2024-03-29T00:37:05Zhttps://dspace.aab-edu.net/oai/requestoai:dspace.aab-edu.net:123456789/1682017-03-03T10:01:28Zcom_123456789_135col_123456789_163
Kosova dhe Sllovenia – dy Ngjarje, dy Rrugë, dhe sfida të ndryshme
Žnidaršič Žagar, Sabina
Republika e Kosovës
Republika e Sllovenisë
tranzicioni demografik
nataliteti
mortaliteti
vdekja e foshnjave
gjinia mashkullore dhe femërore
Punimi bën krahasimin e zhvillimeve demografike të Republikës së Sllovenisë dhe të Republikës së Kosovës gjatë dekadave të fundit. Qëllimi kryesor është që të ceken dallimet e rëndësishme dhe shkaqet e evolucionit të ndryshëm të tranzicionit demografik në këto dy mjedise. Në të parën, tranzicioni përfundoi në fund të shekullit të kaluar, ndërsa në të dytën tranzicioni gjendet vetëm në fazën e parë. Përderisa Republika e Sllovenisë gjendet sot në një situatë posttranzicionale, të karakterizuar nga një ndryshim i konsiderueshëm i marrëdhënieve ndër-gjeneratave, Republika e Kosovës është ende një shoqëri në tranzicion me të dhëna statistikore për lëvizje të popullatës që tregojnë që Kosova duhet të ballafaqohet me sfida të pa shembull (që gjithashtu) lidhen me ndryshime të parashikuara radikale në strukturat e natalitetit të popullatës.
2017-03-03T10:01:28Z
2017-03-03T10:01:28Z
2009
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/168
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1692017-03-03T10:04:32Zcom_123456789_135col_123456789_163
Arsimi i Lartë dhe Bota e Punës: Lidhje të reja nëpërmjet Procesit të Bolonjës
Miklavič, Klemen
Procesi i Bolonjës
arsimi i lartë
ndërkombëtarizimi
evropianizimi
tregu i punës
bota e punës
universitetet
institucionet e arsimit të lartë
njohuria e shoqërisë
Universiteti i Prishtinës
Ky punim mbështetet mbi diskursin bashkëkohor lidhur me reagimin e institucioneve të arsimit të lartë për nevojat e shoqërisë. Ai reflekton mbi paradigmën e ndryshueshme strategjike në fushën e arsimit të lartë brenda kontekstit modern socio-ekonomik.
Punimi fokusohet në përcaktimin e sërishëm të marrëdhënieve midis punëdhënësve dhe arsimit të lartë të inkurajuar nga Procesi i Bolonjës. Punësimi i të diplomuarve dhe baza e lidhjes midis botës së punës dhe arsimit të lartë është shqyrtuar me vëmendje të veçantë lidhur me rolin dhe rëndësinë e punëdhënësve si aktorët kryesorë në arsimin e lartë.
Përfundimet e punimit janë krahasuar me fazën aktuale të zbatimit të Procesit të Bolonjës në Universitetin e Prishtinës.
2017-03-03T10:04:32Z
2017-03-03T10:04:32Z
2009
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/169
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1672017-03-03T09:58:28Zcom_123456789_135col_123456789_163
Analizat krahasuese të strategjive për komunikim për hyrje në Bashkimin Evropian – Mësimet për Kosovën
Tomiq, Zoran
Sadiku, Muhamet
Malnar, Dario
strategjitë komunikuese
strategjitë komunikuese
Bashkimi Evropian
informimi qeveritar
implementimi i strategjive të komunikimit
grupet e targetit
Në bazë të aplikacionit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Qeveria e Kroacisë në dy seancat e saj, adoptoi strategjinë për komunikim për të informuar publikun kroat rreth BE-së dhe përgatitjeve për anëtarësim. Implementimi i këtyre strategjive mbetet ndër prioritetet kryesore të koalicionit qeverisës që u formua pas zgjedhjeve të mbajtura më datën 25 nëntor 2007. Duke pasur parasysh pritjet e mëdha të qeverisë dhe të publikut, autorët analizojnë strategjinë në tërësi dhe në detaje të Qeverisë së Republikës së Kroacisë, dhe bëjnë krahasimin e saj me strategjitë e shteteve si Sllovenia, Bullgaria, Sllovakia, Latvia dhe vendet e tjera. Duke bërë krahasimin e detajeve të strategjive përmes objektivave, publikut relevant, teknikave dhe kanaleve të komunikimit, autorët identifikojnë mungesat specifike dhe rekomandojnë hapa të mundshëm për ta bërë strategjinë më aplikative dhe efiçiente për arritjen e objektivave. Observimet teorike janë të mbështetura si model empirik për ta definuar Strategjinë e Komunikimit për Kosovë.
