2024-03-29T11:30:29Zhttps://dspace.aab-edu.net/oai/requestoai:dspace.aab-edu.net:123456789/3822017-03-06T10:29:56Zcom_123456789_135col_123456789_234
Identiteti online
Zajmi – Rugova, Ilire
mediet sociale
formimi i identitetit
identiteti real
identiteti fals
identiteti online
privatësia online
bota virtuale
bota reale
rrjetet sociale
komunikimi
maska
facebook
twitter
linkedin
interneti
Mediet sociale janë shndërruar në arenë të shpërndarjes së shpejtë të informacionit, komunikimit global, vetëpromovimit, lirisë së shprehjes, debateve të nxehta por edhe në një mjet të fuqishëm të formësimit të identitetit.
Identiteti është koncept i atribuuar shoqëror. Por në mediet sociale identiteti konsiderohet si “zgjatim i jetës së përditshme dhe mjet i ndryshimit kulturor”. Pra,formimi i identitetit, si koncept social, është duke u transformuar me metoda të reja globale. Ky transformim po ndodh falë medies sociale. Platformat e rrjeteve sociale mundësojnë krijimin dhe plasimin e identitetit real apo fals në botën virtuale.
Punimi identiteti online analizon krijimin e identitetit, motivet që shtyjnë individët të krijojnë këto identitete, krahason identitetet e krijuara virtuale me ato të botës reale dhe mënyrën e komunikimit mes përdoruesve. Gjithashtu trajton problemin e komunikimit me përdoruesit anonim, me të cilët fitohet përshtypja e eksplorimit të identitetit individual.
2017-03-06T10:29:56Z
2017-03-06T10:29:56Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/382
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2622017-03-03T15:19:36Zcom_123456789_135col_123456789_234
“Spin doctor”: qasje alternative e marrëdhënieve me publikun në administratën publike shqiptare?!
Gjerazi, Blerina
Marrëdhënie me publikun
spin doctor
administratë publike
sistem i drejtësisë
Ky studim fokusohet në qasjet e marrëdhënieve me publikun në administratën publike shqiptare dhe bashkëpunimi me gazetarët për përhapjen e informacionit nëpërmjet kanaleve të ndryshme. Duke marrë si rast studimor sistemin e drejtësisë, punimi trajton pyetjet e mëposhtme:
A është zhvilluar “spin doctor” si një alternativë e MP në administratën shqiptare?
Cilat janë karakteristikat dominuese të informimit publik?
A ka implikime për teorinë e mas komunikimit dhe profesionin e gazetarit?
Nëpërmjet përdorimit të teorive të komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun të ndërthurura me evidencat empirike, studimi sugjeron se përdorimi i “spin doctor” mund të konsiderohet si një rol i veçantë i komunikimit, por në fillimet e saj. Theksimi i perspektivave pozitive të ngjarjeve, mbulimi i së vërtetës dhe përhapja e informacionit nëpërmjet kanaleve të komunikimit masiv ngre diskutimin e tendencave dhe perceptimin e informacionit nga publiku potencial. Duke qenë se teknologjia e informacionit është në zhvillim të vazhdueshëm, mediat sociale janë gjithnjë e në rritje duke sfiduar mediat tradicionale, efektiviteti i “spin doctor” vihet në pikëpyetje.
2017-03-03T15:19:36Z
2017-03-03T15:19:36Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/262
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/3842017-03-06T10:34:30Zcom_123456789_135col_123456789_234
Identiteti kulturor dhe roli i Transmetuesit Publik Shqiptar
Nelku, Raimonda
2017-03-06T10:34:30Z
2017-03-06T10:34:30Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/384
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2632017-03-03T15:22:34Zcom_123456789_135col_123456789_234
Tele-demokracia: Talk show-t shqiptarë përballë mediave te reja
Luku, Elvin
Talk show
rrejte sociale
media të reja
interaktivitet
audience
tele-demokraci
telekraci
Kur Phil Donahue prezantoi formatin The Phil Donahue Show, në 1967, në SHBA, që përmbysi komunikimin vertikal duke sjellë interaktivitet mes publikut dhe panelit në studio, kritikët e cilësuan atë si formatin modern të talk show-t. Moderatori arriti të krijonte atë që njihet si “demokracia pjesëmarrëse televizive”.[1]
Sot, rreth gjysmë shekulli më vonë, historia përsëritet. Rrjetet sociale i krijojnë mundësi programeve talk show, por jo vetëm, që të kenë një komunikim interaktiv me një audiencë shumë më të gjerë, edhe ndërkombëtare.[2]
Falë mediave të reja tele-demokracia merr një përmasë më të plotë!
Por sa arrijnë programe të tilla talk show në Shqipëri të shfrytëzojnë këto platforma të reja? Cili është opinioni i drejtuesve të këtyre programeve mbi to? Sa është përfshirja e publikut në studio e jashtë tij dhe a mund të flasim për teledemokraci në emisionet shqiptare? – Këto janë disa nga pyetjet që do të marrin një përgjigje në këtë punim.
Kjo analizë mbështetet në intervista dhe të dhëna nga një anketim me 31 moderatorë që drejtojnë programe talk show në Shqipëri; Video-materialet arkivore nga emisionet e kësaj gjinie dhe një literaturë e autorëve bashkëkohorë të komunikimit dhe mediave të reja.
