2024-03-28T17:04:43Zhttps://dspace.aab-edu.net/oai/requestoai:dspace.aab-edu.net:123456789/1502017-03-03T08:51:10Zcom_123456789_135col_123456789_148
2017-03-03T08:51:09Z
urn:hdl:123456789/150
Veçoritë strukturale të ekonomisë së Kosovës
Reçica, Fetah
Ekonomia e Kosovës
zhvillimi ekonomik
resurset natyrore dhe ato humane
investimet
privatizimi
shënimet statistikore
Rol të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit ka përshtatja e ndryshimeve strukturale, e mundësive dhe e kushteve të zhvillimit të bazuara në kërkesat e tregut për produktet dhe shërbimet e realizuara. Zhvillimi i industrisë dhe resurset natyrore janë të një rëndësie të veçantë në këtë drejtim. Industria i kontribuon më së shumti zhvillimit ekonomik dhe ndarjes së punës. Ajo krijon mundësi për rindërtimin dhe avancimin e degëve të tjera ekonomike si bujqësisë, komunikacionit, tregtisë e të tjera. Ndikimi i industrisë në transformimin e strukturës ekonomike dhe sociale të vendit është i lartë ose i dobët, varësisht nga niveli i zhvillimit të përgjithshëm ekonomik të vendit.
Ekonomia e Kosovës pas luftës është ballafaquar me sfida të mëdha, si pasojë e menaxhimit të dobët për një dekadë të tërë dhe e luftës shkatërrimtare. Megjithëkëtë, Kosova me sukses e kaloi fazën e rindërtimit, e cila ishte mjaft e vështirë. Fillimi i privatizimit, zhvillimi dinamik i sektorit privat në ndërmarrje të vogla dhe të mesme, me theks të veçantë sektori i prodhimit, nismat e para të procesit të integrimit me ekonominë e rajonit përmes nënshkrimit të marrëveshjes për tregti të lirë, inkuadrimi në Paktin e Stabilitetit si anëtare jo e barabartë, janë vetëm hapat e parë të proceseve të gjata dhe të rënda drejt zhvillimit të ekonomisë së tregut dhe integrimeve në institucionet rajonale dhe ndërkombëtare. Në periudhën e pasluftës, ekonomia e Kosovës ishte ekonomi konsumuese dhe nevojat e veta kryesisht i plotësonte nga importi, duke e përdor “keshin” si mjet pagese në mungesë të institucioneve të organizuara financiare. Struktura ekonomike e një vendi, për zhvillimin ekonomik, më tepër se cilido tregues tjetër paraqet kahet dhe realitetin zhvillimor. Pra, ajo trajtohet si gjenerator aktual në çdo kohë dhe në çdo shoqëri bashkëkohore.
2017-03-03T08:51:09Z
2017-03-03T08:51:09Z
2009
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/150
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1492017-03-03T08:48:20Zcom_123456789_135col_123456789_148
2017-03-03T08:48:20Z
urn:hdl:123456789/149
Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike
Mustafa, Muhamet
Zogaj, Alban
qëndrueshmëri ekonomike
zhvillim ekonomik
qëndrueshmëri
mosbalancim makroekonomik
reforma ekonomike
Ky punim trajton sfidat, politikat dhe mundësitë për ndërtimin e një ekonomie të shëndoshë në Kosovë, si një nga çështjet kryesore në periudhën pas statusore. Qëllimi i këtij punimi është të analizojë perspektivat për një zhvillim ekonomik të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të Kosovës, si dhe t’i identifikojë politikat dhe veprimet të cilat duhet të miratohen nga Qeveria e Kosovës dhe aktorët e tjerë, me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.
