2024-03-28T22:43:37Zhttps://dspace.aab-edu.net/oai/requestoai:dspace.aab-edu.net:123456789/1882017-03-03T13:16:25Zcom_123456789_135col_123456789_177
Imazhi i vendit, aktorët e komunikimit dhe shkëmbimet arsimore
Saliu, Hasan
imazh i jashtëm i vendit
soft-power
arsim
studentë të huaj
politika arsimore
Kosovë
Aksi kryesor teorik i punimit do të përqendrohet në shpjegimin e nocioneve të cilat janë sot të pranishme në diskursin për rritjen e imazhit të një vendi, si diplomacia publike, diplomacia masive, soft-power, marrëdhëniet publike ndërkombëtare etj. Ndërsa, aksi empirik do të kërkojë të identifikojë dhe përshkruajë një segment të aktorëve kryesorë komunikues të cilët marrin pjesë në komunikimet me publikët e huaj, për të analizuar përkushtimin që kanë institucionet e vendit për këtë dimension të komunikimit me publikët e huaj dhe ngritjes së imazhit të vendit. Hipoteza që ngrihet këtu është nëse vendet e vogla, si Kosova, mund të ndikojnë në rritjen e imazhit të saj në botë, mundësitë dhe vështirësitë konkrete dhe ndaj kujt duhet të drejtohen fushatat e Kosovës për informimin dhe ndikimin e publikëve të jashtëm, në sferën e shkëmbimeve studentore.
Për shkak aktiviteteve të zbehta në këtë drejtim dhe pranisë së institucioneve të tjera arsimore në Kosovë, dëshmohet se vendi është kryesisht konsumues i diplomacisë së huaj publike e kulturore, pa strategji për ta shtrirë këtë në vendet e huaja me qëllim të rritjes së imazhit dhe reputacionit të saj
2017-03-03T13:16:25Z
2017-03-03T13:16:25Z
2017-03-03T13:16:25Z
2013
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/188
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1782017-03-03T12:42:11Zcom_123456789_135col_123456789_177
Etapat e mendimit sociologjik
Aron, Raymond
2017-03-03T12:42:11Z
2017-03-03T12:42:11Z
2017-03-03T12:42:11Z
2013
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/178
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2052017-03-03T13:39:01Zcom_123456789_135col_123456789_177
Integrimi i qytetit të Prishtinës përmes mobilitetit si indikator – rasti i lagjes Kalabria
PALLASKA, Elvida
Qëndrueshmëria urbane
transporti i qëndrueshëm urban
transporti i integruar
planifikimi hapësinor urban
lëvizshmëria urbane
atraktiviteti i qyteteve
qytetet me ekonomi të njohurive
qytetet kreative
ndotja mjedisore urbane
hapësirat publike
zhvillimi i orientuar kah transporti
zhvillimi i orientuar kah mobiliteti
Ky punim merret me vlerësimin e integrimit të brendshëm të qytetit të Prishtinës përmes indikatorit të mobilitetit në dy lagjet e mëdha të tij – Dardania dhe Kalabria si rast studimi.
Vlerësimi si i tillë bëhet me qëllim të matjes së shkallës së qëndrueshmërisë urbane, të funksionimit të qytetit, përmes indikatorit të lëvizshmërisë. Me këtë tentohet të arrihet në përfundimin se indikatori i lëvizshmërisë reflekton planifikimin e zhvillimit racional hapësinor të qytetit, të qëndrueshmërisë urbane të tij.
Ai bëhet për të vlerësuar shkallën e lëvizshmërisë prej një lagje në tjetrën, qasjen për në qendër të qytetit dhe në pjesët e tjera të qytetit, shkallën e rrezikshmërisë, të shfrytëzimit racional të hapësirës, të nivelit të planifikimit të integruar urban.