2017-03-03T15:22:34Z
2017-03-03T15:22:34Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/263
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2672017-03-03T15:32:38Zcom_123456789_135col_123456789_234
Shtypi komunist si një element i rëndësishëm në propagandën ateiste në regjimin totalitar shqiptar 1960-1970
Paja, Sokol
Media
Propagandë
Ateizëm
Totalitarizëm
Komunizëm
Në regjimin totalitar shqiptar shtypi i shkruar komunist pati një rol të jashtëzakonshëm nëpropagandën ateiste përgjatë regjimit totalitar shqiptar 1945-1990. Mediat në Shqipërinë totalitare kthehen ne sherbim total të shtetit totalitar. Mediat transmetojnë ato informacione dhe të dhëna që janë në përputhje me parimet ideologjike dhe politike të partisë-shtet. Pushteti, mediat e kohës dhe publiku konceptohen dhe funksionojnë si e njëjta gjë. Propaganda ateiste e sistemit komunist kishte një rëndësi të veçantë për bindjen e ndërgjegjësimin e masave në luftën e proletariatit për triumfin e revolucionit proletar dhe për vendosjen e diktaturës së proletariatit në Shqipëri ku media pa dyshim dha rolin e saj specifik.Në këtë punim do të mësojmë mjetet dhe organizimin e propagandës ateiste në regjimin komunist në Shqipëri. Do të merren në shqyrtim artikuj me karakter të propagandës ateiste në shtypin e shkruar si gazeta : “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë”, “Zëri i Popullit” etj. Cili ishte roli i medias së shkruar? Qëllimi i vërtetë i propagandës ateiste? Cila ishte lidhja e pashmnagshme mes pushtetit, medias dhe propagandës? Partia komuniste shqiptare si parti marksiste-leniniste përgjatë gjithë veprimtarisë së ushtrimit të propagandës kërkonte me çdo kusht që njeriun ta ndryshonte jo vetëm në mënyrën dhe në stilin e jetës por ndikonte edhe psikologjikisht. Në propagandën ateiste feja barazohej me mënyrën e vjetër dhe borgjeze e jetesës, doket e zakonet prapanike dhe, veçanërisht, ideologjia fetare sipas propagandës ateiste kishte helmuar ndërgjegjen e njerëzve, duke hyrë thellë në jetën e tyre të përditshme, duke i zhytur në errësirën e padijes. Informacioni që përcillte propaganda në çdo qelizë të shoqërisë socialiste sidomos në qendar te punës dhe në organizatat-bazë të partisë përfshinte të gjitha aktivitetet politike, ideologjike, ekonomike, shoqërore, arsimore, kulturore të sistemit komunist shqiptar.
2017-03-03T15:32:38Z
2017-03-03T15:32:38Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/267
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/3792017-03-06T10:19:17Zcom_123456789_135col_123456789_234
Media shqiptare online dhe modelet e funksionimit
Çela, Erlis
media shqiptare
mediat online
portale
tregu i medias
statusi i gazetarit
modelet e funksionimit
Krijimi i portaleve të para informative në Shqipëri ka një histori relativisht të shkurtër që shkon disi më shumë se një dekadë. Mediat online janë një realitet i pamohueshëm aktualisht dhe krahas risive pozitive që kanë sjellë në panoramën e tregut mediatik apo të industrisë së medias në Shqipëri, janë shoqëruar dhe me disa problematika. Vetë natyra e këtyre portaleve informative apo blogjeve të ndryshme të gazetarëve, të cilat rendin drejt lajmit të minutës së fundit, të nxitura dhe nga konkurrenca e madhe në web kanë një raport disi të vështirë me besueshmërinë, në lidhje me informacionin që publikojnë. Shpesh herë audienca është dyshuese për vërtetësinë e informacionit dhe priret të lexojë të njëjtin lajm në disa faqe të ndryshme, për t’u siguruar rreth vërtetësisë së tij.
Mediat online, ashtu si i gjithë tregu mediatik, ka nevojë për të ardhura financiare për të mbijetuar dhe vazhduar aktivitetin. Por, sa arrijnë këto portale të sigurojnë të ardhura, cilat janë marrëdhëniet e tyre me reklamuesit dhe sa ka ndryshuar sjellja e këtyre të fundit në shpërndarjen e buxheteve të reklamës.
Nga ana tjetër këto media të reja kanë krijuar dhe një treg shtesë për gazetarët apo reporterët e rinj, të cilët tashmë përbëjnë një komunitet të rëndësishëm. Ndonëse para pak vitesh të qenit gazetar lidhej vetëm me punën në një televizion, gazetë apo radio, tashmë kemi një numër të madh reporterësh të angazhuar me kohë të plotë apo të pjesshme vetëm në mediat online. Nga ky realitet i ri lind dhe nevoja për të studiuar në lidhje me statusin e këtyre gazetarëve të punësuar në këto portale. Si trajtohen ata nga ana financiare, a ndryshon angazhimi i tyre profesional për arsye se janë të punësuar vetëm në një media online, si ndryshon statusi i tyre në raport me burimin e informacionit krahasuar me kolegët e tyre në mediat tradicionale?
Ky studim synon pikërisht të kërkojë përgjigje, lidhur me pyetjet që shtrohen rreth modeleve të funksionimit të medias online në Shqipëri, raportit të saj me besueshmërinë dhe statusin e gazetarëve të punësuar në këto media.
Për të realizuar punimin do të merren në studim portalet informative, balkanweb.com, albeu.com, gazetastart.com, noa.al dhe panorama.com.al
2017-03-06T10:19:17Z
2017-03-06T10:19:17Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/379
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/3832017-03-06T10:32:31Zcom_123456789_135col_123456789_234
Shqipja standarde përballë veçorive dialektore ne mediat audiovizive ne Kosovë
Lubishtani, Manjola
gjuhë standarde
media
dialekt
veçori fonetike
të folme
Mediat, si mjete bashkëkohore të shprehjes dhe komunikimit kulturor e gjuhësor , përbëjnë një nga hapësirat e detyrueshme ku shqipja standarde duhet të zotërohet e të promovohet.
Me njësimin e shqipes në Kongresin e Drejtshkrimit më 1972, e paraprakisht me Konsultën e Prishtinës më 1968, standardi i shqipes u përqafua e u mbështet si variant zyrtar i përdorshëm në të gjitha sferat publike institucionale e arsimore edhe në Kosovë. Realiteti i sotëm dëshmon për një nivel zotërimi e përdorimi të pakënaqshëm të standardit kundrejt trajtave dialektore ose të folmeve krahinore, veçoritë e të cilave i hasim dendur në domenin mediatik.
Ky punim synon të sjellë një pasqyrë të gjendjes reale të përdorimit të standardit nga folësit e prezantuesit në disa nga transmetuesit elektronikë, si: RTK, Klan Kosova, RTV 21 e RrokumTv (ky i fundit si transmetues që promovon gegërishten, si variant gjuhësor ndaj standardit).
