Nr. 01-2015
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/218
2024-03-29T05:41:05ZBizneset e vogla familjare garant i zhvillimit ekonomik e social
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/235
Bizneset e vogla familjare garant i zhvillimit ekonomik e social
Rexhepi, Baki
Integrimi global ekonomik si proces gjithnjë e më shumë po ka ndikim edhe në politikat nacionale të zhvillimit, ndaj si i tillë është jashtëzakonisht vështir që të kontrollohet me aplikimin e metodave dhe instrumenteve tradicionale të zhvillimit ekonomik. Kjo mbase vështirëson që në vitet në vijim, të planifikohen qëllime të caktuara ekonomike në nivel shteti. Të gjitha ndërmarrjet në botë, të mëdha apo të vogla, familjare dhe jo familjare, publike apo jo publike, të zhvilluara dhe të pa zhvilluara, po përballen me një sërë pyetjesh të cilat kanë të bëjnë me ardhmërinë dhe perspektivën e tyre, respektivisht vije në pikëpyetje ekzistenca e tyre në situata të paparapara turbulente për rrethinën. Çfarë do të jenë nevojat e tregut, çfarë synon konkurrenca, a po lëkunden qëndrimet e blerësve, kah pretendon përparimi i teknikës dhe teknologjisë, çfarë me zhvillimin e prodhimeve të reja, a ka mundësi të sigurimit të resurseve të nevojshme, kah udhëzon globalizimi i biznesit,cilat nevoja duhet përdorur për arritjen e efikasitetit, efektiviteti dhe inovacionet, etj… të gjitha këto pyetje u adresohen çdo ditë ndërmarrjeve – pa marrë parasysh nëse ato janë në pronësi të familjes apo nuk janë të tilla. Ajo çka ndërmarrjet familjare i bënë të veçanta dhe që i dallon nga ndërmarrjet e tjera që nuk janë në pronësi apo kontroll të familjes, paraqet diversitetin e interesit familjar dhe interesit të ndërmarrjes në sistemin e unik të biznesit familjar.
Pronarët e kompanive familjare në të gjithë botën ndajnë filozofinë dhe vlerat e njëjta, ata mendojnë në perspektivë, kapitali i tyre është durimi dhe zelli, interesohen për bashkësinë ku veprojnë dhe punojnë ashtu që kompaninë në gjendjen më të mirë të mundshme t’ua lënë trashëgimtarëve të tyre. Modeli i biznesit të kompanive familjare është tejet inovativ dhe largpamës, kërkon në realizim më të mirë, krijon më shumë vlera, ruan vendet e punës, përkundër rënieve dhe recesioneve ciklike.
Zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme familjare, paraqet rrugën më të shpejtë dhe më të lirë të zhvillimit të ekonomive kombëtare. NVM janë shtyllat kurrizore të zhvillimit ekonomik të shteteve në tranzicion dhe përkrah rolit të madh që kanë në punësim ato janë mjaft domethënëse për demokratizimin e shoqërisë.
2015-01-01T00:00:00ZTransformimi pronësor – privatizimi në Komunën e Gjakovës në periudhën 1990 – 1999
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/232
Transformimi pronësor – privatizimi në Komunën e Gjakovës në periudhën 1990 – 1999
Baraku, Albert
Vitet e tetëdhjeta filluan me çrregullime dhe tronditje të mëdha ekonomike dhe politike në disa shtete të Bllokut të Lindjes, si rezultat i vështirësive të mëdha të grumbulluara me vite e të cilat i ka sjellë socializmi si rend shoqëror në këtë pjesë të Evropës. Fillimi ishte në Poloni dhe më vonë valët e çrregullimeve arritën edhe në ish shtetin e quajtur Jugosllavi, por përmes Kosovës. Çrregullimet nuk kishin të ndalur, ato me kohë vijuan me shtrirje edhe në të gjitha shtetet e Evropës Lindore dhe më gjerë, deri te arritja e rezultateve të para konkrete në shkatërrimin e socializmit si rend shoqëror, në fillim të viteve të nëntëdhjeta në tërë Evropën Lindore dhe vetë BRSS (Rusinë) nga edhe e kishte zanafillën.
Se vërtetë diçka duhej të ndërrohej në Bllokun e Shteteve të Lindjes, ishte më së e qartë dhe më se e nevojshme, nga se ekonomia socialiste ishte dobësuar aq shumë sa i kishte humbur edhe ato rezultate që i kishte arritur dikur dhe kështu i kishte sjellë popujt në prag të ekzistencës. Analizat e asaj kohe rreth problematikës në fjalë, çonin ndër të tjera edhe te çështja e pronës si e pa definuar, nga se prona ishte e shtetit ose shoqërore (në ish Jugosllavi) e jo private si në shtetet kapitaliste ku ekonomia ecte shumë më mirë dhe kishte zhvillim intensiv.
Nën veprimin e këtyre rrethanave, në ekonominë e komunës së Gjakovës, në ecje janë bërë disa transformime organizative të ndërmarrjeve duke i paraprirë më vonë transformimit të mirëfilltë pronësor – privatizimit.