2017-03-03T13:39:01Z
2017-03-03T13:39:01Z
2017-03-03T13:39:01Z
2013
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/205
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1932017-03-03T13:29:10Zcom_123456789_135col_123456789_177
Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë
Llunji, Venera
arsimimi i të rriturve
dija
të mësuarit
vendi i punës
zhvillimi
shoqëria
Shekulli 21 kërkon përpjekje serioze në të rishikuarit, zgjerimin, dhe pranimin në tërësi të nocionit të arsimimit të të rriturve. Arsimimi i të rriturve duhet t‘i sigurojë secilit qasje në dije dhe mësimi gjatë gjithë jetës dhe në këtë mënyrë secilit t’i krijojë mundësi për të shijuar zhvillimin kulturor, social dhe ekonomik. Sot, të rriturit ballafaqohen me sfida të veçanta që nga zhvillimi i teknologjisë dhe zhvillimi shkencor e deri te kërkesat e shtuara të jetës së shpejtë sociale. Prandaj, qëllimi i këtij punimi është të kuptohet më mirë rëndësia që ka për të gjithë arsimimi për të rritur: për individët, për organizatat dhe për shoqëritë duke përfshirë edhe shoqërinë e Kosovës. Ky punim shqyrton sfidat e arsimimit të të rriturve me të cilat përballet Kosova si një shoqëri në tranzicion.
Çdo vit, mijëra të diplomuar hyjnë në tregun e punës. Ata përballen me sfida nga më të ndryshmet siç janë përshtatja në ambientet e reja,të mësuarit për t’i treguar aftësitë e reja dhe qëllimin e karrierës së tyre dhe përpjekjet për të krijuar një identitet të tyre profesional.
Me përshpejtimin e ritmit të ndryshimeve në vendet e sotme të punës, është shtuar edhe nevoja për të krijuar mënyra të reja në përgatitjen e të punësuarve për t’i përmbushur këto sfida. Thënë ndryshe, shpërthimi në fushën e dijes dhe të teknologjisë informative kërkon që punonjësit të jenë të gatshëm dhe të aftë t’i ngërthejnë aftësitë dhe qasjet e reja. Të punësuarve u kërkohet të mësojnë vazhdimisht në vendet e tyre të punës në mënyrë që të sigurojnë vazhdimisht pjesëmarrjen e tyre. Shumë organizata e kanë inkurajuar mësimin e mëtejshëm si atë formal ashtu edhe mësimin joformal për të ndihmuar si organizatën ashtu edhe anëtarët e saj të përballen me ritmin e shpejtë të ndryshimeve. Kjo mënyrë e arsimimit po bëhet forcë e fuqishme në arsimin elementar dhe të vazhdueshëm të punonjësve të sotëm.
Prandaj, rëndësia e arsimimit të të rriturve për një zhvillim të gjithëmbarshëm ekonomik,social, dhe kulturor të shoqërisë tonë është bërë prioritet dhe çështje kryesore.
2017-03-03T13:29:10Z
2017-03-03T13:29:10Z
2017-03-03T13:29:10Z
2013
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/193
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1792017-03-03T12:44:35Zcom_123456789_135col_123456789_177
SHBA dhe Kosova: Nga të Drejtat e Njeriut te Pavarësia
Dalipi, Samet
Ndërtimi i paqes
intervenimi humanitar
multikulturalizmi
ndërhyrja humanitare
Opinioni intelektual amerikan lidhur me Kosovën është përcjellë dhe vazhdon të përcillet me vëmendje të theksuar nga qytetarët dhe politikbërësit e Kosovës. Qëndrimet e tyre kanë shërbyer e vazhdojnë të shërbejnë si indikatorë shumë të rëndësishëm të zhvillimeve për të ardhmen e saj. Ky kujdes i opinionit kosovar ndaj reflektimeve amerikane lidhur me Kosovën është rezultat i pragmatizmit amerikan në afirmimin e vlerave liridashëse dhe promovimit të demokracisë në botë nga ky vend.
Shkatërrimi i përgjakshëm i ish Jugosllavisë ishte një shtytje për një kujdes më të shtuar nga bashkësia ndërkombëtare, e sidomos nga SHBA-t, në moslejimin e edhe të një tragjedie njerëzore, e cila do të rëndonte ndërgjegjen e politikbërësve të kohës.
Shqiptarët për dhjetë vite rezistuan paqësisht kundër nacionalizmit ekspansionist serb, por zëri i tyre, përkundër simpative, nuk mjaftoi për të tërhequr kujdesin e duhur ndërkombëtar pa hyrë në ciklin e dhunës ndëretnike.