Do të përpiqemi të sjellim përgjigje për shkallën e përdorimit të standardit, ndikimin e formimit gjuhësor të të ftuarve ndaj prezantuesve, nivelin e zotërimit të standardit nga folësit e prezantuesit, përkushtimin e tyre për ta përdorur korrektësisht normën e shqipes standarde dhe tipologjinë e emisioneve, si diktuese të përdorimit të standardit dhe të trajtave dialektore.
2017-03-06T10:32:31Z
2017-03-06T10:32:31Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/383
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2462017-03-03T14:48:49Zcom_123456789_135col_123456789_234
Mediat perëndimore dhe ndikimi i tyre në botën e tretë: Rasti i mediave amerikane
El Zein, Derek
2017-03-03T14:48:49Z
2017-03-03T14:48:49Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/246
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2692017-03-03T15:37:45Zcom_123456789_135col_123456789_234
Aspekte të multimedialitetit në gazetarinë online të zhvilluar në Shqipëri
Zguri, Rrapo
multimedia
multiple media
multimedialiteti
raportimi multimedial
paketa multimediale
Studjuesit e konsiderojnë multimedialitetin si një nga tiparet e qenësishme të mediave të reja. Duke bërë dallimin mes “multi-media” dhe “multiple media”, shumica e tyre e shohin multimedialitetin e përdorur në mediat online si integrimi i dy ose më shumë mediumeve apo formateve mediatike në procesin e raportimit për gazetarinë në web.
Bazuar në literaturën teorike, referati i propozuar synon të hedhë dritë mbi specifikat dhe tiparet e multimedialitetit të zhvilluar në websajtet kryesore të lajmeve të lokalizuara në Shqipëri. Punimi e studjon multimedialitetin e websajteve të lajmeve në dy plane: Në fillim merren në shqyrtim veç e veç elementët e multimedias që aplikohen në raportimin e lajmeve online. Kështu, duke bërë një lloj dekonstruktimi të konceptit të multi-medias, në punim analizohet përdorimi dhe prania e fotografive, infografikave, animacioneve, videos dhe audios si elementë më vete. Më pas, në një plan tjetër elementët e multimedias shqyrtohen si pjesë e paketës së “multimedia storytelling” (raportimit multimedial) në web. Praktika e raportimit multimedial përmes paketave multimediale të integruara përfaqëson në fakt nivelin më të lartë të multimedialitetit të një websajti dhe reflekton një përdorim maksimal të kapaciteteve të webit në këtë drejtim.
Punimi i ndërmarrë synon të evidentojë përvojën dhe problematikën e multimedialitetit të aplikuar në websajtet kryesore të lajmeve në Shqipëri, duke i ballafaquar ato me modelet, arritjet dhe përvojën më të mirë globale në këtë fushë. Nën këtë optikë shpresohet që kjo sprovë studimore të jetë e dobishme edhe për agjensitë mediatike që operojnë në fushën e mediave të reja dhe të gazetarisë online. Analiza dhe përfundimet e këtij studimi mbështeten nga një kërkim i gjerë empirik i zhvilluar në një periudhë disa-vjeçare nga autori i këtyre radhëve. Nga studimi mund të nxirren edhe rekomandime të rëndësishme dhe të dobishme për aktivitetin e mediave online në të ardhmen.
2017-03-03T15:37:45Z
2017-03-03T15:37:45Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/269
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2472017-03-03T14:50:30Zcom_123456789_135col_123456789_234
Vendi i femrës në mediat franceze
Vrain, Cécile
2017-03-03T14:50:30Z
2017-03-03T14:50:30Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/247
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/3802017-03-06T10:21:57Zcom_123456789_135col_123456789_234
Politizimi i arsimit dhe kulturës nëpërmjet medias në Qarkun e Elbasanit në vitet `60
Elezi, Elvin
politizimi
komunizmi
media
arsimi
kultura
Gazeta “Mësuesi” si organ zyrtar i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës që nga botimet e saj të para, krahas tematikave të tjera ka vënë në fokus edhe pasqyrimin dhe njëkohësisht imponimin e ideologjisë shtetërore të kohës komuniste në institucionet arsimore dhe kulturore në vend.
Ideologji kjo që vinte nga vetë kreu i shtetit, Enver Hoxha, i cili në fjalimin për miratimin e reformës në arsim deklaronte, se: Ne e bëjmë reformën arsimore sepse është e domosdoshme për ndërtimin e socializmit në vendin tonë. Ajo do te shërbejë për edukimin dhe përgatitjen më të mirë të rinisë për jetën dhe për detyrat e ndërtimit të shoqërisë socialiste dhe komuniste, i cituar në gazetën “Mësuesi” të datës 9 shkurt 1962.
Pjesë e këtij tipari të përgjithshëm të jetës në vend ishin edhe institucionet arsimore e ato kulturore të Qarkut të Elbasanit.
Në këtë periudhë vihej theksi se detyra aktuale ishte propaganda politike në shkolla dhe institucione kulturore (vatra dhe shtëpi kulture), duke përdorur edhe media të tjera si, “Zëri i Popullit” dhe “Bashkimi” që ishin gazeta zyrtare të Partisë së Punës dhe mashave të saj, të paktën kështu referohet në të përjavshmen “Mësuesi” të viteve `60.
Në këtë mënyrë një media përveçse përhap linjën e saj editoriale, gjithashtu në të njëjtën kohë sugjeron edhe për media të tjera të së njëjtës linjë në mos më radikale.
2017-03-06T10:21:57Z
2017-03-06T10:21:57Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/380
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/3772017-03-06T10:13:17Zcom_123456789_135col_123456789_234
Tipare tё performancёs sё webradiove shqipfolёse
MUKA, Arben
webradio
treg radiofonik
multimedia
internet
program
Webradiot shqipfolёse janё njёsitё mediatike, tё cilat prej rreth njё dekade kanё eleminuar kufijtё shtetёrorё, kanё tejkaluar kufizimet qё kanё redaksitё pёr zgjerimin e frekuencave tё transmetimit dhe zonёn e mbulimit, duke u bёrё tё kapshme nё secilёn prej pikave tё globit ku jetojnё dhe punojnё shqiptarёt. Hapja e njё radio online nuk ёshtё vetёm zgjidhje qё nxitet nga mungesa e frekuencave pёr transmetimet valore, apo reagim kundёr efekteve tё krizёs ekonomike, por ёshtё nё sinkroni dhe me zhvillimet teknologjike nё industrinё mediatike dhe pёrhapjen nё shkallё tё gjerё tё internetit.
