2024-03-29T15:48:36Zhttps://dspace.aab-edu.net/oai/requestoai:dspace.aab-edu.net:123456789/1752017-03-03T10:24:44Zcom_123456789_135col_123456789_171
Tjetërsimi i institucionit të Kuvendit!
Dushi, Florian
Kosova nuk ka ndonjë përvojë të theksuar sa i përket ndërtimit dhe funksionimit të institucioneve të pavarura shtetërore. Ndërtimi i pushtetit në Kosovë, i cili buron drejtpërdrejt nga vota e qytetarit, ndodhi vetëm pas përfundimit të luftës në vitin 1999, përkatësisht pas instalimit të misionit të KS të OKB-së, UNMIK-ut dhe organizimit të zgjedhjeve të para në vitin 2000.
Por, që nga themelimi i institucioneve të para e deri më sot, janë vërejtur disa ndërhyrje që janë bërë dhe që për shtetet që kanë një traditë të gjatë dhe për Kosovën, janë jo të zakonshme dhe jokushtetuese. Në Kosovë ndërhyrjet më të dukshme dhe më të theksuara kanë ndodhur në punën e legjislativit, Kuvendit, fillimisht nga misioni i UNMIK-ut, e më pas nga vetë qeveria. Kështu, jo rrallë, Kuvendi i Kosovës si organi më i lartë ligjvënës e përfaqësues, ashtu siç është paraparë fillimisht me Kornizën Kushtetuese e më pas edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nuk kishte mundësi t’i përmbushë funksionet e veta kushtetuese e ligjore.
2017-03-03T10:24:44Z
2017-03-03T10:24:44Z
2012
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/175
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2712017-03-04T08:01:59Zcom_123456789_135col_123456789_171
Shqetësimet që përkojnë, Stavileci dhe Kadare, një analizë krahasuese
Llunji, Venera
Shqiptarë
nacionalizëm
integrim
bashkërenditje
Stavileci
Kadare
Apologji e çështjes shqiptare e Masar Stavilecit[1] dhe Mosmarrëveshja e Kadaresë[2] janë dy vepra të shkruara në kohë, në rrethana dhe në hapësira të ndryshme, por të cilat përkojnë me njëra-tjetrën për shqetësimet e mprehta që ngrenë për popullin shqiptar. Përderisa i pari (Stavileci) ngre shqetësimin për gërryerjet nga jashtë dhe nga brenda si pasojë e moskoordinimit të brendshëm për interesa madhore, i dyti (Kadare) ngre shqetësimin për “gërryerjet” nga brenda nga vetë shqiptarët. Stavileci duke shkruar në kohën e para luftës në Kosovë (1999), ngre shqetësimin për dëmtimin zhvillimor kombëtar, shpirtëror, moral e psikik të trupit gjithëshqiptar si pasojë jo vetëm e vërsuljeve të huaja shoviniste, por edhe e oligarkisë dhe paaftësisë së klasës politike e intelektuale të shqiptarëve që, në gjendjet dramatike të popullit tonë, të tejkalojnë vetveten duke lënë prapa interesat e ngushta meskine politike dhe të afrojnë trungun e ndarë shqiptar. Ndërsa, Kadare (2010) ngre shqetësimin për pasojat se si disa individë gërryejnë vlerat identitare dhe shpirtin shqiptar.
Ndonëse të shkruara në kohë e rrethana të ndryshme gjeopolitike, të dyja veprat përkojnë në shqetësimin që ngrenë: ruajtjen dhe forcimin e integritetit fizik dhe shpirtëror shqiptar.
2017-03-04T08:01:59Z
2017-03-04T08:01:59Z
2012
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/271
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1722017-03-03T10:11:33Zcom_123456789_135col_123456789_171
Reforma e administratës publike në Kosovë
Batalli, Mirlinda
Reforma
administrata publike
qeverisja elektronike
Reforma e administratës publike në Kosovë është një pjesë thelbësore e procesit të shtetndërtimit. Me reformën administrative qeveria synon të modernizojë administratën publike, për të forcuar kapacitetet e saj dhe për ta bërë atë më efikase dhe më të përgjegjshme.
Periudha e pas konfliktit në Kosovë që nga viti 1999 kur fillon ndërtimi i administratës së re publike në Kosovë deri në fillimin e reformës në administratë paraqet një periudhë relativisht të vështirë për Kosovën.
