902017-03-03T13:19:40Zcom_123456789_135col_123456789_181
Zguri, Rrapo
2017-03-03T13:19:40Z
2017-03-03T13:19:40Z
2014
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/190
Syri nuk gënjen. Aparatet fotografike bazohen në besnikërinë e syrit. Rrjedhimisht ato nuk gënjejnë (camera never lies – kamera nuk gënjen kurrë). Për vite e dekada me radhë fotografët e medies e kanë pasur si mburojë dhe argument të parë këtë tipologji arsyetimi që lidhet me debatin e hershëm rreth raporteve të këtij mediumi vizual me të vërtetën objektive.
Duke thjeshtëzuar analizën teorike-filozofike, çështja shtrohet: fotografia është një pasqyrim objektiv i realitetit apo është një lloj informacioni vizual i cili është i ndikuar nga subjektiviteti i autorit të saj? Ç’rol kanë bindjet, pikëpamjet, stereotipat, paragjykimet, interesat, përkatësia individuale apo shijet e autorit të një fotografie në krijimin e produktit final?
Trajtesa e mëposhtme synon të hedhë dritë mbi raportet e fotografisë së medies me të vërtetën objektive, duke u ndalur në debatin teorik në këtë fushë. Një vend të konsiderueshëm zë analiza e problemeve etike të fotogazetarisë në Shqipëri si dhe roli i digjitalizimit të medies dhe i internetit në amplifikimin e këtyre problemeve. Pas vështrimit panoramik dhe të detajuar, vijnë edhe konkluzionet dhe rekomandimet që do t’i shërbejnë praktikës së fotogazetarisë për të minimizuar shkeljet etike përmes ndërtimit të një kornize vetërregulluese dhe një politike editoriale efektive dhe transparente.
other
Kolegji AAB
media vizuale
e vërteta objektive
interpretimi i realitetit
fotogazetaria
etika, fotografia pasqyrë
fotografia dritare
korniza vetërregulluese
politika editoriale
Çështje etike të fotografisë së medias
Article