Radiot nё internet nxisin decentralizimin e tregut tё transmetimeve dhe me trendin e standardeve 3G dhe 4G vijnë gjithnjë e më shumë në tiparet një radioje si të tjerat, e disponueshme që prej smartfonëve, pa pasur nevojë për t’u pajisur me një marrës të dedikuar – njё nga problemet me karakter ekonomik e financiar qё ka ngadalёsuar procesin e kalimit tё transmetimeve audio nga analogu nё numerik.
Redaksitё e radiove gjithnjё e mё shumё janё pёr qasjen dyfishe tё produktit tё tyre, nё versionin klasik valor, si dhe pёrmes shёrbimeve online nё hapёsirёn virtuale. Kjo ёshtё njё zhvendosje e detyruar nga shumё faktorё brenda dhe jashtё ambjenteve tё stacionit radiofonik: nga njera anё vrulli teknologjik, depёrtimi gjithnjё dhe mё i madh i internetit, apo gara palimit qё bёn industria e telekonunikacionit me multiofertat e telefonisё sё lёvizshme; nga ana tjetёr, e lidhur me sa mё sipёr, ёshtё dhe presioni qё vjen nga ndryshimi i sjelljes sё audiencёs. Duke qenё se konsumatori mediatik “rrёmon” mё shumё pёr pёrmbajtjet informative dhe zbavitёse nё hapёsirat virtuale, atёherё dhe pronarёt dhe menaxherёt e radiove manovrojnё duke servirur njё pjesё tё produktit nё formatin online. Sipas David Hendy-t, prezenca e radios në internet krijon një dimension të ri, pasi audienca e saj nga lokale bëhet globale. “Kjo i ofron kompanive radiofonike shansin që të ndërtojnë një prezencë mbarëbotërore dhe në disa raste ndoshta dhe një markë globale”.
Ky punim ka nё fokus aspekte kryesore tё performancёs nё fluksin e webradiove shqipfolёse, lloji i pёrmbajtjeve qё emetohen, informacioni dhe rubrikat zbavitёse, shkalla e interaktivitetit me ndjekёsit dhe oferta multimediale nё hapёsirёn virtuale. Pёrveç formateve mё tё hasura, trajtohet dhe legjislacioni pёr transmetimet audio nё Shqipёri, ndryshimet pёr tё pёrmirёsuar rregullimin e tregut tё radiove online.
2017-03-06T10:13:17Z
2017-03-06T10:13:17Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/377
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2682017-03-03T15:35:14Zcom_123456789_135col_123456789_234
Komunikimi politik nëpërmjet editorialit në gazetën “Koha jonë” (1997)
Gogo, Valmora
Komunikimi politik në gazetë
Editoriali në gazetë
Editoriali dhe Komunikimi politik
Editoriali dhe politika
Editoriali te ‘’Koha Jonë’’
Komunikimi politik nëpërmjet editorialit në gazetën ”Koha Jonë” (1997)
Studimi do të synojë të thellohet mbi komunikimin politik dhe mesazhin që ka shkuar tek lexuesi, nëpërmjet editorialit në gazetën ‘’Koha Jonë’’ gjatë periudhës shkurt-mars 1997.
Qëllim i rëndësishëm do të jetë kuptimi i rolit të medies për komunikimin e ideve politike në masë tek publiku, duke ditur impaktin që kjo gazetë ka patur asokohe në publikun e Shqipërisë. Mendoj të realizoj një analizë të hollësishme të këtij lloj artikulli gazetaresk, lidhur edhe me stilistikën, tonin, figuracionin etj.
Po kështu do synoj të sjell rolin e editorialit si katalizator i zhvillimeve politike, duke qenë se hipoteza kryesore do të jetë kjo.
Përvec analizës së mesazhit (editorialit) kam për qëllim të bëj edhe një analizë të autorit të mesazhit (botuesi, drejtori i gazetës ose kryeredaktori) dhe lidhjes me të qenit një komunikues politik, duke marrë edhe rolin e një ‘’partie politike’’. Për këtë analizë mendoj të shfrytëzoj literaturën e teorive të komunikimit politik, përvec punës me monitorimin e gazetës për këtë periudhë.
Gazeta ‘’Koha Jonë’’ e vitit 1997 mund të shenjojë një nga periudhat e fundit në Shqipëri për lulëzimin e medieve lineare, vend që e zunë më pas me kalimin e viteve mediet e reja.
2017-03-03T15:35:14Z
2017-03-03T15:35:14Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/268
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2592017-03-03T15:04:38Zcom_123456789_135col_123456789_234
Gjeografia e lajmit në median e shkruar sipas nivelit të lokalizuar!
Bregu, Zylyftar
gjeografia e informacionit
lajm lokal
lajm kombëtar
lajm ndërkombëtat
burim
Qëllimi i këtij punimi është vëzhgimi dhe analiza e gjeografisë së lajmeve në median e shkruar në Shqipëri. Gjashtë gazeta të përditshme të cilat përfaqësojnë katër tipe të ndryshme të medias së shkruar janë studiuar për 30 ditët e muajit prill 2015, mbi gjeografinë e lajmeve, sipas pesë niveleve hapësinore. Së pari, lajmi global-kontinental(Europa), së dyti ai regjional-ballkanik, së treti ai kombëtar, së katërti ai rajonal (qarku) e së fundi ai lokal. Analiza është realizuar në disa rrafshe njëherazi; Fillimisht është vëzhguar tematika e informacionit për secilin hapësirë gjoegrafike bazuar në strukturën e zakonshme të medias së shkruar shqiptare; aktualitet, politikë, ekonomi, social, art-kulturor, etj. Së dyti janë evidentuar gjinitë nëpërmjet të cilave përcillet informacioni (lajm, analizë/koment, reportazh, intervistë) dhe a përcaktohet zhanri varësisht nga vendi prej nga vjen informacioni. Së fundi është monitoruar autorësia e lajmeve për secilin nivel gjeografik prej nga raportohet.
Artikulli konstaton raportin mes informacionit bazuar nga koncepti hapësinor, arsyet e këtij raporti dhe specifikat e këtij raportimi.