Reformimi i administratës publike në Kosovë manifestohet në dy mënyra: së pari, në lidhje me vetë strukturën e saj të zhvillimit dhe, së dyti, në lidhje me funksionet që kryen, efektet të cilat realizohen dhe shërbimet që u ofrohen institucioneve dhe qytetarëve.
Zbatimi i qeverisjes elektronike në administratën publike në Kosovë mundëson të gjitha kategoritë efikase të shërbimeve qeveritare, në çdo kohë dhe nga çdo distancë, në mënyrë që të përmbushën kërkesat e përditshme të qytetarëve. Qeverisja elektronike modernizon administratën dhe mundëson krijimin e një menaxhimi efikas dhe të përgjegjshëm në të gjitha nivelet e administratës. Përmes ofrimit të shërbimeve elektronike për qytetarët, Kosova do të jetë pjesë e e- Evropës.
2017-03-03T10:11:33Z
2017-03-03T10:11:33Z
2012
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/172
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1732017-03-03T10:17:46Zcom_123456789_135col_123456789_171
Llojet e burgjeve dhe kampeve të punës dhe pozita e personave të dënuar në Shqipëri gjatë periudhës së diktaturës komuniste
Gashi, Rexhep
Shqipëria
burgjet
diktatura komuniste
kampet e punës
tortura
të burgosur politikë
Në këtë artikull paraqiten dhe analizohen llojet e burgjeve dhe kampeve të punës, struktura dhe organizimi i tyre si dhe pozita e personave të dënuar gjatë mbajtjes së dënimit me burgim në Shqipëri gjatë kohës së diktaturës komuniste. Gjatë kësaj periudhe të gjatë kohore e deri me fitoren e demokracisë në Shqipëri (1944-1991) kanë funksionuar një numër i madh i burgjeve dhe kampeve të punës, në të cilat e kanë mbajtur dënimin me burgim një numër i madh i personave të dënuar, pjesa dërmuese e të cilëve ishin të dënuar politikë. Numri i madh i të burgosurve gjatë kësaj periudhe kohore si dhe i burgjeve dhe kampeve të punës ishte para se gjithash si pasojë e politikës ndëshkimore mjaft të ashpër që udhëhoqi shteti komunist shqiptar, të cilën politikë e kishte orientuar veçmas kundër kundërshtarëve të regjimit komunist. Në këtë drejtim, një vend i merituar do t’u kushtohet edhe organizimit të burgjeve dhe kampeve të punës, qëllimit të dënimit me burgim si dhe të pozitës së personave të dënuar gjatë mbajtjes së këtij dënimi. Qëllim i këtij artikulli është veçmas të hedhë dritë lidhur me llojet dhe qëllimin e themelimit të burgjeve dhe kampeve të punës, pozitën e rëndë të personave të dënuar, kufizimin e të drejtave të tyre dhe trajtimin johuman të tyre gjatë periudhës së shtetit monist në Shqipëri.
2017-03-03T10:17:46Z
2017-03-03T10:17:46Z
2012
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/173
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2722017-03-04T08:04:24Zcom_123456789_135col_123456789_171
Rëndësia e globalizimit në zhvillimin ekonomik, rasti i Kosovës
V.Hasani, Vjollca
Globalizmi
tregjet ndërkombëtare
konkurrenca e tregjeve të Bashkimit Evropian
zhvillimi global i ekonomive tê vendeve në zhvillim
Globalizmi është bërë fjala më e përdorur në çdo kohë dhe në çdo kontekst, në diskurset ndërkombëtare zyrtare dhe jozyrtare në kontekstin e ndërvarësisë së ekonomisë dhe kombeve.
Globalizimi ka evoluar me kalimin e kohës. Globalizimi ka filluar të jetë i rëndësishëm që prej përfundimit të luftës së ftohtë dhe ka përshpejtuar çlirimin e shpejtë të ekonomive në zhvillim.
Globalizimi nuk është një fenomen thjesht bashkëkohor. Sipas Chanda:”i punuar në heshtje për mijëra vite pa iu dhënë një emër”.
Vërtet, proceset e globalizimit po evoluojnë vazhdimisht, të shtyrë nga aspiratat ekonomike të miliona rreth globit-sa më shumë njerëz të përfshirë aq më shpejt ndodh globalizimi.