2017-03-03T09:58:28Z
2017-03-03T09:58:28Z
2009
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/167
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1652017-03-03T09:51:58Zcom_123456789_135col_123456789_163
Kosova në vitet 1960-1970 dhe qëndrimi i Shqipërisë
Çeku, Ethem
Shqipëria
Kosova
Jugosllavia
Enver Hoxha
Tito
Republika e Kosovës
shqiptarët
politika jugosllave
lëvizja politike
lëvizja ilegale
çështja e Kosovës
veprimtaria
demonstratat
vitet ’60
kërkesat
shteti
ngjarjet
zhvillimet
ideologjia
Bazuar në literaturën e shfrytëzuar si dhe në dokumentet e ndryshme arkivore, në këtë punim është paraqitur në dritën shkencore dhe historike Kosova në vitet 1960-1970 dhe qëndrimi i Shqipërisë rreth ngjarjeve në Kosovë në këtë periudhë. Me aktivizimin e politikës shtetërore ndaj çështjes së Kosovës në fillim të viteve ’60 të shekullit të kaluar, Shqipëria kishte ndërtuar një strategji të veprimit, e cila ndonëse ideologjike ishte më e sforcuar dhe më sistemuar. Edhe në këtë periudhë kishin vazhduar tentimet për demaskimin e politikës diskriminuese jugosllave ndaj shqiptarëve. Enver Hoxha mendonte se me demaskimin e politikës jugosllave, do të arrinte të zbehte imazhin e Jugosllavisë, dhe në këtë mënyrë do të pengonte ndërmarrjen e veprimeve shtetërore jugosllave kundër shqiptarëve.
Kërkesa e shqiptarëve nën Jugosllavi për republikën e Kosovës është një çështje e cila analizohet dhe studiohet në këtë punim.
Ndërkaq qëndrimi i shtetit shqiptar ndaj demonstratave të vitit 1968 dhe ndaj kërkesës për republikën e Kosovës trajtohet në bazë të dokumenteve arkivore të kohës.
Pas demonstratave të vitit 1968, pala jugosllave kishte ngritur akuza ndaj Shqipërisë se në këto ngjarje kishte gisht edhe faktori i jashtëm. Edhe në qarqet ndërkombëtare Shqipëria është parë si një vend i cili mund t’i ketë nxitur demonstratat e vitit 1968. Demonstratat e vitit 1968, edhe në raport me politikën amerikane, kishin zgjuar kureshtjen, për reflektimet e tyre.
Shqipëria rreth demonstratave të vitit 1968 dhe kërkesave të shtruara në to nuk kishte arritur të krijonte dhe të shprehte ndonjë qëndrim konsekuent, ndonëse bënte propagandë të madhe në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve në Jugosllavi, edhe pse për çështjen që kishte të bënte me statusin e Kosovës, dukej më e rezervuar. Politika e shtetit shqiptar në raport me lëvizjen patriotike kombëtare nuk ishte gjithmonë konsekuente, sepse në disa raste ishte e ideologjizuar, madje edhe kundërthënëse.
Në anën tjetër koncepti i mëvetësisë së Kosovës, i shoqëruar sipas rrethanave, me elemente të republikës, ishte në fakt koncepti zotërues dhe më i pëlqyer për shumicën e shqiptarëve të Kosovës
2017-03-03T09:51:58Z
2017-03-03T09:51:58Z
2009
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/165
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1642017-03-03T09:38:32Zcom_123456789_135col_123456789_163
Konvergjencat e identitetit
Berisha, Ibrahim
identitet
individual
kolektiv
grup etnik
sub-etnik
nacional
komb-shtet
nacionalpatriotizëm
neoshqiptarizëm
homogjenitet
diversitet
plural
Në trajtimin e temës së identitetit shqiptar zotëroi qasja publicistike. Kjo qasje mbajti identitetin në një gjendje status quo-je, duke sforcuar standardin tradicional kulturor dhe social. Koncepti interpretues romantik, folklorik i kombit, provoi të interpretojë krizën e identitetit si humbje e vlerave tradicionale, siç janë familja, fisi, provincialiteti, të folmet rajonale etj., dhe jo si proces i rritjes së konvergjimit, tjetërsimit, rezignimit etj. Nuk respektohet në shkallën reale se identiteti nacional është kategori juridiko-politike dhe në anën tjetër edhe i lidhur ngushtë me ekzistimin e bashkësisë kulturore. Identiteti nacional shprehet përmes institucioneve të përbashkëta, detyrave dhe përgjegjësive të të gjithë anëtarëve të një grupi. Në temë trajtohen edhe disa nga qasjet kryesore sociologjikepolitike të identitetit, duke pasur referencë identitetin e kombit amerikan.