2017-03-03T08:48:20Z
2017-03-03T08:48:20Z
2009
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/149
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1532017-03-03T08:58:29Zcom_123456789_135col_123456789_148
2017-03-03T08:58:29Z
urn:hdl:123456789/153
Nocioni, klasifikimi dhe procedurat e mbledhjes, paketimit dhe transportit të gjurmëve të shkaktuara nga eksplodimi
Korajlić, Nedžad
Dautbegović, Almin
Muharremi, Driton
Gjurmët materiale
vendi i ngjarjes
provat dhe laboratori
forenzik
Gjurmët materiale të cilat gjenden në vendin e ngjarjes të eksplodimit janë një ndër zonat më kritike gjatë hetimeve. Për këtë arsye, nuk është rast i rrallë që disa fakte dhe prova materiale shumë të rëndësishme të cilat me këtë rast gjenden, ndikojnë qenësisht në rezultatin përfundimtar të rastit në gjykatë. Nga këto arsye, me zhvillimin e aspekteve shkencore të shkencave forenzike, duhet më shumë vëmendje t’i kushtohet gjetjes dhe ruajtjes së integritetit të provës të cilat më vonë do t’i studiojnë ekspertët e profileve të ndryshme në laboratorët kriminalistike. Një ndër qasjet shumë të gabuara ndaj kësaj çështje, e që ndërlidhet me të kuptuarit modern të shkencës së forenzikës, është se kjo fushë ndonjëherë lidhet vetëm me punën e laboratorëve të kriminalistikës, që në realitet paraqet gabim të madh. Është fakt që shkathtësia e laboratorëve të ofroj arsyetime në baza shkencore në masë të madhe varet nga vërejtja, mbledhja dhe dokumentimi i provave në vendin e ngjarjes kriminale, sepse edhe vet kriminalistët të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes janë në të njëjtën masë pjesë e shkencës së forenzikës, po ashtu edhe si ekspert në laborator. Nëse me gjurmët materiale nuk menaxhohet si duhet, puna e laboratorit kriminalistik mundet në masë të madhe të vihet në pyetje. Kjo është një arsye më tepër që duhet kushtuar vëmendje, si në vendin e ngjarjes ashtu edhe në tërë rrugëtimin derisa gjurma materiale nuk fiton epilogun gjyqësorë.
2017-03-03T08:58:29Z
2017-03-03T08:58:29Z
2009
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/153
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1522017-03-03T08:55:58Zcom_123456789_135col_123456789_148
2017-03-03T08:55:58Z
urn:hdl:123456789/152
Teoria mbi parandalimin e konflikteve. Çfarë mund të përfitojë Kosova nga kjo?
Zupančič, Rok
parandalimi i konflikteve
arsyet dhe motivet për luftëra
Kombet e Bashkuara
Bashkimi Evropian
parandalimi struktural dhe ai operativ i konflikteve
Kosova
Në këtë punim bëhet fjalë për teorinë e konceptit mbi parandalimin e një konflikti. Nëse politikanët kosovarë duan që vërtet ta stabilizojnë shtetin e ri, atëherë duhet të gjejnë zgjidhje dhe t’i marrin në konsideratë rekomandimet e teorisë mbi parandalimin e një konflikti, dhe pastaj ta gjejnë mënyrën e tyre për t’i zgjidhur problemet nga fusha e politikës, shoqërisë, ekonomisë dhe kulturës. Me vonë, vendimmarrësit dhe zyrtarët e lartë duhet t’i hartojnë strategjitë e tyre të veçanta dhe politikat mbi parandalimin e konflikteve, për t’u zvogëluar kështu mundësitë e një shkallëzimi të ri të dhunës. Ky punim paraqet disa arsye historike dhe bashkëkohore mbi origjinën e dhunës dhe lidhjen e tyre me parandalimin e konflikteve. Punimi, po ashtu, sqaron zhvillimin e konceptit të parandalimit të konflikteve bashkëkohore, duke filluar që nga nisma e KB-së në vitin 1960, e cila u avancua në mënyrë gjithëpërfshirëse në Bashkimin Evropian, dhe nga disa organizata të tjera ndërkombëtare. Dallimi në mes të parandalimit struktural dhe parandalimit operativ të konflikteve shpjegohet në fund të këtij punimi, duhet theksuar se, parandalimi struktural i konflikteve është i domosdoshëm për Kosovën, si shtet i ri, i cili u shfaq rishtas në fushën politike në Ballkanin Perëndimor.