Qëllimi i këtij studimi është që të analizohen efektet e globalizimit të përcaktuara në integrimin e aktiviteteve ekonomike, kryesisht përmes tregjeve, në qëndrueshmërinë ekonomike dhe globale, karshi konkurrencës në sektorin e Bashkimit Evropian.
Globalizimi ka hapur mundësi të reja për një zhvillim të gjerë në mbarë botën. Megjithatë, kjo nuk është duke u zhvilluar në mënyrë të barabartë, sepse disa qarqe janë duke u integruar në ekonominë globale më shpejt se të tjerët me dëshmi të rritjes së shpejtë dhe varfërisë së reduktuar.
Për konsekuencë, një koncept kuadri koherent analitik është përdorur përgjatë studimit.
Studimi përbëhet nga një rishikim i literaturës dhe një vlerësim nga faktorët kryesorë të globalizimit.
2017-03-04T08:04:24Z
2017-03-04T08:04:24Z
2012
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/272
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2702017-03-04T07:59:27Zcom_123456789_135col_123456789_171
Balada e murimit në studimet shqiptare
Velaj, Olimbi
baladë
murimi
variantet
studimet
folklor
shqiptare
kala
ballkanike
studiues
letërsi
Balada e murimit është një nga më të vjetrat dhe më të njohurat në folklorin shqiptar. Motivi i saj është sakrifikimi i një gruaje të re në themelet e një kalaje, të një ure, ose të një objekti tjetër të rëndësishëm për etninë. Përhapja e këtij motivi i kalon kufijtë ballkanikë.
Fqinjët e shqiptarëve, për rrethana më të favorshme historike, gjeopolitike dhe të tjera, kanë mundur të botojnë epet dhe këngët e tyre që përpara një shekulli e gjysmë, e bashkë me to edhe variantet e baladës së murimit. Variantet shqiptare të mbledhura e të botuara ishin gjithnjë në disavantazh, më të pakta në numër dhe të pa ekspozuara siç duhet në literaturën e Evropës së asaj kohe. Në studimet e bëra në dekadat e fundit nga filologë dhe folkloristë shqiptarë vlerësohet veçanërisht legjenda për murimin në kalanë e Shkodrës.
Në këtë shqyrtim qëllimi është të evidentohet se si është studiuar kjo baladë, që nga koha e mbledhjes së saj e deri më sot, si ka evoluar dokumentimi i varianteve dhe çfarë progresi ka në interpretimin e tyre, referuar edhe studiuesve dhe shkollave që kanë influencuar më shumë.
2017-03-04T07:59:27Z
2017-03-04T07:59:27Z
2012
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/270
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2732017-03-04T08:06:55Zcom_123456789_135col_123456789_171
Sistemi bankar e kreditor dhe ndikimi i tij në zhvillimin ekonomik
Kryeziu, Refik
Sistemi bankar
Banka qendrore
produktet e bankës
depozitat
kreditë
normat e interesit
Sistemi bankar në Republikën e Kosovës është i ri.
Funksionimi i këtij sistemi filloi një vit mbas përfundimit të luftës.
Mbase 90% të aseteve të bankave kryesisht janë të kapitalit të huaj. Përveç Bankës Qendrore funksionojnë edhe tetë banka komerciale, në të cilën vetëm dy prej tyre janë me kapital vendor.
Produktet kryesore të domosdoshme për një institucion financiar, për t`i përmbushur kushtet për të qenë bankë, janë punët e depozitave dhe të kredive, si dhe produktet e shërbimet e tjera e që në kohët e fundit janë duke u shtuar.
Gjatë funksionimit të sistemit bankar kemi një zhvillim të hovshëm të depozitave dhe të kredive.
Përderisa, në fund të vitit 2000 shuma e depozitave të klientëve ishte 93 milionë euro, fund i vitit 2010 shënoi rritje të depozitave në vlerë prej 1 miliard e 952 milionë euro.
Në fund të vitit 2000 shuma e kredive të lejuara për individ dhe biznese, kishte arritur në shumë prej 3 milionë euro, ndërsa në dhjetor të vitit 2010 kemi një vlerë prej 1 miliard e 439 milionë euro.
Në bankat e Kosovës gjatë vitit 2006 dhe 2007 kreditë e këqija ishin 4.1 %, derisa në vitin 2008 kishte rënie në 3.3 %, në vitin 2009 ishin 4.3 % dhe në gjashtëmujorin e parë të vitit 2010 me 4.5 % të kredive të përgjithshme.
