Nr. 01-2013
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/177
2024-01-18T20:36:31ZIntegrimi i qytetit të Prishtinës përmes mobilitetit si indikator – rasti i lagjes Kalabria
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/205
Integrimi i qytetit të Prishtinës përmes mobilitetit si indikator – rasti i lagjes Kalabria
PALLASKA, Elvida
Ky punim merret me vlerësimin e integrimit të brendshëm të qytetit të Prishtinës përmes indikatorit të mobilitetit në dy lagjet e mëdha të tij – Dardania dhe Kalabria si rast studimi.
Vlerësimi si i tillë bëhet me qëllim të matjes së shkallës së qëndrueshmërisë urbane, të funksionimit të qytetit, përmes indikatorit të lëvizshmërisë. Me këtë tentohet të arrihet në përfundimin se indikatori i lëvizshmërisë reflekton planifikimin e zhvillimit racional hapësinor të qytetit, të qëndrueshmërisë urbane të tij.
Ai bëhet për të vlerësuar shkallën e lëvizshmërisë prej një lagje në tjetrën, qasjen për në qendër të qytetit dhe në pjesët e tjera të qytetit, shkallën e rrezikshmërisë, të shfrytëzimit racional të hapësirës, të nivelit të planifikimit të integruar urban.
2013-01-01T00:00:00ZNjohjet përforcuese dhe njohjet reduktuese si faktorë motivues në arritjet shkollore
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/197
Njohjet përforcuese dhe njohjet reduktuese si faktorë motivues në arritjet shkollore
Zenuni, Anita; Vehapi, Shemsedin
Ky hulumtim shqyrton një model multidimensional të motivimit dhe angazhimit të nxënësit. Përmes këtij modeli kuptohen nivelet e zhvillimit të faktorëve që pasqyrojnë rritjen e motivimit (dimensionet përforcuese) dhe ato që reflektojnë motivim të reduktuar (dimensionet reduktuese) te nxënësit.
Hulumtimi është kryer me metodën e anketimit ku nxënësit kanë vetë-raportuar në pyetësorët për variablat e hulumtuara në klasat e tyre nëpër shkolla. Grup mosha e hulumtuar për këtë studim kanë qenë 200 nxënësit e klasës 10, 11 dhe 12 të shkollës së mesme publike “Sami Frashëri” si dhe nxënësit e shkollës së mesme private “Luarasi” në Prishtinë.
Përzgjedhja e mostrës është bërë në mënyre oportune. Të dhënat janë përpunuar me anë të paketës statistikore për shkencat sociale SPSS 18.0.
Hulumtimi ka vërtetuar se njohjet përforcuese kanë ndikim pozitiv në arritjet shkollore të nxënësve dhe se njohjet reduktuese kanë ndikim negativ. Me anë të këtij hulumtimi është vërtetuar se të dy këta faktorë kanë rëndësi në arritjet shkollore të nxënësve të kësaj moshe.
Hulumtimi mund të shërbejë si bazë e mirë orientuese në shpjegimin e natyrës komplekse të relacioneve të faktorëve të ndryshëm në suksesin shkollor.
Qëllimi i hulumtimit është të kuptojmë që faktorët motivues (faktorët mbrojtës) dhe faktorët de-motivues (faktorë të rrezikut) janë të rëndësishëm në suksesin shkollor të nxënësve. Qëllim tjetër është të kuptuarit e niveleve të zhvillimit të faktorëve që pasqyrojnë rritjen e motivimit dhe ato që reflektojnë motivim të reduktuar.
2013-01-01T00:00:00ZSfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/193
Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë
Llunji, Venera
Shekulli 21 kërkon përpjekje serioze në të rishikuarit, zgjerimin, dhe pranimin në tërësi të nocionit të arsimimit të të rriturve. Arsimimi i të rriturve duhet t‘i sigurojë secilit qasje në dije dhe mësimi gjatë gjithë jetës dhe në këtë mënyrë secilit t’i krijojë mundësi për të shijuar zhvillimin kulturor, social dhe ekonomik. Sot, të rriturit ballafaqohen me sfida të veçanta që nga zhvillimi i teknologjisë dhe zhvillimi shkencor e deri te kërkesat e shtuara të jetës së shpejtë sociale. Prandaj, qëllimi i këtij punimi është të kuptohet më mirë rëndësia që ka për të gjithë arsimimi për të rritur: për individët, për organizatat dhe për shoqëritë duke përfshirë edhe shoqërinë e Kosovës. Ky punim shqyrton sfidat e arsimimit të të rriturve me të cilat përballet Kosova si një shoqëri në tranzicion.