2017-03-03T08:55:58Z
2017-03-03T08:55:58Z
2009
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/152
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1542017-03-03T09:01:56Zcom_123456789_135col_123456789_148
2017-03-03T09:01:56Z
urn:hdl:123456789/154
Kursimet e mundshme të energjisë në ndërtesa
Zbašnik-Senegačnik, Martina
energjia
kursimet e energjisë
humbjet e nxehtësisë
energjia solare
izolimi
urat termale
efikasiteti i energjisë
koncepte shtëpiash
Energjia është një aspekt i rëndësishëm i ndërtesave. Ajo është përbërëse në materiale ndërtimore dhe e nevojshme për ndriçim dhe instalime elektrike, si dhe për ngrohje dhe ftohje. Sasia e energjisë e cila nevojitet për të gjitha ndërtesat, mund të reduktohet. Qëllimi i këtij punimi është për t’i prezantuar masat që duhet të merren për reduktimin e energjisë në ndërtesa. Këto masa mund të merren bazuar në plane adekuate arkitekturale, ventilim të kontrolluar dhe termo izolim të cilësisë së lartë, siç janë: izolimi i denjë, largimi i urave termale si dhe furnizimi i vazhdueshëm me ajër. Nevoja e ndërtesave për lëndë djegëse fosile, mund të reduktohet deri në 90%, duke i marrë parasysh faktorët e lartpërmendur.
2017-03-03T09:01:56Z
2017-03-03T09:01:56Z
2009
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/154
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1612017-03-03T09:24:28Zcom_123456789_135col_123456789_148
2017-03-03T09:24:28Z
urn:hdl:123456789/161
Hulumtimi i Opinionit Publik – Teknikat hulumtuese për marrjen e të dhënave
Pllana, Lulzim
Metodat
hulumtimi i opinionit në Kosovë
hulumtimi
Intervistat
pyetësori
hulumtime kuantitative
hulumtime kualitative
Face-to-Face
CATI
CAWI
Në shoqëritë moderne hulumtimi i opinonit respektivisht mbledhja e informatave, çfarëdo qofshin ato, janë më se të nevojshme për zhvillimin e mëtutjeshëm si dhe definimin dhe matjen e shumë çështjeve të ndryshme në shoqëri si: të zhvillimit social-demografik, zgjedhjeve politike, sjelljeve të konsumatorëve, turizmit etj. Me rëndësi të veçantë është edhe përdorimi i metodologjisë, metodave apo teknikave të përshtatshme për marrjen e të dhënave të nevojshme. Në këtë punim do të jepet një pasqyrë e metodave të hulumtimit të opinionit, me një përshkrim të shkurtër rreth aplikueshmërisë së tyre në Kosovë.
2017-03-03T09:24:28Z
2017-03-03T09:24:28Z
2009
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/161
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1622017-03-03T09:34:21Zcom_123456789_135col_123456789_148
2017-03-03T09:34:21Z
urn:hdl:123456789/162
Barometri politik 1/2009
Pllana, Lulzim
Hulumtim
Barometri Politik
Politika Kosovare
Demokracia
Gjendja materiale
Presidenti
Kryeministri
Parlamenti
Ministri
Partitë Politike
Zgjedhjet
Me shfaqjen e një sistemi multipartiak në Kosovë, politika kosovare përkatësisht partitë apo personalitetet politike marrin orientime të ndryshme, çka bën që krijimi i një projekti të tillë të ndihmojë në vlerësimin e perceptimit të opinionit të publikut rreth këtyre orientimeve.
Barometri Politik synon të jetë pasqyrë dhe udhërrëfim i opinionit të publikut ndaj politikës dhe ngjarjeve aktuale në vend. Një realizim afatgjatë i projektit ngrit vetëdijen dhe nivelin e udhëheqjes politike dhe ngjall interesimin e opinionit për të gjykuar për aktualitet politike në vend. Në këtë punim përfshihet një pjese e rëndësishme e Barometrit Politik; pjesa tjetër do të publikohet në tërësi në broshurën që publikon Qendra jonë për Hulumtimin e Opinionit.