Metodologjia e përdorur është ajo e matjes dhe analizës së produktit/informacionit në median e shkruar, sigurisht e mbështetur në literaturën teorike. Janë përzgjidhur disa të përditshme që publikohen në Tiranë; të përditshme që janë organet zyrtare të partive kryesore, përkatësisht “Zëri i Popullit” dhe “Rilindja Demokratike”. Dy media që deklarohen të pavarura, përkatësisht “55” dhe “Dita”, një e përditshme të qendrës “Panorama” si dhe një e përditshme që është zgjatim i disa aktiviteteve të tjera, gazeta “Mapo”.
Analiza është sasiore dhe cilësore.
2017-03-03T15:04:38Z
2017-03-03T15:04:38Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/259
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/3812017-03-06T10:24:06Zcom_123456789_135col_123456789_234
Roli i medias në formimin e identitetit kombëtar shqiptar në vitet 1925-1944
Leçini, Gazmend
2017-03-06T10:24:06Z
2017-03-06T10:24:06Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/381
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2612017-03-03T15:16:18Zcom_123456789_135col_123456789_234
Strategjitë e marrëdhënieve publike të partive politike shqiptare në mediatizimin e kandidaturave për kryetarë bashkie për zgjedhjet lokale të 2015
Sakja, Arta
Marrëdhëniet publike në politikë
gazetar politik
strategji e marrëdhënieve publike në politikë
spin/doktor
parafushata lokale
Në botën politike bashkëkohore të zgjedhjeve, marrëdhëniet me publikun zënë një rol kyç.
Marrëdhëniet publike të partive politike janë një mënyrë e partive politike për t’u transmetuar mesazhe votuesve të tyre, veprimtari kjo, që intensifikohet në periudha zgjedhore.
Qëllimi kryesor i marrëdhënieve publike të partive politike është përdorimi i medies për t’u komunikuar votuesve qëndrimet politike të partisë.
Ky artikull do të analizojë përdorimin efektiv të medies online nga ana e partive politike në periudhën parazgjedhore të zgjedhjeve lokale që zhvillohen në Shqipëri, më 21 qershor 2015, i fokusuar në strategjitë e përdorura nga njoftimi i emrave të kandidatëve të mundshëm për kryetarë bashkie deri në momentin e përzgjedhjes finale nga ana e tyre, si dhe mbulimin e tyre nga media.
Artikulli synon të investigojë mbi ndërlojën strategjike të ekspertëve përgjegjës për komunikimin në partitë politike dhe gazetarëve që mbulojnë politikën në shtatë organe mediatike që do të vëzhgojmë: Tema Online, Dita Online, Shqiptarja.com, Shekulli, Mapo, Panorama, Shqip, Standard.
Artikulli synon gjithashtu të vlerësojë sa efektive janë strategjitë e PR në sigurimin e mbulimit të lajmit të prodhuar prej tyre (herë në formën e deklaratës për shtyp, herë në formën e konferencës për shtyp, herë në formën e lajmit, pa lejuar identifikimin e burimit), në media dhe se si e arrijnë këtë.
Si rezultat, shihet një marrëdhënie e mirë bashkëpunuese e përgjegjësve të komunikimit në njësitë e PR të partive politike që ky artikull do t’i trajtojë si pjesë të makinerisë së PR (spindoktor) me gazetarët politikë, por rezultati i pasqyrimit të strategjive nuk përcaktohet vetëm dhe thjesht nga kjo marrëdhënie. Ajo përcaktohet edhe nga qëndrimi i pronarëve të medies ndaj partive të ndryshme, qëndrim ndaj të cilit, gazetarët e politikës janë adaptuar tashmë.
Artikulli hedh një vështrim mbi pozicionin e gazetarit të sotëm politik dhe rolin e tij si ndërmjetës i përçimit të mesazhit të ideuar e përpunuar nga makineria e spindoktor për te votuesi publik.
2017-03-03T15:16:18Z
2017-03-03T15:16:18Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/261
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2432017-03-03T14:46:14Zcom_123456789_135col_123456789_234
E drejta për shprehje të lirë në normën e Kosovës
Berisha, Ibrahim
Medie elektronike
e drejta
normë rregulluese
liri e shprehjes
Kosovë
Punimi përqendrohet të analizojë normën rregulluese të medies në periudhën e tranzicionit medial,në një kontekst të specifikuar të marrëdhënieve publike, si dhe efektin etik dhe profesional të kësaj norme që ka të bëjë me të drejtën dhe lirinë për t’u shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë informacion. Qasja do të fokusohet në raportin publik të medies, pastaj audiencë, detyrim etik dhe e drejta ligjore në shoqërinë e Kosovë mbas vitit 1999. Analizohet norma rregulluese e ndarë në dy periudha: e para, periudha e mbas luftës, 1999-2006, kur shoqëria e Kosovës administrohet nga UNMIK (Korniza Kushtetuese, rregulloret për medie dhe vendimet administrative) dhe e dyta, periudha para dhe pas njohjes së shtetit të Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare , 2006-2014, kur norma miratohet nga legjislativi i Republikës së Kosovës.
2017-03-03T14:46:14Z
2017-03-03T14:46:14Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/243
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2542017-03-03T14:58:53Zcom_123456789_135col_123456789_234
Propaganda dhe imazhi në rastin e incidentit të Kumanovës
Saliu, Hasan
propagandë
agenda setting
imazh
media globale
Kosovë
komunikim politik
Vendet synojnë të krijojnë imazh pozitiv për veten edhe nëpërmjet propagandës të ushtruar nga aktorë shtetërorë, duke u prezantuar si viktimë e ndonjë agresioni, me qëllim të përfitimit të simpatisë nga të tjerët. Një rast i tillë i prezantimit të vetes si viktimë dhe demonizimit të palës tjetër ishte incidenti i armatosur i fillimmajit në Kumanovë të Maqedonisë, e cila ngjarje pati një mbulim të madh mediatik nga mediat ndërkombëtare. Në këtë incident pala maqedonase synoi ta prezantojë veten viktimë e një agresioni nga qytetarë ekstremistë nga Kosova. Mediat ndërkombëtare raportuar gjerësisht për këtë incident, ndërsa një publik i huaj gjerësisht i painformuar në detaje për zhvillimet ballkanike ndodh shpesh që të ndikohet nga efekti primacy i mesazhit, qoftë ky edhe i rrejshëm.