Dukej se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare kishte iluzion vazhdimin e qëndrimit të ish federatës, ashtu siç do të konsideronte edhe mundësinë e gjetjes së zgjidhjes së çështjes së Kosovës brenda një mbetjeje serbo-malazeze, apo më vonë brenda Serbisë.
Pavarësinë e tyre, kombet e ish Federatës Jugosllave, e paguan me humbjen e qindra mijëra jetëve, si pasojë e të udhëhequrit nga mitet e besëtytnitë e trilluara mesjetare, mbi të cilat u formësua ideologjia serbomadhe, pararojë e së cilës do të qëndrojë Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë.
Në këtë punim do të paraqitet opinioni zyrtar politik e akademik i SHBA-ve lidhur me politikat amerikane për Kosovën para, gjatë dhe pas luftës, si dhe nga dokumentacioni i publikuar do të vërehet një evoluim substancial i qëndrimit karshi zgjidhjes së çështjes së Kosovës.
2017-03-03T12:44:35Z
2017-03-03T12:44:35Z
2017-03-03T12:44:35Z
2013
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/179
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1842017-03-03T13:04:59Zcom_123456789_135col_123456789_177
Procesi i kodifikimit dhe kodi i ri penal i republikës së Kosovës
Jonuzi - Shala, Vjosa
kodi
procesi i kodifikimit
Kodi i ri Penal i Republikës së Kosovës
Kodi i përkohshëm Penal i Kosovës
protektorati
sovraniteti
teknika juridike
stabiliteti shtetëror
dënimet me burgim të përjetshëm,
politika kriminale
Në vazhdën e ndryshimeve legjislative të cilat ndodhin në Kosovë bën pjesë edhe nxjerrja e kodit penal, i cili ka filluar së zbatuari nga 1 janari i vitit 2013. Duke mos u ndalur në rëndësinë që ka ky kod, vëmendja do të përqendrohet në vetë përmbajtjen e tij. Kodi i ri penal përmban një numër zgjidhjesh të reja, të cilat janë plotësisht të natyrshme kur kemi parasysh rrethanat tërësisht të ndryshme në të cilat është nxjerr kodi i vjetër. Por, cilat janë pjesët e kodit penal, të cilat, edhe përkundër përpjekjeve që të arrihet një zgjidhje më e kompletuar, megjithatë, do të duhej trajtuar sërish, duke i plotësuar dhe ndryshuar kapitujt përkatës të saj?
Njëra ndër çështjet, e cila mund të shtrohet si temë debati, i takon një dekade më parë, kur është nxjerr kodi, i cili sipas përmbajtjes nuk përkonte me përmbledhje voluminoze të ligjeve nga sfera penale, karakteristikë për kodet. Thënë ndryshe, kishte ndodhur vetëm një ndryshim në të emërtuarit e ligjit penal, ndonëse kushtet objektive për të qenë kod akoma nuk ishin plotësuar. Me fjalë të tjera, procesi i kodifikimit është e pamundur të ndodhë në kushtet e protektoratit. Kjo, sepse stabiliteti shtetëror është kusht, i cili ka si rrjedhojë realizimin e procesit të kodifikimit, produkt i të cilit është nxjerrja dhe zbatimi i tij.
2017-03-03T13:04:59Z
2017-03-03T13:04:59Z
2017-03-03T13:04:59Z
2013
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/184
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1892017-03-03T13:19:38Zcom_123456789_135col_123456789_177
Pronësia, shkak i rëndësishëm për krizën e gazetave në Shqipëri
Nezaj, Sami
Gazeta gjeneraliste
politika editoriale
staf editorial
shtyp i financuar
tirazh
Gazetat e përditshme shqiptare janë në krizë. Një pjesë e saj furnizohet nga ndërhyrjet e financuesve të gazetave në politikat editoriale të tyre me qëllim realizimin e influencave. Gazetat gjeneraliste shqiptare janë gazeta kryesisht të financuara nga biznesi. Në këtë kërkim do të vërtetojmë hipotezën se botuesit ia kanë dalë të deformojnë raportimin e gazetarëve dhe se ata në fakt janë autoritetet e vërteta editoriale të gazetave të përditshme në Shqipëri.