Punimi do të hedhë dritë:
– mbi atë që vërtet ka ndodhur gjatë këtyre dhjetë viteve në ekonominë e Komunës së Gjakovës
– mbi mënyrën se si është transformuar kapitali me ligj në praktikë dhe
– nga ana tjetër, vlerësimin e rezultateve të arritura në ato rrethana të zhvillimit të afarizmit në Kosovë.
Përndryshe, bazuar në të dhënat e siguruara nga ndërmarrjet e Komunës së Gjakovës, është temë që ka të bëjë me një periudhë të caktuar kohore të cilën deri me tani askush specifikisht nuk e ka trajtuar, analizuar apo vlerësuar nga ky aspekt. Nga ana tjetër është temë shumë e përfolur me vite, si para ashtu edhe pas luftës në Kosovë, në qarqet ekonomike dhe politike të vendit.
Meqenëse periudha dhjetë vjeçare 1990 – 1999 paraqet fundin e ish shtetit të Jugosllavisë dhe fillimin e konstituimit të shteteve të reja nga elementët konstituivë federativë të saj, ky punim ka rëndësi të veçantë.
2015-01-01T00:00:00ZÇështja e identitetit kosovar
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/230
Çështja e identitetit kosovar
Sallova, Donik
Me (ri)shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe themelimin e shtetit kosovar, në opinionin publik filluan të qarkullojnë ide se “meqë u krijua shteti i Kosovës, tani duhet të formohet edhe “kombi kosovar”, sepse çdo shtet duhet ta ketë identitetin e vet kombëtar të ndryshëm nga komb-shtetet e tjera”. Ky studim do të synojë të argumentojë se ideja e shtetit të Kosovës nuk ka lindur me synimin për të krijuar edhe identitetin e ri kombëtar të popullit të Kosovës (pra kombi kosovar), sepse identiteti kombëtar shqiptar i Kosovës ka qenë i formësuar. Sikurse, njësia politike jo domosdoshmërisht e përcakton apo e imponon edhe ndryshimin e identitetit kombëtar të një populli (qoftë edhe në rrethana okupimi) . Në fakt, përpjekjet e kosovarëve për çlirim, pavarësi dhe ndërtim të shtetit kanë synuar mbrojtjen, garantimin dhe kultivimin e identitetit të tyre të formësuar kombëtar shqiptar i cili po u cenohej nga Serbia. Punimi do të argumentojë se ideja e “identitetit kosovar” si “identiteti i ri kombëtar i Kosovës” është më shumë një konstruksion artificial që shpërfillë rrethanat historike e politike të rrugës së shqiptarëve të Kosovës për pavarësi, se sa aspiratë reale natyrore identitare e shqiptarëve të Kosovës. Po ashtu, kjo ide bie në kundërshtim me parimet teorike të kombformimit modern në përgjithësi. Në fund do të konkludohet se shteti i Kosovës u projektua nga elita dhe populli i Kosovës si një shtet i dytë shqiptar, në pamundësi të përkohshme për bashkim me shtetin amë Shqipërinë, prandaj edhe “identiteti kosovar” përbën vetëm një sub-identitet shqiptar me karakteristika specifike dalluese, por që janë normale për të gjitha identitetet kombëtare moderne. Sikurse pengesë aktuale e përputhjes së natyrshme të identitetit shqiptar me shtetin kosovar mbeten “parimet ahtisaariane” të Republikës aktuale (Republika e 17 shkurtit), të cilat elita politike kosovare e pas vitit 2007 i pranoi si kompromis për “njohjen” e pavarësisë së Kosovës nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së (i cili përkundër pranimit të këtij kompromisi nuk e njohu shtetin e Kosovës).
2015-01-01T00:00:00ZArsyet e terrenit vetëcensurues për gazetarët
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/228
Arsyet e terrenit vetëcensurues për gazetarët
Çipuri, Ramadan
Vetëcensura përbën një fenomen i cili në mënyra të ndryshme shoqëron jetën profesionale të çdo gazetari. Parë në mënyrën se si ajo ndikon, vetëcensura na shfaqet si diçka “e mirë” dhe “e keqe”. E mirë është kur ndikon në frenimin e pasioneve të individëve që shkojnë në kundërshtim me normat morale e sociale të shoqërisë, por është krejt ndryshe kur ajo kthehet në një sozi të individit e cila e ndjek, duke e vështruar prapa zverkut në tekst, e duke e paralajmëruar që ai të mos bëjë ndonjë gabim ideologjik.
Ky punim do të hedhë dritë mbi arsyet kryesore që çojnë gazetarët drejt vetëcensurimit dhe këto shtrohen në formën e pyetjeve kërkimore: Si vepron censura e vetëcensura te gazetarët?; Cilët janë faktorët që ndikojnë dhe i mbështesin ato?; Cilat janë pasojat e vetëcensurës ndër gazetarë e punonjës të medies?
Për realizimin e këtij studimi do të shfrytëzohen analiza të autorëve të ndryshëm, të mbështetur me fakte konkrete të ndodhura në ndërmarrjet mediatike.
Në fund të studimit do të ketë një qasje konkrete mbi arsyet kryesore që çojnë në vetëcensurimin e gazetarëve.
2015-01-01T00:00:00Z