dc.description.abstract |
Nuk duhet anashkaluar fakti se pas rënies së “Murit të Berlinit”, ai u bë një lokacion me kritika të ndryshme dhe me serë mundësish në fushën e dizajnit dhe arkitekturës, kryesisht në arkitekturën diplomatike e cila pati dhe akoma do të ketë një mundësi për të simbolizuar qartë secilin komb. Ajo çka mund të dallohet në kuadër të këtij studimi është fakti se një grup i kombeve janë në gjendje të përshtaten me qasjet dhe konceptet bashkëkohore, më konkretisht çfarë ka nevojë bota/toka për momentin dhe mënyrën se si të tjerët e tregojnë fuqinë e tyre me anë të ndërtimit të këtyre fortifikimeve (kjo e fundit nuk mund as të quhet fuqi, por mënyrë për t’u mbrojtur nga të tjerët). Për fat të keq duket se arkitektura do të gjendet gjithmonë në dilemën se çfarë bëhet dhe çfarë do të mund të bëhej. Si rezultat, analiza e objekteve të studimit tregon përfaqësimin e një shteti, vendi apo rajoni në kontekstin e arkitekturës, megjithatë mund të dallohet se këto struktura shkojnë në drejtime të ndryshme ose më mirë të themi, mundohen të shprehin botëkuptime të ndryshme se si duhet të përfaqësohen konkretisht në këtë mjedis dhe çfarë përbën (Kombi) interes më të madh për ta. |
en_US |