Punimi do të trajtojë mbulimin e madh mediatik ndërkombëtar që ka pasur ky incident i armatosur ku u vranë 18 veta parë nga perspektiva e imazhit për shqiptarët në përzgjedhësi dhe Kosovën në veç anti.
Hipoteza kryesore që shtrohet këtu është se incidenti i Kumanovës, pavarësisht paqartësive dhe dyshimeve të mëdha për ngjarjen në vetvete, megjithatë në publikët e largët ka ndikuar negativisht për imazhin ndërkombëtar të shqiptarëve.
Punimi ka për qëllim të analizojë mbulimin që i kanë bërë mediat e fuqishme ndërkombëtare; mesazhi primar që është dhënë dhe nëse janë dhënë informacione të mëvonshme shpjeguese për paqartësitë e këtij studenti. Mesazhi primar, qoftë edhe mesazh propagandues, vlerësohet të jetë më efektiv sesa përgënjeshtrimi i mëvonshëm në rastet kur marrës mesazhi është një publik jo fort i informuar me atë zhvillim apo që edhe nuk ka interesim të shtuar për ato zhvillime.
2017-03-03T14:58:53Z
2017-03-03T14:58:53Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/254
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2562017-03-03T15:01:16Zcom_123456789_135col_123456789_234
Mediat në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe kultura kombëtare
Kallaba, Ismet
medie e pakicës
medie në gjuhën shqipe
identitet kombëtar
kulturë kombëtare
kulturë globale
Ky artikull trajton rëndësinë që kanë mediat e pakicave, në vendet shumënacionale dhe shumëgjuhësore, siç është Mali i Zi, për informimin e popullatës pakicë dhe ruajtjen e identitetit kombëtar të tyre. Ai merret specifikisht me mediat në gjuhën shqipe, që ka veçantësitë e saj në raport me mediat e pakicave të tjera, qoftë edhe për shkak të veçorive gjuhësore. Ato luajnë rol të pazëvendësueshëm për prezantimin dhe ruajtjen e kulturës, gjuhës dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi. Artikulli ka për qëllim të analizojë aspekte të ndryshme në raportin e medias shqipe dhe kulturës kombëtare, si dhe ndërvarësinë e tyre. Në kushtet e prirjeve të sotme, kur kultura globale po i zë vendin gjithnjë e më tepër kulturës kombëtare, pyetja që shtrohet është se sa mund të mbijetojë ajo (kultura kombëtare)? Si rast studimi është marrë gazeta “Koha javore”, e vetmja e përjavshme në gjuhën shqipe që botohet në Mal të Zi. Njëra prej veçorive të saj është krijimi i hapësirës së përbashkët kulturore shqiptare. Artikulli mbron tezën se mediat në gjuhën shqipe në Mal të Zi janë faktor i rëndësishëm për zhvillimin e kulturës kombëtare, respektivisht identitetit kombëtar, duke qenë se interesimi i publikut këtu për çështje të tilla është parësor.
2017-03-03T15:01:16Z
2017-03-03T15:01:16Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/256
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2522017-03-03T14:56:18Zcom_123456789_135col_123456789_234
Mediumet tradicionale turke në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri
Tartari, Alban
Media turke
minoriteti
Kosova
Maqedonia
Shqipëria
Ky punim do të përpiqet të fokusohet në punën dhe aktivitetin e mediave tradicionale turke në
tre vende tërajonit tonë, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Këto media ndërthurin dy aspekte të komunikimit mediatik: komunikimin nga dhe drejt komuniteteve turke në këto vende si dhe komunikimin e Turqisë drejt këtyre vendeve. Në këtë punim do të trajtohen mediat turke vendase si televizionet, radiot, gazetat, revistat dhe faqet e internetit të cilat kanë një karakter privat. Po ashtu do të trajtohen edhe dy mediat publike turke TRT dhe Anadolu Ajansı, të cilat transmetojnë/botojnë aktualisht në gjuhën shqipe si nga Ankaraja ashtu edhe nga Tirana dhe Prishtina.
Qëllimi i punimit është të japë një tablo të funksionimit të mediave minoritare në hapsirën shqiptare dhe të mediave publike të një vendi tjetër (konkretisht Turqisë) në gjuhën shqipe në hapsirën mbarëshqiptare. Cili është mesazhi mediatik dhe si është i strukturuar ai në të dy modelet?
2017-03-03T14:56:18Z
2017-03-03T14:56:18Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/252
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2662017-03-03T15:30:14Zcom_123456789_135col_123456789_234
Gazetari shqıptar mes stadardeve profesionale dhe presioneve të jashtme
Çipuri, Ramadan
statusi i gazetarëve
profesion i rregulluar
censura
vetëcensura
kriza ekonomike
Jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë, liria e informimit është e garantuar me Kushtetutë, por megjithatë e vazhdimisht ajo mbetet një çështje shumë e debatueshme. Mediet, e kryesisht punonjësit e tyre, përgjithësisht, për arsye të ndryshme nuk u shkojnë deri në fund kërkesave të tyre. Trysnia mbi gazetarin sa vjen e shtohet nga politika, pronarët mediatikë, reklmadhënësit etj. Ky punim do të analizojë tre dimensione kryesore që kanë të bëjnë me lirinë dhe statusin e gazetarëve në mediet shqiptare, me dualitetin që i shoqëron mes ushtrimit të standardeve profesionale dhe trysnive të ardhura nga jashtë.
Së pari, punimi do të hedhë dritë mbi rëndësinë e statusit të gazetarit. Problemet kryesore që gazetarët shqiptarë hasin në një treg mediatik ku profesioni vijon të jetë i parregulluar.Së dyti, punimi do të vlerësojë burimet kryesore që ndikojnë në lirinë e ushtrimit të profesionit nga gazetarët shqiptarë.Së treti, varësisht nga kushtet e mësipërme, studimi do të analizoje varësinë (gjendjen) ekonomike të gazetarëve shqiptarë dhe pasojat e saj.