Rrjedhim i kësaj ndërhyrjeje është rënia e cilësisë së shtypit, censura dhe autocensura tek gazetarët. Kjo ka sjellë si rrjedhim edhe rënien e interesit të publikut për gazetat.
Kërkimi do të bazohet në intervista me drejtues kryesorë të gazetave por edhe financues të tyre, artikuj që trajtojnë problematikat e pronësisë së medies në Shqipëri, kërkime në terren përmes anketimit të gazetarëve, raporte të ndryshme të monitorimit të medieve.
2017-03-03T13:19:38Z
2017-03-03T13:19:38Z
2017-03-03T13:19:38Z
2013
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/189
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1862017-03-03T13:11:28Zcom_123456789_135col_123456789_177
Tipologjia e gazetarit shqiptar sot
Godole, Jonila
Gazetar
media post-komuniste
anketim
fusha gazetareske
kultura e gazetarisë
etika profesionale
Në dallim nga vendet e tjera të Lindjes, në Shqipëri pjesa më e madhe e gazetarëve të sistemit të vjetër që kishin operuar brenda normave dhe kornizës ideologjike në fuqi, u shtrënguan ta lënë profesionin menjëherë pas ndryshimeve në vend, në periudhën kohore 1990-1992. Brezi i ri i gazetarëve që i zëvendësoi, filloi të operonte në një vakuum ligjor, duke mos përfillur normat ligjore dhe ato morale. Ky radikalitet është shenjues për të gjithë tranzicionin shqiptar, siç do të tregojë ky punim. Zhvillimi i gazetarisë në Shqipëri, në njëzet e dy vitete fundit, pasqyron qartë përpjekjet për të fuzionuar vlerat e mbartura perëndimore brenda një shtrati kulturor dhe tradicional ekzistues.
Konkretisht dy pyetjet themelore që shtron ky punim janë:
Kush është profili i gazetarit shqiptar sot?
Cilat janë tiparet e kulturës profesionale të gazetarisë shqiptare?
“Kultura profesionale“ në këtë studim do të kuptohet si “një proces pune i individëve profesionistë” dhe “karakteristika apo paraqitja e gazetarisë si një institucion i pavarur, si një profesion dhe diskurs brenda një konteksti konkret politik, ekonomik apo kulturor”. Sipas këtij përkufizimi, dinamikën e gjerë të kulturës së gazetarisë nuk mund ta reduktojmë në normat etike dhe teoriko-sistemike të një profesioni të caktuar.
2017-03-03T13:11:28Z
2017-03-03T13:11:28Z
2017-03-03T13:11:28Z
2013
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/186
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1972017-03-03T13:33:32Zcom_123456789_135col_123456789_177
Njohjet përforcuese dhe njohjet reduktuese si faktorë motivues në arritjet shkollore
Zenuni, Anita
Vehapi, Shemsedin
Motivim
Angazhim
Nxënës
Arritje shkollore
Vetë-besimi
Vlerësimi i shkollës
Planifikimi
Menaxhimi i të mësuarit
Këmbëngulja
Vetë-sabotimi
Mosangazhimi
Ky hulumtim shqyrton një model multidimensional të motivimit dhe angazhimit të nxënësit. Përmes këtij modeli kuptohen nivelet e zhvillimit të faktorëve që pasqyrojnë rritjen e motivimit (dimensionet përforcuese) dhe ato që reflektojnë motivim të reduktuar (dimensionet reduktuese) te nxënësit.
Hulumtimi është kryer me metodën e anketimit ku nxënësit kanë vetë-raportuar në pyetësorët për variablat e hulumtuara në klasat e tyre nëpër shkolla. Grup mosha e hulumtuar për këtë studim kanë qenë 200 nxënësit e klasës 10, 11 dhe 12 të shkollës së mesme publike “Sami Frashëri” si dhe nxënësit e shkollës së mesme private “Luarasi” në Prishtinë.
Përzgjedhja e mostrës është bërë në mënyre oportune. Të dhënat janë përpunuar me anë të paketës statistikore për shkencat sociale SPSS 18.0.
