Tipare tё performancёs sё webradiove shqipfolёse

Show simple item record

dc.contributor.author MUKA, Arben
dc.date.accessioned 2017-03-06T10:13:17Z
dc.date.available 2017-03-06T10:13:17Z
dc.date.issued 2015
dc.identifier.issn 1848-4298
dc.identifier.uri https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/377
dc.description.abstract Webradiot shqipfolёse janё njёsitё mediatike, tё cilat prej rreth njё dekade kanё eleminuar kufijtё shtetёrorё, kanё tejkaluar kufizimet qё kanё redaksitё pёr zgjerimin e frekuencave tё transmetimit dhe zonёn e mbulimit, duke u bёrё tё kapshme nё secilёn prej pikave tё globit ku jetojnё dhe punojnё shqiptarёt. Hapja e njё radio online nuk ёshtё vetёm zgjidhje qё nxitet nga mungesa e frekuencave pёr transmetimet valore, apo reagim kundёr efekteve tё krizёs ekonomike, por ёshtё nё sinkroni dhe me zhvillimet teknologjike nё industrinё mediatike dhe pёrhapjen nё shkallё tё gjerё tё internetit. Radiot nё internet nxisin decentralizimin e tregut tё transmetimeve dhe me trendin e standardeve 3G dhe 4G vijnë gjithnjë e më shumë në tiparet një radioje si të tjerat, e disponueshme që prej smartfonëve, pa pasur nevojë për t’u pajisur me një marrës të dedikuar – njё nga problemet me karakter ekonomik e financiar qё ka ngadalёsuar procesin e kalimit tё transmetimeve audio nga analogu nё numerik. Redaksitё e radiove gjithnjё e mё shumё janё pёr qasjen dyfishe tё produktit tё tyre, nё versionin klasik valor, si dhe pёrmes shёrbimeve online nё hapёsirёn virtuale. Kjo ёshtё njё zhvendosje e detyruar nga shumё faktorё brenda dhe jashtё ambjenteve tё stacionit radiofonik: nga njera anё vrulli teknologjik, depёrtimi gjithnjё dhe mё i madh i internetit, apo gara palimit qё bёn industria e telekonunikacionit me multiofertat e telefonisё sё lёvizshme; nga ana tjetёr, e lidhur me sa mё sipёr, ёshtё dhe presioni qё vjen nga ndryshimi i sjelljes sё audiencёs. Duke qenё se konsumatori mediatik “rrёmon” mё shumё pёr pёrmbajtjet informative dhe zbavitёse nё hapёsirat virtuale, atёherё dhe pronarёt dhe menaxherёt e radiove manovrojnё duke servirur njё pjesё tё produktit nё formatin online. Sipas David Hendy-t, prezenca e radios në internet krijon një dimension të ri, pasi audienca e saj nga lokale bëhet globale. “Kjo i ofron kompanive radiofonike shansin që të ndërtojnë një prezencë mbarëbotërore dhe në disa raste ndoshta dhe një markë globale”. Ky punim ka nё fokus aspekte kryesore tё performancёs nё fluksin e webradiove shqipfolёse, lloji i pёrmbajtjeve qё emetohen, informacioni dhe rubrikat zbavitёse, shkalla e interaktivitetit me ndjekёsit dhe oferta multimediale nё hapёsirёn virtuale. Pёrveç formateve mё tё hasura, trajtohet dhe legjislacioni pёr transmetimet audio nё Shqipёri, ndryshimet pёr tё pёrmirёsuar rregullimin e tregut tё radiove online. en_US
dc.language.iso other en_US
dc.publisher Kolegji AAB en_US
dc.subject webradio en_US
dc.subject treg radiofonik en_US
dc.subject multimedia en_US
dc.subject internet en_US
dc.subject program en_US
dc.title Tipare tё performancёs sё webradiove shqipfolёse en_US
dc.type Article en_US


Files in this item

This item appears in the following Collection(s)

Show simple item record

Search DSpace


Browse

My Account