Nr. 2https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/3352024-03-28T14:08:25Z2024-03-28T14:08:25ZRoli i noterive në trashëgiminë e pronaveShaqiri, Shqipehttps://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/3342017-03-04T14:30:57Z2015-01-01T00:00:00ZRoli i noterive në trashëgiminë e pronave
Shaqiri, Shqipe
Shërbimi i noterisë në Republikën e Kosovës është njëri nga shërbimet
juridike publike me qëllim të mbrojtjes së interesave të ligjshme të
personave juridikë dhe fizikë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së
Kosovës dhe ligjet që ka filluar të funksionojë që nga viti 2012. Zyrat e
noterëve ofrojnë shërbime juridike për çështje familjare dhe
trashëgimore për çështje pronësore; për çështje ekonomike dhe të punës;
shërbime juridike nga ruajtja e gjërave dhe dokumenteve të tjera;
shërbime juridike lidhur me vërtetimet, legalizimet dhe certifikatat e
tjera. Qëllimi i këtij hulumtimi është të analizohet dhe të krijohet një
pasqyrë për rolin e noterive dhe ndikimin e këtyre zyrave në çështjet e
trashëgimive të pronave në Republikën e Kosovës. Përmes metodave të
hulumtimit janë arritur rezultatet që tregojnë efikasitetin në zgjidhjen e
çështjeve në trashëgiminë e pronave në Republikën e Kosovës, duket
sjellë edhe rekomandimet apo konkludimet për përmirësimin, dhe për
vështirësitë që shfaqen gjatë shfrytëzimit të këtij shërbimi juridik.
2015-01-01T00:00:00ZRoli i gjuhës angleze në WEB-faqet e NVM-ve në Komunën e FerizajtJusufi, Linditahttps://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/3332017-03-04T14:31:26Z2015-01-01T00:00:00ZRoli i gjuhës angleze në WEB-faqet e NVM-ve në Komunën e Ferizajt
Jusufi, Lindita
Aplikimi i gjuhës angleze, si gjuhë me rëndësi të madhe, krahas
zhvillimeve në gjithë botën por edhe në Kosovë është bërë i
domosdoshëm për zhvillim dhe ngritje të nivelit edukativ, social,
ekonomik, etj. Shtrirja e domosdoshmërisë së gjuhës angleze, pos në
institucionet të cilat kanë menaxhuar zhvillimet në kohën e tranzicionit
dhe të cilat janë obliguar të komunikojnë me institucione të ndryshme
ndërkombëtare, ka ndikuar dhe vazhdon të jetë faktor mjaft i
rëndësishëm edhe për institucionet e tjera siç janë ndërmarrjet e vogla
dhe të mesme, ku rol në këtë proces gjithnjë ka luajtur dhe luan
komunikimi në gjuhët ndërkombëtare, posaçërisht gjuhës angleze, si
nevojë e shkëmbimit të informacioneve, ideve dhe projekteve me
kompani apo institucione ndërkombëtare për të zhvilluar dhe ngritur
kapacitetet, shërbimet apo prodhimet e tyre.
Nisur nga fakti që Kosova ka nevojë për eksperienca e investime
ndërkombëtare, si institucionet publike edhe ato private, si ndërmarrjet
e mëdha edhe ato të vogla e të mesme, duhet t’i kushtojnë rëndësi të
veçantë çështjes së aplikimit të gjuhës angleze.
Hulumtimi në fjalë fokusohet në identifikimin e rolit të aplikimit të
gjuhës angleze në WEB-faqet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në
Komunën e Ferizajt, me qëllim të gjetjes nëse aplikimi i gjuhës angleze
në WEB-faqet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ndikon në
zhvillimin e tyre.