Hulumtimi ka vërtetuar se njohjet përforcuese kanë ndikim pozitiv në arritjet shkollore të nxënësve dhe se njohjet reduktuese kanë ndikim negativ. Me anë të këtij hulumtimi është vërtetuar se të dy këta faktorë kanë rëndësi në arritjet shkollore të nxënësve të kësaj moshe.
Hulumtimi mund të shërbejë si bazë e mirë orientuese në shpjegimin e natyrës komplekse të relacioneve të faktorëve të ndryshëm në suksesin shkollor.
Qëllimi i hulumtimit është të kuptojmë që faktorët motivues (faktorët mbrojtës) dhe faktorët de-motivues (faktorë të rrezikut) janë të rëndësishëm në suksesin shkollor të nxënësve. Qëllim tjetër është të kuptuarit e niveleve të zhvillimit të faktorëve që pasqyrojnë rritjen e motivimit dhe ato që reflektojnë motivim të reduktuar.
2017-03-03T13:33:31Z
2017-03-03T13:33:31Z
2017-03-03T13:33:31Z
2013
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/197
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1912017-03-03T13:25:24Zcom_123456789_135col_123456789_177
Shoqëria e mediatizuar shqiptare
Miftari, Vehbi
Sallova, Donik
Objekt i këtij studimi është raporti i medies me audiencën në Shqipëri dhe në Kosovë. Më tej, ai synon t’i studiojë raportet e televizionit, si mjet i komunikimit masiv me opinionin publik, mbi të gjitha duke e veneruar tendencën që televizioni të shndërrohet në mjet të kontrollit, përkatësisht të ndikimit në krijimin e gjykimit të pavarur. Emisionet televizive të tipit “talk shoë”, të pranishme në mediet televizive të Tiranës, do të trajtohen si emisione që shërbejnë në të njëjtën kohë edhe si fillimi i mbrojtjes publike për njerëzit e fuqishëm. Ky konstatim do të pasohet me përpjekjen për të dhënë përgjigje në pyetjet: a është tendenca për ta fituar “betejen publike” tendencë për t’ua imponuar audiencave “të vërtetën e pakontestueshme”? Cili është ndikimi medial në to dhe çfarë transformimi pësojnë mediet si rrjedhojë e mediatizimit të shoqërisë? Cila është marrëdhënia mes tyre dhe cili refuzimi a ndikimi reciprok? A e paraqet “spektakli shqiptar” gjendjen e tanishme të shoqërisë shqiptare, apo përbën shfaqje irealiste imazhesh të konstruktuara? Përtej kësaj, do të trajtohen mediet televizive në hapësirat tjera shqiptare, së bashku me ndikimin e tyre në krijimin e opinionit publik. Televizionet në Kosovë do të trajtohen si apatikë përsa u përket “talk-show”-ëve e botës së spektaklit dhe të dominuara nga ngjyrimet politike, të cilat e mbisundojnë diskursin kulturor. Opinionizmi televiziv përbën një karakteristikë tjetër të “spektaklit shqiptar” të cilin do ta trajtojë punimi. A përbën ai mekanizëm të medies për të “spektakëlzuar” opinionin publik, apo së bashku me medien përbëjnë instrument në dorë të “pushtetit” për ta kontrolluar e “konstruktuar” shoqërinë? Do të analizohen dukuritë e veçanta, karakteristike për medien shqiptare të Shqipërisë (dhe ndikimit të saj në shoqëri), për t’u përballur e krahasuar me dukuritë e veçanta të medies në Kosovë (bashkë me ndikimet e saj). Do të trajtohen raportet e televizionit me opinionin publik në Shqipëri, ndërkohë që tendenca për “spektakëlzim” të shoqërisë përmes shfaqjes së gjykimeve publike do të jetë thelb i trajtimit. Në Kosovë do të hetohet kryesisht synimi për zhvillim të “medieve të kontrollueshme”, përmes kontrollit të informacionit.
2017-03-03T13:25:24Z
2017-03-03T13:25:24Z
2017-03-03T13:25:24Z
2013
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/191
other
Kolegji AAB