2017-03-03T09:38:32Z
2017-03-03T09:38:32Z
2009
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/164
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1702017-03-03T10:07:50Zcom_123456789_135col_123456789_163
Shkaqet e shfaqjes së dhunës në sportin kosovar
Vehapi, Shemsedin
Salihu, Hazir
Ameti, Vullnet
Zeqa-Rexhepi, Valbona
dhuna
sporti kosovar
agresiviteti
gjyqtarët
profesionalizmi
Nisur nga fakti që sporti paraqet vlerë kulturore dhe shpirtërore të çdo shoqërie dhe civilizimit njerëzor, dhe si i tillë kërkon një trajtim më të thellë dhe shumëdimensional të hulumtimit të faktorëve dhe fenomeneve të cilët janë të ndërlidhur me sport dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojnë në shkallën e zhvillimit të sportit në mjedise dhe në shoqëri të caktuara. Sporti kosovar, si çdo veprimtari tjetër, ka kaluar në fazën e vështirë të rrethanave të krijuara si në periudhën e paraluftës po ashtu edhe të pasluftës. Si rezultat i këtyre rrethanave sporti ka ngecur akoma në nivel jo të kënaqshëm dhe vazhdon të shoqërohet me fenomene të cilat janë brengosëse dhe dëmtojnë jo vetëm imazhin e sportit por edhe të vetë shoqërisë kosovare. Njëra ndër dukuritë më të shëmtuara që vazhdon edhe më tej të jetë shumë e pranishme dhe në përmasa të theksuara, është dhuna në spektaklet sportive, e cila paraqitet në forma të ndryshme dhe nga akterë të ndryshëm. Edhe pse për dhunën dhe dëmin që shkakton sporti, dhe imazhit të tërësishëm, është folur dhe debatuar mjaft, trajtimi i saj akoma nuk është bërë në formën e duhur profesionale dhe shkencore, dhe nuk janë bërë përpjekje institucionale që të hulumtohen shkaktarët të cilët janë burimi i kësaj dukurie.
Duke u nisur nga ky fakt, ekspertët e lëmit të Kulturës Fizike dhe Sportit, duhet të krijojnë qasje shkencore dhe institucionale të hulumtimit të kësaj dukurie. Qendra për Studime – Hulumtime në Sport, ka hartuar një projekt hulumtues i cili kryesisht është i bazuar në mbledhjen e opinioneve nga akterë dhe kategori të ndryshme të cilët janë drejtpërdrejt të involvuar në sport dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë janë të përfshirë në ngjarjet e dhunshme në spektaklet sportive. Për këtë qëllim është përpiluar pyetësori, i cili ka për qëllim grumbullimin e opinioneve të akterëve kryesorë në sport, siç janë: simpatizuesit, sportistët, pedagogët (trajnerët), gjyqtarët – arbitrit, donatorët, menaxherët e klubeve, përfaqësuesit e Federatave Sportive dhe Komiteti Olimpik Kosovar. Projekti përfshinte numrin prej 800 të anketuarve nëpër të gjitha qytetet e Kosovës, dhe opinionet e grumbulluara nga të anketuarit kanë ofruar një bazë të mirë të informacioneve dhe orientimit të një projekti më të gjerë, i cili do të ndihmonte në elaborimin më të thellë të shkaktarëve dhe do të ndihmonte në hartimin e një strategjie për parandalimin dhe flakjen e dhunës në tërësi nga fushat tona sportive.
2017-03-03T10:07:50Z
2017-03-03T10:07:50Z
2009
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/170
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1662017-03-03T09:55:06Zcom_123456789_135col_123456789_163
Reformat tatimore në shtetet ballkanike – rasti i Kosovës
Peci, Bedri
reformë
sistem tatimor
tranzicion
shtetet ballkanike
harmonizim
strukturë tatimore
Sot kur nga fillimi i procesit të tranzicionit në shtetet ballkanike kanë kaluar rreth 19 vjet. Reformimi i sistemeve të tyre tatimore ende është në vazhdim duke u ballafaquar me sfida të shumta. Reformimi i sistemeve tatimore është njëri nga segmentet më të rëndësishme të tranzicionit të tyre shoqëror-ekonomik të udhëhequr nga aspirimi për t’u anëtarësuar në Unionin Evropian.
Rezultatet më të mëdha konsistojnë në atë se të gjitha shtetet ballkanike, kush më e herët e kush më vonë, kanë aplikuar në sistemet e tyre tatimore tatimin në të ardhurat personale, tatimin në të ardhura të korporatave dhe TVSH-në. Në këtë kuadër, me qëllim të krijimit të sistemeve tatimore konkurruese për joshje të investimeve dhe harmonizimit tatimor me UE-në janë ulur dukshëm normat tatimore dhe janë ndërmarrë hapa të suksesshëm në funksion të harmonizimit të tatimeve me shtetet anëtare të UE-së. Disa shtete kanë arritur që sistemet e tyre tatimore t’i ndërtojnë në përputhje me acquis communautaire.
Krijimi i sistemit dhe politikës tatimore në Kosovë nga ana e UNMIK-ut është rast i shembullit unik të krijuar në praktikë pa ndikimin e brendshëm dhe pa dialog politik. Nga 1999 e deri me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008, UNMIK-u ishte kreator i sistemit dhe politikës tatimore në Kosovë. Pas shpalljes së pavarësisë, Qeveria e Republikës së Kosovës ndërmori hapin e parë reformues duke ulur normat tatimore të tatimit në të ardhura personale dhe tatimit në të ardhura të korporatave. Megjithatë, sistemi dhe politika tatimore në Kosovë duhet reformuar edhe në shumë segmente të tjera.
2017-03-03T09:55:06Z
2017-03-03T09:55:06Z
2009
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/166
other
application/pdf
Kolegji AAB