2015-01-01T00:00:00ZKrahasimi i të nxënit në nivelin parashkollor në mes të shkollave (paralele parafillore) dhe kopshteve në grupmoshën 5-6 vjetJusufi, Linditahttps://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/3322017-03-04T14:32:42Z2015-01-01T00:00:00ZKrahasimi i të nxënit në nivelin parashkollor në mes të shkollave (paralele parafillore) dhe kopshteve në grupmoshën 5-6 vjet
Jusufi, Lindita
Çështja e të nxënit gjithnjë ka qenë dhe mbetet një ndër çështjet më të
rëndësishme të shoqërisë, prandaj çdo shoqëri, në çdo periudhë të
zhvillimit të saj ka pasur synim zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë së
edukimit dhe arsimimit të brezave. Krahas rëndësisë së saj, të nxënit
konsiderohet si një proces i cili gjithnjë kërkon të zhvillohet dhe
avancohet me metoda të reja, sidomos sot kur teknologjia po zhvillohet
me përmasa të mëdha dhe kjo çdo herë e më shumë po ndikon në
nevojat e zhvillimit edhe në aspektet e tjera në përgjithësi dhe të
edukimit dhe arsimimit në veçanti.
Edhe pse edukimi konsiderohet një proces i cili nis me jetën e fëmijës,
faza më e hershme e edukimit institucional është faza e edukimit
parashkollor, programet e të cilit i referohen shërbimeve për edukim
dhe zhvillim të hershëm të ofruara në institucione parashkollore
publike, paralele parafillore, institucione të tjera parashkollore e familje.
Duke marr për bazë kurikulën e edukimit parashkollor, në theks të
veçantë, edukimit parashkollor për grupmoshat 5-6 vjeç, përmes këtij
hulumtimi synojmë të ofrojmë një pasqyrë lidhur me ndryshimet dhe
ngjashmëritë në mes të përkujdesjes dhe edukimit parashkollor të
fëmijëve në kopshte dhe shkolla në grupmoshat 5-6 vjeç. Në këtë
hulumtim do të fokusohemi në mbledhjen e të dhënave lidhur me
cilësinë e edukimit e posaçërisht të nxënit si proces edukimi në
institucionet parashkollore publike dhe private, kryesisht shkollat
(paralelet parafillore) dhe kopshtet me grupmoshën 5-6 vjeç dhe
krahasimi e të nxënit në këtë grupmoshë në kopshte dhe shkolla.
2015-01-01T00:00:00ZEfekti i e-administratës në përshpejtimin e procedurave në Komunën e FerizajtShaqiri, Shqipehttps://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/3312017-03-04T14:33:21Z2015-01-01T00:00:00ZEfekti i e-administratës në përshpejtimin e procedurave në Komunën e Ferizajt
Shaqiri, Shqipe
Rritja e efikasitetit të shërbimeve komunale dhe rritja e transparencës së
punës në komunat e Republikës së Kosovës janë ndër qëllimet kryesore
të institucioneve lokale dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit
Lokal. E tërë kjo për të bërë plotësim të nevojave dhe realizim të
shërbimeve publike të qytetarëve përmes vetëqeverisjes lokale,
përkatësisht Komunës së Ferizajt në kohë dhe në formën e duhur. Ky
hulumtim është i përqendruar në reformat që janë duke u aplikuar në
administratën e Komunës së Ferizajt, më saktë në ato për elektronizimin
e punës dhe vendosjes së mënyrave të reja që përshtaten me kushtet për
ofrim të shpejtë dhe korrekt të shërbimeve nga ky institucion. Qëllimi i
këtij studimi është i përqendruar në atë se sa ndihmon e-administrata
në përshpejtimin e procedurave dhe në kryerjen e punës nga ana e
zyrtarëve të Komunës së Ferizajt. Është bërë identifikimi se cilat janë
vështirësitë dhe sfidat që shfaqen gjatë realizimit dhe krijimit të një eadministrate
efektive për udhëheqësit dhe zyrtarët komunalë që ofrojnë
shërbime në aspektin e përgatitjes së tyre dhe aplikimit në praktikë të
këtyre reformave.
2015-01-01T00:00:00Z