Normat e interesit për kredi janë shumë të larta në krahasim me bankat komerciale të vendeve të rajonit dhe më gjerë. Sistemi bankar është i varfër, kërkesat për kredi dhe shërbime bankare janë të mëdha.
2017-03-04T08:06:55Z
2017-03-04T08:06:55Z
2012
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/273
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1762017-03-03T10:29:53Zcom_123456789_135col_123456789_171
Propaganda serbe në raportin e Dick Marty-t
Saliu, Hasan
propaganda
komunikimi politik
mediet
efekti politik
demonizimi i armikut
Dick Marty
qeveria e Serbisë
Ky punim trajton propagandën e përdorur nga shtetet si pjesë e politikës së saj për të arritur efekte në politikën e jashtme. Propaganda e brendshme preket vetëm kalimthi në pjesën e shpjegimit të nocionit të propagandës, për shkak se objekti i trajtimit kërkon të përqendrohet në propagandën serbe kundrejt shqiptarëve, pra në propagandën që i adresohet jo vetëm opinionit të brendshëm, por në radhë të parë atij të jashtëm. Në këtë kontekst, bëhet një zhvendosje edhe në kohë, duke u kthyer në propagandën serbe që në kohën e përpjekjeve shqiptare për krijimin e komb-shtetit. Punimi ka për qëllim vetëm të marrë shembujt më ekstremë nga e kaluara dhe e tashmja, e jo të ndalet në vazhdimësinë e kësaj propagande, me qëllim të ndërlidhjes edhe me fushatën e fundit propagandistike për demonizimin e shqiptarëve.
2017-03-03T10:29:53Z
2017-03-03T10:29:53Z
2012
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/176
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1742017-03-03T10:22:09Zcom_123456789_135col_123456789_171
Krimi i organizuar si faktor me ndikim në proceset politike – Rasti i veriut të Kosovës
Qollakaj, Fatmir
Siguria
krimi i organizuar
shteti juridik
veriu i Kosovës
strukturë lokale
Siguria është kategori kushtetuese në shtetin Juridik , gjë që obligon organet dhe institucionet shtetërore të përmbushin këtë detyrim ndaj qytetarëve, për të cilët siguria është një e drejtë themelore e pa tjetërsueshme. Se sa sot është e mundur të përmbushet ky detyrim kushtetues ndaj qytetarëve dhe në cilin nivel të cilësisë është qështje relative, kur dihet fakti se faktorët sfidues të sigurisë janë gjithnjë në rritje dhe gjithnjë e më shumë është e pa qëndrueshme siguria .
Po kështu gjithnjë e me shumë jemi dëshmitarë të gjendjës së imponuar nga faktorët sfidues për sigurinë, ku krimi i organizuar njëri nga këta faktorë themelorë manifestohet si faktor i rëndësishëm e me ndikim , i cili dikton ritëm dhe e determinon fizionominë e jetës politike në përmasa shtetërore regjionale etj. Si pasqyrë reale dhe portretim kontekstual i kësaj problematike e marrim në shqyrtim gjendjen e veriut të Kosovës i cili si në aspektin juridik, politik dhe atë të sigurisë paraqet një tërësi të ndërlikuar dhe specifike, ku krimi i organizuar manifestohet si një lidhje e fuqishme në mes pushtetit lokal politik, simbioza në fjalë krim-strukturë lokale politike dikton ritëm, dinamikë, vëllim të marrërveshjeve ndërshtëtrore të R.Kosovës dhe Serbisë lidhur me qështjen e zgjidhjes përfundimtare të qështjeve të pa zgjidhura në mes tyre.
Analizuar nga këndvështrimi i sigurisë dhe aspekti kriminalistik, krimi i organizuar tenton, vepron kah konzervimi “gjendjës ekzistuse”, ku organet e shtetit të Kosovës në rastin tonë konkret nuk kanë pasur qasje, as që kanë pasur mundësi të ushtrojnë juridiksionin në territorin e Republikës së Kosovës, të njohur si shtet në planin ndërkombëtar nga më se nëntëdhjetë shtete.
2017-03-03T10:22:09Z
2017-03-03T10:22:09Z
2012
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/174
other
Kolegji AAB