Fjalët kyç: Hu
2017-03-03T09:34:21Z
2017-03-03T09:34:21Z
2009
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/162
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1592017-03-03T09:17:11Zcom_123456789_135col_123456789_148
2017-03-03T09:17:11Z
urn:hdl:123456789/159
Ndikimi i variablave antropometrike në realizimin e detyrave lëvizore tek nxënësit e moshës 17 vjeçare të gjinisë mashkullore
Vehapi, Shemsedin
Rushiti, Hasim
Salihu, Hazir
Gllareva, Ilir
karakteristikat antropometrike
aftësitë lëvizore
relacionet
parashikimi i rezultateve
Në hulumtim janë përfshirë 192 nxënës të moshës 17 vjeçare të gjinisë mashkullore. Mostra e përzgjedhur është trajtuar me 12 variabla të hapësirës antropometrike dhe me 14 ndryshore të hapësirës bazike lëvizore. Meqë me anë të analizës statistikore përshkruese është vërtetuar se ekziston shpërndarje normale e rezultateve në të gjitha testet, atëherë është paraqitur vetëm relacioni mes këtyre hapësirave vetëm me anë të metodës së korrelacionit dhe me anë të metodës së analizës regresive. Me anën e kësaj metode është arritur që të vërtetohet se sistemi i ndryshoreve antropometrike është parashikues i mirë në shumicën e ndryshoreve lëvizore bazike si tërësi, si dhe me anë të disa karakteristikave antropometrike si të ndara mund të parashikohet rezultati në disa teste lëvizore me një saktësi mjaft të madhe. Me këtë është arritur të vërtetohet se edhe pse kemi të bëjmë me mostër të nxënësve, e cila për hulumtimin e karakterit të tillë mund të cilësohet si mostër e pa seleksionuar, megjithatë është evidente rëndësia tejet e madhe që kanë karakteristikat morfologjike në suksesin e realizimit të detyrave lëvizore.
2017-03-03T09:17:11Z
2017-03-03T09:17:11Z
2009
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/159
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1562017-03-03T09:09:30Zcom_123456789_135col_123456789_148
2017-03-03T09:09:30Z
urn:hdl:123456789/156
Një vështrim në arkitekturën e gjelbër/ ekologjike dhe ndërtimi natyror
Jashari-Kajtazi, Teuta
arkitektura organike
arkitektura eko-miqësore
natyra e krijuar nga njeriu
format biomorfe në arkitekturë
shprehja astrofizike në arkitekturë
përfshirja në skulpturat e mjedisit
eradrita dhe bimësia
energjia e diellit dhe eko-teknologjia
Është një nismë e vështrimit i cili përfshinë mendimin e korrigjuar në lidhje me marrëdhënien në mes të ndërtimit dhe mjedisit, zbulimin e formave dhe përmbajtjeve të reja, si dhe
pohimin se arti i ndërtimit është në një fazë të re e cila padyshim do të ndryshoj mënyrën tonë të jetesës, gjithmonë në përputhshmëri me gjuhën e natyrës.
2017-03-03T09:09:30Z
2017-03-03T09:09:30Z
2009
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/156
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1582017-03-03T09:13:00Zcom_123456789_135col_123456789_148
2017-03-03T09:13:00Z
urn:hdl:123456789/158
Poeti dhe politikat Danilo Kish përtej “jogës dhe komisarit”
Debeljak, Aleš
2017-03-03T09:13:00Z
2017-03-03T09:13:00Z
2009
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/158
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1552017-03-03T09:05:48Zcom_123456789_135col_123456789_148
2017-03-03T09:05:48Z
urn:hdl:123456789/155
Ornamentika nga kompleksi i kultit të gjarprit të shtëpisë e zbatuar në arkitekturën popullore të Kosovës
Doli, Flamur
kulti i gjarprit
ornamentika simbolike
hyjnia mbrojtëse e shtëpisë
besimet popullore
mitologjia ilire
paraqitja figurative realiste dhe abstrakte e gjarprit
kulti i diellit
Në këtë studim është shtjelluar ornamentika simbolike nga kompleksi i kultit të gjarprit të shtëpisë, zbatuar në arkitekturën vernakulare (popullore) të Kosovës. Gjithsesi, ndër kultet më të veçanta dhe më të rëndësishme, nga mbijetojat e kompleksit të hyjnive mbrojtëse të shtëpisë, në kontekst të besimeve popullore të shqiptarëve, bën pjesë edhe kulti i gjarprit.