Çdo vit, mijëra të diplomuar hyjnë në tregun e punës. Ata përballen me sfida nga më të ndryshmet siç janë përshtatja në ambientet e reja,të mësuarit për t’i treguar aftësitë e reja dhe qëllimin e karrierës së tyre dhe përpjekjet për të krijuar një identitet të tyre profesional.
Me përshpejtimin e ritmit të ndryshimeve në vendet e sotme të punës, është shtuar edhe nevoja për të krijuar mënyra të reja në përgatitjen e të punësuarve për t’i përmbushur këto sfida. Thënë ndryshe, shpërthimi në fushën e dijes dhe të teknologjisë informative kërkon që punonjësit të jenë të gatshëm dhe të aftë t’i ngërthejnë aftësitë dhe qasjet e reja. Të punësuarve u kërkohet të mësojnë vazhdimisht në vendet e tyre të punës në mënyrë që të sigurojnë vazhdimisht pjesëmarrjen e tyre. Shumë organizata e kanë inkurajuar mësimin e mëtejshëm si atë formal ashtu edhe mësimin joformal për të ndihmuar si organizatën ashtu edhe anëtarët e saj të përballen me ritmin e shpejtë të ndryshimeve. Kjo mënyrë e arsimimit po bëhet forcë e fuqishme në arsimin elementar dhe të vazhdueshëm të punonjësve të sotëm.
Prandaj, rëndësia e arsimimit të të rriturve për një zhvillim të gjithëmbarshëm ekonomik,social, dhe kulturor të shoqërisë tonë është bërë prioritet dhe çështje kryesore.
2013-01-01T00:00:00ZShoqëria e mediatizuar shqiptare
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/191
Shoqëria e mediatizuar shqiptare
Miftari, Vehbi; Sallova, Donik
Objekt i këtij studimi është raporti i medies me audiencën në Shqipëri dhe në Kosovë. Më tej, ai synon t’i studiojë raportet e televizionit, si mjet i komunikimit masiv me opinionin publik, mbi të gjitha duke e veneruar tendencën që televizioni të shndërrohet në mjet të kontrollit, përkatësisht të ndikimit në krijimin e gjykimit të pavarur. Emisionet televizive të tipit “talk shoë”, të pranishme në mediet televizive të Tiranës, do të trajtohen si emisione që shërbejnë në të njëjtën kohë edhe si fillimi i mbrojtjes publike për njerëzit e fuqishëm. Ky konstatim do të pasohet me përpjekjen për të dhënë përgjigje në pyetjet: a është tendenca për ta fituar “betejen publike” tendencë për t’ua imponuar audiencave “të vërtetën e pakontestueshme”? Cili është ndikimi medial në to dhe çfarë transformimi pësojnë mediet si rrjedhojë e mediatizimit të shoqërisë? Cila është marrëdhënia mes tyre dhe cili refuzimi a ndikimi reciprok? A e paraqet “spektakli shqiptar” gjendjen e tanishme të shoqërisë shqiptare, apo përbën shfaqje irealiste imazhesh të konstruktuara? Përtej kësaj, do të trajtohen mediet televizive në hapësirat tjera shqiptare, së bashku me ndikimin e tyre në krijimin e opinionit publik. Televizionet në Kosovë do të trajtohen si apatikë përsa u përket “talk-show”-ëve e botës së spektaklit dhe të dominuara nga ngjyrimet politike, të cilat e mbisundojnë diskursin kulturor. Opinionizmi televiziv përbën një karakteristikë tjetër të “spektaklit shqiptar” të cilin do ta trajtojë punimi. A përbën ai mekanizëm të medies për të “spektakëlzuar” opinionin publik, apo së bashku me medien përbëjnë instrument në dorë të “pushtetit” për ta kontrolluar e “konstruktuar” shoqërinë? Do të analizohen dukuritë e veçanta, karakteristike për medien shqiptare të Shqipërisë (dhe ndikimit të saj në shoqëri), për t’u përballur e krahasuar me dukuritë e veçanta të medies në Kosovë (bashkë me ndikimet e saj). Do të trajtohen raportet e televizionit me opinionin publik në Shqipëri, ndërkohë që tendenca për “spektakëlzim” të shoqërisë përmes shfaqjes së gjykimeve publike do të jetë thelb i trajtimit. Në Kosovë do të hetohet kryesisht synimi për zhvillim të “medieve të kontrollueshme”, përmes kontrollit të informacionit.
2013-01-01T00:00:00Z