ICLLC - International Conference on Linguistics, Literature and Culture
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/275
2024-03-28T13:18:07ZLeksiku terminologjik i mekanikës si bazë për ndriçimin e shumë problemeve teorike të terminologjisë
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/321
Leksiku terminologjik i mekanikës si bazë për ndriçimin e shumë problemeve teorike të terminologjisë
Pllana, Sadete; Pllana, Gani
Nga shqyrtimi që i kemi bërë rrugëve të ndërtimit të termave bazë të mekanikës, të cilët shërbejnë vetë si elemente përbërëse të termave togfjalësh, del se një rrugë me interes të veçantë studimi është rruga semantike, meqë termat e krijuar shfaqen si lidhje të gjuhës së përgjithshme me leksikun terminologjik të fushës përkatëse.
Për studimin e leksikut në fjalë si leksik bazë, por edhe i përbashkët për nënfushat e tjera të mekanikës, vlerë të veçantë merr veçimi dhe identifikimi i këtij leksiku me teknologjinë mekanike, automobilin etj.
Një vend më vete zënë termat bazë, kur vështrohen si mjete për ndërtimet togfjalëshe, të cilat në terminologjinë e mekanikës zënë 70-80% të të gjitha njësive emërtuese terminologjike.
Marrë në tërësinë e saj gjithë kjo shtresë leksikore speciale e mekanikës shërben si bazë edhe për mjaft terminologji të tjera teknike.
2016-01-01T00:00:00ZAnti-Amerikanizmi në Evropë, Francë dhe Greqi
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/320
Anti-Amerikanizmi në Evropë, Francë dhe Greqi
Jaku, Vjola
Zhvillimet aktuale në disa vënde të Europës Perëndimore nxjerrin vazhdimisht në dukje rikonsiderimin e herë pas hershëm të raporteve dhe ekuilibrave brënda dhe midis ketyre shteteve në raportë me politikat globale e vecanërisht me atë Amerikane të cilat kanë një ndikim të konsinderueshëm, shpesh herë dhe dominues mbi politikat dhe zhvillimet në keto vende. Pare në këtë këndvështrim, Europa Perëndimore në tërësi dhe shtetet e saj në vecanti historikisht kanë ndërtuar sjellje e politika të caktuara për të vleresuar, pranuar apo edhe evituar ndikimin amerikan mbi vëndet dhe popujt e tyre, duke krijuar përfytyrimin realist pro dhe anti amerikan. Në këtë Temë do të shpjegoj kuptimin e ‚anti-amerikanizëm’në ligjërimin zyrtar dhe politik në dy vëndeve Evropiane si dhe shkaqet e këtij fenomeni dhe dy rastet, duke tentuar të evidentoj fakte e situata, se sa këto raporte në fund të funditi i orientojnë ata drejt progresit dhe një mirëqënie të përgjithëshme te popujve të tyre. Anti-amerikanizmi nuk është dhe aq një domen i ekstremistëve apo i fondamentalastëve. Anti-amerikanizmi është një lloj “ndjenje popullore”, një gjendje shpirtërore e përgjithshme, të cilën, me ndryshimet e natyrshme, mund ta hasësh thuajse në të gjitha kontintetet. Kjo ka të bëjë me mjedisin social-politik regjimet e pushtetit në ato vende, me historinë dhe traditën e tyre. Në këtë kompleks faktorësh natyrshëm lind ndjenja e kundërshtisë apo e mospranimit tërësor të elementëve që determinojnë në fund të fundit dhe alternativën e vetme per tu ndjekur.