Në kontekst të lëndës së mbarështuar në këtë studim, mirëfilli është konstatuar se, ornamentet nga kulti i gjarprit, për shkak të karakterit dhe simbolikës së tyre, u aplikuan përherë në vendet apo në elementet kompozicionale më të ekspozuara të shtëpisë, meqë përdorimi i tyre kishte funksion magjik, mbrojtës dhe fatsjellës. Për më tepër, aplikimi i këtyre ornamenteve, kryesisht në formë artistike të relievit të ulët, shquhet për një strukturim kompozicional të harmonizuar organikisht me konceptin estetik formësues dhe arkitektonik të ndërtimit popullor, apo elementeve strukturale të tij.
Për të dhënë një pasqyre sa më të plotë dhe prova të shumta në kontekst të aplikimit të ornamenteve nga kulti ktonik i gjarprit me interpretim gjeometrik abstrakt të simbolit të tij, apo me paraqitje artistike reale, është analizuar një numër i konsiderueshëm i objekteve të ndryshme etnografike shqiptare tek të cilat u aplikuan këto ornamente.
Në këtë studim mirëfilli provohet se, kulti i gjarprit është pjesë përbërëse e trashëgimisë komplekse etnokulturore e popullit tonë. Ky kult, në vertikalen diakronike, u zhvillua në një vijimësi të pandërprerë, në harkun kohorë, që nga ilirët deri tek shqiptarët e kohës sonë.
2017-03-03T09:05:48Z
2017-03-03T09:05:48Z
2009
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/155
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1512017-03-03T08:53:29Zcom_123456789_135col_123456789_148
2017-03-03T08:53:29Z
urn:hdl:123456789/151
Prezantimi i Republikës së Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë: aspekte procedurale
Memeti-Kamber, Lendita
pavarësia e Republikës së Kosovës
mendimi konsultativ
jurisprudenca e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
gjykatësit ad hoc pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara
Tashmë një vit nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Serbia, më 17 shkurt 2008, institucionet e Kosovës kanë para vetes sfidën e madhe të promovimit të një njohje sa më të gjerë të saj nga shoqëria ndërkombëtare. Në një të ardhme të afërme, pavarësia e Kosovës do t’i nënshtrohet edhe një vlerësimi juridik nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.2 Në kuadër të kërkesës për një mendim konsultativ, drejtuar nga Asambleja e Përgjithshme në bazë të nenit 96 të Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me iniciativën e Serbisë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është thirrur t’i përgjigjet pyetjes nëse ”shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nga institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes së Kosovës është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare apo jo?”
2017-03-03T08:53:29Z
2017-03-03T08:53:29Z
2009
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/151
other
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1572017-03-03T09:11:49Zcom_123456789_135col_123456789_148
2017-03-03T09:11:49Z
urn:hdl:123456789/157
Kosova: Letërsia metatekstuale
Miftari, Vehbi
modeli himnizues
modeli kritik
vetëdija moderne për kritikën
kontekstualiteti e tektualiteti i kritikës
format dhe metodat
autorë e tekste themelore
Objekti i tekstit Kosova: Letërsia metatekstuale është kritika letrare e zhvilluar në Kosovë, si pjesë e kritikës letrare shqipe dhe, më tej, e letërsisë shqipe përgjithësisht. Prandaj, përcaktuesi ambiental “Kosovë” nuk synon të prekë statusin e letërsisë shqipe, sa format e saj, duke i theksuar tiparet e përbashkëta, po aq sa edhe veçantitë e zhvillimit të saj.
Sikur dihet tashmë, konteksti në të cilin u zhvillua kritika letrare në Kosovë, sidomos gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, është i ndryshëm nga kontekstualiteti i kësaj letërsie në Shqipëri, megjithëse edhe ajo mbetet, deri nga fundi i viteve ’60, e lidhur me të, sado në trajtë të zbutur. Tekstualiteti i saj, ndërkaq, prek tipa, forma e metoda, sikur edhe zhanre e diskurse të ndryshme. Ajo e njeh kritikën akademike e kritikën e shkrimtarëve, deri dhe projektin kritik, si forma të kritikës.
Kërkimi ynë këtu i njeh dhe i kërkon modelet dhe autorët përfaqësues, duke nënkuptuar me ta një numër tekstesh dhe autorësh.
2017-03-03T09:11:49Z
2017-03-03T09:11:49Z
2009
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/157
other
Kolegji AAB