Nr. 01-2008
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/136
2024-03-29T08:47:12ZBarometri politik 1/2008
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/147
Barometri politik 1/2008
Pllana, Lulzim
Barometri politik është projekti i parë hulumtues me tematikë politike i inicuar nga Universiteti AAB, më saktësisht nga Qendra për Hulumtimin e Opinionit – QHO. Ky hulumtim i parë eksperimental financohet nga Universiteti AAB dhe realizohet në bashkëpunim me Universitetin e Lubjanës, Qendrën për Hulumtimin e Opinionit Publik dhe të Komunikimit Masiv të këtij universiteti.1
Në periudhën kohore prej 4 deri më 6 dhjetor, në bazë të pyetësorit të standardizuar e anonim dhe metodës „Face-to-face“, u zhvillua anketimi në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në zonat e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Prizrenit, Gjakovës, Pejës dhe Mitrovicës, duke përfshirë këtu edhe vendbanimet me shumicë të nacionaliteteve të tjera. Shpërndarja e pyetësorve është bërë sipas numrit të vendbanimeve të Entit të Statistikave të Kosovës.2 Nga 880 persona të paraparë, janë anketuar 876 (99%) persona me të drejtë vote, çka e bën projektin të jetë reprezentativ. Anketimi nëpër komunat apo, më saktësisht, pikat anketuese, është kryer nga 30 anketues. Koha e plotësimit të një ankete ka zgjatur nga 5 deri në 10 minuta. Të dhënat janë analizuar me softuerin statistikor SPSS.3
Pyetësori është hartuar nga udhëheqësi i QHO-së në Universitetin AAB, Lulzim Pllana M.A., në bashkëpunim me prof. dr. Niko Tosh, udhëheqës i Qendrës për Hulumtimin e Opinionit dhe të Komunikimit Masiv në Lubjanë, dr. Slavko Kurdija, ligjërues në Universitetin e Lubjanës dhe bashkëpuntor i kësaj të fundit.
Pyetësori përbehet nga pjesa fikse, që nënkupton të njëjtat pyetje në të gjitha fazat e anketimit, dhe pjesa e ndryshueshme, pyetje këto të cilat kanë të bëjnë me situata dhe ngjarje aktuale përgjatë periudhës kohore të anketimit.
Në përgjithësi, pyetësori parasheh përcaktimin dhe orientimin politik të opinionit publik rreth situatës politike, si dhe vlerësimin e saj dhe të ngjarjeve aktuale, sidomos të atyre politike, në Kosovë. Pos vlerësimit të institucioneve vendore, siç janë Qeveria, Kryeministria, Parlamenti, Policia, partitë politike, KLMDNJ, Sindikatat dhe Ombudspersoni, ai ofron mundësinë e vlerësimit të besueshmërisë jo vetëm në institucionet ndërkombëtare, siç janë Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, po dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një vlerësim tjetër rreth besueshmërise është edhe ai i medieve, duke e ndarë rëndësinë e vlerësimit të tyre në medie publike dhe private.
Si pyetje më e rëndesishme e pjesës fikse të „Barometrit politik“ është e ashtuquajtura „pyetja e së dielës“ ose „për cilën parti do të votonit“, që mund të trajtohen si thelbi i tij. Me qëllim krahasimi të pozicioneve dhe të përcaktimit të trendeve të partive politike, bëhet edhe pyetja: „për cilën parti keni votuar në zgjedhjet e fundit“. Si rrjedhojë e kësaj nxirret edhe një vlerësim për personalitetet politike, që bëhet nëpërmjet pyetjes së hapur. Kjo metodë e përcaktimit të vlerës bën që vendimet e marra të personaliteteve politike të mund të përcaktohen dhe të vlerësohen në bazë të aktiviteteve të tyre politike për një periudhë të gjatë. Ky vlerësim mund të plotësohet më mirë duke parashtruar pyetjen rreth ndryshimit apo jo të gjendjes në çështjet sociale, ekonomike, arsimore, shëndetësore etj. që nga zgjedhjet e fundit, domethënë të atyre të nëntorit të vitit 2007.
Pjesën e ndryshueshme të barometrit e përbëjnë ato pyetje që, varësisht nga situata aktuale, munden apo nuk munden të përsëriten në pyetësorin e barometrit. Pyetjet si „transformimi i TMK-së4 në FSK5“, „pikat e Ban Ki Moon-it“, „Plani i Ahtisarit“ ose „politika e Barak Obamës lidhur me Kosovën“ janë pyetje tipike të pjesës së ndryshueshme të barometrit.
Pjesa empirike e barometrit ka të bëjë me analizimin e të dhënave, domethënë të rezultateve të hulumtimit.