2016-01-01T00:00:00ZDisa aspekte të rëndësishme nga trashëgimia jonë letrare në një parafjalë
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/319
Disa aspekte të rëndësishme nga trashëgimia jonë letrare në një parafjalë
Vinca Kafexholli, Teuta
Në punimin e zgjeruar përqëndrohemi te fjala e autorit, Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko) titulluar “Parafjalë ose bisedime me katër fëmijët e mi dhe me vetveten rreth këtij libërthi”. Qëllimisht përqëndrohemi te kjo parathënie që ka vlerën e një studimi shkencor edhe me përmasa eseistike. Është me rëndësi të veçantë se kjo punë e Kutelit nuk ka qenë e botuar deri tash në asnjë nga veprat e M. Kutelit. Autorja Atalanta Pasko (e bija e autorit) këtë çështje e sqaron në fusnotën përkatëse: “Botohet sipas daktiloshkrimit”, për çka flitet në punimin e zgjeruar. Për studiuesit dhe adhudiuesit që janë marrë e mirren me Mitrush Kutelin, ky shkrim mjaft vëllimor, shërben për plotësimin e dijes rreth Mitrush Kutelit. Në punimin tim bëhet fjalë për aspekte të ndryshme, me një theksim të veçantë në atë pedagogjik, eseistik, folklorik, historik etj., ku Kuteli zbërthen të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen duke shpjeguar kohën si në diakroni ashtu edhe në sinkroni. Në këtë parafjalë Kuteli shfaq vlerat, prandaj konsiderohet një traktat i vërtetë studimor për çka flasim në punimin tonë. Përveç vlerave të tjera të theksuara në punim, është edhe përshtatja në gjuhë letrare me sintaksë, leksik, stil që i paraprin gjuhës standarde të vitit 1972, pra Kongresit të Drejtshkrimit. Kështu, letrarishtja e tij është vazhdim i denjë i letrarishtes dhe stilit të F. Konicës, E. Çabejit, F. Nolit etj.
2016-01-01T00:00:00ZMasakra e Tivarit në letërsinë shqipe
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/318
Masakra e Tivarit në letërsinë shqipe
Demiri, Naile
Në këtë studim do të trajtohet tema “Masakra e Tivarit në letërsinë shqipe“. Letërsia shqipe pas Luftës së Dytë Botërore është zhvilluar jashtëzakonisht shumë, krahasuar me letërsitë e popujve të tjerë, e veçantish është zhvilluar gjatë viteve 1970-ta të shekullit të kaluar, kur në qarkun letrar të shkrimtarëve të rijnë të Universitetit të Prishtinës filloi depërtimi i mendimit kritik, përkatësisht të shkruarit ndryshe nga ajo që ishte pasqyruar deri atëherë në letërsi. Padyshim se ky reflektim i ri, plural, fillon me shkrimet e dr. Ibrahim Rugovës, që më pas do të rrugëtoj pa kthim gjatë dekadës së fundit të mileniumit të dytë, konkretisht pas shembjes së diktaturës komuniste në Shqipëri dhe formimit të shtetit të ri të Kosovës. Letërsia shqipe, ndonëse bazën e vet e ka në Shqipëri, mentor të saj në vazhdimësi e ka pasur mërgatën shqiptare, kryesisht të shtrirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që në vazhdimësi i kanë caktuar kahet dhe mënyrat e të pasqyruarit të jetës shoqërore në përgjithësi. Me gjithë këtë shtrirje dhe monitorim nga mentori mergatorian, letërsia shqipe pas Luftës së Dytë Botërore dominohej kryesisht nga stili i realizmit socialist, stil ky që në thelbin e dialektikës estetike është zhvilluar me shumë kontraste kontroverse, por gjithnjë duke penguar apriori shpërthimin e fuqisë së të menduarit dhe kufizimin e kësaj fuqie brenda një realiteti të dhunshëm.
Masakra, përkatësisht tragjedia apo ploja që ndodhi me shqiptarë të Kosovës e të Maqedonisë në Tivar, në mars të vitit 1945, padyshim se është një nga ngjarjet më të tmerrshme në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Një këso gjakderdhje, një këso masakre, një këso tragjedi e paparë më parë në një mjedis shoqëror, në nivel edhe botëror, ka qenë dashur të jetë temë dhe burim frymëzimi për shkrimtarë shqiptarë, apo për punëtorë të artit e të shkencës, por jo, kjo temë ( kjo temë tabu) nuk është trajnuar mjaftueshëm e as për së afërmi në letërsinë shqipe.
Për këtë ngjarje kanë shkruar shumë krijues në fusha të ndryshme, por një vakum në këtë drejtim sa do pak e ka plotësuar se fundi Ibrahim Kadriu në romanin e tij “Kapërcimi i ujit të madh” i cili disi i kalon kufijtë e historiografisë dhe vërshon në rrafshin letrar duke i
dhënë mundësi imagjinatës krijuese artistike shqyrtimit dhe trajtimit të kësaj ngjarje.
Në këtë punim kam projektuar ta shqyrtoi tezën: “Përse kuadri letrar i realizmit socialist, por edhe ai i posmodernes dhe zhanreve tjera në letërsi, nuk merren me këtë ngjarje të madhe të shqiptarëve në fund të Luftës së Dytë Botërore”.
2016-01-01T00:00:00Z