Në fund të studimit, bazuar në analizën shkak-pasojë, synohet të zbardhen problemet kryesore që kanë të bëjnë me komunitetin e gazetarëve shqiptarë.
2017-03-03T15:30:14Z
2017-03-03T15:30:14Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/266
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2412017-03-03T14:43:08Zcom_123456789_135col_123456789_234
Tregu i përbashkët mediatik albanofon mes realitetit dhe utopisë
Marku, Mark
2017-03-03T14:43:08Z
2017-03-03T14:43:08Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/241
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/3762017-03-06T10:10:26Zcom_123456789_135col_123456789_234
Hapësira e lajmeve sensacionale dhe gjuha e urrejtjes në shtypin e shkruar shqiptar
BEGA, Aurora
MALIQATI, Sadiola
Lajm sensaciona
diskurs mediatik
audiencë gjuhe urrejtje
Pas kalimit të fazave të para të tranzicionit në Shqipëri ku vendin kryesor në shtyp e zinte lajmi politik, duket se tashmë këtë stafetë e ka marrë lajmi konfliktual.i quajtur ndryshe edhe lajm “sensacional”. Shtypi i shkruar është kthyer kah lajmit që shet më tepër. Audiencat e shtypit të shkruar, por edhe të medias në përgjithësi janë më të interesuara për lajmin konfliktual, për aktualitetin atë që lidhet drejtpërdrejt me jetët e tyre, duke i dhënë lajmit politik një rëndësi të dytë.
Redaktorët dhe drejtuesit e gazetave duke njohur tendencën e re të audiencavë të tyre i kanë dhënë më teper hapësirë dhe peshë lajmit konfliktual që priret drejt negatives, por që përbën sensacion duke e kthyer serish gazetën në postulatin e vjetër “lajmi i keq është lajm i mirë”.
Në kushtet e një demokracie ende të brishtë në Shqipëri, kjo dukuri ngre pikëpyetjen e madhe nëse redaksitë e gazetave kanë zbehur marrëdhëniën e njohur media-politikë, duke i dhënë rëndësi marrëdhëniës media-audiencë? A kanë ndryshuar modelet mediatike përgjatë këtyre viteve demokratizim?
Përgjigjen e këtyre pyetjeve do ta nxjerrim si rezultat i matjes së hapësirës që zënë këto dy fusha në faqet e gazetave kryesore në Shqipëri gjatë një monitorimi 2 mujor. Gjithashtu edhe si rezultati i një analize të hollësishme të diskursit gazetaresk në fushën politike dhe aktualitetin.
2017-03-06T10:10:26Z
2017-03-06T10:10:26Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/376
other
application/pdf
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/3782017-03-06T10:16:53Zcom_123456789_135col_123456789_234
Programacioni në televizionet me mbulim kombëtar në Shqipëri, në prag të kalimit në transmetimin numerik tokësor
Kalaja, Diana
televizion
programacion
menaxhim
transmetim numerik
zhvillimi i qendrueshëm i medias
Tema trajton prodhimin e përmbajtjes televizive, programet, emisionet sipas gjinive të prodhimit televiziv për televizionet me mbulim kombëtar në Shqipëri. Programacioni televiziv në Shqipëri ka lëvizur me shpejtësi në drejtim të rritjes sasiore dhe cilësore gjatë një periudhe 10-vjeçare, por ende është i mbizotëruar nga këndvështrimi top-down drejt audiencës, e cila vazhdon të jetë pasive. Televizionet ende imitojnë njëri-tjetrin në strukturat e tyre programore, duke i dhënë një përqidje të lartë programeve informative dhe bizedave politike. Tema prezanton shifrat statistikore të vitit 2013 të tre televizioneve me mbulim kombëtar raportet midis gjinive të ndryshme televizive.
Ajo do të fokusohet në kontekstin e zhvillimit të televizioneve në Shqipëri, në prag të kalimit në transmetimin numerik televiziv dhe ecurinë e këtij procesi deri në qershor 2015, sipas afatit të planifikuar për kalimin në transmetime numerike.
Menaxhimi i televizioneve, me karakteristikat e tij të veçanta, shprehet edhe nëpërmjet përqindjes programore që zë secili nga zhanret televizivë në strukturën e transmetimit të programeve TV. Ekonomia e televizioneve është pothuajse mbizotëruese mbi programacionet televizive edhe në prag të kalimit në transmetim numerik. Një tregues i prezantuar është edhe evoluimi i treguesit për tregun mediatik si Indeksi i Zhvillimit të Qëndrueshëm, dhe brenda tij faktori i menaxhimit të biznesit.
2017-03-06T10:16:53Z
2017-03-06T10:16:53Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/378
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2392017-03-03T14:40:43Zcom_123456789_135col_123456789_234
Fenomenologjia e raportimit nënlokal në web
Fuga, Artan
2017-03-03T14:40:43Z
2017-03-03T14:40:43Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/239
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2642017-03-03T15:24:59Zcom_123456789_135col_123456789_234
Ushtrimi i ndikimit ndaj gazetarëve në Kosovë
Tejeci, Hyrë
hulumtimi
ushtrimi
ndikimi
gazetarë
Kosovë
Debatet lidhur me lirinë e medies nuk kanë shteruar kurrë, gjatë gjithë historisë së medies, së shkruar e elektronike. Por, në periudha të ndryshme të historisë së saj, kufizimet e lirisë së shtypit janë shprehur më pak ose më shumë, në mënyrë më të vrazhdë apo në mënyrë më të butë, varësisht prej zhvillimeve shoqërore, politike, ekonomike, kulturore, etj.
Kureshtja profesionale më ka nxitur të bëj një hulumtim lidhur me përmasat reale të ndikimit dhe me format e ushtrimit të ndikimit ndaj gazetarëve e redaksive në Kosovë. Të dhënat e pyetësorëve tregojnë se ushtrimi i ndikimit ndaj gazetarëve është më i madh se sa percepcioni i jashtëm.
Nëpërmjet pyetësorit jam përpjekur të kuptoj edhe format e ndikimit dhe mënyrën e ushtrimit të tij. Nga përgjigjet del se ndikimi ndaj gazetarëve ushtrohet në mënyrë direkte apo indirekte, në formë të fortë (në trajtë të urdhëresës) apo në formë të butë (në trajtë të këshillës apo rekomandimit).