2008-01-01T00:00:00ZTradicionalja dhe bashkëkohorja në folklorin muzikor shqiptar
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/146
Tradicionalja dhe bashkëkohorja në folklorin muzikor shqiptar
Sheholli, Bahtir
Në këtë punim bëhet fjalë për elementet karakterizues të tradicionales dhe bashkëkohores në folklorin muzikor shqiptar. Theksohen format me elemente të traditës së vjetër muzikore që janë: këngët e punës, këngët e ciklit kalendarik (me elemente pagane të besimeve të lashta popullore), këngët e traditës blegtorale, baladat, këngët epike legjendare, këngët dhe vallet lirike të dokeve, riteve dhe zakoneve të ciklit të dasmës, këngët erotike të dashurisë etj. Trajtohet edhe shfaqja e ndryshimeve në krijimtarinë e re muzikore si pasojë e “gjysmë fabrikimit” dhe temperimit të radhës tonale (shkallëve muzikore) të disa llojeve të veglave muzikore tradicionale dhe të përdorimit të mjeteve elektronike.
Këto ndryshime, si segmente të bashkëkohores në muzikën tonë popullore, të cilat gjenden tek shumë krijues të sotëm, janë pasojë e gërshetimit të tradicionales sonë të lashtë me elemente të muzikës së popujve të tjerë, nga e cila rezulton një polimetri dhe pulsim ritmik me elemente të muzikës orientale turko-arabe, rome, greke, sllave etj.
Theksohet gjithashtu që, në krijimtarinë muzikore shqiptare, risitë kanë elemente specifike në krahasim me krijimtarinë muzikore evropiane. Bëhen dhe disa vlerësime profesionale me ngjyrime kritike rreth dukurive negative të folklorizmit të sotëm muzikor gjithëshqiptar.
2008-01-01T00:00:00ZTendenca të reja në artet pamore të Kosovës – nga narracioni në konceptualizëm
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/145
Tendenca të reja në artet pamore të Kosovës – nga narracioni në konceptualizëm
Nimani, Shyqri
Artin modern e sollën në Kosovë gjatë viteve 1960-1970 brezat e parë të krijuesve shqiptarë, të cilët u diplomuan në akademitë e arteve të qendrave kryesore artistike të
ish-Jugosllavisë – Lubjanë, Zagreb dhe Beograd. Këta krijues do të hyjnë në histori si pionierë të artit modern kosovar. Disa nga këta artistë tentuan të zhvillonin stile dhe doktrina autentike. Disa të tjerë, ndërkaq, që nuk arritën të shmangnin ndikimet e pedagogëve të tyre, mbetën fatkeqësisht nën ndikimet bejkëniane apo shagaliane. Përfaqësuesit më karakteristikë në pikturë, janë:
Nysret Salihamixhiqi, Muslim Mulliqi, Xhevdet Xhafa, Engjëll Berisha, Adem Kastratit, Esat Valla;
në skulpturë: Agim Çavdarbasha dhe Agim Rudi;
në grafikë: Gjelosh Gjokaj, Fatmir Krypa, Agim Salihu dhe Ymer Shaqiri;
në artet e aplikuara: Agush Beqiri Nuredin Loxha Simon Shiroka, Shyqri Nimani dhe Violeta Xhaferi.
Pas viteve 1970, u shfaq new media art si kategori më vete. Togfjalëshi arti bashkëkohor (contemporary art) i referohet në përgjithësi artit që krijohet tani (art being done now). Karakteristikë e posaçme e artit bashkëkohor janë çështjet që shpeshherë trajtohen nën ndikimin e koncepteve që paraqesin në botën e sotme termat si p.sh. klonimi, politika, ekonomia, seksualiteti, racat, etnitetet, të drejtat e njeriut, lufta, varfëria etj. me një impenjim të veçantë në performanca, instilacione dhe video, duke tejkaluar kështu tërësisht kufijtë konvencionalë.
2008-01-01T00:00:00ZVesel
https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/144
Vesel
Nuhiu, Vesel
Ky shkrim së pari shqyrton shkurtimisht gjendjen e gjuhës shqipe sot duke e theksuar mosrespektimin e normës së gjuhës standarde. Punimi pastaj përqendrohet kryesisht në dukurinë e të huazuarit të elementeve gjuhësore angleze në gjuhën shqipe. Vihet në dukje numri i madh i huazimeve që kanë depërtuar në shqipe pas luftës së Kosovës, me ardhjen e organizatave qeveritare dhe joqeveritare dhe me ndryshimin e sistemit shoqëror, si dhe pamundësia për t‟i analizuar dhe kontrolluar ato fjalë të huaja, shumë prej tyre të panevojshme, për shkak të ardhjes së tyre të furishme brenda një kohe të shkurtër, po edhe për shkak të mosgatishmërisë qoftë subjektive ose objektive të institucioneve gjuhësore të vendit për t‟i trajtuar huazimet si duhet. Në përputhje me këtë propozohen edhe masa përkatëse që duhet të merren për kontrollimin e huazimeve të panevojshme. Jepet edhe një pjesë shtesë ku flitet për disa huazimet që mund të pranohen duke i arsyetuar propozimet, si dhe për disa huazime të panevojshme, të cilat duhet të refuzohen nga shqipja.
2008-01-01T00:00:00Z