dc.description.abstract |
Ky punim do të përqendrohet në shpjegimin e nocioneve në aspektin teorik lidhur me konsumin mediatik në rajonin e Podujevës. Ndërsa të dhënat e hulumtimit do të pasqyrojnë gjendjen aktuale të konsumit, respektivisht përdorimin e produkteve që vihen në dispozicion nga mediat tradicionale dhe mediat e reja të internetit.
Hipoteza që ngrihet në këtë punim ka të bëjë me shkallën e konsumit të mediave të reja dhe mediave tradicionale, për të ditur se cilat produkte përdoren më shumë në funksion të informimit, komunikimit, krijimit të njohurive, argëtimit, si dhe çështja e gjatësisë dhe momentit kohor të shfrytëzimit të tyre.
E konsideroj këtë çështje mjaft të rëndësishme, pasi hulumtimi na krijon një pasqyrë më të qartë se cilat nga llojet e produkteve mediatike konsumohen apo përdoren më shumë. Kjo do të jetë një busull orientuese për qendrat mediatike, se cilat produkte të tyre mediale janë më joshëse për publikun e rajonit të Podujevës, për të krijuar mundësitë e tyre në ndryshimin e qasjes kundruall realitetit ekzistues. Prandaj është konsideruar si e leverdishme që ky hulumtim të vihet në realitet në interes të publikut të rajonit të Podujevës. |
en_US |