2017-03-03T15:24:59Z
2017-03-03T15:24:59Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/264
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/3852017-03-06T10:35:50Zcom_123456789_135col_123456789_234
Bashkëveprimi gazetar-pronar në kulturën e gazetarisë shqiptare
Godole, Jonila
2017-03-06T10:35:50Z
2017-03-06T10:35:50Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/385
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2652017-03-03T15:27:43Zcom_123456789_135col_123456789_234
Ndikimi i marrëdhënieve me publikun në media gjatë fushatave elektorale
Axhami, Mirdaim
marrëdhënie publike
fushatë zgjedhore
përmbajtje mediatike
Rritja dhe fuqizimi i industrisë së marrëdhënieve me publikun (MP) ka ndikuar drejtpërdrejt në përmbajtjen mediatike. Në median shqiptare sot është thuajse e pamundur që në një program televiziv, talk show, edicion lajmesh, gazetë, revistë, etj. të mos ndihet ‘aromë’ MP. Kjo edhe për shkak të marrëdhënies së ndërvarësisë mes medias dhe MP. Por ajo çka vlen të theksohet është fakti se prezenca e MP në media është më e madhe gjatë fushatave zgjedhore pasi në sektorin e politikës janë partitë politike, politikanët të cilët përpiqen me të gjitha mënyrat të ndikojnë në linjën editoriale për të përmbushur qëllimet e tyre.
Ky studim ka për qëllim të tregojë sa dhe si ndikojnë MP në përmbajtjen mediatike, veçanërisht gjatë fushatave zgjedhore. Pyetjet kërkimore që shtrohen në këtë studim janë: Si ndikojnë MP në cilësinë e informacionit që përcillet në media? Cili është roli i MP në të ashtuquajturën ‘agenda settings’ të medias? A ka ndikim kriza financiare e medias në raportet gazetari-MP dhe nëse po, si? Për realizimin e studimit jemi mbështetur në të dhëna empirike, intervista të realizuara me aktorë të fushës së medias si: gazetarë, kryeredaktorë, kemi analizuar studime të mëparshme, etj.
2017-03-03T15:27:43Z
2017-03-03T15:27:43Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/265
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2502017-03-03T14:53:49Zcom_123456789_135col_123456789_234
Multikulturalizmi dhe media shqiptare në Maqedoni: modelet moderne globale dhe problematika lokale
Ndrio Karameti, Aurora
media
informacion
komunikim
kulturë
kombëtar
etnografi
Ky studim thellohet në një analizë të zhvilluar në dy nivele. Media shqiptare në Maqedoni me specifikat e saj merret në analizë në raport me kulturën shqiptare në Maqedoni, e cila jeton në kuadër të një shoqërie multietnike, dhe vendin e saj në tregun mediatik mbarëshqiptar i cili ka tendencë të kapërcejë kufijtë e shteteve duke ndjekur modelet e bizneseve mediatike globale.
Tregu i medias shqiptare në Maqedoni mbart elementë që përbëjnë interes të veçantë për analizë sepse kjo media funksionon në një mjedis shoqëror shumëgjuhësor, ku shqetësimi për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare dhe statusi i gjuhës shqipe si gjuha e dytë më e madhe në vend, ende vazhdon të zërë një pjesë të mirë të prodhimit mediatik.
Produksioni i medias shqiptare në Maqedoni është pak ose aspak i pranishëm në hapësirat shqiptare jashtë kufijve dhe për pasojë mikro-kultura e shqiptarëve të Maqedonisë, njihet pak ose aspak nga audienca shqiptare jashtë saj. Ky fenomen ndodh ndërkohë që publiku shqiptar në Maqedoni është konsumator i produksionit të mediave nga Shqipëria dhe Kosova.
Si dhe pse ndodh ky shkëmbim i pjesshëm? A është ky një fenomen kulturor apo profesional?
Nga pikëpamja metodologjike ky është një punim etnologjik që bazohet në etnografinë e komunikimit (ethnography of communication). Kjo qasje bën të mundur që elementë të produksionit mediatik dhe të shkëmbimit të informacionit dhe komunikimit të merren në analizë në marrëdhënie të ngushtë me kontekstin kulturor të shoqërisë ku funksionojnë mediat.
2017-03-03T14:53:49Z
2017-03-03T14:53:49Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/250
other
application/pdf
Kolegji AAB
oai:dspace.aab-edu.net:123456789/2602017-03-03T15:07:34Zcom_123456789_135col_123456789_234
Konsumi i produkteve mediatike në rajonin e Podujevës
Osmani, Azem
informim
komunikim
konsum i produkteve të mediave tradicionale
konsum i produkteve të medieve të reja
Ky punim do të përqendrohet në shpjegimin e nocioneve në aspektin teorik lidhur me konsumin mediatik në rajonin e Podujevës. Ndërsa të dhënat e hulumtimit do të pasqyrojnë gjendjen aktuale të konsumit, respektivisht përdorimin e produkteve që vihen në dispozicion nga mediat tradicionale dhe mediat e reja të internetit.
Hipoteza që ngrihet në këtë punim ka të bëjë me shkallën e konsumit të mediave të reja dhe mediave tradicionale, për të ditur se cilat produkte përdoren më shumë në funksion të informimit, komunikimit, krijimit të njohurive, argëtimit, si dhe çështja e gjatësisë dhe momentit kohor të shfrytëzimit të tyre.
E konsideroj këtë çështje mjaft të rëndësishme, pasi hulumtimi na krijon një pasqyrë më të qartë se cilat nga llojet e produkteve mediatike konsumohen apo përdoren më shumë. Kjo do të jetë një busull orientuese për qendrat mediatike, se cilat produkte të tyre mediale janë më joshëse për publikun e rajonit të Podujevës, për të krijuar mundësitë e tyre në ndryshimin e qasjes kundruall realitetit ekzistues. Prandaj është konsideruar si e leverdishme që ky hulumtim të vihet në realitet në interes të publikut të rajonit të Podujevës.
2017-03-03T15:07:34Z
2017-03-03T15:07:34Z
2015
Article
1848-4298
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/260
other
application/pdf
Kolegji AAB